Doktori kishte vendosur të priste një delegacion myslimanësh nga Ballkani për të treguar se e ka seriozisht projektin e xhamisë në Tiranë. Flamuri, i cili u kujdes t’i mblidhte dhe t’i sistemonte në hotel hoxhallarët, i takoi ata para se të shkonin në takim me Doktorin.
-Tani në fillim më duhet të bëj një prezantim, tha Flamuri. Problemi i parë është të mos kuptoheni që jeni të gjithë shqiptarë. Prandaj është mirë të flasë në emër tuaj zoti Gormes, që është kryetar i Komunitetit Mysliman të Turqisë.
-Ishallah, ishallah, u dëgjuan disa zëra.
-Ju tani e dini që është fushatë elektorale dhe na duhen votat e disa myslimanëve të lëkundur. Ndaj ju duhet të jepni mbështetje Doktorit dhe të tregoni se xhamia do bëhet me lekët tuaja.
-Marshallah, marshallah, u dëgjuan disa zëra të tjerë.
-Problemi është që ne u japim garancitë tona që lekët tuaja do shkojnë në destinacion. Për këtë Doktori ka ngarkuar të birin e tij, një besimtar që e njohin të gjithë, i cili do merret me administrimin e lekëve dhe ndërtimin e xhamisë. Ai ka treguar gjithë jetën se nuk ia merr dot njeri lekët nga dora.
-Meazallah, meazallah, u dëgjuan disa zëra.
-Unë them që ju duhet të keni besim të pakufishëm të Doktori në këtë pikë dhe t’ia jepni lekët para fushatës, tha Flamuri. Lekët i keni në duar të sigurta.
-Marshallah, marshallah, pëshpëritën disa të tjerë.
-Ju tani do hyni brenda do takoni Doktorin dhe në lajme do jepet sikur përfaqësoni gjithë Ballkanin. Duhet të bëni kujdes mos të kontaktoni me median dhe të identifikoheni se kush jeni.
-Meazallah, meazallah, u përgjigjën ata.
-Doktori ka një respekt të veçantë për ju dhe do t’iu kërkojë që kudo që të shkoni, të nxisni të afërmit tuaj të vijnë të votojnë në Shqipëri dhe të japin votën për të, me qëllim që ëndrra për xhaminë e madhe të bëhet realitet.
-Inshallah, inshallah, u dëgjuan disa zëra.
-Ballkani nuk ka qenë kurrë më i bashkuar se sot, tha Flamuri, kur shikon bashkë në një sallë hoxhën e Ulqinit, Dibrës, Prishtinës, Prizrenit, Preshevës, Shkupit, Sarajevës dhe Stambollit… që flasin shqip…
-Marshallah, marshallah, u dëgjuan disa zëra.
-Duke parë pjesëmarrjen tuaj të fortë dhe dëshirën për të ndihmuar Doktorin, unë do t’iu kërkoja që të premten e fundit të qershorit, më 21 qershor, kur të faleni në xhami, të bëni thirrje që të votohet Doktori, i cili është Zot mbi Zotat në tokat shqiptare.
-Allah, Allah, u dëgjuan gjithë hoxhallarët në një gojë.
byrazere te te gjitha staneve votoni sali berishen
Ajo puna e lekeve nuk eshte e mire, sepse SALI BERISHA ka konflikt interesi me leket.
Por mendoje qe komuniteti Islam ne shqiperi ta shpalle SALI BERISHEN SHENJTORE tani sa eshte gjalle.
se kur te vdesi edhe ortodoksit do falen te varri i saliut, duke e harruar shen Kozmane.
Po pse o Hajri te votojme saliun e mos te votojme per ty? çfare ka saliu me shume se ty ?
Hajri shiko hallet e tua, se saliut i flene QENTE shtrire.
tu be sta fulla,,,,,,,,,,
Ih or taj , qenkan mbledhur gjithe horat e Ballkanit me u takua me Saline .Horlleqe ,as gje tjeter s’ka se cfar te realizohen ne keto takime me keta hora hoxhe ku muli i instrukton se cfare e si duhet te flasin me Doktor leshin Sali Berisha . Se mos eshte edhe Ed karagjozi me i mire ! Shif me ke ka bere kuali ion (Ilir Hajdutin) dhe mandej nxxjerre konkluzion ; i duhet atdheut , a nuk i duehen keta lloj lloj maskarenjesh ….
KY krye hoxha i Shqiperise se mendon se me kete veprim po i thote mirupafshim postit se do ja zere muxhaudin Berisha qe sri dot pa pushtet pas mbjedhjes se reckave pas 23 qershorit.Muxheaudini Berisha ve callmen e anti plumbin dhe i bie kryqe e terthor vendit si hoxhe i pare e kete Mucen hoxhe e le ne hije se tere jeten duke u perhulur e ka kaluar sa dhe purtekat e lumit ja kane zili .
hajri ske dallim nga keta muzhahedinet turq nga kosova , ulqini, tetova qe ngrene sumen per hallva dhe baklava. mero je i madhe
E lexova kete shkrim gjithkjo eshte e pa vertet shpifje por shqiptaret jan te mencur dhe dijn te vlersojn .