“Lul Basha është një fushatist tejet efiçient,” më tha Valentina Leskaj, drejtuesja e fushatës së 2009-ës në Elbasan për PS-në, kur e pyeta pas atyre zgjedhjeve sesi mund ta shpjegonte që dy koalicionet kishin dalë barazim me mandate në atë qark. Dhe në këtë fjali të Leskajt, ndoshta fshihet edhe kyçi i prishjes së atij barazimi në 23 qershor…
Nga informacionet që kam mbledhur pas zgjedhjeve të 2009-ës, më rezulton se Basha zbatoi ne qarkun e Elbasanit strategjinë e mikro-shënjestrimit, të hartuar e zbatuar me aq efikasitet nga Carl Rove, strategjisti elektoral i Bushit të Ri. Pasi Basha evidentoi me një punë të palodhshme të njerëzve të shtabit të tij prirjet e votimit të çdo qendre banimi, sado të vogël, ai i shënjestroi mesazhet dhe premtimet sipas nevojave që kishte secila prej tyre. Basha s’përtoi të shkonte edhe në lagjen më të largët të fshatit më të largët, për t’u premtuar edhe një grushti votuesish diçka për të cilën kishin nevojë. Si rezultat, mandatet në Elbasan u ndanë 7-7, duke siguruar kështu barazimin 70-70 mes koalicioneve të majta e të djathta në rang vendi.
Por vjen një kohë që premtimet e bëra duhen mbajtur… Nga informacionet që kam nga qarku i Elbasanit, më rezulton se shumë prej mikro-premtimeve që Basha u bëri votuesve të mikro-qendrave të banimit, nuk i ka mbajtur. Dhe kjo e vështirëson shumë punën e drejtuesit të fushatës aktuale të PD-së në qarkun e Elbasanit, Arben Imamit (një fushatist i palodhur edhe ky), për t’u marrë votën të njëjtave mikro-qendrave të banimit.
Por ajo që e vështirëson edhe më tej punën e Imamit në qarkun e Elbasanit është fakti se 7750 votuesit e koalicionit të LSI-së, në 23 qershor, do t’i bashkojnë votat me koalicionin e madh të majtë, ndërkohë që vetëm 3000 votues të koalicionit LZHK-PDK-etj mund t’i bashkohen koalicionit të madh të djathtë. Duke i futur në llogari këto lëvizje, rezulton se për mandatin e 8-të në qarkun e Elbasanit, koalicionit të madh të majtë i duhet një shtesë prej vetëm 0.2 pikë përqindje në krahasim me 2009-ën (ose rreth 320 vota shtesë neto), PAVARËSISHT SESI NDAHEN VOTAT DHE MANDATET JASHTË KËTIJ KOALICIONI, MES PD-SË, FRD-SË, AK-SË DHE PARTIVE TË TJERA. Dhe kjo do të thotë se koalicioni i majtë siguron mandatin qeverisës për 4 vjetët e ardhshme, edhe sikur ASGJË të mos ndryshojë në qarqet e tjera.
Sidoqoftë, historia nuk mbaron me kaq në Elbasan…
Ndërkohë që koalicioni i majtë është vetëm 0.2 pikë përqindje afër marrjes së mandatit të 8-të në qarkun e Elbasanit, koalicioni i djathtë nuk ka të sigurt edhe mandatin e 6-të. Premtimet e pambajtura të Bashës dhe zhgënjimi me Berishën në përgjithësi në shtresën e të shpronësuarve dhe të përndjekurve nga regjimi komunist, kanë bërë që jo pak votues të djathtë t’i hedhin sytë nga FRD-ja.
Unë shkova vetë në Pallatin e Sportit të Elbasanit, kur FRD-ja zhvilloi mitingun e parë atje dhe u befasova nga pjesëmarrja e entuziazmi, i cili më kujtoi një miting të atjeshëm të vitit 1991, kur u inaugurua dega lokale e PD-së. Nga Tirana kishte ardhur vetëm një autobus me aktivistët e qendrës së FRD-së, ndërsa Pallati i Sportit ishte mbushur plot e përplot me 2400 elbasanas entuziastë.
Ndoshta në këtë sukses të FRD-së në Elbasan ka ndikuar edhe qenia në krye të saj atje e Artin Kovaçit, pinjoll i një familje të vjetër tregtarësh të Elbasanit dhe sportist e trajner i njohur i futbollit elbasanas. Kovaçi dhe drejtuesit e tjerë të djathtë të FRD-së, në qoftë se tregojnë të njëjtat aftësi për mbledhjen e votave, siç treguan për mbledhjen e përkrahësve të FRD-së në Pallatin e Sportit të Elbasanit, mund ta bëjnë FRD-në një konkurrente serioze për mandatin e 6-të të së djathtës në atë qark.
Pa dashje, në ndihmë FRD-së mund t’i vijë edhe Artur Dojaka, i cili do të drejtojë fushatën e Aleancës Popullore të Lëvizjes Çame në Elbasan. Duke marrë vota të komunitetit çam, i cili ka votuar tradicionalisht djathtas në qarkun e Elbasanit, Dojaka, së pari, do të ndihmojë partinë e tij për të marrë një mandat në qark, së dyti, do të ndihmojë koalicionin e majtë në tërësi për mandatin e 8-të, dhe së treti, do të dobësojë edhe numrat e koalicionit të Berishës në garën me FRD-në për mandatin e 6-të të së djathtës.
Sidoqoftë, mund të thuhet se, sa e lehtë është për koalicionin e majtë që të marrë mandatin e 8-të të saj në qarkun e Elbasanit, aq e vështirë do të jetë për FRD-në marrja e mandatit të 6-të të së djathtës. Por gara është garë dhe ajo mund të ketë edhe të papriturat e saj…
me Ben Blushin e merr partia socialiste te 8!
fitorja e padiskutueshme eshte vetem e partise socialiste! PS ja futi lsi se merr shume deputet me votat e lsi ndersa ata nuk nxjerrin dot me shume se 4. hahaha FITORE DHE RROFT PARTIA SOCIALISTE!
ke te drejte vllai, LSI do te mbushi gjithe listen e deputeteve te fundit te partise socialiste :p
Elbasani eshte nje tjeter qark i madh ku PS duhet te fitoje bindshem keto zgjedhje. Kjo sepse eshte nje qark ku si ne shume te tjere PD nuk ka bere pune, po pare. Ne trendin e mirevendosur kombetar, Luli mashtroi shume dhe vodhi shume here me shume.
Ajo qe duket sheshit eshte se i gjithe vendi eshte me shume se gati qe te ktheje permbys regjimin aktual ne mbeshtetje te nje qeverisjeje per shqiptaret. Sali Berisha ka per te marre kudo nje leksion shembullor ne 23 qershor.
Frd e Topit mund ta marre vetem ne ndonje fshat te humbur ku akoma nuk eshte kuptuar qe Topi nuk eshte me me PD se ne cdo vend tjeter e dine tashme kush eshte Bamiri. Njeriu qe Pd e mori nga nje bujk me diplome dhe e beri deputet, e president te republikes kurse ky ne rastin e pare te prekjes se interesit per tia dhene voten Rames. Sa turp!
—po te jete per BEN NLUSHIN ps. humbet edhe mandatin e 7 , ai vjen rrotull kafeneve , jo me te shkoje ne mikroqendrat votusish—e keni lexuar OBLLOMOVIN — lexojeni , aty keni BLUSHIN dhe NANON
Mos llogarisni asnje pervec PS , ska diskutim qe fitorja eshte e sigurt per PS , mund ti veni keto te tjerat te zihen per ndonje vend te dyte se per vend te pare ska Rival per partin Socialiste
O Zalo ti flet kot. E di pse? Sepse te mungon gjera kryesore, njohja e terrenit. Entuziazmi i FRD-se ne EL eshte i drejte, por ti se di nga do i vijne votat FRD-se. Nuk i vijne te gjitha nga e djathta. Sepse: FRD-ja nuk ka gjetur vetem “njerez” te djathte ne zonen e Elbasanit, perkundrazi shumica jane te majte dhe po garojne dhe punojne per FRD-ne. Mqs ti i ke qejf shifrat: I bie qe keta te majte te sigurte te PS-se deri dje, mire qe nuk do ja japin voten PS-se (minus ketu) por do ja japin nje force te djathte (dy minus ketu).
Ne te gjithe zonen ka nje pune te shkelqyer te kesaj partie dhe kandidatet e zgjedhur dhe njerezit qe mbeshtesin ata jane te MAJTE o Zalooo
Na e nxorret te Opoziten e majta 70% tani, AK, FRD, PS te gjtha te majta. E kuptoni tani si e fiton pushtetin shpellari gjoja-djathte? Me vota te majta pra.
E verteta eshte se nuk ka te djathte ne kete vend. Katunarizmi nuk mund te prodhoje kurre levizje te djathta. Ju mund ta quani veten demok..ra sa te doni po mos ju rrej mendja se jeni te djathe.
@f, pavaresisht kesaj qe thoni, ketu nuk ka fare popull por majmune.
Ndersa sa per eficiencen e zonjes Leskaj, ajo ka ne politike qe me Vito Kapon, kete e thashe kot, se dyti ajo nuk e ka idene cdo te thoteEFICIENTE. Kjo zonja e filloi fushaten e paret te sa me thes me miell. na jane velur te gjithe, nuk e di pse u futa ne kete forum tani.
o fl-utura ne kabinen time: Edhe pse kerkon qe nepermjet komentit te me nxjerresh mua katunar nisur nga nick-u, gje qe tregon te kunderten ne fakt, une te flas nga njohja qe kam nga vendi. Une nuk thash qe jam i djathte apo i majte se sme plas shume, por gjerat duhen thene sic jane.
Kandidatet e FRD ne Belsh jane te majte puro dhe kane nje fis po te majte, te cilet tani do votojne FRD-ne, apo e kam gabim?? Pra keto vota te majta te sigurat iken djathtas. kaq di te them une, por militante qurrashe dhe kockaxhinj si puna jote nuk duan te kuptojne por te kapin ndonje kocke nga pushteti i neserm i Rames
O Belshi,
Uh sa i varfer eshte ky fshat, kur kam qene aty student ne dash me beso rashe ne gjendje te fikti nga tmerri, vetem se nuk ja tregova ‘doktorit’ ai s’merrte vesh nga ajo dynja ajo ambulanca bashke me doktorin me beri per te vdekur fare, kjo eshte e verteta, nuk e harroj sa te jem ne kete jete.
Tani ti mor Belsh, uh, mos u merzit se FRD pas zgjedhjeve do qeverise me PS. Kete ta garantoj.
Ca lidhje ka kjo “vilania” jote me komentin tim, a mund te ma shpjegosh icik moj Valona e ftrustruar??????
I frustruar, mund te jete vetem nje person qe ka lidhje me Belshin.
Ndersa ai tjetri qe e kujton me dhimbje varferine ne Belsh eshte fisnik.
Qenke tamam si nick-u, e moj vajze..ndryshe nuk shpjegohet qe te kapka vilania shpesh ?
Po nuk jam vajze mo Belsh jam burre i vjeter
Ruj tensionin,mos pi mo viagra ?
Belsh mos u fyej atehere kur te thone katundar, sepse ke nje hakmarrje fjale prej katundari. Ve bast se do e zgjasesh pergjigjen deri pasneser.
Eshte shume e vertete djemte qe jane kandidate nga FRD jane te majte dhe kane goxha influence ne dumre me fise dhe shoqeri te madhe por mbi te gjitha jane dhe djem te mire te cilet populli i dumrese do i mbeshtese dhe do kene goxha ndikim ne rezultatin e FRD-se.
Kjo ananlize qe ze fill nga nje pohim i V.Lesks dhe vijon me trajtimin e rezultateve te zgjedhjeve te 2009-es ne Elbasan si legjitime ,eshte teresisht e gabuar.Sepse po te qendronin ato qe thote Zaloshnja, perse duhet te digjeshin votat ne breg te Erzenit????
Beteja dy-vjecare e transparences zgjedhjeve te shfytyruara te 2009-es,e vulosi edhe nderkombetarisht kuserimin e tyre nga pushteti i dr.dhjeramanit.
Sa per eficencen e lul-kusarit-vrasesit,shihni Tiranen si eshte katandisur.
Zaloshnja,per mua je per tu meshiruar me cilesine e arsyetimeve te tua.
Pervec 80 mandateve qe do marre e majta do ti shtohen dhe 3 deputete te tjere(diversante te se majtes),Dogjani,Kodelli,dhe Kaci i Zi!
Falenderojme paraprakisht te djathtet qo do te na i bejne deputete ? !
CENKA MBUSHUR PALLATI ME FRD KESAJ I THONE RAMA E MBUSHI PALLATIN NE VLORE-POR SALIU E MBUSHI TERE SHESHIN NE VLORE KJO DO THOTE SE SALIU DO FITOJE I SIGURTE NE VLORE.
Qe Pd di ti beje shume mire llogarite me laps e me leter,
dhe perdor lloj lloj manipulimesh kete nuk e ve as1 ne diskutim.
Por sot Popullit i ka vajtur atje ku nuk mban me, dhe nuk ka per
te rene pre e lojrave, politikave te tyre te pista.
nuk behet fjale ps eshte e padiskutueshme ne fitoren e 23 qeshorit kot lodhen luli me shoke.
pjelle dhe viktime e berishes…. sjellje tipike te sahanlepiresve … kapitalizmi eshte i eger por sic shkruante dikush dikur ne media kur vjen rama per te te blere vjen me thes me vete dhe nuk mund ti thuash jo.
vaje halli ku ka perfunduar gazetaria opinioniste ne shqiperine time te bukur.
Gare 3-she per vendin e 2 ? Se per vendin e pare ska shance te konkuroj njeri se eshte RILINDJE dhe eshte shuuuuuuum para sa besoj se sdo kete as vend te 2 as te 3 se do jete i tere elbasani per RILINDJE si e tere Shqiperia po ashtu
e majta 8 eshte e sigurt dhe i 9 nuk eshte larg.dhe deputet nxjerr PD,PS,LSI.pse cfar kujtoni ju se do marre frd apo ndonj tjeter mandat edhe sikur ti marrin votat ato do shperndahen midis te medhajave sic u be ne 2009 me votat e LSI etj.PER KETE JAM DESHMITAR.
PARASHIKIMI ME REALIST:PS=7
LSI=2
PD=5
Qe pas rikthimit te Metes ne pasionin e tij te lindur, te majten, me bekimin e Saliut i cili e shpetoi nga burgu, rezultati eshte i vendosur ne tavoline.
Kush mendon te kunderten eshte IDIOT.
Nuk ben perjashtim as artikullshkruesi vec ne mos qofte pjese e inskenimit me regji te Salit.
ZALOSHNJA NGA INFORMACIONET QE KAM NGA ELBASANI PS NUK I KA MIRE PUNET ME ELEKTORATIN E PARA QE PERVEC EVIS KUSHIT SKA ASNJE TJETER NGA ELBASANI JANE TE GJITHE NGA TIRANA DHE KJO KA QEJFMBETJE TE STRUKTURAT E PS
PO ILR BEJTJA NGA ESHTE? ,TAULANT BALLA ETJ SHIKO PYET NJEHER PASTAJ KOMENTO.
Balla eshte nga LB, kurse Bejtja eshte i nenti ne liste qe ka shume pak shance te fitoje. More vesh tani? Mire e ka Ermali. Ne Belsh ka cu nje tirans sikur mbaroi zona per nje deputet. Madje na lane per 20 vjet edhe ate agronomin, Qim Hysen
Luli tashem se bashku mr shpuren e tij te te korruptuarve nuk iu mbetet asgje pervec se te pranojdn disfaten e 23 qershorit. disfat e cila eshte e pa diskutueshgme sepse nuk kan bere asgje per te ndihmuar ata te cilet i votuan
Sa per ato qe thote Leskaj eshte paksa e vertete por e verteta me e madhe eshte se PS e Elbasanit nuk ka patur asnjeher fytyra te pelqyeshme ne krye dhe organizator te zote.Mjafton te shofesh sot si punojne.Ben Blushi superdembel,po ashtu edhe te tjeret qe e kane shitur PS per perfitimet e veta.Kryesori Qazim Bej Sejdini qe pa bere as edhe 1 dite fushate me 2011 fitoi me perkrahjen e PD me 8 000 vota perpara sot po i shlyen hakun duke qene totalisht ineficent.Ai i ka shitur keto zgjedhje qe ne krye te heres.Po ashtu edhe kryetari i PS ne qark eshte nje Varik…n.Per me teper qe ne kete situate qe e ka cuar qeveria popullin e qarkut te Elbasanit vete populli do i japi voten Ps se te jete per keto dembelet vaj halli.Sa per dijeni eshte Qazim Bej Sejdini qe jo vetem nuk ben fushate per PS por po punon nen rrogoz sic di ai te punoje per kandidatin e PDIU ne qarkun e Elbasanit te “fortin” e Peqinit.Me pak llafe duke pare gjendjen e popullit te qarkut te Elbasanit qe ne shumice eshte i majte une po them PS=7,LSI=1 dhe PD=6 m.gj.th Saliu ka vendosur pleren Aurrel Bylykbashi te 7 dhe rri me shpresen qe te ndahen 7 me 7
KJO ESHTE NJE GARE QE DO KETE VETEM NJE FITUES DHE AI DO JETE EKIPI I RILINDJES
Po patjeter. Nesti me ne fund dole dhe e the. Te tjerat cfare shkruhen ketu jana palavra. Ata te PD po terheqin mjetet personale, drejtore e larte, madje nje studente me sinqeritet me tha se babai i saj edhe nje muaj eshte ne pune se pas 23 qershorit do fitoje Edi Rama. Kur e pyeta c’pune ben babi yt mu pergjigj-magazinier, ne nje qark ne veri te Shqiperise…..s’ka komente. le te ksehasen ketu njerezit edhe une hyj ndonjehere sa per te pare “entusiazmin” e pushtetareve apo edhe te atyre qe sapo e kane len pushtetin. Rrofte Rama per ta qe ju futi ne lista ca gogla. Dhe Rama mos te beje gabimin e 2009, Likja le ta fitoje vete mandatin, se ai eshte po i pari nuk i dihet…
Ciao
PD FITON NE ELBASAN E SIGURT
o shoku, po ndikimin e E Tunelit, qe do te inagurohet seshpejti, Tirane-Elbasan, nuk do kete ndikim fare.
Nuk e di po pse ky Zaloshnja, me duket nje nga pseudo komentuesi, me vari lesht. 100 here me mire Lorenc Vangjeli,sesa ky.
Ik mer se me u marre me keto llogarite e tua, kemi me humbe deh kete here ? . Do Zoti sti merr per baze Rama, se na more ne qafe.
Nje analizë realiste e Eduard Zaloshnjes është njeri serjoz dhe i pavarur.
Nuk i njoh te gjithe kandidatet e PS-se ne Elabasan, por dua tju them ae aty ku nuk keni besim tek ata kandidate te vecante te PS-se, per arsye tuajat personale, voten mos ja jepni LSI-se dhe PD-se, por jepjani FRD-se dhe Ligj per Drejtesi. Asnje vote per koalicionin e Berishes dhe asnje vote per LSI-ne, duhen ndeshkuar me vote ata qe lojen e pushtetit e bejne ne kurriz te shqiptareve.
gjithshka mbetet per tu pare, pritshmerite nga rezultati final kane diference te madhe, uroj qe njerezit te dine ku ta hedhin voten dhe te vazhdojne para per nje qeverisje drejt europes.
Ne kete shkrim e ka lene fare anash faktorin kryesor EDUARD SELAMI qe definitivisht do te ndikoje ne favor te PD.
Mos ti bejme qejfe vetes ne socialistet por te shohim realitetin me sy se punet nuk jane dhe aq mire, sepse Edi Rama i ka shperndare kandidatet si mos me keq.
Ben Blushi nuk ka asnje ndikim ne Elbasan. Blushi do te ishte fantastik ne Korce.
elbasani do te votoje perseri per te miren e vendit te tij dhe per integrimin e vendit ne Be, dje kjo do te arrihet me mandatin e trete.
duhet te jemi realiste
ne qarkun e Elbasanit ka shume faktore qe ndikojne per mire dhe per keq ne te dyja krahet.
ne kete rast duhet te merren ne konsiderate rruga Elbasan Tirane, qe po perfundon, listat e deputeteve te te dyja kraheve, sa ndikim kane ata ne elektorat, historikun e votimeve ne kete qark, fakti se ky qark ka shume zona te varfera qe mund te manipulohen me pak para dhe me persona lokal qe kane ndikime neper fshatra apo qyteza,
ne 2009 PS elbasan punoj aq dobet sa valin nuk e kuptoj pse z Edi rama e la prape deputete ajo ishte faktori percares edhe deputetet kur behet numrimi ja futen gjumit dhe nuk kishin guxim te flisnin mga presionet e plehres me te poshtes qe ka njohur njerzimi aurel bylykbashi nje pis qe me presion dhe me pare qe i dha nje personi nga PS emrin spo e kujtoj por punonte ne bashki iku ne Amarike ky aurel me plehrat e vet me bash Kreken Bim kasharin aktualisht drejtor i ALUZNIT Elbasan nje cam qe eshte drejtor ne banje me 8 vjecare dhre ca plehra te tjera benin spektakel me votat e Ps kurse ilir Bejtja arben kamami qe fatkeqsisht jane akoma ne listat e Ps ca benin ,,,,,asgje quraviteshin e vetmja trime ishte Shega Ligorit kazazi e bija e Osmanit dhe motra e Vel kazazit kjo u perplas dhembe te dhembe por gabim ishte se nuk qendruan deri ne fund ne listen e Ps duheshit te tjere persona si Evis Kushi me moral dhe integritet kurse Lala eshte nje plak i rrjedhur miku qe pagoj euro te nano dhe me levizjen e lsi pakoj euro qe te ishte durim hushi dhe fitoj eksaktesiht 20 000 vota por u ul ne 8 000 se po kuptohej qe Pd ishte e mbaruar keshtu qe lales i intereso qe ti thot Ed rames se une jam faktor ne Elbasan ………………………
tani realisht Pd nuk fito me shume se 4 Selami faktor aj bie era benzine sa edhe Megi e la vetem ne USA dhe 15 vjet shiste benzine dhe futet deputet nr2 .keto jane mese te verteta dhe nese Ed Rama i lexon duhet ta saktesoj burimin Ed Rama ti je e ardhmja e Shqiperise ti je personi qe gabimisht nuk u bere udheheqes i dhjetorit 1990 Me vjen keq me ata antar te Pd qe jane akoma me ideale dhe ideali i tyre eshte Ed RAMA
Ne Elbasan me 23 Qershore rezultati do te jte 8 me 6 per Partine Socialiste, kjo eshte e sigurte.Elbasani eshte i majte dhe nuk do te shitet me me asnje llj cmimi
Një analizë realiste e një analisti që në fushën e statistikave ka vlera të ralla.E përshëndes Eduard Zajoshnjen.
ELBASANI DEL 7-7 NUK NDYSHON PER NJE FIZIOTERAPIST QE KA VEN FRD.PD KA PREMTIMIN E RRUGES E PARA E DYTA KA MUNDESI PUNESIMI 5000 VETA TE HIDROCENTRALI E TRETA BLUSHI ESHTE DEMBEL NE FUSHATE E KATERTA PS KA VEN KANDIDAT TE DOBET NE ELBASAN
Po mer po 7 me 7 bile edhe 6-8 per PD po qe se keto rrolat e demelet e Stambollit vazhdojne avazin e deritanishem.Te shkruaj libra Beni po ashtu edhe Qazimi le te bej fresk PD
aha nuk ka nevoje fare per llogaritje,kjo shifet mesemiri dhe eshte normale qe do te fitoje me i miri…
pa krahasime fare.fitoreeeeee PD
Nuk ka votime per partite kete rradhe, kush kupton dhe eshtë shqiptar i vertet!Ka vetem votim kunder Berishes ndaj dhe votat do i marr PS! jo se eshtë me è mire,por nuk vazhdohet me keta qener!Edhe Islamin e moren ne PD?Ka me turp?Me vjen keq per Bamirin, se u quajt se beri grusht shteti nga Berisha, por kete rradhe te jemi te sigurte 100 perqind se dicka do ndryshoje,do prangoset Berisha, duhet votuar vetem PS!Ketu do shohim Ramen nese do mbaj fjalen ne 100 ditet e para!Votoni te djathte te rrevoltuar,per inat te Islamit vetem PS!Nuk ka goditje me te bukur kunder Saliut!