Kryeministrit të ngjirur të Shqipërisë nuk i mungon asgjë. E megjithatë ai vuan për diçka që kundërshtarët e kanë dhe ai nuk e ka. Ai ka një zili absurde që nuk ka gurët e opozitës për të qëlluar qeverinë e tij. Ai ka një dëshirë të çmendur, surreale, që në këtë muaj të fundit para votimeve, të ishte ai kundërshtari i vetes. Oh, çfarë do t’i bënte ai kësaj qeverisje! Dhe po ta keni vënë re, ai e ka shfaqur këtë zili që shumë kohë përpara, që atëherë kur premtonte në publik: “Do t’i përmbysim!” Por ama dihet që përmbysen vetëm ata që janë më lart, dhe tërë e dijnë cila përmbysje pritet më 23 qershor. Megjithatë ai nuk rrinte dot pa e grabitur këtë frazë tipike për forcat opozitare. Në dëshirën për të rrëmbyer gjithëçka mbi këtë truall ai u merr kundërshtarëve dhe parrullat që u takojnë atyre. Merr psh. kryefjalën e fushatës. “Ne jemi ndryshimi”? Dhe kjo është fjali e volitshme për ata që ofrohen për të ndryshuar qeverisjen. Nuk mund të thuash ti, çoban i qeverisjes së këtyre tetë vjetëve, “ne jemi ndryshimi!” Ndryshim nga kush? Nga se? Nga ajo që kemi arritur deri më sot?! Tani që për nga arritjet ekonomike thua se je ndër vendet e para në botë, kërkon të ndryshosh?! E përse nuk e le këtë popull t’i gëzojë këto arritje? Përse ia bën këtë të keqe një populli të gjorë që ka vuajtur aq gjatë, – 47 vjet nën regjimin e Hoxhës dhe Alisë dhe -po të heqim të mirin Nano, – afro tetë vjet nën atë të Majkos dhe të Metës?! Pastaj, ajo shtesa “Përpara!” është fjala më e kotë në botë dhe kryeministri me sa duket nuk e ka vënë re që qysh se mbi kët glob janë parë fushatat zgjedhore, asnjë kryefjalë nuk ka thirrur “të bëjmë prapa!” ose “të vërvitemi tatëpjetë! “Berishës dhe të vetëve do t’u shkonte realisht jo “Ne jemi ndryshimi. Përpara!”, por “Ne jemi po ata. Poshtë e më poshtë!” Po me të tilla thirrje zor se të ndjek njeri. Dhe ajo dihet nuk ka njeri qw i jep këshilla Berishës.
Sali Berishën e vlerësojnë të gjithë për energjinë që harxhon rrugëve të vendit, duke i multiinaguruar e më së shumti duke folur për gjatësitë dhe cilësitë e asfaltit të tyre. Kështu do mbahet mend ai, rrugëve! Do mbahet mend duke folur e duke tundur gishtat përballë të njëjtëve njerëz që i vijnë pas, duke sharë palën e kundërshtarëve që është pala më e urtë në botë dhe që synon t’ia marrë pushtetin me vota, me armët më të urryera të Berishës.
A vallë mendon njeri se Berisha është në ëndërr kur radhit sukseset e tij? Ka njeri të mendojë se ai flet përçart kur gjëndjen katastrofike të jetës së shqiptarëve e krahason, jo me Ruandën, por me vendet më të ndritura të Europës? Si mund të mendohet që ai beson se po e besojnë kur thotë se do u sjellë Amerikën pa viza? Mendon njeri se ai nuk e di që asnjeri nga të papunët nuk mashtrohet kur ai thotë se do të hapë vende pune jo vetëm për të papunët LZhKistë, demokristianë dhe republikanë, jo vetëm për tërë të papunët e vendit, por do të importojë edhe argatë nga Europa? Fjala e tij nuk ka zjarrin e dikurshëm. Asnjeriu nuk I ndrisin sytë kur dëgjon fjalën e tij. Njerëzit kanë porosi të brohorasin, atë ia kanë borxh e atë bëjnë përpara syve të tij, pa asnjë interes mbi atë që u thotë.
Po çfarë të thotë, i ziu burrë në fjalimet e tij? Çfarë? Ai nuk është aq naiv sa të marrë listat e premtimeve të bëra para katër dhe tetë vjetëve, t’i lexojë një e nga një e të japë llogari.
Ja, këtu ai do të deshte të ishte kundërshtar i vetes. E do t’i vërvitej për korrupsionin që po i merr frymën vendit, për ministrat që kreu i tyre i le të vjedhin por nuk lejon që ata të ndëshkohen. Pa do t’u turrej shpërthimeve gati atomike, me barut, historirave me vrasje para zyrës kryeministrore… Eh, cfarë do t’i bënte ai një qeverie që hiqet si e të vuajturve nga diktatura, një qeverie që i urren ata. Nuk I duron kur ata i kërkojnë të mbajë fjalën e që nuk u ka dhënë veç një të tetën e shpagimeve që u premtoi! Eh ç’kuje do të ngrinte ai me numrin e frikshëm të shpresëprerëve që varën, helmuan dhe vranë veten në këta tetë vjet. Eh, çfarë hobesh do t’i lëshonte ai kryeministrit që dikton zgjedhje presidentësh e kryeprokurorësh dhe armiqësohet me ta që që javën e dytë që ata kanë filluar nga funksionet.
O Perëndi, sa shumë gurë do të kish për llastiqet e tij! Me tërë këta gurë dhe argumenta ai vërtet do ta përmbyste atë qeveri të poshtër shkatërrimtare e do të vinte vinte vetë në fuqi. E ashtu vërtet do të ishte ndryshimi. E ashtu vërtet do premtonte ecje përpara. Por nuk e bën dot. Se qeveria është ai vetë. E këtu sytë i hapen mbi një realitet të trishtë.
Dhe, vesh antiplumbin, merr mbi kurriz foltoren dhe u qepet rrugëve. Flet për gropat e atyre të qyteteve dhe i këndon asfaltit të fshatrave. E nuk e ka mendjen hiç tek ato që reciton. Arsimtarët e Shqipërisë I kanë sjellë nxënësit përpara këtij njeriu që ngre foltoren mu në mes të asfaltit. Ata nuk i urdhërojnë fëmijët ta dëgjojnë folësin. Porosia është të mos rreshtin së brohorituri. Fjalimi njihet, është po ai që ka mbajtur në atë rrugën e asfaltuar të fshatit tjetër. Është ai fjalim që e japin me përsëritje mbi njëzet e ca kanale tv që i binden Berishës e që përzjejnë të njëjtën çorbë rrogarrugaKomBllokmeNatoTriligjeintegRama. Berisha bërtet dhe nxënësit bërtasin, secili në punën e vet: Fitore, Fitore!
E oratori i lodhur mendon: kaq e pamundur qenka në këtë botë të jesh edhe në qeveri dhe në opozitë?! Kaq e pamundur qenka edhe të përmbysesh edhe të qëndrosh përsëri sipër të gjithëve?!
po saliu nje delirant i cmendur ka mbetur qe ska per te ndryshuar kurre..e vetmja menyre te shpetojme eshte te votojme kunder tij ne 23 qershor!
Sepse ndryshimi eshte e vetmja rruge per te dale nga kjo situate e vazhdueshme krize. Sali Berisha di vetem te prodhoje kriza ndaj pa ikur ai nuk mund te kete asnje dite te bardhe per njerezit e ketij vendi!
M’pelqeu ky shkrim. I ka rene kokes filozofise idiote te Kryeministrit qe nuk di me se cfare te pellase para njerezve. Cdo njeri ne vendin e tij do ulte koken, po Saliu mendon se ka zbulu nonje stil, e vazhdo me te njejtin avaz. Ama nuk e fshef dot se i ka ardh fundi.
Shqiperia e vertete, e njerezve punetore qe kane derdhur djerse e gjak per te krijuar nje vend te denje per ta e femijet e tyre, pavaresisht se ku kane qene, do te dale vetem pas 23 qershorit dhe pas lamtumires se fundit te Saliut. Edhe pak jave, fiks 5 dhe do fillojme te ngreme perseri koken me krenari.
Kesaj i thone te argumentosh logjikisht dicka qe eshte jashte cdo lloj logjike njerezore, si Sali Berisha. Cdo burre tjeter pa qene nevoja te ishte politikan do kishte pranuar humbjen me kohe. Edhe pse do ishte larguar me turp. Po Saliu me sa duket do te largohet si mallkim i popullit te vet. Dhe do ja bejme qejfin kete here ?
Sali Berisha eshte ne delir total, sic ka qene edhe here te tjera. Nuk arrin as te shikoje dhe as te kuptoje ate qe ndodh rreth e rrotull. Plus eshte i rrethuar nga “perkujdesja e afert psiqike” e femijeve te tij qe e kane kthyer ne eunuk te deshirave te tyre. Nuk e kupton se ka ardhur fundi i tij dhe i pushtetit te tij. Po 23 qershori nuk eshte larg. Dhe ka per ta kuptuar atehere, kur tia thone njezeri te gjithe shqiptaret.
Po ta mendosh nuk ka ca na duhet ndryshimi me saliun qe do na liberalizoj dhe vizat me SHBA ca na duhet ndryshimi, me mir te zhdukemi te gjithe nga shqiperia e te lem saliun me giten e me xenin ta shtrydhin tamam kete vend se deri tani edhe guret kane lene pa i shtrydhur e pa i vjedhur.
Po ca mund te beje me ky sali, nqs do te kishte per te bere dicka pozitive do ta kishte bere, nqs do kishte ne plan te bente nje gje sado te vogel per shqipetaret kishte kohe 8 vjet ta bente por nuk eshte ky qellimi i tij, saliu ka punuar vetem per familjen e tij dhe per te vazhdon e punon i gjith rrethi i tij punon per interesa personale dhe keshtu do te vazhdojn, rrugen e shtron se beri tegun, unazen se ka komplekset e vilave.Ky eshte saliu dhe jo se eshte i zgjedhur nga populli po ka 8 vjet qe e vjedh popullin, sduhet ta lejojm me te beje te njejtat gjera.
se kuptoj domehtene sesi durojme 22 vjet nje njeri..duhet ndryshim…
KM shqiptar i mungon deshira per te punuar per qytetaret dhe civilizimi me bazik. Ky njeri simbolizon sot prapambetjen e ketij vendi. Ndaj ne 23 qershor shqiptaret do ta lene mbrapa ate dhe kliken e vet te injoranteve.
HA HA HA HA HA
“E oratori i lodhur mendon: kaq e pamundur qenka në këtë botë të jesh edhe në qeveri dhe në opozitë?! Kaq e pamundur qenka edhe të përmbysesh edhe të qëndrosh përsëri sipër të gjithëve”?!
—nuk e di ne se kjo kafshe duhet te largohet apo te rri ne pushtet , sepse ne opozite ky eshte me i frikshem dhe i ka bere me shume dem vendit
Ajo qe ka ngelur nga figura e dikurshme e Sali Berishes(jo se e ka pasur ndonje here te mire) eshte imazhi i nje plaku te marrosur,qe te ngjason me Don Kishotin ne luften e tij te kote kunder iluzioneve qe i shfaqen para.kshu eshte dhe berisha,nje luftetar i vetvetes,qe gjithe te keqen ua hedh te tjereve per tu shfaqur si heroi i pjeses kur faktikisht eshte vete perfaqesimi i gjithe te keqes.Shkrimi i mrekullueshem
i papare ky zotria edhe pse nuk e njof kush eshte..marrte nga ditet e sales ishalla!!!!
Bravo te qofte Pellumb i ke bere nje analize shume te mire ketij sali hajdutit. Me kete pershkrim i ke dhene zemer shqipetareve per te votuar Rilindjen.
KONKLUZION:saliu deri ne 23 qershor do kete grafik ne ritje te alogjizmave te tij,pas kesaj date i vini prapa mjekun psiqiatrik.
Nuk na the gje kete radhe o Pellumb i kuq,try again.
te gjitha i tha pellumbi or bencikako.pellumbi nuk ka qene kurre i kuq!!ne kohen e monizmit pjeset e tija ishin me te kendeshmet gjithe piper.per salen mire thote,çIRRET SI GOMAR NE TE GJITHA TV SHQIPTARE.njeriu kryeminister eshte diçka tjeter,e jo TI GERRICESH KOQET FUKARAIT NE TE GJITHA ORET E DITES.ESHTE THJESHT NJE KOPJE E KEQE E ENVERIT………
Me 23 Qershore pritet permbysja e madhe e kesaj qeveri te korruptuar, pritet me entuziazem permbysja e pushtetit diktatorial qe Berisha ka ngritur.
Me 23 Qershor shqiptaret do te permbysin pushtetin e Brishes, pushtetin e krimit, e aferave korruptive, pushtetin e deshtimi, e vjedhjeve, pushtetin e degraduar si mos me keq
Ne jemi ndryshimi!PerPara.
Kryeministri ka qe me 21 janar,qe nuk ndryshon jelekun !
Me antiplumb ben dhe seks,seks gojor per te share opoziten.
Mendimin dhe pikpamjen ma keni kapur!
Klasi vjen ere militanti,edhe sikur t’ju ‘keshilloja’ qe te punonit me shume,prap s’do ja dilnit.
Klasin o e ke o se ke.
Sali Berisha i harxhoi edhe energjite e fundit duke u endur rrugeve te shqiperis me gershere ne dore…ka perenduar tashme koha e tij. Rilindje
Keto jane ndryshimi i vetvetes, sipas ketij ndryshimi, i bie se keta deri me tani kane qene deshtimi, e tani duan te jene ndryshimi…Nuk jane te qarte as me veten…
Perpara thote Saliu, nuk ka me para populli more hajdut, se e zhvatet kete milet..e boshatiset arken e shteti per te mbushur arkat tuaj personale. Erdhi dita qete ikni kryeulur nga pushteti.
Saliu eshte enderrimtari i pushtetit te perjetshem..enderrimtari i karriges se Kryeministrit, ky njeri shikon endrra me sy hapur.
“Fjala e tij nuk ka zjarrin e dikurshëm.” Edhe zjarri na duhet tani ne qershor te ’13s se nuk ishte i mjaftueshem zjarri i viteve 90!
Para, partizaaaaaaaaaaaaaaaane!
Ky njeri flet mese percart, populli vuan per buken e gojes,ndersa ai si per ironi u thiote shqiptareve se ne jemi vendi i dyte ne bote per nga rritja ekonomike, po a eshte ne vete ky sharlatan apo jo.
Shqiptaret nuk sigurojne dot kafshaten e bukes, nuk mbijetojne dot nga kjo krize e tmerrshme qe ka prekur vendin, ai ende vazhdon te thote se eshte sukses i madh i qeveris se tij qe ky vend nuk eshte prekur nga kriza.
Ai vazhdon te genjeje veten per zhvillimin ekonomik ne shqiperi, per te ardhurat e shqiptareve,,,,me siguri i ngaterron qytetaret e thjeshte te ketij vendi me ministrat e tij, qte cilet kane vjedhur sa ane mundur ne kete vend dhe normal kane mireqenie ekonomike ne shtepit e tyre.
KOMUNISTET SI KULLA E TE TJERE I BEN ZAP VEC SALA.
KENI PER TA MBYLLUR SKEPIN SHUME SHPEJT
Saliu eshte gjithshkaja e asgjeje te bardhe,eshte faqja me e zeze e politikanve e qeverisjeve te erresires,armiku i çeshtjes se demokracise,kulishi i Ramiz Alias qe te ha pas shpine,sikurse étrit e tij qe e ngriten ne pushtetet me te larta
Me pelqen shkrimi juaj ,zoti Pellumb Kulla.Te gjitha ato qe shkruani jane te verteta,por kur thua i miri NANO,ketu me duket se e ke gabim.Nano tashme eshte nje karte e djegur qe vete zhvillimi i ngjarjeve e ka hedhur ne koshin e plehrave.Kur mori fuqine ne dore ne vitin 1997″i miri” Nano duhet te kishte menduar mire se kush i beri te gjitha shkaterrimet dhe djegiet ne vitet 1991-92 dhe 1997-98,dhe te kishte nxjerre perpara drejtesise te gjithe shkaktaret dhe keqeberesit,por ai u tregua shume i mefshte dhe i la te lire kriminelin Berisha dhe bandat e tij qe shkaterruan dhe vrane pa kyersyer asnjeri.Pervec kesaj,tani po del gjithnje e me qarte se i “miri” Nano ka zhvilluar bisedime te fshehta me Berishen,duke e ndihmuar kriminelin Berisha qe te qendroje sa me gjate ne fuqi, qe kur te behet zgjedhja e presidentit tjeter ,ai me ndihmen e Berishes te zere kete post kaq te deshirueshem.Edhe kjo nuk e nderon “te mirin” Nano,po ia cjerr masken si njeri i shitur,qe po punon vazhdimisht per percarjen e partise se tij qe e ngriti dhe e mveshi me pushtet dhe tanime intriga e premtime boshe po i largon vazhdimisht njerin pas tjetrit anetaret e vjeter te saj.Keto kisha per te thene zoti Kulla,me kane pelqyer shume shkrimet tuaja humoristike”A doni me per Belulin”,”Martesa e Malos”etjera.Ato do te mbeten vepra te paharrueshme per shqiptaret dhe do te futen ne analet e humorit me te mire shqiptar,i cili sot per t’i bere njerezit per te qeshur ka futur ne te fjalet me banale,qe na vjen te mbyllin televorin kur i shohim.
nje komunist i maskuar ne masken e partis demokratike(qe i ka rrezuar te gjitha vlerat demokratike) te cilin une nuk e kuptoj pse duhet ta kishim dhe 4 vjet ne pushtet!por eshte faji jon, nuk duhet ta perserisim me je kete here te pakten
Jete te gjate o i madhi Pellum Kulla, si gjithnje realist e i sakte ne vlersimin e njerezve. Suksese e tu prifte e mbara kudoqofsh.
nje hajdut komunist i fshehur nen masken e nje gjoja kryedemokrati!!!
duhet qe ti vij turp
duhet qe ta ndryshojme kete gje, duhet te vendosim sic duhet dhe sidomos kete rradhe, nuk duhet te bejme pazar me voten sepse neser do na marri edhe gjen me te shtrenjte qe kemi:lirine
me 23 Qershor do ta mbajne ne dore,
do ta hedhin ne kuti, do zhdukin nje ogurzi
malokun e Malesise, tersin e Shqiperise
do ta mari nje psikopat qe Shqiperine do ta bej zap
ta perparoj e lullezoje
vite me radhe do shkojne
Shqiptaret vete do ta shikjone
prape si Majmune do jetojne
per Xhungel kam shume mall
Shqiperi je vend i ralle !
Fillimisht kam nje verejtje miqsore per nje komentues ndoshta i paguar qe ben komente shabllone tejet mediokre dhe ne vend qe ti bejne tifozllik Edi Rames ngjallin me shume neveri se sa simpati.
Ky fenomen ka rreth dy jave qe eshte bere i merzitshem dhe po largon komentuesit reale te gazetes se nderuar Tema.
Edhe te ky artikulli i zotit Kulla jene 17 komente duke filluar:
nga “titit 19 Maj, 2013 në 5:02 pm ”
deri te komenti “arbenita 19 Maj, 2013 në 5:19 pm” jane 17 komente cdo nje minute qe tregon se keto komente jane “parafabrikate” dhe duken te shemtura.
Eshte e vertete qe Berisha eshte kryeqelbesire por me keto lloj komentesh ju vetem sa i beni fresk.
Nje verejtje te tille ju ka bere dhe komentuesi i njohur “anticensure”
Ju lutem nderroni kete stil se me teper po i prishni pune gazetes Tema se sa po “demaskoni” Sali QENIN.
faleminderit per mirekuptimin.
I bashkohem verejtjes tuaj,edhe une ua kam vene ne dukje(atyre) jave me pare,por mesa duket ata jo vetem qe po i bejne fresk Berishes,por po i bejne Refresh edhe ‘axhitacionit e propagandes’qe kishim filluar ta harronim.
Ah more Pellumb, kur intelektual si puna jote flasin ne te tille menyre ky qelbesire duhet te kishte marr fund me kohe , ashtu si gjith shoket e tij ne kohen e diktatures
eshte turp per ne e gjithe kjo
ne 23 qeahor do e marri pergjigjen psikopati 800 vjecar qe spo na le te bejme perpara sepse mendon vetem perPara!
slogani duhet te ishte: ne jemi xham fare,rrofte Pandryshimi!
…nje pershkrim i sakte, i te semurit pa shprese per sherim, Sali vrasesit…
Berisha eshte komunisti i fundit qe shqiptaret do te rrezojn nga pushteti me vote te lire me 23 Qershori…per ti thene atij se eshte thjeshte i deshtuar dhe nuk ka nryshim me te. RILINDJE
Berisha eshte frikacaku qe del perpara qytetareve te tij me antiplumb dhe me 10 snajpera verdall.
Duke uruar me gjithe zemer qe ndonje ish ambasador do e lexoje dhe kete koment te thjeshte,,,,,,,,,,, komedian! nuk ka bir kurve, opo burre kurve, qe ti mbushe mendjen ketij populli se ky kryeminister i ngjirur nuk eshte pak fajtore dhe per riciklimin e ish sigurimsave ne trupin diplomatik si titullare !!!! po mor komedian vertete, se jemi mire perse duhet te ndryshojme??? Rilindje….Më 1992 emërohet Sekretar për Kulturën dhe Shtypin në Ambasadën e Shqipërisë në Bon, Gjermani dhe një vit më pas Ambasador në Misionin Shqiptar pranë OKB, në Nju Jork (1993-1997)….TE DASHUR KOMENTUES dini gje se per ke behet fjale??????
Është artikullshkruesi, i cili, po qe se do ishte akoma atje ku ishte do vazhdonte ti lëpinte prapanicën Saliut. Më vjen pështirë nga këta antisalistë të cilët i ka larguar me shkelma Saliu nga çdo funksion.
Popullit te shkrete para shume vitesh i qante shpirti per “birin e tij”, per ate mendjendritur qe ngriti lart zanin e shqipes dhe e nxorri popullin ne drite. Aq shume e donin sa qe nuk ngeli poet, shkrimtar apo kengetar qe mos t’i thurrte vargje e lavdi punes dhe vepres se tij.
Edhe pse po mbushen gati 30 vjet nga vdekja e tij, simpatizanteve te dikurshem te verber te diktatorit nuk u eshte larguar nga mendja dhe vazhdojne te besojne me verberine e tyre per nevojshmerine e nje “prijesi”, per domosdoshmerine e nje “idhulli” qe do te duhej patjeter t’i udheheqe edhe sikur t’i terheqe ata pas hunde, se per ndryshe nuk mund te benin perpara ne jete.
Kjo lloj dashurie e dikurshme per ate strateg largpames, per ate “yll te ndritur” qe e beri Shqiperine “fanar ndricues ne Evrope” per keta debila te lindur (epitet nderi ky se ka dhe me keq) eshte kthyer ne nje dashuri te ngjashme per pasardhesin dhe perkrahesin me te flakte te ideologjise dhe vepres se tij.
Ju do pyesni se a ka ndryshim mes ketyre dy lloj dashurish qe percjellin keta kaqola per “idhujt” e tyre, pa qenesine e te cileve kjo kopé amorfe nuk mund ta parafytyroje dot as jeten?
Mendoj se midis ketyre lloj “dashurish” ka nje ndryshim domethenes qe kujtdo mund t’i kete shkuar ndermend.
Nqs. per diktatorin dashuria ishte e sinqerte dhe e zjarrte per aresye te peshes se fjales, per shkak te punes kolosale (papunesia 0%), per shkak te ndertimit te veprave gjigante industriale (uzinat, kombinatet, tecet, hidrocentralet etj.), per shkak te zgjuarsise dhe mprehtesise se tij (veprat e shumta letrare), kurse “dashuria” per kaotikun eshte sa per sy e faqe dhe e ka bazen vetem ke interesi perpará dhe aspak ke vlerat individuale.
Prandaj dhe nuk kemi degjuar deri me sot asnje nga artistet e njohur te letersise dhe muzikes qe te kete shkrojtur as edhe nje varg te vetem per t’i thurrur lavdi punes se ketij njeriu qe mbeti rrugeve me gersheren e dhise ne dore per te prere shirritet e inagurimit te rrugeve qe sot i asfalton dhe neser permbyten nga shembjet dhe rreshqitjet e dherave.
Perse ndryshim kur per vete eshte si mos me mire? Ne vend numro do t’i interesonte atij dhe atyre qe ka nga pas
Lexoja shkrimin e te madhit Kulla dhe po imagjinoja Berishen ne cjerrjet e tija me koken te anuar majtas me doren poshte e lart me gojen plot gelbaze dhe tonet e nje triumfatori duke tundur sheshet me at cfare i kane bere ketij populli po te kishin vepruar si ai.
jo po nuk mund te gjindet njeri dhe as ka per tu gjetur kurre nje monster e tille qe eshte i zhytur fund e maje ne mut dhe te te thote shihe kostumin tend se si je bere pis.
Ai do largohet nga skena politike shqiptare si njeriu me i lig i te gjitha koherave megjithese kishte mundesi te largohej me kohe dhe te mbetej ne kujtesen e te gjithe shqiptareve.
ja cfare do te thote etja e madhe per pushtet dhe fame.
Famen e bejne njerezit e thjeshte dhe te perkushtuar dhe jo ata qe perpiqen ta bejne me zor.
Kam pershtypjen se zoti Kulla po ben “agjitacjon e propogande” kunder demonkracise se doc evilit Berish ne Shqiperi.
Kjo nxirje e realitetit qe po ben Pllum Kulla bie ne kundershtim me komitetin amerikan te helsinkut qe nenvizonte se Progresi ne shqiperi vazhdon por eshte ngadalsuar paksa..nje cike fare.
Por keto kritika te Pllumit prape se prape nuk e kalojne “vijen” e kuqe sepse e dine te gjithe se ky zotni ka qene ne vend te PELLUMBAVE si ambassador ne OKB duke mos ditur asnje fjale anglisht dhe as qe kish punuar ndonje dite ne dipllomaci.
I vetmi kontribut i tij ishte se se bashku me hienat e tjera si Blendi Fuckziu dhe Fari Balliu ishin ata qe shane me teper Enver hoxhen qe me thene te drejten kishte qene nje e keqe e nevojeshme dhe e domosdoshme duke pare gjithe tradheti,vrasje dhe poshteirme kombatare qe kane ndodhur deri tani
Nqs do analizojme mobsterin Berishe qe nga ardhja e tij ne pushtet me grushtin e shtetit te 2 prillit 1991 me “bajonetat” e udb jugosllave dhe te ndihmuar nga disa togere tropojano-amerikane duhet te themi dhe ca verteta te hidhura.
Skandali me i madh ne historine boterore te dipllomacise do mbetet marrja pjese e dipllomatit amerikan rajerson ne votimet e 1991-1992 me banden e tropojes berisha-hajdari dhe elez biberaj prapa kuintave.
Skandali i dyte ishte deponimi i berishes ne ambasaden amerikane per ngjarjet e 14 shtatorit 1998 qe nuk ka liber dhe kod drejtesie qe ta spjegoje.
Edhe dreka e gabuar e arvizuse e dy ore para masakres se 21 janarit 2011 pasi te deklasifikohen dokumentet pas 50 vjetesh shqiptaret do mesojne se per here te pare ne historine dipllomatike amerikane nje ambassador rrjeshtohet ne anen e vrasesve.
Ka dhe shume fakte te tjera qe vertetojne se berisha u “fekondua” ne laboratoret e dipllomacive perendimore qe dihet qe jane te lidhura dhe me sherbimet inteligjente.
Berishen e prune dipllomatet e huaj ne pushtet dhe vetem ato kane fuqine ta heqin.
Nga nderhyrjet e gabuara dipllomatike keto 20 vjet i bie qe amerika dhe europa jo vetem qe jane fajtore per berishen por dhe duhet te demshperblejne shqiptaret per krimet e tij ne shkaterrimin perfundimtar te shtetit dhe kombit
Sepse dhe serbia me greqine po te na kishin pushtuar nuk do te na demtonin dhe perdhosur kaq shume.
Nuk kane vlere as “clirimi” i kosoves as futja ne nato,as liberalizimi i vizave kur shqiperia eshte kthyer nje vilajet islamik i kohes se osmanllinjeve qe bashke me kosoven varen nga portat e larta te washingtonit , brukselit.
Ngritja e nje xhamie madheshtore islamike ne mes te tiranes,ardhja e dyshimte e muxhahidineve ,deklarata e k/m se kemi gjak turku dhe se fundi 11 hoxhallaret e ballkanit qe u luten per fitoren e berishes tregon se jemi kthyer pjese e ish perandorise osmane.
Nje komb i ndare ne dy pseudo shtete pa, ushtri,pa dipllomaci,pa ekonomi dhe pa pa dinjitet
Gjysma tjeter e kombit eshte shperndare nga poli verit ne te jugut qe perbejne mbi nje miljon emigrante qe po e mbajne ate vend akoam gjalle.
Me keto incidente dipllomatike te ketij lloji ne shqiptaret po lemerisim boten jo vetem brenda shqiperise por dhe jashte.
Zoti e shpetofte shqiperine se po te jete per dipllomacine perendimore shqiptaret e pane ne 1996,1997,1998,2008,2009,2011 dhe tani do te shikojne vaterlone e 2013..
Ndoshta jemi nje popull qe e meritonim diktaturen biles me cfare po na shohin syte ate diktatorin duhet ta kritikojme si zemermire kur shohim gjithe keto reaksinare,naziskine,te perndjekur politik me shkolle te larte duke perfshire dhe pellumb kullen ,neritan ceken,berishen,uran butka,bledi fejziu,artan hoxha apo eduart selamin qe edhe ne 1990 mbronte dipllomen me teme “Mendimi estetik i shokut Enver” dhe akoma ka shqipfoles qe besojne te keto kameleone..
Ketij brezi shoqeror fatkeqsisht i perket dhe pellumbi jone dhe do jete ne nderin e tij para se te shkruaj duhet gjithmone ti kerkoje falje shqiptareve si nje ish i perkedhelur i enver hoxhes dhe i sali fuckberishes pamvaresisht se i perkiste te “persekutuarve”
Z. Kulla! Ju falenderoj per shkrimin tuaj. Nje shkrim me teme qe deri tani as nje gazetar apo analist nuk ka mundur ta preke, dhe mandej as u ka shkuar nder mend. Eshte pikerisht sic thoni Ju!
Ajo qe une kam pas deshiruar gjate ketyre viteve, ne menyre te vecante mbas ngjarjes se Gerdecit (15 Mars, 2008), ka qene qe ne opozite te ishte Sali Berrisha per te pare se cfare do te bente ky ne kete rast, cfare do te bente ky ndaj shitjes se pasurive te Shqiperise, ndaj vjedhjeve, plackitjeve, vrasjeve, korrupsionit. Do ta hidhte qeverine ne ere (sic e hodhi me 1997 apo ne shtator 1998), dhe opozita nuk do te gjente vend ku te futej! Por ai (Sali Berisha) e di forcen e tij duke qene ne qeveri, dhe di edhe forcen e opozites duke qene ne opozite. Spiunet, kjo i ka mbetur qe nga koha e tij, ne radhet e opozites nuk kane te mbaruar (se nuk jane vetem keta te tre, te koheve te fundit, ka dhe shume te tjere te rekrutuar njelloj sic i rekrutonte Sigurimi i Shtetit i rekruton edhe ky) qe punojne per te dhe e mbajne te informuar per gjithcka qe ndodhe ne “kampin e armikut”!
Eshte e vertete se ai nuk e ka zjarrin e dikurshëm, por kjo nuk i intereson atij, atij i duhen numrat dhe numrat i ka: me flete votimi te fallsifikuara, me kosovaret, me terror, me blerje, me demagogji, etj.
Z. Kulla! A e dini se ende ka njerez ngasherehen, qajne (burra dhe gra, te rinj dhe te reja, dhe ka ende njerez qe jane te gatshem te vdesin per te. Perse! Sepse i ka magjepsur, i ka verbuar me demagogjine e tij te perjetshme dhe pikerisht tek keta njerez e ka shpresen per te “fituar” (thone se ne te vertet nuk ka fituar asnjehere ne zgjedhjet qe jane bere ne Shqiperi, as ato te 22 marsit, 1992) perseri me 23 qershor, 2013. Dhe mundesia me e madhe, eshte se me keta shqiptare qe jane ketu, te fitoje perseri. Po pastaj?!
budallai nuk e di se eshte budalla ,gomari nuk e di qe eshte gomar ,edhe rasti konkret ai nuk e di qe eshte si te dy…………………….
Super shkrim. Te lumte Z. Kulla
Eshte per t’u habitur dhe per te ardhur keq qe Gazeta Tema akoma mendon se fiton kredibilitet duke botuar shkrime te njerezve te diskredituar si Pellumb Kulla. Botimi here pas here i autoreve te tille ve shume ne dyshim edhe ate respekt dhe besim qe Gazeta Tema duket se ka ne nje grup te caktuar njerezish. Misioni i Gazetes turbullohet e behet pis nga publikimi i “fytyrave” te tilla te pista nga ana politike dhe sociale. Edhe vete fytyra e Mero Bazes ne keto raste, domosdo nxihet nga bloza e miqve te cileve u ben nder te madh duke i nxjere ne gazete. Padyshim qe Sali Berisha eshte dhe do te jete monstra politike me negative shiptare, qe i kalon kufijte e urrejtjes historike. Te luftosh qe te hiqet kjo e pegere nga polita jone eshte dhe duhet te jete detyre dhe perkushtim i cdo shqiptari te ndershem. Nuk ka dyshim per kete. Por te luftosh Sali Berishen me hipokrizine standarte dhe falsitetin ulerites te Pellumb Kulles, eshte e padrejte dhe ofenduese per lexuesin. Eshte nje zhgenjim total per vertetesine dhe sinqeritetin e Gazetes Tema dhe shtypit demokratik ne pergjithesi. Demokracine e bejne bindese per ne dhe duhet ta sjellin figura te pastra e te ndershme. Dhe jo t’i kunderveme plehrave te Sali Berishes nje njeri me plehra ne ndergjegje dhe jashte saj. Ne ka njeri qe do vdiste te ishte ne opozite me vetveten eshte vete Pellumb Kulla. Do t’i turrej vetvetes per te kaluaren e nxire, per karakterin e ulet, per hipokrizine pa skrupull, per shitjen e ndergjegjes pa vrasje te saj, per shitjen e vetes tek te gjitha palet pa asnje hezitim. Ai vete ka një dëshirë të çmendur, surreale, që në këtë muaj të fundit para votimeve, të dale sa me shume ne publik si triumfatori kryesor i armikut te tij personal me te madh, atij qe dikur i sherbeu me devotshmeri dhe krenari. Njerez te tille si Z. Kulla jane per tu admiruar per kembenguljen e cmendur qe kane per te perfituar sadopak ne cdo kohe dhe cdo situate pa care koken per cmimin moral qe paguajne. Jane gati ta nxjerrin fytyren e njollosur ne cdo kohe dhe cdo media me nje patollogji skizofrenike qe nuk ia ndalon asnje moral.
Dikur spiun i deges se puneve te brendshme ne qytetin e Fierit, me vone brohorites i zjarrte i Sali Berishes, kandidat per deputet i PD ne Fier, por qe nuk fitoi. Me vone Sali Berisha e emeroi ambasador i qeverise se tij ne Kombet e Bashkuara. Pas 4 vjeteve ambasador i Berishes, boton nje artikull plot mllef kunder Berishes dhe Nanos per politiken a tyre antikombetare me shprese se mund ti vinte z. Kulla radha te vinte diku lart ne qeveri. Meqenese Berisha qendroi ne pushtet ndenji ne heshtje nga frika e tij. Tani qe mesa duket kali do te ngordhe po nxiton si i cmendur t’i heqe patkonjte. Kuptohet eshte nje hile tipike naive qe nuk bind asnjeri, pervec ca lexuesve naive qe s’e njohin ketu ne internet. Besoj se Gazeta Tema ka plot pena te tjera
me te ndershme per te permbushur misionin e saj. Te luftosh Berishen me penen e z. Pellumb Kulla eshte si te mbulosh m…n me shurre.
Hahahahahaaha po pse o pullumb nuk shkruan cdo dite te qeshim e te harrojme hallet.Mbetesh nje intelektual i vertet e per tu mar shembull nga te gjithe.
Ju faleminderit
DUET RESPEKTUAR KRYEMINISTRI PAS VDEKJES 3 METRA THELLE E NE VEND TE DHERIT JASHTQITJE PREJ NJERZVE (mut)ti jepet lamtumira e fundit pa me hunden do nuhase vitaminat
Berisha nuk permbyset me vota,sepse Ai votat gjithnje i ka vjedhur me te dyja duart permes hajnave e
banditeve lakej ,por duhet gjetur rruge tjeter dhe populli shqiptar duhet ta gjeje sa s’eshte vone…
pellumb mos valle berisha eshte e keqja me e vogel ? andoni
Sa ‘provokator’ qe beheni Z andon!
Apo doni te ‘ngrini’ nivelin e auditorit?!
Apo mos jeni Ju ‘Andon Ledhi’qe keni ‘Zbuluar’ komed-janin Pllumb?!
Mbaj mend nje vleresim tuajin per nje ese te z Pllumb,ku ate e vlersonit me noten 20(!)e auditorin me noten 0(zero),dhe ‘i kapur ngushte’Pllumbi ju pergjigj.
Jam shume’kurioz’;a do t’ju pergjigjet sot?!
Sa ‘provokator’ qe beheni Z andon!
Apo doni te ‘ngrini’ nivelin e auditorit?!
Apo mos jeni Ju ‘Andon Ledhi’qe keni ‘Zbuluar’ komed-janin Pllumb?!
Mbaj mend nje vleresim tuajin per nje ese te z Pllumb,ku ate e vlersonit me noten 20(!)e auditorin me noten 0(zero),dhe ‘i kapur ngushte’Pllumbi ju pergjigj.
Jam shume’kurioz’;a do t’ju pergjigjet sot?!
O Kulla,Emrin ta vune te bukur po ti pellum s’u bere kurre…Korb e vetem korb ngele,biles do te thoja zorre por hajde se korbi eshte nje cike me I zgjuar.Po vetem zi ndjell…vetem Zi.Mjere zemara jote se q’vuan….
Qfare te beje Pellumbi? Ai e di se q’vuan. Jo sikur shkruan me pene, por me qekiq? Ti gege i ke pire ilaqet sot?