FOTO LAJM/ Ja përmbysja reale pas 22 vitesh

19 Maj 2013, 22:09Politika TEMA
FOTO LAJM/ Ja përmbysja reale pas 22 vitesh

Sot përkujtohet Greva e Minatorëve të Valiasit, që çoi në rrëzimin e qeverisë Nano 1 në qershor të vitit 1991. Në foto shikohet Azem Hajdari, ish- deputet i PD-së dhe Kastriot Islami, në atë kohë Kryetar i Kuvendit si deputet socialist si dhe Fiqiri Xibri, kreu i sindikatës së grevës së minatorëve. Pas 22 vitesh, Azem Hajdari nuk jeton më, Kastriot Islami është me Partinë Demokratike, kurse Fiqiri Xibri në koalicion me Partinë Socialiste. Kjo është përmbysja reale pas 22 vitesh pluralizëm.

42 komente në “FOTO LAJM/ Ja përmbysja reale pas 22 vitesh”

  1. Turi says:

    Nese do ishte Azemi gjalle e do shihte kacin me pd do e kishte vrare sali berishen

    1. stela says:

      Si ishin njerezit atehere! Tani edhe Kacin qe esht dy pellembe mbi dhe e shikon me bark e me kostume firme, sikur te ket fitu llotarin

      1. Perm mendimin tem Kaci doli ma demokrati nga t’gjithe ata n’foto

        1. Teodor says:

          nga kjo foto vihen re kush e ka luftuar sistemin komunist e kush ka qene nder burrat e historise se demokracise. lojrat politike jane te ndyra aman fotot dhe faktet do i japin kujtdo vendin qe meritojne ne histori. sot del Kaci tradhetar, por ai eshte nje zotni i majte qe po lufton te siguroje nje vend ku te luftoje realisht klientelizmin qe po sundon prej disa vjetesh Ps.

      2. Suela says:

        Kaci eshte BURRE mbi burrat. nuk eshte legen te lepije kembet e nje cope Rame ai por eshte nder opozitaret e pare shqiptare qe ka luftuar Ramiz aline dhe komunizmin me te eger ne europe. nuk ka frike nga nja pacavure qe po i ve kryqin opozites dhe rolit te sja ne shoqeri.

      3. Emanuela says:

        Stela duhet ta shofesh foton ne kendveshtrimin historik rreth politikes dhe permbysjes se diktatures komuniste nga ata qe ishin vertete iniciatoret, mos shiko kostumin moj te keqen, se per ate pune edhe Edi Rama qe ka vetem 15 vite politike vishet me Brioni dhe kostume nga 20000 euro.

    2. gonia says:

      Imagjinoni pak qe ne jemi ende duke luftuar te njejten beteje prej me shume se dy dekadash. Kerkojm nje shtet funksional, qe te na sherbeje e te na jape mundesi. Kerkojme te drejta e drejtesi. Po nuk i kemi mgjs jemi jo ne prag te Europes po ne mes te saj. Ndaj nuk mund te vazhdohet me keshtu. Duhet ta sjellim ne ndryshimin. Kaci apo Saliu nuk ben gje per kete!

    3. dule minatori says:

      Kaci i Zi, gjithmone ka qene i zi. Madje thone se ka lindur i zi. Kaci ka ngrene ne kohen e Dulles parate e shqiptareve qe e derguan jashte vendit te behej shkencetar i madh. Ne fakt, nje mut shkencetar Kaci, ai u be nje Kac i Zi. Me tej, u fut ne politike dhe e harroi shkencetarizmin. Me PS, sigurisht, se aty e emroi Ramiz Haleja. Me PS u be minister tre here, i arsimit, i jashtem, i financave, te tre heret skandal mbas skandali, nga hajdut xhepash tek dhunues femrash, sa shume e cilesojne skizofren. Shkencetar, nje lesh. Tani me PD, do ja fuse sa krahu, se Kaci i Zi aty e ka mendjen, te zhvase sa me shume dhe te kaloje dere me dere, i Zi ne shpirt, i zi ne surrat, madje i zi edhe ne frymen qe merre nxjerr. Kac i Zi, forca shoke te PD, votni per Kacin e Zi, se keshtu votoni per demokracine, lirine dhe hajduterine.

      1. Elton says:

        Po pse e largoi Rama atehere nga partia socialiste, sepse spo i pelqenet me menyra sesie e kundershtonte Kaci, sepse Rama e ndjen veten superior dhe te pathyeshem nga te tjeret dhe nuk pranon kritika nga vete anetaret e PS. epo kjo nuk eshte absolutisht e drejte, sepse cdo njeri eshte eshte i lire te zgjedhje se ku te shkoje apo edhe te dale i pavarur, dhe ku ai e shef se interesat politike realizohen, kurse ne syrin tuaj kjo gje shikohet si gjest i shemtuar dhe i ulet. Po pse e pranoi Rama pra koalicionin me Meten nderkohe qe jane share per kater vjet me njeri tjetrin.

      2. @Dule says:

        O Dule shko e futi i tas fasule.Kur te mbarosh fillo fut dhe barominen nga mbrapa se mbase te vin mend. Po prandaj nuk ecen ai vend sepse injorante si ty kerkojne te ulin poshte e te merren me njerez qe kane kulture dhe kane bere vite te tera shkolle.

    4. Na ishte nje here ... says:

      Kam qene ato dite ne Valias dhe keto skena i kam akoma parasysh.
      Minatoret greviste ishin nga fshatrat perreth dhe naten flinin ne shtepi.
      Demokracia shqiptare filloi keq me 2 Prillin e Shkodres dhe … Sali qenefin

    5. Socialistet e vertete says:

      po por ne kete foto eshte edhe Kaci edhe Hajdari. te gjithe e dime se aty ishet edhe berisha, edhe eduard selami, edhe majko,etj…etj… keta burra linden dhe krijuan opoziten e vertete shqiptare ne klime diktature. keta njerez jane heronjte e demokracise.
      PO RAMA KU ISHTE KETU???????????
      si mund te perzere ai sot kacin nga ps, si mund te mohoje vlerat socialisteve te vertete e te ngreje ne piedestal Koco kokdhimen??? kjo eshte te shkelesh me kembe historine dhe vleren e meritokracise dhe te perulesh lekut dhe interesit personal.

    6. Entela says:

      Rama i ka alergji socialistat e vertete dhe ata qe e kane luftuar me shpirt sistemin komunist ne ate kohe, duke e kthyer PS ne nje sekt klientelist dhe duke marre frenat ne dore si me qene vetem partia e tij. Duhet ta shofe mire Rama se kush ka luftuar per te pare nje shtet telire dhe per ti dhene komoditetin atij sot per te ndenjur ne ate karrige.

  2. halimi says:

    Ka ca njerez ne kete vend qe i kane mallkuar te gjithe te tjeret, si Kaci e shoke. Qe lane cdo aspirat e shprese ne tako dhe u hodhen nga beheshin pare. Turp per ta dhe per ne qe i kemi ala mbi krye. Duhen hequr nje ore e me pare.

    1. tironci says:

      Xibri eshte akoma minator ne shpirt, Azemi ndjese paste. Vec Kaqi ka mbet po aq, vetem se ma kostume firmato tashi. Pizeveng

      1. dritani says:

        Xibri – minator ne shpirt por qe germon per para…

    2. Manjola says:

      Kjo tregon se kush kane qene vertete iniciatoret dhe ata qe kane luftuar me shpirt per te permbysur diktaturen komuniste ne ate kohe kur njerezit vriteshin socialiste Islami qe sot nga Rama quhet tradhetar ka qne nga ata burra qe ka dale ne shesh per ta rrezuar sistemin komunist. Por Rama si nje klientelist i shemtuar qe eshte ashtu sic e ka kthyer edhe PS, nuk i do me afer keta politikane qe vertet kane dhene kontribut per vite te tera ne politiken shqiptare.

  3. sali berisha says:

    kaci ka qene edhe asht demokrat

  4. Mobgt says:

    Sa leshatare dhe lekurnxire qe paskena ken !
    “Rrac arjane” prej Havane
    Dhe sa te rrudhosme qe jan ato xhaketat e monizmit

  5. ZQK says:

    Zoti gazetar, harrove njerin: Valiasin. C’behet me Valiasin?

  6. Kadriu says:

    E pashe foton e cila sot flet shume. Sindikalistet e vertete ata qe udhehoqen greven e pergjitheshme jo vetem qe nuk kishin kohe te pozonin apo te shoqeronin Azemin e Kacin e zi por,gjendeshin neper rruget e shqiperise.
    Une jam nje minatore nga pogradeci. Kur ishim ne greve urije vetem dy drejtues na kane ardhur gjate greves Kryetari Gezim Shima dhe anetari kryesise Fatmir Merkoci. Kerkoni se ka filmime per keto take.
    Cudija ndodh se keta sindikaliste qe bridhmin me te gjithe shqiperine nuk jane gjekundi.
    Me erdhi keq kur pashe se si ne festen e sindikates nuk ishin Jo vetem keta dy drejtues teper aktiv por,as sondikalite te tjere. Ne vend te tyre fliste Sali Berisha dhe zgerdhihej Gezim Kalaja me sahan lepiresit e tij. Turp turp turp.
    Ate qe ne e ngritem me mumd e gjak. Na e vodhen batakcijt si Kalaja qe I jep dekorate ministrit Imami.
    Turp, turp turp.
    Miqesisht do ju kerkoj juve si Gazete TEMA te beni te mundur qe per hir te severtetes historike dhe te vertetes qe ju propogandoni gjekeni Kryetarin e pare te sindikaliit shqiptare Gezim Shimem dhe merrini nje interviste.
    Ky do jete nje sherbim qe ju do I benit si sindikalizmit ashtu dhe te. Vertetes.
    Faleminderit.

  7. qelbsi says:

    Ia kemi fut vetes….thelle e me thelle

  8. vezhguesi says:

    HE more Turi po ti nuk e njef Azemin . aI NE VITET 86 -87 ka kryer sherbimin ushtarek ne nje repart ushtarak ne Krume , biles si furnitor per piket e hapjes te CAHANIT …. Kur ngjitesh larte me kafshen e ngarkeses ,ne mushke , ky mbi te i hipte se prapthi duke bere seri me njerezit qe e veshtronin ashtu , ushtarin rrebel, te hipur mbi ngarkese me shpine para e me shikim mbrapa . Po perse keshtu or Azem ? – e e keshtu e kerkon situata . Mushka shikon para kurse une shof mbrapa dhe keshtu e kryejme detyren me me vigjilence .. Keshtu ky tash me, i ndjere, me trup perpara dhe mendje e ide mbarapa e filloi dhe e sosi . Kthehemi tek Kaqi i zi ISLAMI , per ti bere pyetje ,a thua vetem ky dhe tjeter si ai me shkolle e nivel dijesh nuk paska ne Shqiperi ? Po ata me qindra e qindra ne vendin tone intelektuale e me me nivel se KAQI , qe nuk e kane provuar as dhe nje dite shijen dhe kenaqesine e te qenit ne pushtet kane votuar dhe votojne per te majten perhere pa u prekur ,vrare , ne seder ? Perse mor shok i Azemit dhe i Saliut paske qene kollone e peste ne rradhet e te majtes ? Po dhe disa kaomentues nga jugu na cajne by…. duke thene se vetem verioret jane tradhetare e te pa bese more i pa bese ?…….

  9. Ku-ku oj nan says:

    Permbysje reale?

    Aaaah po, e keni fjalen per shkatarrimin total. Po mire kjo eshte e vertete dhe s’e kundershtojme dot se kushdo e sheh me syte e veta. Per kete mjafton te shkosh andej nga zonat e nenshkodres se po perjetojne me te vertete nje “permbytje reale”. Ku-ku oj nan…

  10. Emigranti_Uk says:

    Shqiperia po i afrohet Somalise dhe vendeve afrikane…. Nje arritje e PD+PS+LSI e te gjithe tradhetareve qe na udheqin. Rrobet ku ti kene

  11. myzeqari says:

    Ore pu ju e dini qe djali i Kacit rri ne ambasaden shqiptare ne France se bashku me dhendrrin e kurves Jozefin. Keshtu qe nuk do shume mend qe dhe Kaci si nje bythelepires i mire qe eshte ti bej elozhe te djathtes. Epo harram e pacit o tironsa po votuat Kac bythen.

  12. arjanita says:

    Ne ’90 dolem ne rruge per te zevendesuar KQPPSH 1
    me KQPPSH 2.
    Kjo eshte arsyeja pse vazhdojme te jemi ne rruge tashme
    per te zevendesuar KQPPSH 2 me….
    Rama ka shansin te beje histori.Ta shohim.Une besoj.

  13. Diss says:

    Kaci e kuptoi qe rruga e drejte eshte Partia Demokratike, keshtu do te bejne edhe te tjeret ?

  14. klea says:

    Kaci doli nje demokrat i vertete, ai po punon per demokraci dhe e din se ku eshte kjo demokraci e vertete.

  15. 1905 says:

    Islami ishte nje nga ato qe ishte dakort per permbysjen e sistemit, kaloi te PS dhe ne fund kaloi tek PD, ashtu sic cdokush do te bente ne keto raste.

  16. Njof Ilmiun says:

    Jam shume i zhgenjyer nga PS dhe vecanerisht nga zoti Rama te cilin para pak kohesh e konsideroja lider te denje… Kete rradhe do votoj kandidatet e pavarur sepse sme jepet mundesia te votoj Islamin

  17. alex says:

    ja perse nuk duhet duhet votuar Rama, besoj se kjo foto flet vete.

  18. Pinguini i Linux says:

    Eshte momenti qe edhe ne anetaret e PS te largohemi nga kjo parti sepse po copetohet dita dites…
    #Totalisht_i_Zhgenjyer

  19. besa says:

    Rama kerkon vetem qe te vjedhe dhe shkaterroje shqiperine dhe zoti Islami e din me se miri kete gje, ai po lufton per demokracine e veretete.

  20. Njoni says:

    Nje foto flet sa njemije fjale, por kjo foto flet sa 3000 fjale… Eshte momenti qe edhe Rama te iki ashtu sic beri Partia Komuniste qe ska mban goja ta them apo ta shkruaj

  21. ahmet says:

    doni demokracine e veretete, ja ku e kini. kjo eshte partia per demokracine e vertete dhe Kastiot Islami e din me se miri kete gje, te luftojm te cojm vendin para drejt Europes me europianet e vertete si Islami dhe partia e tij ku ai ben pjese.

  22. Tux says:

    Sec kam pershtypjen qe edhe Fiqiriu do te kaloje tek PD ndonese do te jete pak vone kur ta kuptoje kte gje

  23. Emanuela says:

    Jane ca njerez si puna e Kacit te etur per politike pse jo edhe per te zen ndonje karrike ne pushtet, prandaj edhe ky njeri leviz sa knej andej ceshte ber edhe kjo politika shqiptare nuk di se kuj ti besosh voten sot…

  24. kristina says:

    Jam nje sindikaliste e vjeter ,kam lexuar shume shkrime neper gazeta qe pushtetin e sollen sindikatat .Po ju bej thjesht nje pyetje kush ka qene kryetar i greves se pergjthshme ne ate kohe . Gjejeni neper arshiva , jam dakort qe Z Gezim Shima ka qene ne komisjonin drejtues atehere te perbere nga kater veta por president i sindikatave te pavarura kush ka qene per 6 vjet rjesht …meritat e atij personi qe sot nuk flitet…me te vertet po ishit gazetare te mire shikoni arshivat qe nga greva e pergjithshme e deri tani se do tu treggojne faktet plus ne enciklopedine boterore ka pjese nga greva e pergjithshme e sindikatave te pavarura dhe do te shihni me fakte gjera qe tu nderojne si gazete prestigjoze….

  25. shqiptari says:

    Mire te na e bejne.Le te bejne cfare te duan me gjakun e juaj.Kure sjeni ne gjendje te luani Filma dhe te dale njeri te mare perseiper rolin e Avni Rustemit.

  26. Mbreti Gent says:

    Ore, po që kam përshtypjen që Berisha u ka dhënë “detyrë të veçantë ” demokratëve për të komentuar tek GAZETA TEMA për të krijuar përshtypjen se PD do fitojë???? Më besoni që më 23 Qershor do të largohet Berisha nga pushteti e do hyjmë në BE shumë më shpejt seç e përfytyrojmë…..

  27. delfini says:

    Lexova komentet por nje nga to me dritheroi sa mu cua pambuku perpjete(te me falin e kisha fjalen per leshet),per komentuesen SUELA,qe ju befte Vangjeli e marrte nga ditet e saj qe kishte shkruar me aq pasion per Kaqin,per ate Kaqin e Zi qe nuk do gjeje dote galeri te fshihet nga uragani i 23 Qershorit…………..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje