INTERVISTA/ Bob Hand, “shuplakë” Berishës për KQZ-në: Po na humbet durimi, po bën shumë lojëra me zgjedhjet

20 Maj 2013, 18:22Politika TEMA

Një vëzhgues i hershëm i zgjedhjeve në Shqipëri, dhe njohës i mirë zhvillimeve politike atje, thotë se ende ekziston mundësia për zgjedhje të rregullta në Shqipëri në qershor, por shton se duhet vepruar me shpejtësi për ta realizuar një gjë të tillë.  Këshilltari i lartë politik i Komisionit amerikan të Helsinkit, Robert Hand, shprehu në një intervistë për Zërin e Amerikës keqardhjen për ato që i quajti lojëra politike, përfshirë situatën e krijuar me Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Zoti Hand, thotë se  nëse arrihet një marrëveshje për KQZ-në duhet të jetë afatgjatë  dhe në mbështetje të ligjit. Zoti Hand tha se komuniteti ndërkombëtar nuk është i kënaqur me mënyrën e të bërit politikë në Shqipëri, që sipas tij e pengon realizimin e potencialit të plotë të vendit.

 

Zoti Hand, komuniteti ndërkombëtar, përfshirë përfaqësues të qeverisë dhe Kongresit amerikan që folën në seancën e fundit për Shqipërinë, kanë thënë se zgjedhjet e qershorit janë të një rëndësie vendimtare për të ardhmen e vendit dhe integrimin evropian. Sipas jush çfarë varet nga këto zgjedhje?

Mendoj se gjithnjë e më shumë ka një humbje durimi me Shqipërinë. Ne duam që Shqipëria të jetë e suksesshme, ne e dimë që e ka mundësinë që të jetë e suksesshme. Ka pasur njëfarë përparimi në mbajtjen e zgjedhjeve të viteve të fundit, por përparimi nuk ka qenë i mjaftueshëm, prandaj edhe e quajtëm seancën “Ritmi i përparimit”. Pra nuk mund të mohohet që ka pasur përparim, por nuk ka qenë aq i shpejtë sa ç’duhet.

Mendoj se nuk vihet në diskutim që Shqipëria duhet të ishte në gjendje deri tani të mbante zgjedhje që të jenë pa mëdyshje “të lira dhe të drejta”, që gjithkush të kishte krijuar besim tek institucionet dhe si rrjedhojë tek rezultatet e zgjedhjeve.

Për fat të keq kemi filluar që tani të shohim për zgjedhjet e ardhshme se po bëhen shumë lojëra dhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është një prej tyre dhe kjo po shkakton humbje besimi dhe mendoj se kjo është për të ardhur keq.

Nëse zgjedhjet e kësaj radhe në Shqipëri nuk marrin notë të mirë, pa diskutim që do të ketë pasoja për shpejtësinë e integrimit në Bashkimin Evropian. Anëtarësimi, edhe në rrethana ideale do kohë që të bëhet, kështu që nuk mund të përballohen vonesa të mëtejshme. Prandaj zgjedhjet duhet të jenë të rregullta. Ende ekziston mundësia, por mendoj se duhet të veprojnë me shpejtësi për ta realizuar një gjë të tillë. Përsa i takon Shteteve të Bashkuara, Shqipëria është aleate e NATO-s dhe ne jemi të kënaqur për këtë, ne jemi miq të mirë të Shqipërisë, por ne gjithashtu konstatojmë që Shqipëria nuk po e realizon potencialin e saj të plotë si partnere dhe aleate, përsa kohë që ka paqëndrueshmëri politike, përsa kohë që ka korrupsion. Ne duam ta shohim Shqipërinë jo vetëm si vend mik, por edhe si një vend të konsoliduar mik që ndjek rrugën e duhur edhe në zhvillimet e brendshme, që të arrijë maksimumin e ndikimit të saj si aleate dhe partnere.

 

Ju përmendët Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Ju gjithashtu flisni për lojëra politike. Sipas jush çfarë forme duhet të ketë zgjidhja e këtij problemi?

Është pak e vështirë për mua ta parashikoj një gjë të tillë  sepse janë bërë lojëra me Komisionin Qendror të Zgjedhjeve duke shkarkuar zotin Muho. Tre anëtarë të tjerë dhanë dorëheqjen. Sigurisht që ata (forcat politike) duhet të ulen së bashku të diskutojnë sesi ta plotësojnë KQZ-në, por nuk duhet të jetë thjesht një vazhdim i lojës politike ku një shtrëngim duarsh mes dy partive politike, del mbi ligjin. Mendoj se shumë njerëz mendojnë se nëse do të ishte respektuar ligji, ky veprim nuk duhet të kishte ndodhur. Prandaj mendoj se duhet të ketë një riangazhim ndaj kodit zgjedhor, ndaj ligjeve, dhe një ide të qartë për ecurinë e mëtejshme. Pikëpamja ime për KQZ-në është se këta njerëz (anëtarët) zgjidhen nga partitë politike, por pasi janë miratuar, duhet të pritet prej tyre që të sillen me profesionalizëm, jo në mënyrë politike. Do të duhet një marrëveshje politike për ta rikthyer këtë formulë, por do të duhet gjithashtu një rikonfirmim i qartë që do ta respektojnë kodin, do të respektojnë ligjet dhe jo thjesht të bien në ujdi për atë që duan apo nuk duan të bëjnë.

 

Cilat do të ishin pasojat e një ujdie politike, në vend që të gjendet një zgjidhje afatgjatë për këtë problem?

Do të thotë që një situatë e tillë mund të përsëritet. Do të thotë që kurdo që i intereson dikujt, mund të luajë me KQZ-në. Mendoj se për këto zgjedhje, por edhe për zgjedhje të ardhshme, integriteti i KQZ-së dhe gjithë organizmave të tjera zgjedhore duhet të respektohet, në mënyrë që njerëzit të kenë besim tek to. Prandaj nuk duhet të jetë një zgjidhje e momentit që lejon ecurinë e këtyre zgjedhjeve. Duhet të ketë një rikonfirmim i respektimit të kodit, të ligjeve dhe që këto institucione që duhet të rregullojnë në mënyrë të paanshme procesin e zgjedhjeve, të bëjnë të mundur që njerëzit të hedhin votën, të numërojnë votat siç duhet. Që gjithkush të besojë dhe rrjedhimisht të respektojë rezultatet, ka nevojë për institucione që gëzojnë besim dhe duhet bërë më shumë për krijuar besim tek këto institucione.

 

Nga reagimet ndërkombëtare, përfshirë Shtetet e Bashkuara, duket se kritikat për ndryshimin e anëtarit të LSI-së kanë qenë më të forta sesa reagimi ndaj dorëheqjes së tre anëtarëve të opozitës që pasoi. A është kjo një miratim i heshtur i veprimit të anëtarëve të opozitës, si reagim ndaj ndryshimit të parë?

Nuk besoj se është pranim, ose miratim i dorëheqjeve, por është e qartë se nëse dikush do të japë dorëheqjen, është i lirë ta bëjë një gjë të tillë. Nuk është jashtë parashikimit të ligjit. Mendoj se pyetja që shtrohet është nëse heqja e zotit Muho ishte legjitime apo, nëse u bë ligjërisht apo jo dhe shumë mendojnë se nuk u bë ligjërisht, se parlamenti nuk duhej të vepronte siç veproi. Nuk më duket se kjo do të thotë që kritikët mbështesim vendimin e dorëheqjeve, por duket se ata po përqendrohen tek mënyra sesi duhet të funksionojë KQZ-ja dhe se efektivisht përpjekja për shkarkimin e përfaqësuesit të LSI-së e vuri në pikëpyetje integritetin e KQZ-së dhe kjo është çështja kryesore.

 

Në zgjedhjet e kaluara, polarizimi, mungesa e vullnetit politik dhe mosbesimi mes partive kryesore ka hedhur hije dyshimi mbi rezultatin dhe procesin. Cila do të ishte këshilla juaj për të shmangur këtë lloj klime?

Është e vështirë të thuash se ku i ka rrënjët polarizimi dhe mosbesimi në Shqipëri sot dhe sesi mund të kapërcehet diçka kaq e theksuar. Ndoshta do të thotë, që Shqipërisë i duhet një shoqëri civile më e konsoliduar dhe është e vështirë për shoqërinë civile të hedhë rrënjë në një klimë të tillë të polarizuar politike. Por pa dyshim kjo është e nevojshme dhe qytetarët vetë duhet të angazhohen pak më shumë dhe të thonë “mjaft, kemi këto probleme dhe duam që politikanët të përqendrohen më shumë për zgjidhjen e tyre”. Një mënyrë është shoqëria civile, por disa herë shoqëria civile rekrutohet nga partitë politike dhe kjo është pjesë e problemit. Ndoshta kur të shkojnë në kutitë e votimit, ta hedhin votën për ata që janë më pak të prirur ta vazhdojnë këtë lloj situate. Mendoj se është për të ardhur keq që ndoshta nuk i kanë të gjitha alternativat që duhet të kenë. Nuk kam përgjigje të thjeshta. Është diçka që do të dojë kohë të ndryshojë, por që duhet të kishte ndryshuar para shumë kohësh dhe ajo që ne përpiqemi të bëjmë tek Komisioni i Helsinkit është të inkurajojmë që ky ndryshim të bëhet më shpejt.

 

Si mund të rikthehet besimi i qytetarëve, kur ndoshta nuk ka pasoja për një politikë të tillë polarizuese?

Besoj se ka pasur reagim në nivel ndërkombëtar. Siç e thashë, është fakt i pranuar që Shqipëria duhet të ishte shumë më përpara në procesin e integrimit dhe se nëse këto zgjedhje nuk i plotësojnë standardet do të jenë qytetarët që do të vuajnë pasojat sepse Bashkimi Evropian do ta përdorë këtë si arsye që të vonojë marrjen e hapave të mëtejshëm për Shqipërinë. Është e qartë se marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të jenë të mira, sepse është një marrëdhënie mes vendeve, jo thjesht mes qeverive dhe kjo marrëdhënie është e fortë. Por mendoj se qeveria e Shteteve të Bashkuara ka kritikuar me të drejtë zhvillimet në Shqipëri dhe mendoj se qytetarët në Shqipëri duhet ta dinë se komuniteti ndërkombëtar nuk është i kënaqur me politikën në vendin e tyre dhe se ne jemi në krah të qytetarëve të Shqipërisë në përpjekjet për ta ndryshuar gjendjen. Ne duam që ndryshimet të jenë paqësore, në përputhje me ligjin, por që kjo të realizohet duhet të njerëzit të bashkohen dhe të thonë “nuk duam këtë lloj politike, duam një lloj tjetër politike”. Mendoj se Shtetet e Bashkuara dhe Evropa kanë dërguar sinjalet e duhura se ne i mbështesim këto lloj nismash paqësore dhe demokratike si për shembull për një media më të pavarur, shoqërinë civile siç e thashë, grupe aktivistësh që duan të çojnë përpara një çështje të veçantë. Duam që zyrtarët e qeverisë të jenë më të hapur ndaj zgjedhësve të tyre dhe t’u përgjigjen shqetësimeve të tyre.

 

Sistemi i drejtësisë në Shqipëri është kritikuar shpesh në raportet e organizatave ndërkombëtare. Nga ana tjetër, kur ka probleme me procesin zgjedhor, në mënyrë të pashmangshme ato shkojnë për zgjidhje tek institucionet e drejtësisë. Si ndikon mungesa e besueshmërisë tek mënyra sesi zhvillohet procesi zgjedhor, gjatë votimeve dhe pasi ato kanë përfunduar?

Kjo na rikthen tek KQZ-ja, sepse vetëm me katër anëtarë, nuk besoj se do të jetë në gjendje të marrë vendime për ankesat dhe ky duhet të ishte një nga hapat në përpjekje për të zgjidhur sfida ndaj procedurave zgjedhore dhe pastaj do të shkonte tek kolegji elektoral. Do të jetë e vështirë për këto zgjedhje për shkak të zhvillimeve të deritanishme. Mendoj se shumë varet nga fakti nëse ditën e zgjedhjeve, gjërat shkojnë mbarë në mënyrë të mjaftueshme që të mos ketë kontestime. Mendimi im është se nuk duhet të depozitohen ankesa, nëse nuk ka një bazë për ankesën. Nuk duhen bërë ankesa thjesht që të ketë ankesa. Por shpresoj që nëse votimi shkon mbarë, nuk do të ketë shumë ankesa dhe rezultatet do të respektohen. Ndoshta do të ketë disa pikëpyetje nëse gjykatat do të mund t’i gjykojnë siç duhet këto çështje, por në fillim le të shpresojmë që të mos ketë shumë probleme, në mënyrë që të mos ketë shumë ankesa për të shqyrtuar. Ndoshta partitë politike, duke mësuar nga përvoja me KQZ do të mësojnë të sillen më mirë dhe të mos ketë shumë ankesa për të cilat duhet marrë vendim. Me kalimin e kohës duhet bërë punë e mëtejshme me gjykatat për të garantuar më shumë respekt për shtetin ligjor, gjë që do të rriste besimin tek zgjedhjet e ardhshme.

 

Që nga rënia e komunizmit në Shqipëri, partitë politike dhe udhëheqësit politikë janë kritikuar se kanë ndjekur interesat afatshkurtra politike dhe duket se kjo lloj prirjeje po vihet re edhe në këto zgjedhje. Cila do të ishte këshilla juaj për ta shmangur një mënyrë të menduari mbështetur në cikle zgjedhore – që në fakt ndonjëherë ndodh edhe këtu në SHBA – në favor të një vizioni afatgjatë për të mirën e vendit?

Po të dija t’i përgjigjesha kësaj pyetje aq saktë sa do të doja, me siguri do merrja çmimin Nobel. Mendoj se një pjesë e përgjigjes mbështetet tek ajo që ju sapo përmendët në pyetjen tuaj. Kjo dukuri ndodh këtu dhe ndodh kudo. Interesi parësor i politikanëve është të marrin pushtetin dhe ta ruajnë atë.

Ajo që është ndryshe këtu dhe në vende të tjera dhe që ende nuk ka ndodhur në Shqipëri, është që dikush të jetë në gjendje të prezantojë një plan afatgjatë, që ta fusë vendin në rrugën e reformave, në rrugën e duhur, por në një mënyrë që të jetë tërheqëse për të ardhmen e afërt.

Për momentin të gjithë përqendrohen tek interesat afatshkurta dhe herë fiton njëra palë dhe herë tjetra. Por nuk është askush që mund të fitojë mbështetje të fortë me një mënyrë të menduari afatgjatë. Ka disa parti më të vogla që janë formuar së fundmi, ose edhe më parë si LSI-ja, por në shumicën e rasteve ato u bashkëngjiten partive të mëdha, ose hyjnë në koalicione që u sjellin edhe atyre përfitime afatshkurtra.

Ajo që mendoj se është e nevojshme, janë disa alternativa reale në Shqipëri dhe ndoshta këto alternativa mund të shfaqen edhe nga brenda partive ekzistuese. Në Partinë Demokratike, në Partinë Socialiste, ka njerëz me ide vërtet të mira. Kjo është diçka që e përmendi edhe kongresmeni Aderholt (Robert Aderholt, republikan nga Alabama) në seancë.

Ka njerëz të zgjuar dhe me vullnet të mirë në këto parti që ndoshta duhet të ngjisin rangjet, ndoshta duhet të ketë më shumë demokraci brenda këtyre partive, në mënyrë që njerëz që kanë një vizion të ndryshëm për të ardhmen e vendit, një vizion më afatgjatë, të mund të kenë më shumë ndikim.

Pra ka disa mënyra për ta realizuar këtë synim, nuk do të thotë domosdoshmërisht një parti e re. Por në fund të fundit, qytetarët kanë nevojë për dikë që të hedhë hapin pa pasur garanci, të ketë guxim dhe të thotë: kjo është ideja ime. Shpresa ime është që nëse dikush e ndërmerr këtë hap, qytetarët të përgjigjen dhe të thonë: “Po, këtë duam edhe ne!”. Dhe kjo do ndihmojë për të sjellë ndryshim në Shqipëri. Kështu ndodh edhe këtu herë pas here. Disa njerëz duan të rrinë në pushtet, por pastaj del dikush që ka një vizion të ndryshëm dhe njerëzit reagojnë, duke votuar për të. Kjo duhet të ndodhë edhe në Shqipëri.

47 komente në “INTERVISTA/ Bob Hand, “shuplakë” Berishës për KQZ-në: Po na humbet durimi, po bën shumë lojëra me zgjedhjet”

  1. Arian says:

    Ah, sa naiv qe jane keta.

    1. BERISHA LARGOHU. KURSE PD I KA TE HUMBURA ZGJIDHJET, PRANDAJ PUSHTAT E PD-SE TE DORZOHEN PER TE EVITUAR REVOLTEN POPULLORE. says:

      No no, sa naiv qe jane shqiptaret qe mbajten Berishen ne pushtet.

      1. Sindikata e Minatorëve says:

        SINDIKATA E MINATORËVE
        Alternativat nuk vijnë nga hiçi. Ato lindin në lëvizje e sipër. Ato piqen përgjatë dhimbjeve të luftës. Pasi provuam të gjitha rrugët që na mundëson një sistem demokratik (presupozuar se jetojmë në një të tillë), që nga rrugët institucionale, protesta, greva të përshkallëzuara në greva urie dhe etje deri në kufijtë e epërm të njeriut, tentativa për të hyrë me forcë në zyrën e kryeministrit, bllokime rrugësh etj., dolëm me vendimin që të provojmë rrugën ndoshta të vetmen e mbetur, e pjesëmarrjes direkte në politikë. Për të shmangur kostot financiare dhe burokratiko-bllokuese, zgjodhëm një nga partitë e vogla, njërën që pranonte ta përdornim siglën e partisë pa na vënë kushte dhe duke na lënë dorë krejtësisht të lirë. Partia BASHKIMI REPUBLIKAN, të cilën e inkuadruam në koalicionin e majtë. Synojmë që të nxjerrim 1-3 deputetë dhe njëkohësisht të marrim në rang kombëtar sasinë koresponduese të votave për të administruar Ministrinë e Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta.

        PARTIA BASHKIMI REPUBLIKAN
        Është partia jonë e profesioneve të rënda, e punonjësve të nëntokës, të pasuruesve, të metalurgjisë, të naftëtarëve, të kimisë, të guroreve, të çimentos, të mashinistave dhe invalidëve të punës.

        PARTIA BASHKIMI REPUBLIKAN
        Është partia e të gjithë neve heronjve të heshtur, që me mundin dhe sakrificat e pashoqme, me djersën dhe gjakun, me rrënimin e shëndetit dhe humbjet e shumta të jetëve tona ndërtuam Shqipërinë dhe i dhamë popullit shqiptar industrinë dhe bujqësinë, shkollat dhe spitalet, qendrat e kulturës dhe të pushimit.

        PARTIA BASHKIMI REPUBLIKAN
        Është partia e të gjithë neve heronjve të heshtur që sot jemi të persekutuarit e demokracisë, sepse na mohohen të gjitha të drejtat që profesionet tona gëzojnë kudo në botë dhe që sistemi monist na i njihte dhe zbatonte. Na mohohen kushtet e sigurisë së shëndetit dhe jetës në punë, orët e punës dhe pushimet, pagat e drejta dhe pensionet respektive, na mohohet vjetërsia në punë, mosha e pensionit etj.

        PARTIA BASHKIMI REPUBLIKAN
        Është partia e të gjithë neve shqipëtarëve, që jemi të djathtë, sepse e duam Shqipërinë si Republikë Parlamentare, por që jemi të majtë, sepse i kërkojmë dhe duam ti mbrojmë të drejtat tona sociale. Që jemi të djathtë sepse duam të kemi shtet ligjor, por që jemi të majtë sepse duam të kemi shtet të së drejtës.

        PARTIA BASHKIMI REPUBLIKAN
        Kërkon që të jetë syri që i sheh punonjësit, pensionistët dhe cilindo qytetar tjetër në jetën dhe hallet e përditshme, të jetë veshi që i dëgjon ankimet dhe rënkimet e njerëzve, kërkon të bëhet zëri i tyre dhe të buçasë në parlament me fuqinë e sirenave të alarmit. Programi jonë nuk është komplot konspirativ e as fushatë luftarake për të dërrmuar kundërshtarin politik. Programi jonë është i thjeshtë dhe i kuptueshëm sepse merret me hallet, me nevojat dhe me të drejtat tona. Është një program i vetëmbrojtjes sociale, i dinjitetit social.

        PARTIA BASHKIMI REPUBLIKAN
        Do të kërkojë nga parlamenti dhe qeverisja e ardhëshme që :
        √ Brenda 6 mujorit të parë të bëhet rillogaritja dhe shpallja zyrtarisht e minimumit jetik individual sipas standarteve të vendeve europiane. Shpallja zyrtarisht jo më rrallë se çdo 2 vjet.
        √ Brenda 2 viteve të parë, rroga minimale e çdo profesioni si edhe pensioni minimal i profesioneve të rënda të kategorisë “A” të barazohet me minimumin jetik individual real. Ish punonjësit e nëntokës që sot përfitojnë nga “Trajtimi i veçantë” të kalojnë në pension të plotë. Invalidët e punës të përfitojnë pension jo më të vogël sesa
        minimum jetik.
        √ Brenda 12 muajve të parë të realizohet barazimi i pensioneve të para 91 dhe pas 91 për rastet e pensioneve të përfituara për të njejtat kushte.
        √ Brenda 12 muajve të parë të shfuqizohet rritja në bllok e moshës së pensionit 65-60 burra-gra, duke bërë përshkallëzimin e moshës së pensionit sipas profesioneve,duke filluar nga 52 vjeç për profesionet e rënda.
        √ Brenda 3 muajve të parë të pregatitet një plan i detajuar masash për zbatimin e ligjit mbi kategorizimin e profesioneve, ose të trajtohet çdo profesion me një status
        të veçantë. Ripërcaktimi i rrogave minimale për seicilin profesion.
        √ Brenda mandatit të parë qeverisës, në mënyrë të përshkallëzuar të barazohet pensioni minimal me minimumin jetik real.
        √ Brenda 6 muajve të parë të miratohet me ligj pjesëmarrja konsultative e përfaqsuesve të lartë sindikalë në Kuvendin e Shqipërisë si edhe konsultimi i qeverisë me sindikatat dhe grupet e interest për projektligjet respektive sociale.
        Në jo më vonë se një vit të bëhen ndryshimet në Këshillin Kombëtar të Punës, në Këshillin Administrativ të ISSH, nëpër komisione e organizma të tjera për të siguruar një përfaqsueshmëri reale dhe me bazë të gjerë.
        √ Brenda vitit të parë qeverisës të realizohen në konsultim me sindikatat ndryshime të domosdoshme në Kodin e Punës, për ta pajtuar Kodin me dispozitat kushtetuese dhe ato të Konventave Ndërkombëtare të Punës dhe Kartës Sociale Europiane të Rishikuar. – Ndalimi i grevëthyerjes dhe masat ligjore parandaluese. – Ligjërimi I Kontratës së detyruar Kolektive të Punës dhe rrugëve të mundësimit real të këtij detyrimi. – Mbrojtja me ligj e përfaqsuesve sindikalë, që merren me organizimin dhe drejtimin e sindikatës në subjektet shtetërore apo private. – Kufizimi i efekteve të Kontratës kolektive vetëm tek anëtarët e sindikatës nënshkruese. – E drejta e autorizimit nga sindikata për mbledhjen e kuotës së anëtarësisë. – Në rastin e pretendimit të më shumë sesa një sindikate për kontratën kolektive, detyrimi i të njejtës përmbajtje të kontratës, etj.
        √ Brenda 18 muajve të krijohen Gjykatat e Punës (veçmazi ose së bashku me Gjykatën Administrative). Tarifat gjyqësore për paditë mbi të drejtat e punëmarrësve
        të shfuqizohen. Po kështu të shfuqizohen edhe tarifat për paditë e të papunëve, pensionistëve dhe atyre me ndihmë sociale.
        √ Brenda vitit të parë të zgjidhet gangrena me « pronat» e sindikatave. Ato prona nuk do jenë më në shërbim të individëve, por do tu kthehen punonjësve shqiptarë dhe sindikalizmit duke ndërtuar një administrim qendror me kontroll të dyanshëm, nga sindikatat dhe shteti.

        PARTIA BASHKIMI REPUBLIKAN
        Nuk kërkon të mbrojë vetëm shtresat në nevojë apo vetëm punëmarrësit. Ne kërkojmë të mbrojmë edhe punëdhënësit nga arbitrariteti i shtetit, nga konkurenca e pandershme e klientëve të pushtetit dhe nga monopolet. Ne do kërkojmë përmirësimin e kushteve për biznese dhe ndërmarje konkuruese, mbështetjen e tyre nga shteti në favor të hapjes së vendeve të reja të punës dhe përmirësimit të kushteve të punës.

        PARTIA BASHKIMI REPUBLIKAN
        Nuk kërkon që me fuqinë e votës tuaj të marrë pushtet për vete dhe militantët e vet. Sepse ne nuk jemi politikanë nga ata që i shihni prej 23 vjetësh në pushtet, që e mjelin haptazi pushtetin dhe janë kthyer në baronë, na hiqen tani si burra të mirë, sikur po ju çahet barku për ne dhe për kombin. Ne nuk kemi militantë, sepse ne nuk jemi tjetër, veçse ju vetë. Jemi si ju dhe jemi mes jush. Jemi minatorë, metalurgë, naftëtarë etj. Jemi të vetmit që në këto 5 vjet kemi luftuar dhëmb për dhëmb me pushtetin. Ne jemi sindikalistë që duam të luftojmë bashkë me ju dhe së bashku të vetëmbrohemi nga padrejtësitë sociale, nga arbitrariteti dhe megallomania e qeveritarëve. Ne nuk bëjmë fushatë as me fuqinë e parasë dhe as me fuqinë e medias. Fuqia e fushatës sonë është e drejta jonë, është dinjiteti jonë social dhe moral, është shpirti jonë që ngre krye dhe nuk pranon ti dorëzohet të keqes që na ka zënë nga fyti e po na mbyt. Është po njësoj, nëse votën tënde ja fal një miku apo një farefisi, e jep për tifozllëk partiak apo e shet për një trastë miell. Kështu ke shpërdoruar fuqinë tënde për të ndryshuar veten tënde, për të ndryshuar shoqërinë dhe Shqipërinë. Jepi fuqi votës tënde. Fuqi nga fryma jote dhe e drejta jote. Fuqi nga besimi, shpirti dhe dinjiteti yt. Nga veshi dhe syri yt, nga zemra jote. Ndjeje gjakun në damarët e tu! Shtrëngoji grushtat fort dhe ndjeje fuqinë tënde! Vota jote peshon si plumbi.

        Më 23 qershor 2013

        Nuk votojmë si të majtë apo të djathtë. Nuk kërkojmë rotacion të klaneve dhe baronëve të politikës, por një qeveri e cila të qeverisë bashkë me qytetarët për të sotmen dhe të nesërmen tonë të përbashkët.

        Voto
        BASHKIMI REPUBLIKAN

        Shumoje dhe shpërndaje këtë thirrje !
        Ti vetë je fuqia e ndryshimit të madh.
        Mos u shpërqëndro !
        Mos e shpërdoro votën tënde dhe njerëzve të tu !
        Mendo që së bashku jemi shumë.
        Të bëhemi edhe më shumë !
        Ta mundim të keqen !
        Të mbrojmë veten tonë !

        Fiqiri Xibri

        1. halimi says:

          Zoti Hand, ne Shqiperi po tentohet te vidhet hapur e drejta bazike e votes. Ju duhet te kaloni nga shuplakat ne masa me konkrete se Saliu jon eshte komplet taleban e ben sikur nuk kupton. Ju amerikanet e zgjidhni me nje telefonate kete gje, sic keni bere dikur. Mund ti evitoni ketij vendi nje mije te keqija po e bet.

          1. e/ says:

            Amerika si mike e madhe e Shqiperise duhet ta tregoje edhe ket ehere mbeshtetjen per qytetaret shqiptare qe kerkojne demokraci dhe vote te lire. Kete here kjo qeveri e ka kuptuar me kohe se i ka ardhur fundi dhe ka mbetur vetem ndonje marifet per te evituar disi disfaten e turpshme te kesaj here. Po ne nuk mund te ulim kokat dhe do dime te tregojme se cfare duam vertet @Rilindje.

        2. stela says:

          Jepini sa me shume shuplaka atij hajduti ndryshe nuk merr vesh. Nuk e duam me mbi krye. Duam nje fillim te ri, pa Sali dhe PD!

      2. EVI says:

        SALI MOS NA IZOLO ME KEQ ME NDERKOMBETARET NDAJ LEJO ZGJEDHJET E LRIA E TE NDERHSME NE KETE VEND LEJO QE VENDI TE INTEGROHET SI PASOJE E KESAJ NE BE QE VENDI TE KETE ZHVILLIM

        1. ismail islami says:

          sali
          Vazhdo si ja ke nis
          le te bejne gam gam syle
          ti ça para

    2. EDI says:

      SHYQYR QE PO VIJNE REAGIMET NGA NDERKOMBETARET MBI QESHTJEN E ZGJEDHJEVE SEPSE SALIU PO E MARROS KETE VEND PO I CON ZGJEDHJET DREJT NJE KATASTRFOE TE PAPARE E TE PAKTHYESHEM

    3. EGI says:

      saliu po degjeneron zgjedhjet ne shqiperi saliu po shkaterron sistemin e funskionimit te zgjedhjeve me arrjen e kqz dhe jo vetem durimi i opozites ka humbur por edhe i nderkombetareve

      1. desara says:

        Po saliu po ben te fundit levizje qe mund te beje nje deshtak per te tentuar vjedhjen por e ka te pamundur. eshte seriozisht i cmendur, i cmendur qe sdi cben por e di qe do humbi

    4. Flogerti says:

      Ja pra qe e verteta eshte duke u thene hapur kudo kudo. Bota po i tregon shqiptareve qe te kene kujdes e ne asnje menyre te mos votojne nje palaco qe luan me vullnetin e tyre.

    5. ERI says:

      SALI SHQIPARET E NDERKOMBETARET NUK HANE BARE POR PO VEZHGONE E MONITOROJNE ZGJEDHJET NE VEND NDAJ MOS E SHKATERRO INSTITUCIONET QE DUHET TE JEEN TE PAVARURA DHE LEJO QE ZGJEDHJET TE JENE T ELIRA E TE DNRSHME

    6. WTF says:

      Mos e ka gje emrin e plote Bob Handjob?

