INTERVISTA/ Meta: Opozita do marrë 80 deputetë në zgjedhjet e 23 qershorit

18 Maj 2013, 16:23Politika TEMA

Intervista e kryetarit të LSI-së, Ilir Meta dhënë për televizionin “Top Channel”

 

Z. Meta, duke se fushata tashmë ka rritur edhe tonat edhe intensitetin. Sipas analistëve por jo vetëm LSI është në pozitat më jo komode për shkak se ka qenë në qeverisje këto 4 vitet e fundit dhe kërkon një votë si pjesë e opozitës. Kryeministri ka thënë se Meta një herë flet si opozitar dhe një herë si qeveritar. Si do ta komentonit?

Lëvizja Socialiste për Integrim ka qenë në qeveri në interes të stabilitetit të vendit dhe të integrimit evropian të vendit. Është sot në opozitë përsëri në interes të forcimit të stabilitetit të vendit dhe të zhbllokimit të procesit të integrimit evropian. Jam i bindur se duke kontribuar për rotacionin kontribuojmë për të zhbllokuar marrjen e statusit të vendit kandidat, për t’i dhënë fund këtij ngërçi politik i cili kohët e fundit është theksuar akoma edhe më shumë për shkak të kokëfortësisë së Kryeministrit aktual.

Është një konkluzion që e keni nxjerrë pasi keni dalë nga qeverisja apo e keni pasur edhe më parë?

Aktualisht kryeministri Berisha është bllokatori, siç i pëlqen atij për tu shprehur, i përshpejtimit të marrjes së statusit të vendit kandidat. Kjo sepse unë kam dy javë që kam bërë një ftesë për një kompromis që parasheh votimin e tre ligjeve brenda këtij sesioni parlamentar dhe hyrjen në fuqi të tyre në shtator me parlamentin e ri. Partia Socialiste e ka pranuar ndërsa z. Berisha bën sikur nuk e kupton këtë kompromis dhe insiston që ato të miratohen ashtu siç janë ose përndryshe kjo gjë të mos ndodhë.

Kjo do të thotë që anëtarët e Gjykatës së Lartë që do të jenë pjesë Gjykatës Administrative do të miratohen nga parlamenti i ri. Është ky thelbi i propozimit tuaj?

Nisur nga disa emërime të spikatura politikisht në institucionet më të larta të vendit dhe disa nga gjykatat më të larta të vendit natyrisht që ky propozim synon që kjo Gjykatë Administrative ose ky kolegj i Gjykatës së Lartë që do të zbatojë ligjin për Gjykatën Administrative të kompozohet nga Presidenti aktual dhe nga Parlamenti i ri që do të dalë nga zgjedhjet e 23 qershorit.

Çfarë i ofroni ju Berishës duke qenë se po i merrni anëtarët e Gjykatës së Lartë?

Ne nuk po marrim anëtarët e gjykatës, përkundrazi. Ne po japin një kompromis ku anëtarët e rinj që do të shtohen në Gjykatën e Lartë do të jenë produkt i një bashkëpunimi midis Presidentit dhe parlamentit të ri. Por mesa duket z. Berisha pavarësisht se flet për fitore, duke ndierë humbjen kërkon të mos i kontribuojë procesit të integrimit evropian. Në rast se ai do të ishte i sigurt për fitoren do të ishte i gatshëm që këto tre ligje të miratoheshin tani dhe natyrisht do të hynin në fuqi në Parlamentin e ri ku përsëri, sipas fjalimeve të tij, ai do të përfaqësonte mazhorancën.

Kush do të jetë përfitimi i Shqipërisë duke qenë se edhe sikur këto ligje të miratohen tani për statusin kandidat nuk kanë vlerë dhe efekt në Komisionin Evropian? Ju i druheni një opozite të nesërme, që do të jetë mesa duket e drejtuar nga Partia Demokratike për mosvotimin e tyre?

Ne nuk është se i druhemi opozitës së nesërme, përkundrazi. Ne e mirëpresim opozitën e nesërme për bashkëpunim dhe do t’i krijojmë të gjitha hapësirat për të çuar përpara bashkëpunimin. Por, ne na shqetëson çdo ditë e humbur në drejtim të procesit të integrimit evropian sepse është shumë e rëndësishme që tre ligjet të miratohen tani, pasi përndryshe do të jetë e vështirë, sikurse ka thënë edhe komisioneri Fyle që Shqipëria të marrë statusin e vendit kandidat brenda këtij viti. Çdo vonesë në miratimin e këtyre tre ligjeve natyrisht që ul besueshmërinë e vendit për marrjen e statusit të vendit kandidat brenda këtij viti.

Një tjerët institucion në ngërç është edhe KQZ-ja. Në rast të dështimit të një procesi zgjedhor, sa përgjegjësi do të ketë opozita për mosplotësimin e vendeve vakante në institucionin më të lartë zgjedhor?

Problemi me Komisionin Qendror të Zgjedhjeve nuk e ka krijuar opozita, përkundrazi. Ky është një problem i cili nga fillimi deri në fund ka vetëm një përgjegjës që është kryeministri aktual, i cili në mënyrë të paligjshme, antikushtetuese dhe me mjaft arrogancë, për të mos thënë në mënyrë të dhunshme, hoqi një anëtar të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve duke vendosur një tjetër gjë që provokoi më pas edhe dorëheqjet individuale të anëtarëve të tjerë të KQZ-së.

A është kjo një situatë normale z. Meta?

Natyrisht që nuk është një situatë normale por kjo situatë ka vetëm një përgjegjës. Natyrisht opozita ka qenë e hapur për të vendosur integritetin e KQZ-së dhe njëkohësisht për të rivendosur besimin tek ky institucion. Por, opozita nuk ka asnjë arsye që të legjitimojë dhunimin që i është bërë këtij institucioni.

Nuk do të ketë asnjë përgjegjësi edhe në rast se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk do të jetë i aftë të menaxhojë procesin?

Nuk është kjo një përgjegjësi e opozitës. Ka dalë nga mundësitë e saj për të marrë përgjegjësi. Duhet të ketë një reflektim nga mazhoranca në mënyrë që të rivendoset integriteti i KQZ dhe ai të jetë plotësisht funksional.

Z. Meta, sa parashikoni të jetë rezultati i zgjedhjeve për opozitën e sotme e përkthyer në shifra dhe mandate deputetësh. Sa deputetë pretendoni ju të ketë mazhoranca e nesërme më kuvendin e ri të Shqipërisë?

Jam i bindur që do të jetë një diferencë plebishitare me të paktën 200 mijë vota. Për këtë jam i bindur dhe i sigurt dhe mund ta ruani këtë si insert për të ardhmen.

200 mijë vota për sa mandate z. Meta, sepse këto vota mund të mos përkthehen në 20 mandate.

Kjo nuk është më e rëndësishme, por diferenca absolutisht do të jetë shumë e madhe.

A do ta ketë të vështirë opozita të ketë 72 deputetë në kuvend?

Nuk mund të flasim për gjëra të tilla. Opozita i ka të gjitha mundësitë të arrijë dhe të kalojë 80 mandatet në Kuvendin e ri.

Brenda këtyre 80 mandateve që ju pretendoni të merrni si opozitë, sa mandate pretendon LSI-ja të marrë më 23 qershor?

Pritshmëria jonë është tepër pozitive, natyrisht edhe koalicioni na favorizon në maksimizimin e mandateve apo konvertimin e votave në mandate. Për ne kryesorja është fitorja bindëse e koalicionit që të kemi një mazhorancë tepë solide dhe patjetër rezultati i LSI-së në të gjitha rastet do të jetë dyshifror.

Z. Meta, ju flisni për opozitën, por përveç ditës kur ju nënshkruat marrëveshjen e përbashkët me PS-në, nuk ju kemi parë të bëni fushatë të përbashkët, siç ka ndodhur në fushatën e vitit 2007 apo daljet e përbashkëta me z. Rama në takime elektorale. Është kjo një pjesë e marrëveshjes parazgjedhore me forcën më të madhe opozitare për të bërë fushata të diferencuara dhe për të pasur një rezultat të përbashkët apo do të kemi në ditët në vijim një fushatë të përbashkët në grumbullimin e sa më shumë votave për opozitën e bashkuar?

Mendoj se kemi një objektiv të përbashkët, kemi një koalicion të përbashkët dhe natyrisht që do të kemi edhe ngjarje të tjera të përbashkëta por çdo forcë politike në koalicion gjithashtu ka edhe strategjinë e saj ka taktikat e saj, ka ndërtuar fushatën e saj, por në fund të fundit të gjitha konvergojnë në një objektiv madhor që është rotacioni fitorja dhe zhbllokimi i proceseve integruese në vend.

Ka disa prej ish-eksponentëve të PS-së si z. Malaj apo z. Duka apo dhe të LSI-së si z. Prifti që kanë vendosur të garojnë si kandidatë të pavarur apo me forca të djathta. A do të jenë këto faktorë të së majtës që do prishin punë në qarqe të caktuara?

Jam i bindur se diferenca do të jetë mbi 200 mijë vota midis dy koalicioneve dhe absolutisht që shqiptarët do të votojnë në mënyrë masive për rotacionin dhe jo për fishekzjarrët.

Kemi parë edhe një fenomen tjetër në këtë garë parlamentare, sidomos ajo e kapërcimit të disa deputetëve nga njëra parti në një parti tjetër kundërshtare. Kam parasysh këtu veçanërisht z. Islami. Si e komentoni kalimin e tij nga një parti thuajse e themeluar edhe prej tij në një parti kundërshtare, të cilës i ka bërë opozitë për 20 vjet me radhë?

Këto janë vendime individuale dhe unë nuk kam arsye përse t’i gjykoj, përkundrazi. Por mund të them se janë gati 100 mijë vota demokratësh që do të shkojnë për 10 mandate të pasigurta pas 23 qershorit. Natyrisht kjo është një çështje e PD-së, nuk është një çështje jonë.

Kjo do të thotë që PD-ja këto vota i ka të humbura tashmë?

Jo unë nuk e thashë këtë.

Kujt i prish punë ky fenomen? Të majtës, të djathtës apo politikës shqiptare duke krijuar këtë fenomen negativ?

Çdo forcë politike merr përgjegjësitë e saj dh çdo individ merr përgjegjësitë e tij, por nëse vë në balancë efektet pozitive dhe negative që një fenomen i tillë shkakton në rastin konkret natyrisht që fenomeni i tillë sjellë një demotivim të madh të anëtarëve të PD-së, sepse ata do të çojnë 100 mijë vota për 10 mandate, të cilat pas 23 qershorit nuk e di se sa të sigurta do të jenë.

Z. Meta, është krijuar ajo që quhet miti i Kryeministrit Berisha për ta mposhtur në zgjedhje për shkak të përdorimit të instrumenteve ligjorë dhe joligjorë për fitoren e zgjedhjeve. E ndani këtë opinion edhe ju dhe kush do të jetë mekanizmi për të mbrojtur atë që ju pretendoni më 23 qershor, fitoren?

Absolutisht, opozita i ka të gjitha instrumentet për të mbrojtur fitoren e saj dhe votën e çdo qytetari shqiptar. Ndërkohë që z. Berisha, pavarësisht nga angazhimi i tij tepër luftarak dhe më duket sikur është i vetmi që lufton për fitoren e PD-së në këtë fushatë, unë personalisht e shoh të gatshëm për të bërë dorëzimin e detyrës në mënyrë civile, demokratike dhe shembullore.

Kush janë këto shenja që të mund t’i shohin dhe shqiptarët z. Meta?

Këto unë i shoh vetë, përsa i takon qytetarëve ata do t’i shohin pas 23 qershorit besoj.

PS-ja ka vendosur një rregull, sipas të cilit ministrat nuk do të jenë deputetë dhe anasjelltas. Ministrat që do të bëhen të tillë nga radhët e deputetëve do të lënë mandatin e tyre në kuvend. A do të përdoret ky rregull edhe me ato dikastere që LSI do të mbajë?

Kjo është një çështje për të cilën do të vendoset konkretisht në kohën e duhur, por në deklaratën që ne kemi firmosur, parimi i ndarjes së pushteteve, këtu kam në konsideratë i ndarjes së legjislativit me ekzekutivin, është një parim i shëndetshëm për demokracitë parlamentare.

44 komente në “INTERVISTA/ Meta: Opozita do marrë 80 deputetë në zgjedhjet e 23 qershorit”

  1. turi says:

    PARTIA SOCIALISTE DO TE FITOJE MINIMUMI 73 deputete ne 23 QERSHOR! FITORE FITORE FITORE !!!!

    1. Ramy says:

      C’fytyre e qelbur, nuk ka as 1 jav qe tha PS duhet ti votoje 3 ligjet e integrimit , tani na qenka Saliu bllokuesi, urime rilindja

    2. adriatik says:

      Po ky islamiku cfare i ka ato librat nga mbrapa? Te gjithe e dine qe ky nuk eshte per libra po per gjoba bizneseve dhe ngritje shtange.

    3. KOSTA says:

      O turi, mos i shko mbrapa ketij hajduti….ky kujton se deputetet jane te futur ne tunelet e krrabes, atje ku ishte thesari qe ky Likja e vodhi….keshtu mendon se do ti vjedhi edhe deputetet…po ky eshte turpi jo vetem i politikes tone por turpi i te gjithe popullit…..

    4. Eliona says:

      80 deputete do ti marresh vetem po i pagove me leket qe i ke vjedhur popullit me tenderat dhe fondet qe te jane lene ne dore, plere e shemtuar e mashtruesi me i madh i koherave, politikan i degjeneruar qe pretendon vetem te mbushesh xhepate tua.

  2. like says:

    ou likja po thot qe Berisha po blokon vendi, a nuk ishit ju ai qe that te votoheshin 3 ligjet nga ana e PS-se, sa shpejt nderrove mendje more like, pastaj kush te beson ty, ti koke e kembe me genjeshtra je.

  3. Andi xhepa says:

    Nese keni mundesi me informoni pak se nga do i merni keto 80 deputet ku ju keni humbur shume vota ne Vlore, keni humbur shume vota ne shijak dhe Fier po keshtu edhe ne Tirane????
    A nuk ju duket si eksagjerim kjo deklarate???
    Faleminderit!

    1. rilindje says:

      po demokratet keshtu thone se e dine qe do te perpiqen qe ti vjedhin votat por ne nuk do i leme.

    2. Blerina says:

      Cilet jane keta deputete qe ty te dalin 80 apo i ke shumezuar e pejsetuar dhe pastaj i ke ngritur ne katror ata qe mendoni se do i merrni gjate zgjedhjeve? tradhetar e matrapaz qe nuk u ngope duke vjedhur popullin. juve asgje skeni per te fituar sepse politikat tuaja jane thjesht ceshtje interesi asgje me shume

  4. al says:

    duke pasur shumice absolute ju do keni mundesine qe dhe tre ligjet qe nuk don ti votoje saliu ju mund ti votoni. populli ishte keqinformuar per kete problem pasi ps ishte dakort qe ato te votohen, por te hynin ne fuqi ne shtator. po e keqja ishte se z.kryeminister donte qe administrata e tij ne drejtesi, qe shumica jane militant te fitonin statusin. kur te vini ju administrata do te ndrrohet ne shumicen e rasteve duke lene vetem profesionalistet pastaj te hy ne fuqi. e verteta doli ne shesh qe pd nuk don ti votoje tre ligjet. fitorja juaj eshte kursim per fondet per referendum ,ku dihet qe populli eshte pro por te hyn ne fuqi me parlamentin e ri. 86 deputete eshte mendimi i im qe ju mund te arrini ,se me teper nuk e besoj,se dhe opozita ka pjesen e saj ne elektorat.

  5. edi says:

    zoti meta jeni bere shume i peshtire me keto deklarata idiote qe thua, po ben perseri te njejtat gjera, ashtu sic shaje ramen kur shkove te PD-ja. nuk jeni gje tjeter pervecse nje mashtrues ordiner, ngjan me shume si nje alabak rrugesh sesa nje politikan.

  6. Android says:

    Pershendetje nga milano… Jam nje emigrant dhe e vetmja menyre informimi qe kam eshte media online, por mesa po shoh ketu shumica e gjerave qe po thuhen genjeshtra. Le te flasim realitetin, berisha ishte ai qe na dha undesime qe te shohim te afermit tane qe ata te vinin ketu tek une dhe shokut tim te dhomes ju dha mundesia qe te shkonte ne Kosove nga tirana per vetem 3ore, kjo eshte marramendese!

    1. rilindje says:

      hajde jeto ketu dhe pastaj fol

  7. Ben Chicago says:

    do te maresh 200 000 vota me shume nese do ishin zgjedhje te ndershme
    ti nuk llogarit dot sa vota do vjedhe saliu

  8. arber says:

    zoti meta ju ndoqa shume ne emision,jeni shume flegmatik,por vetem kur nxjerr ato fjale,i keni pa baze,por gjithsesi me kto qe po beni,ju po demotivoni militantet tuaj…
    nuk i thon pak 80 deputet o zotri

  9. Pinguini i Linux says:

    Me pelqen menyra sesi Iliri dhe Rama i bejne qejfin njeri tjetrit, te dy mashtrues dhe mashtrojne njeri tjeterin!

  10. Best says:

    Android
    dukesh ti qe je i kenaq se paske Android
    hahahahah
    te flasesh nga Italia eshte shume bukur
    Sidomos te flasesh nga Kosova
    apo jo???
    Android, enderro shoku enderro se Berisha i ka bere te gjitha
    Dmth kur e coi PS afer asociimin merita ishte e Berishes
    Edhe kur u liberalizun merita e berishes
    kur nuk merr statusin faji i rames
    kshu shoku???
    besoj keshtu mendon dhe ti
    Merr me leng

  11. Windows says:

    “Opozita ka mundësi të kalojë 80 mandate në Kuvendin e ri, jam i bindur se do të jetë një diferencë plebishitare me të paktën 200 mijë vota”

    -Cit. Ilir Meta, mashtrues

  12. Geri says:

    Jeni shume i papar Z.Meta gjithmon keni deshir qe te shumezoni me 2… Ju lumt per kete gje.
    Shume e kuptueshme kjo deklerate vec se me duket se eshte shume e ekzagjeruar duke patur parasysh qe keni humbur shume vota ne shume qytete te shqiperise.

  13. ibrahim says:

    hahhahah na bere per te qesh dje gjat emisionit o ilir
    po ca i ke kto numra deputetesh te hiperbolizuar,nuk ka ekzistuar ndonjehere ky numer kaq i madh deputetesh nga nje parti kaq e vogel sa ju

  14. macOS says:

    Android. Media sot te ofron te gjitha opsionet,dhe ti lexon apo beson ate qe do. Praktikisht si kishat.shkon ku e ndjen veten besimtare. Gjithsesi,pervec kesaj ajo qe doja te thosha eshte se, ai liberalizimi i famshem nuk eshte dhe aq i kendshem,kur 95% e popullsise mezi shkon ne fund te muajit. Personalisht,me nje rroge te qeverise berisha,dhe me koston mesatare te jetes sot ketu ne shqiperi,do me duheshin 5 muaj,qe te kurseja per te blere nje bilete avjoni per te ardhur aty tek ty(fjala vjen). Per te mos folur per monopolin e transporteve. Besoj se e di shum mire,qe ti me 20 euro mund te vesh e te vish nga milano ne barcelone,por do 200 per te ardhur dhe ikur ne Tirane.

    Qe mos te zgjatem shum, cdo vend eshte praktikisht si nje familje. Nje kryefamiljar,po la femijet e vet pa buk,kot qe eshte kryefamiljar. Dhe Berisha kte gje ka ber deri me sot. Ka len gjithe shqiptaret pa kokerr leku n xhep,dhe vec kesaj i ka vjedhur. Bashke me kte hajdutin tjeter per te cilin shkruan artikulli.

  15. hajriu says:

    Me kete teorine e 77(siç thoshte Gjushi) apo 80 deputeteve ju kerkoni ti mbushni mendjen dhe ti beni qejfin vetes , apo bjeri ti biem o Don Like ??????????? Ju jeni aq i zgjuar sa ta kuptoni qe me kete lloj ligji , kjo eshte e pamundur , apo kerkoni ti ngrini moralin votuesve???? Po jo keshtu o Don Like se pastaj genjeshtres i vini bishtin hashiqare . Per mua , kjo tregon shenje inferioriteti . Megjithate , une te uroj qe te pakten ti te fitosh ne Tirane .

  16. Best says:

    Ilir Meta dihet qe i pelqen te hiperbolizoje pak situatat, por kete here ka te drejte
    Sepse nuk eshte i vetem ne zgjedhje dhe smund te mashtroje aq lehte si ne 2009 kur thoshte do marrim 39, por ne te vertete aq sa fitoi sa per 39 ishin, apo jo??

    Une mendoj se opozita i ka bere shume mire kalkulimet, aq safiks dalin 78-80 mandate
    Pjeses me te madhe i duken peralla dhe endrra por kjo eshte e vertete
    Analiza
    Me zgjedhjet e 2009 opozita eshte 150 mije vota para
    Pra per te siguruar nga nje mandat me teper ne cdo qark i duhen 2-10 mije vota per qark sipas veshtiresive
    ose ne total jo me shume se edhe 50 mije vota
    ne kete menyre shkon 200 mije vota para
    Meta ka te drejte, nese gjithe opozita del 200 mije vota para mazhorances, eshte e padiskutueshme qe marrin deri ne 80 mandate sepse keshtu e nxjerrin dhe kalkulimet

    Per ata qe s’besojne them vetem kaq qe LSI i ka perseri 4 deputete

    Poe zeme PS me 66 si ne 2009

    Kujtojme se ne Berat duhen vetem 500 vota
    Elbasan 500 vota
    Korce 3-4 mije vota
    Tirane diku tek 5 mije vota
    Durres po kaq
    Bejini pak llogarite mire
    Te jeni te sigurt qe edhe 5 mandate me shume opozita do i marri mee pakta si qeni qepen te haje
    e japin llogarite vete ska nevoje

    Lajm i fundit
    Kosovaret mbi gjysma jane bllokuar per te ardhur per te votuar, ata qe i sillnin nuk do i sjellin me
    Do tevijne mbi 20 mije emigrante qe do votojne te majten
    Llogarisni votat qe merr Topi gjithandej ne qarqe
    Llogarisni votat e LSI qe i shkojne PS ne qarqet debile
    ketu llogaris qeLSI ka 3 mije vota ne Korce aq sa duhen per nje mandat teper pa ndihma te tjera
    ka 3 mije ne Elbasan qe i shkojne PS permandat teper
    Mundte permbyset gjirokastra
    PerMalajn kujtoj se vetem LSI e defaktorizon Malajn ne Vlore dhe PS me emigrantet do marre nje mandat me teper
    Prifti maksimumi mund ti prishe pune LSI po mandatet e Fierit jane te blinduara dhe nuk levizin fare
    Ne Durres duhet kujtuar mire faktori emigrante me lobimin e kavajasve dhe dominanca e lokaleve si dhe percarja Duka-Koka qe i shkon favor vetem PS

    Pra per ata qe nuk e kuptojne lojen, ndaj dhe Rama futi deri ne 2 te sigurt ne listat e tij te LSI te PS eshte sePS i merr 71 sa i duhen vete me e pakta dhe papasur asnje shantazh me vone nga LSI
    Surpriza do te jete shkodra qe do shkoje 6-5
    kurse Berati kthehet si Kukesi, 6-2
    Lezha nuk ndryshon
    Dibra jo
    Tirana merr nje me teper opozita
    edhe Durres barazohen
    Elbasan korce nga nje me teper
    edhe Vlora nje me teper

  17. usb says:

    Prova teknike.
    Usb3.0

  18. gjeramadhi says:

    xhepa me shoke nje gje te dini PS ka fituar gjithmone jo 80 po 100 mandate , po nuk e kuptoni qe sala juaj i vjedh ,PD nuk ka fituar asnje here ne jeten e saj

  19. berti says:

    80 depute as nuk i ka pasur e as nuk do ti kete kurr PS-ja. Sidomos me kete koalicion qe ka kete radhe.

  20. toni says:

    80 deputet???? Sa qesharake! As 70 nuk do i arrini dot.

  21. gjergji says:

    Z.Meta, i hiqni shum pike vetes kur thoni se Berisha po bllokon statusin,kjo eshte absurde,si politikan me pervoje nuk ju falet kjo gje. A nuk eshte ky Berisha qe ka kaq kohe qe i ben thirrje opozites per votimin e tre ligjeve? A jeni ju ai qe sa ishit ne koalicion me Berishen e ftonit Ramen per ti votuar ligjet? Cfare po mundoheni te beni tani me keto deklarata?Po mundoheni ti hiqni barren bllokuese Edi Rames? Mos u mundoni kot se e gjith Shqiperia dhe gjith Europa e dine se kush e ka bllokuar dhe po e bllokon statusin.

  22. PAPI says:

    Z.Meta,ne e dime se ju jeni i pamoralshem,por jo deri ne ate pike sa te mohoni veten tuaj. Ju mbajme mend shum mire kur ju kritikonit opoziten per mos votimin e ligjeve,tani qe shkuat tek ata i jeni kthyer Berishes duke e quajtur bllokues.

  23. leo says:

    Po kush te beson me ty o Z.Meta. Nuk u besohet me as atyre qe thua as atyre qe ben,ngele lule me lule duke rendur pas pushtetit.

  24. enea says:

    Shpresoj shume qe te mos marresh asnje deputet si force politike, keshtu spastrohet e majta bukur.

  25. bbb says:

    LSI do marre rezultat dyshifror?? ka mundesi nqs ne lsitenen PSse ke futur 6 skraparllinj te kamufluar si te PSse…

  26. alban4eva says:

    ehhhh more Lilo shtanga, Lilo thesi me mut.. do ta shohim sa deputet do marresh. ti kafshe surrat-bythe e ke vendin ne burg..!!!

  27. ledia says:

    nuk qenke mire fare te paska rene humbja ne koke.po nuk mund te flasesh per fitore kur nuk ke asnje merite pe ta merituar,ju vetem te dilni te shpifni e te merreni me fjale te kota dini

  28. OLA says:

    Fytyra e Korrupsionit ka fatin e Shqiperise. Like ty te punon mendja vetem per Korrupsion.
    Tani kemi koalicionin e Korrupsionnit.
    Like-Korrrupsioni dhe Ram-Vllehu-20%.

  29. perla says:

    Asnjeher deri sot nuk e kam ndegjuar ndonji fjali nga Ilir meta te mos jet ren pervcse kesaj fjalie: “Ju qe me kritikoni ju nuk dini te beni politik “, ahhahah O popull ky ua thot edhe ndersa ju prap e votoni ky popull nuk meriton ma shume HIC ASPAK,dhe me then drejt u ka dal nga haku se ua tha te verteten!

  30. fundi says:

    Ky u thot:”ju qe mendoni se une jam ne politik per te ndertuar vendin ju nuk dini te beni politik hahahah FATEKEQESISHT E THOT TE VERTETEN DHE AJO ME E KEQJA TI SHKON NESER DHE E VOTON!!!! HAPNI SYTE O NJEREZ

  31. termet says:

    LSI (Lowest Standdard of Integrity).
    Problemi nuk eshte Ilir Meta e LSI. Problemi eshte elektorati injorant e i indoktrinuar qe manipulohet shume lehte. Ky lloj elektorati eshte dhurata e Zotit per Meten e hajdute te tjere. Po te ishte elektorati se kud tjeter ne boten e civilizuar pas asaj vidios se publikuar Ilir Meta do ishte jashte politikes. Ky hajdut jep leksione si te besh politike. Ky eshte oportunist qe eksploiton cdo rast e don qe ta beje prape.

  32. vela says:

    hahahaa ilir meta politikan i pazareve,populli voton per LSI-ne iliri ja jep njeher berishes njeher rames,po kesaj radhe sdo marresh

  33. skrapaliu says:

    une siu kuptoj juve te temes..ju shajeni sa te doni liken, por likja e drodhi dhe e beri trikon prape..dhe rama ia futi gjuhen likes prape..se perndryshe do ia priste saliu pergjithmone.
    keshtu pra eshte e qarte qe pa k..n e likes sfitoni dot ju kundershtarit e berishes ketu te tema..prandaj shtrengojen fort dhe perkedheljani ndonjehere krenarine likes…se i behet qejfi dhe punon me fort qe tiu hipi juve….ne pushtet.

  34. Gezimi says:

    O Ilir, ashtu qofte, por duhet te qendrosh me kembe ne toke! Mban mend qe dhe me 2009 (ne mos gabohem) thate se LSI do marre rreth 30 deputete, por mezi more sa nje pjese e gishtave te njeres dore, dhe bere ate qe bere dhe hyre ne histori si Parti e turpit dhe e moralit te bjerre. Jeni i paparashikueshem, dhe kete Rama ta kete shume mire parasysh. Ngelesh nje kameleon politik, qellimi te vetem ke vatem pasurimin pa punuar. Qofsha i gabuar!

  35. burbuqja says:

    Ky Po ?
    Edhe ne zgjedhjet e vitit 2009 tha se LSI do te mirrete 35 deputet ?

  36. Flamuri says:

    Rama ndoshta edhe do fitonte zgjedhjet kësaj radhe,por pas koalicionit me ty,sigurisht se jo.

  37. vezhguesi says:

    Or Ilir Hajduti , fjalet tuaja jane nje demagogji teper e urryer . Tash me , genjeshtrave te tuaja u ka dal boja prandaj fol edhe kete rradhe zgjedhjeje , se pas 23 qershorit as keta qe te kane afruar nuk do ta varin me . Me ty , treni per te cilin po fflitet , se do na qoje ne Evrope do ti mbarohet karburanti ,se leket i ke vjedhur ti, mor zoteri , me kelysht e Sali Berishes .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje