Napoli është vënë në kërkim të një trajneri, pas vendimit të Valter Maxarrit për t’u larguar. Mediat italiane bëjnë me dije se kandidati kryesor është spanjolli Rafa Benitez.
Por, ky i fundit duket se kërkon të fitojë kohë, në pritje të ndonjë oferte të mundshme nga Premier Liga apo PSG dhe Monako në Francë.
Për këtë arsye, presidenti i Napolit, De Laurentis, i ka vendosur një afat prej 48 orësh Benitez. Ky i fundit duhet të kthejë përgjigjie deri të mërkurën, në të kundërtën napolitanët do të kërkojnë ndonjë alternativë tjetër./b.l