    7. Jonida says:

      Keta te huajt mendojne se kane te bejne me njerez,nuk arrijne te kuptojne se kryeministri ne ikje eshte vecse nje monster,nje kriminel qe ka vrare njerezit ne mes te bulevardit,nje mashtrues 24 ore ne 24.Duhet ta zhdukim kete te marrosur dhe ti hapim rrugen rilindjes,votat e partise socialiste nuk i prek me askush

    8. Kamela says:

      Nuk e kuptoj lojene ketyre te huajve, por sinqerisht na merziten, se duket sikur na japin mend per cdo gje, sikur keta jane me te afte per ti dhene zgjidhje problemeve.

  2. Argita says:

    BERISHA NUK PYET PER AMERIKEN,SE KA PODESTEN QE E MBRON

    1. alesia says:

      Berishes i kane mbaruar dite e tani sigurisht qe do tentoje te vjedhi, por sdo kete asnje shans qe te ndryshoje fatin e tij. Eshte i humbur, populli do votoje masivisht kunder tij.

  3. Neri says:

    opo berishes i duhet hyre me shkop bejzolli, jo me shuplaka!!!

    1. Nora says:

      po humbesi lojra do tentoje te beje. POr ska asgje te te shpetoje sali nga humbja. Je perfundimisht i mbaruar/

  4. sali berisha says:

    jua them une ju zoteri
    jeni sponorizuar nga edvin rama popo e di shume mire une
    ne bajme zgjedhje ma te mira se ju ne amerike ,edvin rama vjedh zgjedhjet jua them un ju ,,,po kete radhe si vjedh dote do mari pergjigjen e meritum,,ne jemi ndryshimi pe rpara sb

    1. Tina says:

      Tani po flet qarte dhe bota. Po flet qarte e gjithe bota e ne nje fare menyre qeveria berisha ka humbur legjitimitetin. Me pak fjale eshte i humbur e po e mbyll karrieren si i cmendur

  5. Ermali says:

    SE DI KY CA MOSTRASH JANE RAMA-META

  6. kelmendasi says:

    Lexoni intervisten dhe jo titullin.Titulli ska fare pune me intervisten.Nuk permend as Berishen as qeverine as maxhorancen e sotme.Mos komentoni kot.

  7. ergi says:

    PS GARANTON QE PAS 23 QERHSORIT KUR AJO TE VIJE NE PUSHTET TE ORGANIZOJE ZGJEDHJE T ELIRA E TE DNERSHME E TE NXJERR NGA IZOLIMI SHQIPERINE DHE TE MUDNESOJE MARRJEN E STATUSIT DHE FUTJEN EN BE

  8. olti says:

    po te gjith kush e ka deshiren e madhe te fitoje PS flet keshtu.PD gjithmone i ka fituar me merite dhe do ti fitoje me merite zgjedhjet e 23 qershorit.perpara

  9. klaus says:

    Te gjtihe i kan lshuar nga nje shuplake Berishes, ndersa i thote une mbledh nga 5 pergezime nderkombetaresh ne dite…pika qe s’te bie more sharlatan i pandreqshem.

  10. danja says:

    Ta harroje Berisha se dke mbajtur peng KQZ-n mund te manipulo rezultatin e zgjedhjeve…..Shqiptaret sot me shume se kurre jane te vendosur per Rilindje

  11. arbenita says:

    Jane te ndryra dhe te shpifura lojrat politike te Berishes, ky njeri eshte nje shkeles ligji i pandreqshem…ai vendos interesat e tij personale mbi cdo te drejte kushtetuese.

  12. klaus says:

    Zgjedhjet e qershorit jane te rendesishme per paraqitjen e Shqiperis ne syt e botes demokratike ndaj i duhet bere thirrje Berishes te heqe dore nga vjedhjet e votave.

  13. korina says:

    Nuk eshte nevoja qe Saki hajvani te thote sot se une i miratoj tre ligjet….Nese ai vertet e do integrimin e shqiperise le te lere te lire procesin zgjedhore, le te lere qe shqiptaret per here te pare ne historine e tyre te bejne zgjedhje me standardet europiane.

  14. brukli says:

    Komizioni qendrore i zgjedhjeve mbahet peng nga Berisha qe me ane te manipulimit ai te vazhsoi endrren e tij per pushtet te perjetshem.

  15. Bruxhes says:

    Per Berishen nuk eshte e rendesishme nese pushteti eshte legjitim apo jo…e rendesishme eshte qe ai ka karrigen…Kjo eshte politika shqiptare, por pas 23 Qershorit nukdo te jete me e tille, sepse Skuadra e Rilindjes zotohet se do te ndryshoi shqiperin.

  16. tea says:

    Besimi i qytetareve tek KQZ-ja dhe qeverisja do te kthehet vetem me ardhjen e Partise Socilaite ne pushtet.

  17. kevi says:

    Partia Socilaite zotoht se do te zbatoi kushtetuten dhe ligjet e ketij vendii , ketu perfshihet edhe pavaresia e institucioneve te pavarura, ku ne qender eshte edhe liria e KQZ-s

  18. tayson says:

    JAME KURJOZ SE NE C’KUFIJ DO QENDRONTE SARKAZMA E BOBAVE KAUBAY’S !!!

    KTU “SHKAJA” HUMBET VERTET DURIMIN

    DUKET SIKUR E DREJTA PER TE PASUR DEMOKRATI

    NDODHET NEN DARET E XHANDARIT MASHTRUES DHE KRIMINELIT SHPELLAVE

    DILEMA SHQIPTARE NEN MESHIREN E MONSTRAVE

  19. tayson says:

    JAME KURJOZ SE NE C’KUFIJ DO QENDRONTE SARKAZMA E BOBAVE KAUBOY’S !!!

    KTU “SHKAJA” HUMBET VERTET DURIMIN

    DUKET SIKUR E DREJTA PER TE PASUR DEMOKRATI

    NDODHET NEN DARET E XHANDARIT MASHTRUES DHE KRIMINELIT SHPELLAVE

    DILEMA SHQIPTARE NEN MESHIREN E MONSTRAVE

  20. Erik says:

    Pushka top prof. Denar Bibes qe ja plasi berishes mu ne balle dorheqjen. Gam gam stile Berisha, po zagaret e tij ne KQZ as iu afroheshin intelektualeve qe kishte propozuar Partia Socialiste atje.

  21. Ja shum i Vonuar z. Bob. Berish nuk e ka per here te par nje gje te tille. Mos harroni verifikon Berish eshte hajdut serial i vjedhjes se votave ne shqiperi. Asnjeher Berish nuk ka fituar me drejtesi.!

  22. xy says:

    Po te me degjoje mua Edi rama ,sikunder po degjon veteveten,dy rruge ka per KQZ-en 1– Riformatim te ri –2–Lerjani kopilin ne dere kriminelit Sali me 4 antaret e tij,pasi edhe neqoftese PS-ja i ploteson,ato do te jene vetem fesade(garniture),sepse Saliu do ti marre vendimet vetem me akte normative pra me 4 vete dhe ajo 5 e detyruar nuk ka per te funksionuar kurre.Keshtu qe punen e tre opozitareve, antareve te KQZ-es,mund ta beje fare mire Genc Gjoncaj,me Salinjanin,te tjerat jepjani Saliut qe pasi ndeshja te kete mbaruar dhe te kete humbur,ta fitoje duke e “publikuar ne Gazeten Sporti” se une fitova kunder Bajernit 4–0 sepse e shkruan gazeta qe e urdheroj une –

  23. ilir says:

    ore kur opozites kjo i duket e pamundur se di po pse kerkon votat shqiptarve, ne kemi nevoje per njerez qe na udheheqin drejt qellimeve te medha dhe jo drejt hiqit
    mbase PS do na liberalizoje vizat me Kinen dhe Rusine

  24. ilda says:

    keto jane shume te pabaza. se edhe vete opozita e di shume mire se nuk vidhet vota e lire. se te ishte per ate pune nuk kerkonin vota ne cdo cep te shqiperise dhe nuk benin fushata kaq te menduara mire me autobuza dhe me dokumentare. por kete e mbajne si as nen meng qe kur ta shikojne qe nuk kane fituar te thone qe na u vodh vota, ne do bojkotojme parlamentin, ne nuk votojme ligjet, etj etj etj, qe vet populli ka qene deshmitar i ketyre gjerave qe kane ndodhur. por vota eshte e lire dhe nuk vidhet ne asnje menyre. prandaj jini te qete dhe votoni te qete, dhe zgjidhni me te miren per kete Shqiperi tonen.

  25. Alb says:

    Mos u fut ne ceshtjet e brendshme te Shqiperise. Shume shume kete mund ta bejne Europianet, pra Gjermanet, Francezet etj, por jo SHBA dhe ketu bashke me SHBA fusim edhe Angline qe ne kohen e Blair u fut ne Irak, ku lufta u be vetem per NAFTEN. Kujtojme ketu se konfimimin per luften ne Irak vetem per NAFTEN e ka shkruar Alan Greenspan ne librin e tij. Greenspan ka qene ne krye te Federal Reserve te SHBA prej 1987 – 2006.

    Shqiptaret jane Europiane dhe natyrisht degjojne Europen. Ju vetem shihni qe te mos beni me luftra per NAFTE apo dicka tjeter te ngjashme sepse vriten njerez kokat e te cileve vlejne per Zotin e per popujt e mbare Globit po aq sa te amerikaneve.

    Rrofte Bashkimi Europian – Fitues i Cmimit Nobel per PAQEN.

  26. ali says:

    Z.Alb ju jeni nje fundamentalist I ndyre !!!. Ti e paske shitur shpirtin te armiqt e betuar the Shqiperise. Meso

    Historine !. Vetem Amerika I ka dale he krah Shqiperise kur Evrpa I kish gene “vizen”.Kaq Kisha per Try.

    1. Rrok says:

      More Ali,

      po ku merr vesh ti nga politika …. hahahahahaha

      ka nonji gjo qe nuk eshte e vertet nga ato qe ka shkruar Alb?

      Cdo fjale e Alb eshte e vertete e paster si drita e diellit.

      Po ku e di ti boten qe te besh komente.

      Hajde shko kullot lopen, se edhe ate pune zorr se e ban.

  27. ali says:

    Z.Alb ju jeni nje fundamentalist I ndyre !!!. Ti e paske shitur shpirtin te armiqt e betuar the Shqiperise. Meso

    Historine !. Vetem Amerika I ka dale he krah Shqiperise kur Evrpa I kish gene “vizen”.Kaq Kisha per Try.q

  28. Nikua says:

    Ju shkoni pas berhait, nuk largohet Sala me vota e me te shara, derri do plumb.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje