Fiorentina e tërbuar me favorizimet ndaj Milanit

20 Maj 2013, 14:23Sport TEMA

Dhënia e disa penalltive të dyshimta, më e fundit dhe deçizivja në ndeshjen e djeshme kundër Sienës ndaj Milanit, ka tërbuar Fiorentinën. Kjo e fundit mbeti jashtë Ligës së Kampioneve pikërisht falë zemërgjerësisë së gjyqtarëve ndaj Milanit. Trajneri Vinçenso Montela ka ironizuar me këtë fakt.

“Keqardhje për mënyrën se si përfundoi? Jo, nuk duhet t’i përjetojmë gjërat në këtë mënyrë. Shkojmë drejt pushimeve me një tjetër ndjenjë, atë të krenarisë.

Besuam deri në fund që mund ta arrinim këtë objektiv. Jemi në dijeni edhe të ndonjë gjëje të veçantë që ndoshta nuk ka qenë e dukshme… Diferenca mes nesh dhe Milanit? Ata kanë gjuajtur penalltitë më mirë se ne…”, tha Montela.

Më i egër në reagim ka qenë mbrojtësi Gonzalo Rodriguez.

“Nëse them atë që mendoj, nuk mund të luaj më në Serinë A”, shkruajti ai në Twitter, duke iu referuar penalltisë së dhënë në favor të Milanit në ndeshjen e mbrëmshme ndaj Sienës./b.l

6 komente në “Fiorentina e tërbuar me favorizimet ndaj Milanit”

  1. BOBOJA says:

    CA MOS JETE E IRRITUAR,,KJO ESHTE RENDITJE ELEKTORALE,TURP ME BERLUSKEN SIC PO DEGJENEROHET ITALIA PO DEGJENEROHET DHE FUTBOLLI.NGA KAMPIONATI ME I BUKUR I BOTES SERIA A ,PASI E KALOJ DHE BUNDESLIGA ME KAMPIONATI FRANCES,KA NGELUR VETEM PORTUGALIA ME HOLLANDE,PER NJE VITE EDHE SKUADREN E 3 NE CHAMPIONS DO JA HEQIN.kete po i bene italis ky plaku i rrjedhur.me vjen keq per milanistet qe do .po kjo eshte e vertete e hidhur

    1. gallata says:

      Atehere meqe te vjen keq kujtoje dhe ndeshjen direkte ne Firenze 2-2 ,dhe kujtoji mire te dy golat se si e barazoi Fiorentina ndeshjen nga 0-2 qe ishte !

      1. boboja says:

        flisni si tifoza..jeni te lidhur me ngjyrat e skuadres o nxireni hunden nga dera dhe shifni realitetin ne sy.doni tju numeroj penalltit e milanit vetem sezoni i kthimit…mbi 16 pike ne tavolin altro che calcopoli…vergonia

  2. Erjon says:

    O po lere se me ate penallti iu shpetua disi nderi Italise,pasi i kemi pare ekipet si Fiore,Napoli e Udinese. Aq e kane fuqine. Prandaj ka bere poshte Italia,pasi ekipe plehra si keto zihnin vendin e 3-4 dhe eleminoheshin qe ne fazat paraeleminatore. Nuk mund te hedhesh poshte gjithe ate sezon te mire te Milanit, qe mgjths iu akordua penallti e dyshimte, e meritonte te ishte ne kupen e kampioneve.

  3. TOTILA NUMERO UNO,,NUMBER ONE !! - i vertete . DIREKT PRENOST. says:

    Nuk jam simpatizant i MILANIT ,por “erjoni ” ,ka te DREJTE .

  4. PRION says:

    Normale, edhe Letta, nje dore e Berluskonit eshte Milanist i terrbuar. Thjeshte Della Vallet po krruhen me njerez me te fuqishem. Beni sic beri Moratti, pretendoni ndonje vend te 10 a 12 atje, me pak shpenzime larg rremujes siper nese nuk keni takat. Ose me mire fare, ikni dhe lejoni ndonje Arab qe i ka xhepat aq te thella sa puset e naftes te merret me kete pune.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje