Shumëkush e ka pyetur veten dhe shpesh edhe shoqërinë mbi kuptimin dhe domethënien e ngjyrës së re qe selia e Partisë Socialiste ka adaptuar tashmë prej kohësh, atë vjollcë. Secili shpreh opinionin e tij dhe kërkon të gjejë njëfarë kuptimi mbi ngjyrën, por edhe një arsye mbi domethënien e kësaj ngjyre që tashmë mbush plot pompozitet banerat, sloganet, faqet e web-ve dhe rrjetet sociale etj. Në fakt ekziston një urë lidhëse mes shpjegimit fizik dhe botëkuptimit politik, që kjo ngjyrë tashmë përfaqëson.
1. Një hyrje e shkurtër në aspektin fizik
Në kuptimin fizik lëvruar fillimisht nga Njutoni, ngjyrat që njeriu shikon nëpërmjet syve të tij, janë një rrezatim elektromagnetik pikërisht i gjatësisë së një vale brenda spektrit të dukshëm të dritës për retinën e syrit e cila fillon nga 400 nm deri 700 nm. (nanometër= 10-9). Valët janë thjesht lëkundje në hapësirë dhe kohë duke krijuar amplituda me madhësi të ndryshme. Vetia më themelore e valës është të përçojë energji por pa mbartur materie ose spostuar lëndë. Kriteri bazë i saj është frekuenca e cila mat numrin e cikleve ose rrotullimeve në njësinë e kohës.
Ngjyra violet si reflektim i spektrit të ngjyrave të dukshme, ka një gjatësi që varion nga 390-430 nm. Me këtë ngjyrë nis spektri i dukshëm i gjatësisë së valëve monokromatike për syrin e njeriut pasi kjo ngjyrë ka edhe gjatësinë më të vogël të valës por njëkohësisht, energjinë dhe frekuencën më të lartë. Ndërsa e kuqja, me të cilën mbaron edhe spektri i dukshëm, ka gjatësinë më të madhe të valës por frekuencën dhe energjinë më të vogël. Jo më kot dhe rrethi ilustrativ i ngjyrave propozuar fillimisht nga Gëtja fillon me violet dhe në fund bashkohet me të kuqen.
2. Kuptimi politik, sinkron fizik
Duke lënë mënjanë shkencën e duke kaluar në politikë, tashmë ngjyra violet e cila shndërrohet në të ashtuquajturën “mavi” (siç e kanë pagëzuar kundërshtarët politikë të opozitës), gjen një kuptim të ri në diapazonin e lartpërmendur.
Thamë që vjollca (mavia) ka gjatësinë më të vogël të valës dhe ku njëkohësisht fillon edhe spektri i dukshëm i ngjyrave, por theksuam gjithashtu se ka frekuencën dhe energjinë më të lartë. Duke qëndruar në koherencë me kuptimin fizik të ngjyrës violet, “mavia” e PS-së po dëshmon qartë që ka intensitet, energji dhe luhatje më të mëdha amplitudash në këtë fillim fushate. Këto karakteristika i përforcon edhe Forumi Rinor Euro-Socialist (FRESSH) i cili i ka dhënë një trajtë dhe botëkuptim të ri sivjet fushatës, risi kjo në historinë e fushatave elektorale në 22-vite lundrim ne pluralizmin Shqiptar.
“Autobusi mavi” paralelisht me karakteristikat fizike të ngjyrës që përfaqëson, udhëton me entuziazmin e lartë të të rinjve plus deputetëve plot besim në fitore, përshkon me një axhendë fikse kohore kilometrat e llogaritur dhe zhvillon takime me të gjitha shtresat dhe kategoritë e njerëzve nëpër rrethet ku viziton. Pra “fizikisht” krijon numër më të madh ciklesh për kohën në dizpozicion në krahasim me kundërshtarët e tyre politik të cilët vazhdojnë metodën klasike: “Kryetari- 1 ditë- në podium përpara rrugës- në qytetin/komunën që lidh rrethin.”
Dimensionalisht me gjatësinë e valës “mavi”, kryetari i opozitës po përshkon gjatësi të shkurtra kilometrike në pikat kryesore strtategjike të rretheve, por njëkohësisht e bën më të dukshme praninë e tij me përqendrimin e theksuar të medias dhe intensifikimit në përdorimin e rrjeteve sociale bashkëkohore. Ndryshe nga kundërshtari i tij i cili inauguron kilometra të panumërta, por përshkon ngadalësisht më pak për të arritur e dëgjuar zërin e qytetarëve në komunat e largëta.
“Shkurt në katror”, si në përshkrim ashtu edhe në përmbajtjen e vjollcës apo mavisë, opozita e ka filluar mjaft entuziaste fushatën, shkon dukshëm e para kudo nëpër rrethe sikurse dhe fillon spektri i dukshëm, dukë tërhequr nga pas edhe vëmendjen e mbarë medias dhe mbi të gjitha, rend më shpejt se “e kaltra” duke përshkruar më tepër cikle në kohën e mbetur për fushatë elektorale. Nëse deri në prag të mbylljes së fushatës “mavia” vazhdon me këtë ritëm, atëherë me siguri që sikurse edhe ngjyra vjollcë nis e para në rrethin e ngjyrave të dukshme, ashtu edhe “mavia” do mbërrijë e para në të kuqen e shqiptarëve…
Lexova para pak kohe se keshilltar i ardhshem i Rames do te jete Tony Blair!
Nuk e di se ku do ta kete zyren, por nuk besoj se do te rrije dhe do te prese te jape ndonje keshille ne ndonje paradhome te zyres se Edi Rames.
Me sigurine me te madhe kjo Firme Keshillimi e Tony Blair-it do te jape keshilla nga Londra, do te perfitoje miliona sterlina ashtu sic perfitoi nga qeverite kazake dhe braziliane dhe ajo qe eshte me e rendesishmja do te na jape keshilla via e-mail per nje politike tejet neoliberale ashtu sic e zbatoi vete ne Britani ku solli dhe renien me te madhe te popullaritetit te tij.
Me erdhi keq se si u perdor ai pensionist gjirokastrit ne ate dokumentar qe u shfaq ne konventen e PS.
I shkreti, mendon se me ardhjen e Rames ne pushtet do te kete rritje te mireqenies per ate dhe per familjen e tij!
Nese Rama do te kete Tony Blair keshilltar, me sigurine me te madhe populli i thjeshte duhet te pregatitet per nje shtrengim me te madh te rripit.
Vete Blair, kur ishte ne pushtet vendosi taksa mbi sherbimin shendetsor, tarifa per shkollat e larta, vendosi nje ekonomi tejet liberale tregu, ashtu si kolegu i tij ne Gjermani, Schröder po ashtu i „majte“ si dhe laburisti Blair. Ajo politike ekonomike varferoi me tej shtresat e mesme, nepermjet uljeve indirekte te pagave ndersa jetesa per pensionistet u be edhe me e veshtire.
Berisha mund te jete kriminel, mund te jete vrases etj,etj por per pensionistet ka bere me shume se cdo qeveri qe ka qene ne pushtet dhe ndoshta edhe per ato qe do te vine.
Fakt eshte qe ai ka bere rritje pensionesh ne menyre periodike si askush tjeter.
Taksa progresive e Edi Rames eshte nje thike me dy presa qe do te varferoje shtresat e uleta dhe te mesme te popullsise duke bere ne fakt rritje rrogash duke i cuar ato ne limitet ku mund te merret taksimi maksimal dhe keshtu qe shtresat sidomos te mesme do te kene nje humbje me te madhe se tek taksimi i sheshte i Berishes.
Eshte mashtrimi me i madh ai llogarites online qe na tregohet per te llogaritur taksimin ne page te te ardhurave vjetore.
Pagat nuk do te rrine aq sa jane sot. Eshte absurde te mendohet. Rama mund te beje rritje pagash per te genjyer shtresat e gjera te popullsise me qellimin e fshehte per te rritur taksimin me menyre artificiale dhe te sofistikuar.
Shtresat do te gezohen me rritje rrogash per momentin, por indirekt do te kene me pak para ne xhep nga taksimi duke mos llogaritur ketu dhe rritjen e cmimeve qe do te behet ne menyre te logjikshme.
Kjo eshte politike neoliberale marre nga programet blairiane.
Programi nuk ka asgje sociale, pervecse varferimit te metejshem te masave.
Keto politika te ashtuquajtura „socialdemikrate“ jane zbatuar ne fillimvitet 2000 me shpresa te medha ne Britani, Gjermani etj dhe sot kemi rezultatet e saj rrenuese ne familjet e thjeshta dhe ne ekonomi.
Gershera midis shtresave te pasura dhe atyre me poshte eshte rritur si kurre ndonjehere.
14 milion sterlina perfitoi nga qeveria kazake per keshillime, 6 milione nga qeveria braziliane.
Financat e Blair kane ecur mire dhe shume mire, ndersa per financat e familjeve shqiptare jam teper skeptik me nje kryeminister si Edi Rama.
Jam kurioz c`do te thote po ai pensionist gjirokastrit pas nje viti.
sHKURT,KOMENTI ME KOT Q
Komente copy-paste te pergatitura me kujdes nga militante te berishes qe deri me tani e kane adhuruar Tony Blair-in,ndersa sot kur ai shfaqet ne krah te edi rames mblidhen nga jane e nga sjane per te thurur nje liste brockullash jo me kunder Rames po kunder Blair.Tashme superfuqia Shqiperi dilka kunder Amerikes dhe Angliseee
SHKURT,KOMENTI ME KOT DHE PA ASNJE LLOGJIK QE KAM LEXUAR NDONJEHERE NGA LEXUES DHE KOMENTUES TE TEMA-s!
Per ty Claus!!
Ke thene me siper PALLAVREN TENDE se,
“Berisha mund te jete kriminel, mund te jete vrases etj,etj por per pensionistet ka bere me shume se cdo qeveri qe ka qene ne pushtet dhe ndoshta edhe per ato qe do te vine.
Fakt eshte qe ai ka bere rritje pensionesh ne menyre periodike si askush tjeter.”
Berisha, nuk eshte me “mund”,sic prrallis ti kelysh i tij,por eshte KRIMINEL,HAJDUT I PRONES PUBLIKE DHE I VOTES SE POPULLIT!!!
AI ESHTE NJE PERCARES I MADH,aq sa nuk e kane bere as te gjithe PUSHTUESIT bashke!!!
Berisha ka SHKATERRUAR MONUMENTET E KULTURES MIJRA VJECARE,ka shkaterruar MJEDISIN,PYJET,MINIERAT,ULLISHTAT,PEMTORET,BREGDETIN etj!!!
Sa per pensionistewt,QEPE HALENE,O ZAGAR I BERISHES!!!
Jam vete pensionist,dhe pas 46 vjet pune,sot marr me pak pension se sa merrja para 8 vjetesh!!!
Berisha eshte MASHTRUES I NDYRE:
Thote se pensionet do te rriten 4%,por nuk indekson as INFLACIONIN e as rritjen e cmimeve e zhvleresimin e lekut!!!
Kur me rrit gjoja mua pensionin 4% i bie 400 leke,ndersa po ky 4% per rrogen e tij i bie qe rritet 50 mije leke!!!
Po te permbyturit e Shkodres pse i demshperbleu vetem me 3000 leke te reja per familje,kur demet kane qene me MILIONA????
PSE NUK U DENUA ASNJE PERSON PERGJEGJES,QE MENAXHOI KEQ UJIN NE BASENIN E HIDROCENTRALEVE DHE HAPOI PORTAT DUKE PERMBYTUR MIJRA HA TOLE????
Jo nje here por 4 here u permbyt Shkodra dhe askush nuk u denua,njelloj si me VRASJET E GERDECIT!!!
Mos na e kujto me emrin Sali Berisha se na vjen per te VJELLE!!!
MALLKUAR QOFTE BARKU ,QE E POLLI KETE MONSTER TE NDYRE!!!
—-Claus– nuk e di ne se jeni ju ai i komenteve te dikurshme , me nivel dhe me vlere , por ke kohe qe ke ndryshuar —Reformat e Toni Blair duken sote ne angli , kur gjithe europa ndodhet ne recesion , anglia e ndjen me pak kete krize, pastaj eshte pune dreqi me mire te paguajme PODESTEN qe ti beje freske km. apo grupit te Tony Blair qe do konsultoi qeverin per nje program zhvillimi dhe progresi afat gjate
Ja “homeri”, dikush paska shkruar se komenti im eshte copy-paste nga militante te Berishes!!!!
Nejse, po dua te replikoj me ty se ndoshta jemi nder me te “vjetrit” ne kete forum.
E ndoqa konventen e PS. Per nga larmia mediatike nuk kishte te share.
Tani nje histori te shkurter:
Kam ndjekur seancen e fundit te Bundestagut gjerman ne origjinal ne vitet kur Helmut Kohl humbi zgjedhjet. Fjalen ne fund e mori ministri i financave ne ditet e sotme Schäuble ne ate kohe kryetar grupi parlamentar CDU te Helmut Kohl-it.
Me mbeti ne mend deri ne ditet e sotme fjalia me te cilen beri hyrjen dhe goditjen e pare opozites se asaj kohe.
“Zonja dhe zoterinj deputete, e nderuar zonja kryetare dje pame konventen e partise SPD me ne krye Schröder e cila pervec pompes dhe imazhit mediatik nuk ishte asgje tjeter se nje tollombac i fryre”
Me mbeten ne koke keto fjale, se ne ate kohe cifti Blair-Schröder donin te marrnin frenat e reformimit te sistemeve ekonomike ne EU duke i liberalizuar akoma me shume.
Te dy vinin nga parti te majta.
Tani po hidhem tek Rama meqe dhe Rama ka marre nje menaxher britanik si Cambpell qe ka patur historira jo te kendshme ne lidhje me luften ne Irak dhe nje rol manipulativ te mediave dhe elektoratit britanik gjate qeverisjes se Blair.
Konventa sot ishte mbushur me premtime boshe. Degjohej vetem ulje taksash, heqje akcisash, kurim falas etj,etj.
A mund te realizohen keto premtime? Ne asnje rast.
Per taksen porgresive do te kemi kohe te flasim, por per shendetsine falas po te them tani qe eshte nje utopi.
Vete thote qe 60% te tere harxhimeve ne total i paguan shtetasi nga xhepi i tij dhe nga ana tjeter thote qe mjekesia do te jete falas. Pra kete 60% do ta subvencionoje shteti!
Eshte utopike i nderuar. Ai shtet nuk ka kellqe te mbaje nje shendetsi falas. Nese ka ne plan te beje nje copy-paste nga shteti nga vjen Cambpell atehere te them qe atje me te vertete eshte “falas” por cdo shtetas paguan taksen per mjekim ne spitale dhe qendra shendetsore.Pra aq falas nuk me rezulton.
Nese do te vendose takse atehere le ta thote tani, por jo ta vendose kur do te jete ne qeverisje. Atehere del mashtrim.
Pra ne kete pike ishte nje konvente me imazhe turbulluese per psikologjite e njerezve. Tani shqiptaret po bien viktima te tyre se jane te pamesuar me to, por shume shpejt kam frike so do ti dale boja dhe zhgenjimi ka per te qene i rende.
Je nje sofist i paguar nga klika e Berishes,per te ruajtur vendin e punes dhe kaq!!!
Asnje argument nuk jep vetem behesh njeZHURMUES pa tru!!!
Shembullin gjerman e dhe pa asnje lidhje e pa kuptim,njelloj sic ben bajraktari yt Berisha kur na krahason me Gjermanine!!!
Qeveria duhet te ballafaqohet me publikun nepermjet punes qe ka bere ne 8 vite e jo me ULURIMAT E QENVE SI TY kunder opozites!!!
Kete pune ka OPOZITA:
T’I NXJERRE BOJENQEVERISE,qe t’i mbushe mendjen popullit ta votoje!!!
Ne se ti nuk ke KELLQE ta mbrosh REGJIMIN KRIMINAL te Berishes,doemos,qe do merresh me KOQET E DASHIT:JO I RANE APO DO T’I BIEN!!!
Me opoziten,kur te vije ne pushtet,do kemi kohe te merremi edhe me ate!!!
Tani MBYLLE HALENE e merru me Berishen!!!
Edi Rames shikoji fotot e plazhit ne France dhe kenaqu ti me gjithe gruan!!
Shkurt per gjithe idiotizmat e tua: rendesi ka te bejme shtet. Ate qe shkaterroi Sali Berisha ne 1992, ne 1997 e perseri tani. Pastaj vijne gjithe te tjerat me radhe. Perfshire edhe Berishen para drejtesise per gjithe krimet e shkaterrimet e tij.
O PD-ista, ju quheni Partia Demokratike por ju zbatuat programin me ULTRA-KONSERVATOR qe ka njohur shteti shqiptar qe nga koha e Dulles.
Nepotizem agresiv – kujtoni nxjerrjen e 2 punonjesve te bashkise
Taksa e sheshte – Te pasurit u pasuruan, te varferit dhe kreditoret e mbajne me dore edhe sot.
Etj etj.
Ju jeni plera mer qafira. Na shitet dhe hapesiren detare te Greku vetem per nje grusht votash.
Na lujte mendsh re burr, duke lexuar gjithe artikullin se mos permendje diku dhe SOLDIER OF FORTUNE. Nuk le argument pa permendur, pervec atij kryesorit DEEP PURLE CLASSIC ROCK.
I takon Edi Rames te jete SOLDIER OF FORTUNE kete rradhe drejt HIGHWAY STAR.
—-si njohes i kombinimit te ngjyrave , mavija harrihet nga kombinimi i te kuqes me blu , sa me shume ngjyre blu dmth, –salist aq me mavri e erret behet , dhe sa me shume e kuqe dmth. socialist aq me vjollce e bukur behet
SHKRIM FANTASTIK NGA EDI RAMA KY LIDERI HISTORIK DHE I MAGJISHEM NE SHQIPERI QE PREMTON RILIDNJEN NE KETE VEND QE ESHTE MARROSUR DHE KATANDISUR SI MOS ME KEQ NGA SALIU NDAJ ME TE RILIDNJA ESHT EME AFER
PRUPLE ESHTE DHE DO TE JETE NGJYRA SIMBOL E RILIDNEJES NE SHQIPERI …PURPLE DO SHOQEROJE SI IMAZH FIGURATIV RILIDNJEN NE VEND PURPLE ESHTE BESIMI QE KANE SHQIPATRET NE VEND PURPLE ESHTE SHPRESA PER SHQIPATRET
PURPLE ESHTE LAJT MOTIVI QE SHQIPERIA TE RILINDJE ESHTE NGJYRA QE PO NDEZ ZEMRAT E CDO SHQIPATRI ESHTE NGJYRA QE REFLEKTON ENERGJI POZITIVE DHE SHPRESE PER TE RILIDNUR KETE VEND
—BRAVO, —-EDGN–ngjyres vjollce me tonacionet me te perkryera ne shqip e quajme -ngjyra vjollce e purpurte
Vetem rilindje populli shqiptare ka nevoje me se shumti per nje frymemarrje per me shume ide per me shume energji pozitive,per me shume vitalitet ,gjithmone e kemi ndjere veten te gatshem per te kontribuar per nje mireqeverisje por nuk kemi patur njeri qe te na nderoje me idete e tija,por yashme eshte e kemi nje ngjyre nje arome Rilindjeje me Edi Rama ?
Kjo eshte ngjyra simbol i ndryshimit te Shqiperis, eshte ngjyra e Rilindjes…ndersa mavine ja kemi lene Berishes.
Autobuzi i Rilindjes shkelqen me ngjyren e bukur te Rilindjes, me ngjyren e shpreses…Kjo eshte ngjyra ideal i fitores se thelle…RILINDJE
Ngjyra mavi e etiketuar nga kreministri dhe papagajte e tije sa herw qe dalin ne konferenca shtypi dhe ne mitingje elektorale do te jete ngjyra qe do te perballet me sfiden e cuarjes para te shqiperise ne rrugen e integrimit .
Autobusi i Rilindjes me ngjyren e shpreses do te udhetoje ne cdo cep te Shqiperise, qe cdo shqiptare i zakonshem i ketij vendi te njohe programin e Rilindjes, qe te votoje me bindje te plote per Partine Socialiste.
Le te vazhdoi praktiken e sharjeve e te shpifjeve Kryeministri ne ikje…ai eshte ziliqare qe nuk e ka kurre programine PS, ndaj hedh balte mbi gjithcka qe djemt e vajzat e Rilindjes kane ndertuar.
Kjo lloje ngjyre eshte vetem per ata qe mendojne nga mesi e posht!
Njerezit jane nevojtare per ide dhe paqe sociale,jo per ngjyra banketi.Ngjyra vjollce(se mavi tingellon me dashakeqesi)eshte ngjyre e bukur,por nuk simbolizon ringritjen/ringjalljen;ate e simbolizon e purpurta,ose e kuqja e ndezur.Tre jane ngjyrat fondamentale sipas besimit zoroastrian;e kuqja,e zeza dhe e bardha;flaka,erresira dhe drita(e qarta).Pashe Ramen qe kish dale ne foto duke u interesuar per skenen dhe dekorin;s’ka problem,atje ku ka eksperience ben mire qe i shikon gjerat me imtesi.Por nga kryetari i opozites duam fuqi bindese,duam thjeshtesi e njekohesisht mesazhe transparente.Loja me ngjyrat ne skene eshte pune prestigjiatoresh,qe me miredashje nuk po ngutem ta shpjegoj me tutje,se eshte kunderproduktiv debati.Nuk eshte ngjyra blu e PD qe eshte e demshme,perkundrazi,eshte ngjyra e jetes,por eshte berishizmi i demshem.Lexova Claus me lart,me te cilin jam dakord pergjysem,lidhur me keshilltaret si Blair&Co.Replikuesit-shares bejne mire te debatojne,se nuk ka gje te keqe kritika e Claus.Tjeter,keta keshilltare si Blair jane te shtrenjte e sa per fasade,pastaj a nuk jemi djegur nga keshilltaret si Tom Ridge e Co.?Vijne sa per te marre honoraret,nuk te thone as Falemnderit!Blair u quajt si profeti i rruges se trete,qe ne fakt rezultoi Blof,nje blof ideologjik i orkestruar nga grupi Bilderberg,beniamin i te cilit ishte Blair.Shtete si Anglia jane konkurrencialisht te superuar ne kendveshtrimin ekonomik.Nuk kane asnje krahasim me nje strukture ekonomike si ne,diametralisht i kundert.Ku qendron DOBIA e”keshilltarit”Blair ketu?Me mire Rihana,se del ndonjehere ne skene dhe ben akrobacira sensuale.Siç kam lexuar,Anglia prodhon mallra te cilesise mesatare me kosto te larte,ndryshe nga Gjermania qe prodhon mallra te cilesise se larte me kosto te larte,e Japonia te cilesise se larte me kosto te ulet;ky eshte observim jo imi,por i nje grupi ekonomistesh.Rezultati thote qe Anglia jeton mbi mundesite e saj ekonomike,kryesisht nga sektoret e sherbimit dhe maredheniet me shtetet ish-koloniale,plus faktoret spekulative ne lidhje me tregtine dhe transaksionet financiare.Te marresh nje keshilltar te asaj”bote”e ti japesh ne duar frenat e Shqiperise feudale,mendoj se do jete paradoksale dhe improduktive.Por ishalla gabohem!Tony Blair buzeqesh akoma bukur;me duket ky talent ka qene forca e tij dalluese,ne te tjerat besoj se ka dale realisht ne pension.Nuk zgjidhi ne Angli ndonje gje te qeruar;Anglia eshte ne problemet e saj atje ku ishte ne mishmashin liberalist te Thatcher.Besoj edhe Edi e di mire kete pune,por i duhen fotot dhe qokat,jo per veten e tij,po per fushate.Nuk jam dakord me Claus per imtesite e hollesirat sesi Edi do beje reformat(fjala me elegante e shkurtimeve nga puna),pasi problemi themelor tek ne s’kane qene reformat,por satrapet,e ne fakt hollesirat nuk besoj ti dije Edi,se ai nuk eshte ekonomist.Qe premton 100 eshte ne linje me fushaten,por edhe ne befte gjysmen eshte sukses.Por ne fushate mundet te joshe me thjeshtesi,jo me arrogance te komplikuar ngjyrash,dokumentaresh,etj.Fati i Edi Rames konsiston ne urrejtjen qe shumica kane ndaj satrapise se sali berishes,se ne fakt ne shqiptaret nuk kemi alternative tjeter.Ose Ramen,ose notarin nga mali i Hekurave.E kush po pyet per faturat e spitalit?Shpresojme qe me renien e berishes shumica te sherohen vetvetiu.
i nderuar miku im beso,
si gjithmone interesi per te lexuar tend ishte i madh dhe si zakonisht nuk me zhgenjeu.
Ne lumin e punes se dites se sotme (jo ne ndonje zyre shteti qe me paguan) dua te sjell impulset qe me linden pas komentit tend, nje perzierje metaforike qe me dha humor dhe impulse pozitive per diten e sotme.
Edhe une tani ne te njejten “linje pune” isha si ne programin e Edi Rames, shihja hyrje-daljet e pagesave, sigurimet shendetsore, pagesat e taksave etj,etj duke kerkuar ndonje te “care” ne murin ligjor per te bere ndonje “rreshqitje” brenda drites jeshile ose portokolli duke qene plotesisht ne te drejten e Zotit dhe me ndergjegje te paster.
Perse njeriu duhet te behet aq ngjale per pagesa taksash, kjo nuk eshte faji im, por eshte nje “beteje” per xhepa, kur njeri xhep (ai shteteror) i hedh taksat e mia ne ere dhe tjetri xhep, sic eshte i imi duhet ti administroje me ekonomizem te madh per vete detyrimet qe kam.
Ideja per sjelljen e Rihanes ishte fantastike, sic ishte “fantastike” dhe takimi Blair-Rama po ashtu ne Downing Street por jo tashme ne nr.10.
Pra edhe une pa u nisur nga ngjyrat plot shkelqim, pa u nisur nga ai doktori qe rrinte si fasade pas kurrizit te Rames ne ate konvente, as nga manovrat madiatike dhe “plot ndjenja” desha te beja nje polemike ndaj atyre qe ekzaltohen shpejt duke u shkuar adrenalina ne kufijte maksimale per te thene se “reformat” ne ekonomi tregu nuk sjellin vetem begati per te gjithe.
Eshte e pamundur.
Pergjigjet qe mora i ka pare vete.
Rama ka hapur me taksat “kutine e Pandores” qe nuk ka per tu korrigjuar kurre. Deri tani programet kane qene vetem sharje dhe shpifje, ndersa tani kemi hyre ne nje faze plot pragmatizem qe njeriu duhet te mendoje per ekonomine e tij dhe mire do te beje.
Per taksen porgresive kam rezervat e mia dhe te forta bile, per “mjekime falas” pa diskutim. Nuk dua te marr persiper tu hap syte njerzve, por te pqakten te them realitetin sic eshte.
C`do te beje me “mjekesi falas” drejtori i spitalit privat Hygiea Leonard Solis i koalicionit te Rames, me ate investim disa milionesh grek?
Do te mbahet nga pagesat e sigurimeve? Kurre, pra do te gjenden forma brenda kuadrit ligjor qe edhe keta te mbahen.
Pra do te dalin disa VKM te tilla qe do te sjellin vetem rritje te taksave dhe pagesave sekondare qe do te bihen perseri ne kurriz te njerzve te tjeshte.
Kaq sa per sot. Dhe keto nuk i shkruaj as se kam inat Ramen dhe as Saimir Tahirin, i shkruaj vetem per te thene realitetin ne sy njerzve qe e rrotullojne lekun 3 here ne dite per te blere nje kile domate me cmime si ne EU.
Londoner-City i ka ne rregull punet kur transferon, sic thua dhe ti, miliarda ne oazet e taksave, kur cmimet ne tregun britanik jane rritur pa kufij, kur nje shishe uji te kushton 2€!!! etj,etj.
Por ja qe disa nga verberia duan te me tregojne fotot e Rames kur vete i kane pare ketu 8 vjet.
Nejse banal nuk dua te behem se nuk ja vlen.
Ndersa per kete fizikantin ne fushen optike kisha nje sygjerim:
Edi Sara ka dhene nje shpjegim shkencor per ngjyrat ne spektrin tyre duke thene se ngjyra vjollce ka frekuence dhe energji te larte, por nese do te devijonte disa nanometer me poshte do te binte ne ngjyren e pakapshme per syrin e njeriut, ne ultraviolet, qe ne keto dite vere te “djeg” dhe te djeg mire ne nje kohe mjaft te shkurter, per ata qe kane nje lekure te “parrahur” nga rrezet e Diellit.
Te pershendes
@ Claus!
Ne ate qe ka deklaruar PS thuhet (nqs e kam kuptuar drejt) se sherbimi shendetesor falas do te jete per ate kategori njerezish qe jane te papune. Ata qe punojne do te paguajne.
Sherbim te ngjajshem me ate qe propozon PS ka Kanadaja. Ata qe punojne pervec taksave te zakoneshme, paguajne edhe taksen e shendetit. Ndryshe eshte ne Amerike ku paguan me pak taksa se ne Kanada, por sherbimi shendetesor eshte me pagese. Problemin une e shoh tek ritja e punesimit. Punesimi ben te mundur kryerjen e c’do lloj reforme ne shendetesi, apo perzgjedhjen e sistemit.
Sa per qendrat shendetesore private, ato mund te veprojne sic veprohet ne Kanada e Amerike: in-network and out of network.
Nje batute ne fund per ngjyrat.
Qe te ulet gjatesia e vales se purple ne UV duhet shume energji. Nga do te vije ajo, nderkohe qe partitte e tjera kane ngjyra me energji shume here me te vogel?
Edi Rama (Fizikant)
Fjalet e teperta jan fukarallek , Partia Socialiste eshte perfekte nuk ka koment per asgje negative , ska nga tja nisesh me pozitivet dhe sdihet kur mbaron , cdo gje do vertetohet me vepra mbas 23 qeshorit qe do jene ne qeverisje
Nje shkrim shume i bukur. te uroj shume suksese Edi sepse i meriton.:)
Shkrim delirant, Berisha tall menderen me ngjyra e autobuse dhe ju Ed-at beheni pjese e lojes se tij. Kemi nje pushtet te inkriminuar qe ka VRARE per te vjedhur dhe gjithçka dini te artikuloni eshte frekuenca e ngjyres??? Ketu diçka nuk funksionon, ose jeni te paafte ose jeni te kapur, sido qe te jete nuk jane lajme te mira. Une qe (besoj se nuk jam vetem) ndjehem i dhunuar nga pushteti qe taksat e mia i dergon te Podesta, qe me faturen time te cilen e paguaj rregullisht te CEZ pret te nxjerre 3 deputete ne Kukes, qe me taksat e makines time do te nxjerre 3500 vota ne Tirane nga ata qe taksat e makines kane ngjitese flamuj partish, dhe gjithcka dini te me thoni eshte qe ngjyra e rilindjes eshte me energjike se e kaltra? Nje opozite qe ka vend per kapitalistin Koço nuk paska vend per zerin tim? Ne jemi ne toke te “xanun” ju delironi mbi ngjyrat duke masturbuar njeri-tjetrin. Dalshi faqebardhe!
Dy komente te shkurtra:
E para, shkrimi eshte per ngjyren e zgjedhur nga Rama, qe megjithese shumekujt mund te duket e parendesishme, ne fakt ka te beje me formen e mesazhit elektoral te PS. Nderkohe ne komente diskutohet komplet teme tjeter qe nuk ka lidhje fare me shkrimin.
E dyta, autori e ka kapur rendesine e temes por e ka nisur me nje pasaktesi. Shkrimi titullohet deep purple por trajton ngjyren vjollce. E pra purple nuk eshte e njejta ngjyre si vjollca (ose violet ne anglisht). Ne shqip purple do te perkthehej korrekt ne i/e purpurt. Kjo eshte dhe ngjyra qe ka zgjedhur Rama dhe jo vjollca sic thuhet ne shkrim. Ngjyra e purpurt qendron me afer te kuqes ndersa vjollca me afer bluse. Por ndryshimi thelbesor ndermjet dy ngjyrave eshte se vjollca eshte nje ngjyre reale me gjatesi vale te veten sic percaktohet qarte ne shkrim, kurse ajo e purpurt nuk eshte ngjyre reale dhe lind si kombinim i bluse me te kuqen. Nderkohe ngjyra e purpurt eshte asociuar gjate shekujve me dinastite mbreterore apo klerin e larte per arsye te mbizoterimit te saj ne veshjete tyre. Mbase kjo eshte dhe arsyeja pse eshte perzgjedhur nga Rama ? Colour says it all!
hajde, bravo te qofte Edi Sara, shpjegim shume interesant…