Linda Ihsani - Portret Posthume

18 Maj 2013, 19:46Kulturë TEMA
Linda Ihsani - Portret Posthume

 

Nga Klara Buda

New York, 18 Maj, 2013

 

Linda Ihsani, jeta dhe vdekja e saj, jane metaphore e asaj pjese intelektuale qe dekurajohet, izolohet e vdes çdo dite nen kerbaçin e te paafteve, pseudodemokrateve dhe te dominantes qe ata perbejne me perkufizim, qe po mbyt perdite vlerat qytetare, ne emer te fitores se atij qe çiret e genjen me shume. Ajo punoi ne hije, por fitoi betejen me te madhe te egzistences, ate te te qenit ne çdo kohe vetvetja.

Gjate Masterit ne Washington University, USA, 2006/ 2007.

 

Nje muaj me pare u nda nga jeta Linda Ihsani. U trondita kur e mesova, por pas chock-t te ketij lajmi te hidhur, informacioni: “… ndahet nga jeta keshilltarja e…” i publikuar ne nje faqe FaceBooku dhe i riprodhuar shabllon nga shume agjensi e gazeta ne linje me trishtoi edhe me. Komunikatat zyrtare – sa shume te tilla kishte shkruar Linda!- nuk paten vend per nje idividualitet kaq te spikatur. Qenkesh ende ne mode kulti i individit ne institucionet shqiptare? Por po i le pyetjet retorike per pyetjen qendrore te ketij shkrimi: kush ishte Linda?

Linda Ihsani eshte personaliteti, rrugetimi i te cilit – sado paradoksale qe kjo mund te duket –  mjafton i vetem, per te bere radiografine e demokracise shqiptare dhe me tej, te te djathtes te ciles Linda i sherbeu deri ne fund.

 

Qe prej vitit 1990, kur u largova nga Shqiperia, si shume nga ne qe u shperndane neper bote, kisha humbur shume miq. Por Linden, sa here qe kthehesha me shtypin e huaj, e gjeja aty, te qeshur, te palodhur e pa pretendime. Ishte gjithmone ne trendin e kohes, me besim e optimizem per ndryshimet qe po ndodhnin, gjithmone duke vrapuar dhe gati per te ndihmuar. Me kujtohet kur bente pjese ne treshen e ngushte te Presidentit demokrat (se bashku me Z. Genc Pollo dhe Z. Fatos Bejo,) the gjithe horizontet dukeshin atehere te hapura per nje vajze aq te lexuar sa Linda Ihsani. Poliglote qe ne vitet 80 te, ne nje kohe qe, ne Shqiperine e sapodale nga izolimi kjo cilesi ishte e rralle dhe per kete arsye e çmuar, Linda fliste si shqipen, frengjisht, anglisht, italisht dhe prej 89 tes, kur punonte si cicerone ne Muzeun Historik Kombetar, edhe gjermanisht. Ajo spikaste per bagazhin e gjere intelektual. Se bashku kishim shpesh kendveshtrime te ndryshme per boten madje shpesh edhe mendime diametralisht te kunderta, por kjo nuk e kishte ndryshuar respektin tone te ndersjellte, pasi ajo ishte e vertete dhe pa dredha, thoshte ate qe mendonte, ishte misherimi i ndershmerise intelektuale.

 

Kuptova heret se Linda ishte perfeksioniste dhe e vetmja gje qe parapelqente ishte konforti intelektual, koha per te lexuar, per te shkuar me tej ne studim. Ky perfeksionizem dhe kerkesa ndaj vetes e kane bere shpesh te qendroje e terhequr e te mos shfaqej publikisht, por ti perkushtohet punes duke tentuar gjithnje me te miren. Kjo aspirate do ta çonte ne vitin  2006 – 2007, ne Washington University, USA.

Duke qene se e thoshte mendimin e saj hapur, nga ky kendveshtrim mendoja se ajo do te perbente nje vlere ne çdo ekip duke i dhene atij dimensionin pluralist. Por kjo aftesi ndoshta nuk do ti sherbente karrieres se Lindes. Nje numer miqsh te tjere, te saj e te mi, qe ishin renditur ne fillim ne krah te PD-ne iu larguan asaj ne dhjetvjeçarin e pare. Ky nuk mund te ishte nje ogur i mire, pasi gjithe keta njerez, shpesh pasardhes te opozites historike shqiptare po humbnin besimin tek partia qe inicioi pluralizmin. Per mua qe analizoja çdo gje nga larg (France) me nje distance te detyruar e te desheruar, ky fakt ishte nje tregues i pamohueshem per “horizontet” drejt te cilave po tentonte te shkonte PD-ja. Shume personalitete iu larguan asaj, por jo Linda, ajo vazhdoi te punoje krah kreut te PD-se, me nje lloj besnikerie jashtekohore te nje dimension idealist. Vazhdoi keshtu, ne kohen me te fryteshme te karrieres se saj dhe per plot 13 vjet, gjithmone me perkushtim e aq me shume ne kohen kur kjo parti ishte ne opozite.

 

Gjate viteve qe punoi per kreun e PD-se, i kisha bere shpesh pyetjen vetes se si nuk ishte joshur te kandidonte ne nje funksion te ri, jo detyrimisht per tu ngjitur me lart, por per te diversifikuar e per te qene protagoniste, ne nje vend ku te mund ta vinte me mire ne sherbim kapacitetin e saj. Atehere per mua ishte e pakuptueshme se pse qendronte ne nje pozicion aq te terhequr, kur njerez te rinj dhe shpesh te paafte ngjiteshin si me katapulte?

U largua nga kreu i PD-se pa dhene asnje shpjegim dhe pa u shprehur kurre publikisht se pse ishte larguar. Diçka ishte thyer brenda saj. Mister! shprehen disa, por a ka vertet mister? Sot duket se ky mister nuk eshte veçse nje secret Polishineli (Polichinelle).

Pas nje viti ne nje kompani private do te kthehej prane parlamentit shqiptar. “Kurre nuk kerkoi gje!” vetem kjo shprehje e trishtimit apo e pendimit te Kryetarit te Parlamentit flet shume ne te dyja kahjet, per Linden dhe per natyren e pushtetit. Ne lidhje me kete te fundit kjo shprehje mjafton per te treguar se kerkesat jo merita jane ne baze e funksionimit te pushtetit. Ndersa Linda nuk kerkoi por meritoi dhe meqe meritoi nuk kishte pse te kerkonte.

 

Gjate 22 vjeteve qe punova ne Paris, sa here qe nderrohej Ambasadori Shqiptar automatikisht kisha menduar per Linden, pasi me bagazhin e saj dhe si francophone e shkelqyer ajo perbente nje kandidate te perkryer.

Gjithmone kam pyetur pse individe me aq aftesi dhe integritet sa Linda nuk emeroheshin kurre ne keto poste. Po kete pyetje ja kam bere vetes sa e sa here, edhe kur te rinj e te reja pa asnje eksperience dhe ndonjehere pa formim adeguat universitar jane emeruar, ne Paris, duke u bere barre e Ambasades e duke shtuar me shume punen e pjeses tjeter te stafit.

 

Po i shkruaj keto rrjeshta jo per Linden, por per ate çfare ajo perfaqsonte: nje egziztence qytetare e te emancipuar ne aspektin intelektual e moral te fjales, fati I te ciles nuk duhet te kaloje pa u vene re, ne shoqerine shqiptare ku po gjeneralizohen, vlerat e cubit te dikurshem te maleve apo ato te nje tradite zakonore te ndonje zone te jugut, ku nese nuk kishe vjedhur nje dash, a ku-di-une, nuk te jepnin nuse ne fshat…

Fatkeqesisht fati i saj eshte fati i merites ne shoqerine bashkekohore shqiptare, qe nuk mund ta mohojme se aspiron pluralizmin e demokracine, por po vonon te çlirohet nga pushteti i klaneve, nepotizmi dhe kulti i individit. Ja pse rrugetimi i Linda Ihsanit mjafton i vetem, per te bere radiografine e demokracise shqiptare dhe me tej, te te djathtes ne pushtet. Kjo per faktin e thjeshte, se drejtuesit e PD-se, nuk mund te thone se nuk e njihnim kapacitetin e Linda Ihsanit, sic mund te thone per shume intelektuale te tjere te afte dhe integer si ajo, por qe ky pushtet nuk i promovon duke i kthyer postet me te rendesishme te shtetit apo perfaqsimit tone ne bote, ne trofe per niperit dhe klanin.

 

Linda Ihsani, jeta dhe vdekja e saj, jane metaphore e asaj pjese intelektuale qe dekurajohet, izolohet e vdes çdo dite nen kerbaçin e te paafteve, pseudodemokrateve dhe te dominantes qe ata perbejne me perkufizim, qe po mbysin, perdite vlerat qytetare, ne emer te fitores se atij qe çiret e genjen me shume.

E kisha ndjere te njejten grisje ne shpirt, nje vit me pare kur mesova largimin nga jeta te Ardian Klosit, lajm qe me perpiu e me plasi ne vend nga trishtimi. Adrian e kisha ndjekur permes shkrimeve dhe dashuria per shqipen na kishte afruar. Heren e fundit e takova ne stenden e tij te shtepise botuse ne Panairin e librit 2009. Ai, njeriu i letrave, intelektuali i mirefillte, ishte ulur i vetem ne rolin e shitesit te librave te shtepise se tij botuese. Edhe ajo stenda e vogel ku Klosi shiste librat atehere, me qe shfaqur si metaphore e fatit te vleres intelektuale ne Shqiperine tone.

 

“Te jesh vetvetja ne nje bote qe ben nate e dite ç’eshte e mundur, per te te bere ty dike tjeter, do te thote te perballosh betejen me te ashper qe nje qenie njerzore mund te perballe; dhe te mos ndalosh kurre se luftuari.” Kjo thenie e e.e.cummings, autori i cili, ne shenje modestie, imponoi nje ndryshim ne tipografine e emrit te tij, duke kerkuar qe ai te shkruhet gjithmone me shkronje te vogel I pershtatet kaq mire Linda Ihsanit. Ajo ruajti gjithashtu nje imazh minimalist, vetem nje foto e saj, ketu me (poshte/siper), si studente ne Washington University gjendej ne Internet, te tjerat jane botuar pas ndarjes nga jeta.

 

Po e mbyll kete requiem per vlerat qe humbim, me fitoren me te madhe te Lindes, qe eshte edhe beteja me e madhe e nje egzistence njerzore, ajo e te te qenit ne çdo kohe vetvetja.

 

Kjo pjese e vyer e shoqerise sone, kjo “specie” e rralle e lojit te Lindes duhet stimuluar e mbeshtetur, duhet vene ne krye te puneve, pasi mbeshtetja e merites intelektuale dhe moralit qytetar do te evitoje qe ky shtet te behet edhe me tej nje shtet tribu.

28 komente në “Linda Ihsani – Portret Posthume”

  1. Stef Staku says:

    ANALIZE : Te them te verteten per znj. Linda Ihsani kam degjuar per here te pare nga komentet e pafundme qe erdhen pas vdekjes se saj ne te gjitha mediat e personalitetet me te larta mediatike te vendit tone.
    Per vete natyren time e te perpjekjeve ne Shqiperi kam njohur disa persona qe kane qene apo jane afer krim Berishes, si znj. Jozefin, Genc Pollo, Pjeter Arbnori, Myqerem Tafaj …
    Opinioni i im ?
    Njeri me i keq se tjetri ! Bandite e njerez pa asnje vizion njerzor !
    Njerez qe kontribuan ne ndertimin e Shtetit te Albanistabit.

    1. robert papa says:

      Linda ishte njeri i mire. U prefte ne Paqe!

  2. sokol zadrima says:

    Dua t’ju pershendes per ate qe shkruani per Linda Ihsanin, si person dhe fenomen. Edhe pse jeni larg nuk e keni shmangur autoçensuren e te shkruarit dhe te shprehurit. Ne vete, por edhe brezat qe po rriten per te marre fatet e ketij vendi qe quhet Shqiperi, po i shtyjme me çdo mjet drejt fenomenit Greta Koçi. Besoj se duhet te jeni e qarte, e ardhmja nuk eshte e fenoenit Linda, por e Greta-ve.
    Megjithe se nuk jemi miq, na ka ikur nje mik i te gjitheve, nuk ka ikur nje shembull per ne dhe per ata pas nesh. Linden do ta kujtoni ju qe jeni larg, edhe ne qe nuk largohemi dot prej ketu, por me e dhimbshmja eshte largimi i atyre qe e njohen ate si shembull te intelektuales idealiste, i atyre qe dote thone se ajo vdiq dhe nuk fitoi asgje.
    Busulla ka kohe qe ka humbur veriun.

  3. Socialisti says:

    E kam njohur Linden ne vitin 1976, pra tridhjete e gjashte vjet me pare. Ajo atehere sapo kishte filluar pune ne nje fshat prane qytetit te Peshkopise. Atje jepte lenden e frengjishtesh. Flinte ne qytet dhe binte ne sy si nje vajze e shkelqyer.
    Pasioni i saj ishin vetem librat. U largua nga Peshkopia ne vitin 1981, kur u hap per here te pare Muzeu Historik Kombetar. Atje filloi pune si cicerone, meqe dinte shume gjuhe te huaja.
    I thashe keto, sepse ne shkrimin – homazh te publikuar me lart, histoia e Lindes fillon ne vitet nentedhjete. Kjo eshte e gabuar. Ndoshta sepse artikullshkruesja nuk e dinte te kaluaren e saj.
    Ne shtator te vitit 2005, pra pas 29 vjetesh, u takova me Linden ne nje situate tjeter. Ajo do te fillonte pune ne Kuvend, ndersa une do te largohesha nga ajo administrate. Pune rotacioni i administrates. E ftova per kafe, por nuk pranoi. Nuk e di a e refozoi kafen sepse une isha socialist, apo kishte ndonje arye tjeter.
    Sidoqofte, ajo iku duke lene pas vetes respekt tek njerezit qe e njohen. Te vjen keq qe nuk la pas ndonje pasardhes te saj.
    E paharruar qofte Linda.

    1. ismail islami says:

      me thuj me ke ri
      te te them kush je

  4. Hithri says:

    E para Z. Klara Buda nuk eshte e nevojshme te perdoresh fjale ne anglisht si fjala “chock” qe s’kuptohet si e keni perdorur per tronditjen qe keni pesuar apo per nje ngulc qe ju ka zene gryken kur keni mesuar lajmin.

    E dyta, E kuptoj qe kjo Grua per te cilen u fol kaq shume pas vdekjes, ka qene njeri i persosur, por kur mendon qe i ka sherbyer besnikerisht dhe verberisht nje sistemi te korruptuar dhe akoma me shume nje gruaje te neveriteshme dhe te pazonjen si Xhozefina Topalli, te ben te mendosh as ajo ishte nje “Demke” e thjeshte, dhe shpesh keta lloj “demk-ash”, kur i sherbejne me ndergjegje njerezve qe demtojne atdheun, jane me te rrezikshem se ata qe ju sherbejne.
    Dhe ju si neper te thoni se nuk pranoi t; pije kafe me ju, kjo tregon se ajo grua ka pasur nje urrejtje te verber qe nuk e ka lene te shohi se kujt i sherben dhe se cfare demi po i bente atdheut te saj. Me ndergjegje apo pa ndergjegje keta njerez jane me te rrezikshem se Xhozefina qe e tregon veten se kush eshte, dhe nuk mendoj se meritojne pediaestalin qe u jepet. Demka, mbetet demke, dhe eshte gjithmone i rrezikshem ne cfaredo sistemi punon.

    1. Kampioni says:

      Zoti a zonja “Hithri” etj.Ju jeni gjithcka qe mund te jeni por ju mungon ai qe eshte pjesa me thelbesore e njeriut,juve ju mungon shpirti dhe kur te mungon shpirti mund te jesh cdo gje po jo NJERI.Ju jeni qenie amorfe pa shpirt qe vetem per pozicionin ku qe vendosur e ndjera shprehet urrejtjen tuaj patologjike prej njerezish te indoktrinuar.Ju keni vetem nje derman,vetem kapaku i varrit ju mbyll gojen dhe ju ben te mos flisni me te mos urreni me.

  5. tani says:

    z.baze po shikoj shume njerez qe komentojne qe nuk e di a e njohin me te vertete zj Linden apo thjeshte e paragjykojne nga puna qe ka bere dhe nga pikpamjet personale te tyre per njerezit me te cilet ajo ak punuar,mendoj nga pikpamja ime personale qe e kam njohur dhe personalisht qe eshte nje njeri qe meriton me te vertete me shume respekt aq me shume qe personat qe e gjykojne nuk e dime se kush jane dhe cfare perfaqsojne apo thjesht duan te prishin cdo emer te mire ne kete vend per pikpamjet e tyre politike

  6. saliheqenefi says:

    shqiptare te albanistanit,kujdes kur doni te paraqisni vlerat tuaja te nje shoku apo miku, sepse do i keni te gjithe armiq ,albanistani eshte vendi i antivlerave te cilet votohen dhe mbeshteten nga albanistanet cdo 4 vjet,po te vini re edhe i vetmi shkrimtare me fame boterore ku na jepet mundesia te krenohemi Ismail Kadare si shqiptare nuk lene gje mangut pa e perbaltur ore e minut nga vete raca e vete mendoni cfare monstrash jemi ,kush eshte inteligjent e gjen vetveten jashte vendit ,kurse ketu perdoren dhe nuk kane identitet

  7. kel ukaj says:

    Z. Ztef Staku, i lexoj komentet e Tuaja dhe kam kuptuar se komentet jane te verteta nisur nga eksperienca ime. Kam njohur edhe une nga ata tipa qe flet Zotnia, por kam pasur fatin te njoh edhe komuniste edhe te rendesishem. I bashkohem komentit Tuaj se njeri me qelbesire se tjetri eshte. Kam njohur edhe perkthyes te cilet me Salen bene karriere te jaahtezakonshme. Sali QENI shkaterroj administraten shteterore me keta injorante perkthyes e mesues. A nuk ishin mesues Sala, Gazidede, Ruli e te gjithe mutrit e tjere. Aq kuadro te afte ka pasur shqiperia sa nuk kishim nevoje fare per me na mesue bota. Jemi duke e pare si qeveriset Europa e mund te them pa frike se administrata e 1990 ishte ne te tilla nivele, mjaftonte te depolitizohej. Te depolitizohej nuk do te thote te largohej nga puna po partia ose partite te benin punen e tyre e administrata te sajen. Une nuk e kam njohur por perderisa ka punuar ne ato struktura kam dyshime pasi Une nuk do te pranoja te pija kafe me Sali QENIN e jo me te punoj. Une e kam lene ate vend te dhjere pikerisht por mos te rene ne dore te ketyre krimineleve. Une do ti pritja ne qafe si talebanet keta qena, e per te mos bere kete “shqiperi e mjere, shqiperi e dhjere, nuk behesh shtet asnjehere, te kam permjerre”

    1. thanasi says:

      Z. Kel Ukaj.
      Po te shkruaja me shume se rreshti pasardhes, do ta quaja humbje kohe:
      Je thjesht i neveritshem, injorant (sado mastera dhe doktoratura te kesh bere)dhe shpirtzi.
      Dite te mbare.

  8. Dodi says:

    Nje fjale popullore thote”Me thuaj me ke rri,te them se kush je”.Kjo shprehje mund te thuhet edhe per te ndjeren/Meqenese ajo u ka sherbyer verberisht dy figurave me te errta te Shqiperise,domethene se edhe ajo nuk ka qene e paster.Por duhet te shtoj edhe dicka ,se mund ta kete bere kete per te shpetuar vendin e punes dhe kjo eshte me e mundshmja.Por me habit refuzimi i fteses qe i ka bere shoqja socialiste per te pire nje kafe se bashku pavaresisht nga qendrimt e tyre.Kjo te ben te dyshosh se as ajo vete nuk ka qene e qarte se kush eshte e mira dhe kush e keqja.Sidoqofte ,meqenese se ajo ka vdekur,ngushellime familjes se saj dhe ajo u prefte ne paqe,i gjalli me te gjallet dhe i vdekuri me te vdekurit.

  9. lloqe lloqe says:

    Klara Buda!!!! Ha Ha Haaaaaaaaa…Klara Buda eshte si ato Statujat e vogla prej allcie, qe jane kpje pa kualitet te statujave te verteta. Klara nuk ke ndonje vere pertej mediokres e njeriut anonim; mos ja perdhos emrin te vdekures duke perdorur momentin per te thene dicka ne emrin tend. Cfare thua jane pa vlere se ti je askushi. Keto qe ti thua jane si muhabeti i grave tek floktorja, muhabete grash anonime qe I merr era.

    Popull, mos u trembni nga fshataret qe flasin e sillen si fshatare,se ata jane per se mbari, por ruajuni nga fshataret qe sillen e hiqen si si “modern”.
    Klara eshte provinciale dhe maska I duket edhe kur thote bonjour apo hello

    RIP te ndjeres

  10. Horri i Bulrvardit says:

    Mua vetem njehere me ka rene rasti te prezamtohem direkt me ket grua te madhe dhe isha per hall dhe cuditerisht na u afrua dhe na pyeti, cfare halli keni zoterinj, ja shpjeguam dhe ne ate kohe kalon nje nga juristet e presidences dhe ja dha si urdher, Mbaroi pune, kur disa minuta me pare kaloi presidenti berisha Qe me njihte dhe beri sikur sme pa, prandaj shifeni filmin vdekja e kalit, se Mua me duket sikur jam vete aty.
    RESPEKT PER ZONJEN LINDA Ihsanin, ju prefte shpirti ne paqe.

  11. Vali says:

    Bravo Klara Buda per sinqeritetin dhe qytetarine e ketij shkrimi dhe per portretin qe i beni kesaj zonje.
    Nuk e njoh zonjen Linda por nga ky shkrim duket se ka qene vertet njeri per se mbari.
    Vetem se e ka mire Saliheqenefi kur thote se ketu eshte albanistan. Ti ron jashte dhe nuk e ditke se po goxove te levdosh njeri te marin hirzin edhe ty edhe atij qe levdon, duhet te shash e te perdhosesh, qe ti besh per vete katundaret.

  12. skenderi says:

    Shqiptari te gjalleve i ha mune kurse te vdekurit i nxjerre nga varri,cfare potenciali intelektual kemi si treve(shoqeri)civile(primitive)

  13. Zeni says:

    Une as e kam njohur dhe as kam degjuar per ate grua,per te cilen po flitet kaq shume,megjithate,ashtu sic thuhet ne keto raste qe vetem te mirat numrohen,une po shtoj fjalet u prefte ne paqe Linda,paste kemben e mbare dhe marrte me vete edhe kriminelin Berisha bashke me Josefinen,Lulin e vockel,manar te Berishes dhe te gjithe servilet e sahanlepiresit e tjere te tyre.

  14. dumdum says:

    Përveç disa problemeve drejtshkrimore, artikulli më lë dy pyetje pa përgjigje, që ndoshta janë jashtë qëllimit të artikullit. Pse ndodh që tek ne nuk funksionon “meritokracia”, dhe si erdhëm në këtë situatë?

    Ca përgjigje i marr me mend por do të doja të dija ca më shumë nga ata që marrin vesh më mirë se unë nga fenomenet shoqërore.

    Eshtë një gjë të tregosh se një njeri është sëmurë, është gjë tjetër të gjesh sëmundjen dhe shërimin.

  15. Jam shume i tronditur nga ky lajm,e aq me teper qe e Madherishmja Linda Ihsani, ka ikur nga kjo jete nje muaj me pare,e pa besueshme.Nuk me hiqet nga mendja dhe memorja ime ,deshiren dhe vetmohimin qe e karakterizonte Linda Ihsanin,per te ndihmuar njerzit me halle personale apo halle familjare,Njeri i perkryer.Nuk jam dakort me,_ socialistin,_ qe i paska refuzuar pirjen e kafes.Tirana,ka shume kafene jashte vendit te punes.Linda Ihsani,ishte pa medyshje pararoja e inteligjences shqiptare. Linda,te te qofte dheu i lehte, Tu prehte,shpirti ne paqe ashtu si deshiroje. Po i shkruaj keto fjale nga Italia,e nuk kam mundesi te vendos nje buqete me lule ne shenje respekti, te te paharueshmes Z,Linda Ihsani.E paharuar qofte. Bravo Klara Budo, vajza e doktorit dhe e mesueses te gjimnazit Janaq Kilica ne Fier,per shkrimin e mesiperm,e pershkrimin qe ke bere per Linden fisnike.

  16. Zigur Qari says:

    nje lehese e berishesh me pak, a kerkoi ndonjehere te falur para se iku nga kjo bote per nivelin 0 ku e zhyti vendin patrtija e saj

    1. Ana says:

      Zoti i falte perbindshat si ti. Sharjet e tua vetem i rrisin vleren asaj te ciles niveli neen zero nuk ka pasur mundesi ta vleresoj.

  17. Artur says:

    20 vjet pas Saliut dhe Topallit.Nuk e kam njohur te ndjeren po si Saliu dhe Topalli nuk te mbajne kaq gjate pa qene sherbetor besnik i tyre.Nese ishte kaq e zonja dhe e pregatitur s’kishte pse u rrinte ketyre hienave nga pas.

  18. REA says:

    o ROBERT Papa,
    ngushellohet u prehte ne paqe , jo u prefte.o gazetar i madh !!!

  19. REA says:

    Zonja gazetare,ju shkruani per te ndjeren-
    Poliglote qe ne vitet 80 te, ne nje kohe qe, ne Shqiperine e sapodale nga izolimi kjo cilesi ishte e rralle dhe per kete arsye e çmuar.

    Shqiperia e viteve 80 kishte shume poliglote zonja gazetare , sepse shkolla ishte e forte dhe njerzit lexonin pa fund sepse leximi u mundesonte horizonte te tjera kukturor por edhe clirues .

    Linden e kam patur ne universitet ,ishte e tur per dije dhe per menyren perendimore te jeteses,por mund te them se jam befasuar se si u gjend ne kabinetin e Berishes qe ne fillimet e tij si gjoja demokrat i thekur.Berisha u mor vesh qe ne fillim se ishte tribal dhe aspak demokrat.
    Linda , si te gjithe ne aspironte per demokraci perendimore, sepse ishte mekuar nga prindrit me kete deshire, por ama , pasi u pa qarte se kush ishte BERISHA ,ajo mund te merrte kthesen pasi nuk duhej shume per te kuptuar se cfare perfaqsonte rryma tropojane e Berishes, por ja qe nuk u terhoq sic beri nje gazetar dhe keshilltar i Berishes me emrin e nderuar MERO BAZE.
    Pse s’u terhoq? Mister. A ka lene shenime per ate periudhe qe ka punuar afer diktatorit Berisha? Nese po, atehere i ka lene nje trashegimi lirie popullit te saj.Shpresoj shume ta kete bere sepse ishte vajze me logjike te forte dhe kultura frankofone do ta kete shtyre ta kryente kete rit te mbajtjes se nje ditari ngjarjesh.

    Ka me shume rendesi per kete vend te jesh poliglot dhe pa kuraje civile apo te kesh guxim qytetar dhe te jesh vetvetja? Lirine e brendshme e sjell poliglotizmi apo dicka tjeter?Shpirti kritik vjen nga kultura e gjere apo nga nje metodologji racionale larg mesimit permendsh?

    U prehte ne paqe Linda dhe shembulli i saj, te na sherbeje per te na dhene guxim t’i themi JOOOO ,te keqes !

  20. Askushi says:

    Komentoj gjithnje me ‘Askushi'(sopranome)dhe s’eshte kurrsesi nje paragjykim per ju.
    Edhe une e kam njohur Linden por s’mund ta percaktoj si e Madherishmja Linde sepse atehere i bie qe shefat e saje(Berishen e Jozefinen) ti definojme si ‘Shenjetore’!!
    Edhe une e kam njohur predispozicionin e Lindes per te ndihmuar individe me ‘halle personale apo familjare’,por misioni i saje nuk duhej te prevalonte vetem ne kete pike.
    Linda ishte nje nenpunese partiake dhe shteterore(e profilit politik)e rangut te larte ,qe duhej te performonte e sygjeronte modele e platforma qe te nxisnin zhvillimin,emancipimin dhe ndihmesen per gjith shoqerine e jo te limitohej ne individe e persona te vecante.

    Sot ne kete vend ,idealiste grupohen ne tre kategori.
    Ne te paren bejne pjese ‘idealistet e Prejes Arte’parimi i te cileve eshte vetem nje -Paraja dhe pushteti.Per ta s’ekzistojne rregula,ligje e shtet.Ata se njohin dinjitetin,moralin e humanizmin.Ata njohin vetem parane dhe i versulen pushtetit me te kater gjymtyret per ta shnderruar ate thjeshte dhe vetem ne nje makineri prodhimi parash.
    Te kadegorise se dyte jane idealistet partiake qe mbajne ne shpine ngjyren e partise tyre( si ato delet qe shenjohen per tu dalluar lehte kur tufat perzihen).Parimi tyre i vetem eshte; Partia mbi te gjitha,lideri-Idhull.Ata humbin edhe miq e miqesi,edhe te afrm e ferefis,edhe kenaqesi e hidherime ,vetem e vetem qe partia dhe Idhulli i tyre te fitojne.
    Verberia e tyre politike eshte nje semundje qe ata fatkeqesisht s’arrijne ta shikojne,pa le me ta kurojne.
    Ne kategorine e trete bejne pjese idelistet e mirfillte(numri i te cileve po mpaket dita dites),qe si parim kryesor kane vlerat,familjen,te ardhmen e femijeve tyre dhe vendin.Per ta; njerzit dhe humanizmi nek jane numura e fasade;jeta dhe vdekja nuk jane frike dhe trimeri;integriteti dhe dinjiteti s’ka cmim;paraja kurr s’te ben njeri e sojli,perkunderazi,paraja e zhvatur mund te te beje edhe varrin.
    Ata s’bejne kompromis me parimet e tye por kane kurajon e guximin te shikojne drejt e ne sy,cilindo qe kan perballe,panvaresisht se kush eshte ai,eshte aty rastesish apo ne prite.

    Linda Lhsani ishte pa dyshim nje idealiste e mirefillte qe tentoi ti mbijetonte petkut partiak por fatkeqesisht nuk ja doli.

  21. anticensurë says:

    e kam thënë dhe herë tjetër mendimin tim për Ihsanin!
    të jesh e shkolluar,poliglote e ku ta di unë nuk do të thotë që të jeshë e brumosur me ndërgjegje civile,nuk do të thotë të jesh e zgjuar(intelektuale)!
    zonja Ihsani ishte e aftë për të mësuar por ma merr mëndja që nuk ishte e aftë që të ndryshonte qëndrim në bazë të përvojës së saj!!
    pas ’96ës,vjedhjes kolosale të majit ajo ndoshta nuk ishte e aftë të kuptone se çfar ndodhi,por më shumë ka mundësi që ajo e kuptoi,e dinte se çndodhi dhe në të njëjtën kohë bëri gjithçka për të minimizuar efektin e kësaj vjedhje dhe më pas përdorimin e dhunës fashiste në demostratën e opozitës së asaj kohe!!ajo nuk ishte e aftë të ndryshonte qëndrim dhe gjat rënjes së shtetit në ’97ën!ajo nuk ndryshoi qëndrim duke i ndenjur në krah shkaktarit të katastrofës më të madhe që ka kaluar shqipëria pas luftës së II botërore!ajo i qëndroi në krahë puçistit sali dhe në ’98ën!ajo i ndennji në krahë drri kura atë e flakën jashtë si limon të shtrydhur,përndryshe ajo kishte për të qënë akoma në krahë të tij,sikur “tia kishin njohur vlerat”!ajo asnjëherë nuk ka kritikuar padronin e saj sali berisha!e si mud ta quani intelektuale një person të tillë që i ka shërbyer kasapit e shkatërruesit të shqipërisë!si mund të quhet intelektual një person që nuk ka nocionet e ndërgjegjes civile??nuk mund të quhet intelektual një person vetëm se është i aftë të mbarojë disa shkolla të larta!një njeri i arsimuar që nuk punon për përparimin e shoqërisë nuk është intelektual,është thjesht një njeri i arsimuar!!
    ajo paska ndihmuar diku HBnë dhe dikë tjetër,por në krahun tjetër ka ndihmunar diktatorin post komunist për tu shitur për demokrat!këtë e e ka bërë me ndërgjegje,si atëherë kur të gjithë kujtonim se ai ishte demokrat(fillimet e viteve ’90ë)dhe atëherë kur të gjithë e quanin diktator dhe kërkonin largimin e tij(vitet ’96,’97)i ndenji pranë dhe gjat opozitës që ai bëri!!zonja Ihsani gjatë kësaj kohe,’97-’05 ndihmoi ujkun që të vishte lëkurën e qëngjit!e ndihmoi atë të vinte në pushtet për të vazhduar shkatërrimin e shqipërisë!!zonjës Ihsani mund ti falen vitet e para të shpresës demokratike deri në ’96,por asnjëherë pjesa tjetër!nuk mund ti falet heshtja deri në ditën e fundit!nuk mund të quhet demokrate një njeri që ndihmon në shtypjen e të drejtave të një populli të tërë!!
    nqs ne do tia falnim atëherë do të na duhej ta quanim në të njëjtën kohë INJORARNTE!vetëm një injoranti një njeriu të tarshë mund ti falen këto gjëra!i falen nga padituria!për fat të keq të saj ajo nuk ishte kaq e pa ditur!!

  22. Jonida says:

    Pasi leoxova komentet e “anticesure” nuk mund te mos mendoja reagimin e Lindes – nje buzeqeshje mesheruese per idiota dhe gomere si puna e pseudo – “anticesure”.
    Ndersa une po te them: Te sillesh me edukate me persona qe nuk kane edukate, do te thote te behesh i paedukate.
    Prandaj me shume vulgaritet po te them: IK PIRDHU ti dhe analiza jote mbi historine e Lindes!

  23. rena says:

    Linda Ishani dhe nese nuk do ekzistonte duhet ta shpiknin !ishte gruaja me me shpirt te paster dhe me puntorja.Pasionin per punen e kishte te madhe kur cdo njeri qe kerkonte pune ajo donte ti fuste te gjithe.Edhe pse nuk kishte burre dhe femije per te kenaqesia ishte pune.Ishte e rrethuar nga nje koleltive ne kuvend qe e donin dhe e admironin dhe po ashtu.Nuk ishte me 2 fytyra sic jane gjysma e popullsise por gjerat ti thoshte troc hapur te thoshte se cfare beje gabim ose te perkedhelte.Une e kam njohur linden kohe me pare dhe jam krenar qe kam pasur afrimitet me nje grua si Linden.Kur e mora vesh qe ishte me kancer ne mushkeri lotet e mia nuk mbaheshin e shikoja dhe ne syte e saj,edhe pse ajo po vuante fytyra i ishte plakur kishte vene paruke ajo buzeqeshte ne te njejten menyre si me pare.Dhe Deri ne momentet e fundit te jetes ajo po buzeqeshte .ajo nuk donte te ishte nje njeri i famshem thoshte qe puna te bente te famshem po te ishte gjalle linda nuk do ta donte gjithe kete vemendje per vdekjen e saj.

    RIP LINDA

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje