Eneda Tarifa bëhet nënë, vjen në jetë Aria!

20 Maj 2013, 20:33Lifestyle TEMA

“Aria sapo erdhi në jetë, është një thesar”… Ka qenë kjo fjalia që shoqëronte postimin e fotos së parë të Eneda Tarifës me të bijën, të porsalindur.

Ylli i skenave muzikore duket të jetë shumë e lumtur përkrah të voglës, Aria, e cila erdhi si bekim për familjen e këngëtares këtë të hënë. Këngëtarja dhe prezantuesja e suksesshme mungoi dje në skenën e “Portokalli”, pasi siç tha kolegu i saj, Salsano Rrapi “e kemi çuar të bëhet mami”.

Dhe nuk vonoi shumë që Aria të vinte. Eneda dhe Erjoni, bashkëshorti i saj e kishin zgjedhur emrin e vajzës disa javë përpara se ajo të lindte. Natyrisht që as Erjoni nuk mund të rrinte pa e shprehur gëzimin e të bërit baba dhe disa orë më vonë postoi në Facebook këtë status: “Aria lindi e shëndetshme dhe bukuroshe. E pastë jetën e gjatë dhe të mbarë”… Erjoni dhe Eneda nuk kanë bërë dasmë, por Aria e vogël është celebrimi më i mirë i dashurisë së tyre 15-vjeçare. Këtij gëzimi të çiftit i janë bashkuar edhe shumë dashamirës e kolegë me urime të shumta, mes të cilëve dëshirojmë edhe ne ta urojmë Arian e vogël për një jetë të gjatë e të lumtur përkrah mamit dhe babit,thekson “Globionline”.  P.K

12 komente në “Eneda Tarifa bëhet nënë, vjen në jetë Aria!”

  1. Horri i Bulevardit says:

    Urime dhe me jete te lumtur.

    1. Tironsi "ZZ" says:

      GOD BLESS U ARIA!

  2. Sinani says:

    Urimet me te mira per ciftin e artisteve dhe Arias se tyre te vogel!

  3. nje engjell i vogel ! mirseerdhe Aria !!

  4. asso says:

    Vertet u ndje mungesa mbreme por ama sot e ka permbushur mungesen me kete yll drite!!U rritte me shndet e fat!!

  5. Nga larg says:

    Ua sa e mire!
    I dhente Zoti jete te gjate e te rritet me nene e me baba!

  6. Aleksander says:

    Vetem gezime paste Aria e vogel dhe urimet me te mira çiftit !

  7. tefta says:

    VAJZA ME JETE TE GJATE DHE TE RRITET NE NJE FAMILIE TE LUMTUR DHE SHQIPERI ME POLITIKE TE PASTER

  8. Malo says:

    “… tjetër herë me djalë”

  9. Aleksandër Matrënga says:

    Urime dhe me jetë të gjatë dhe të lumtur bukuroshes ARIA

  10. bobi says:

    Jete te gjate dhe me fat,me nene e babe,jo me injorante!

  11. lorenca says:

    me jete te gjate mbaresi tani me cun

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje