Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, në cilësinë e kryetarit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, ka marrë pjesë në mbledhjen ku janë vlerësuar puna e gjyqtarëve në sistemin tonë të drejtësisë.
Ajo që bie në sy nga lista e bërë publike në faqen zyrtare të KLD-së, është se emrat e vlerësuar nga Presidenti Nishani janë kryesisht ato gjyqtarë që i kanë shërbyer familjes së në pushtet.
Kështu, si gjyqtar i vlerësuar është ai që i dha fitoren Lulëzim Bashës për të drejtuar Bashkinë e Tiranës.
Të vlerësuar janë dhe gjyqtarët e 21 janarit, të Gërdecit e deri tek gjyqtarë që kanë shpallur të pafajshëm Mihal Delijorgjin. Mbledhja e Këshillit të Drejtësisë, ku është bërë vlerësimi i 10 gjyqtarëve, është zhvilluar të hënën, ku për ironi të fatit, Nishani është betuar se do të kthejë integritetin në sistemin tonë të drejtësisë.
Nishani është zotuar, gjatë fjalës së tij, se emërimet në sistemin gjyqësor do jene mjaft transparente dhe do të bazohen në respektimin e aftësive dhe të integritetit të gjyqtarëve.
“Në vijimin të një procesi transparent, duhet të përcaktojmë qartësisht, jo vetëm për gjyqtarët, por edhe për opinionin publik, të gjitha procedurat e emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës Administrative”, ka deklaruar Nishani.
10 gjyqtarë kanë marrë vlerësime mjaft pozitive nga anëtarët e Këshillit të Lartë të Drejtësisë, i kryesuar nga Presidenti Bujar Nishani.
Kështu, si e vlerësuar nga Nishani, është gjyqtarja Entela Prifti, e cila bënte pjesë në trupën gjykues që i dha fitoren, me vendim gjykate, Lulzim Bashës.
Një emër tjetër, i shpërblyer nga Nishani, është gjyqtari Arben Mullaj. Dosja e tij nis me 21 janarin e deri tek vendimet që kanë marrë haptas në mbrojtje fëmijët e kryeministrit, Sali Berisha.
Mullaj është gjyqtari që ka dënuar me gjobë Hekuran Dedën, Taulant Ballën e Altin Dalipin, të gjithë këta të akuzuar për shpifje, nga njerëz të familjes në pushtet.
Arjana Caco, e cila rezulton në listën e vlerësimit, është gjyqtarja, e cila ishte pjesë e trupit gjykees që i dha lirinë të akuzuarve për vrasjen e 4 protestuesve të 21 janarit.
Po kështu, kjo gjyqtare, në tetor të vitit 2012 urdhëroi shpërndarjen e grevës së urisë të ish- të përndjekurve politikë, duke e konsideruar atë të jashtëligjshme.
Po nën firmën e saj është pushuar çështja në ngarkim të dhëndrit të Ministres së Integrimit, Evis Gjeçaj, i akuzuar për evazion fiskal.
Gjyqtari Ridvan Hado është një tjetër person i vlerësuar nga Presidenti i Republikës, Bujar Nishani.
Edhe dosja e Hodos është e pasur në shërbim të pushtetit, sa dhe kolegët e tij.
Kështu, Hado është gjyqtari që vlerësoi se 26 viktimat e shpërthimit të fabrikës së Gërdecit ishin shkaktuar nga një pakujdesi njerëzore. Ky vendim çoi në dënimin e të akuzuarve për shkelje administrative.
Po kështu Hodo ka dhënë disa vendime në favor të Shkëlzen Berishës pas akuzave të ngritura ndaj tij si i përfshirë në afera korruptive.
Agim Ferizaj është një tjetër emër në listën e të vlerësuarve të Këshillit të Lartë të Drejtësisë.
Gjyqtari i shkallës së Apelit në Durrës, pak kohë më parë është akuzuar në lidhje me çështjen e vrasjes së kryekomisar Adem Tahirit. Familjarë të Fatmir Hoxhës, koleg i Tahirajt, kanë deklaruar gjatë një proteste të zhvilluar pas një seancë gjyqësore se gjyqtari Agim Ferizaj iu kërkoi 15 mijë euro në këmbim të dhënies së një mase më të lehtë sigurie ndaj Fatmirit, i ndodhur nën hetim për vrasjen e ish- shoferit të komisarit të Shijakut.
Por përveç njerëzve që i kanë shërbyer familjes në pushtet, në listën e vlerësimit ekzistojnë dhe gjyqtarë, pasuria e të cilëve është dyshimtë.
Për Amarildo Laçin, ish- kreu i Inspektoratit të Lartë të Kontrollit dhe të Deklarimit të Pasurisë ka kërkuar verifikimin e pasurisë pasi kishte dyshime për deklarata jo korrekte.
Takohemi te Gota jaro!
http://imazheshqip.blogspot.com/2013/01/sali-berisha-dhe-ushtari-i-mire-shvejk.html
mos u tallni me sakatin…
asht burr me mustaqe ai bre. Ai i ba gjanat qi i thote AY. asht me bese
Presidenti nuk rri dot pa u tregu qe esht cun i Sales er jahu. Hajde Tunxh hajde. Gjynah ti thush gje, po kam prshtypjen se edhe ky robi duhet te zgjohet.
po ce luani te ziun nishan ore aman. Ai eshte nje cope kukull qe ben ci thone, merr rrogen e rri rehat ne zyre.. Ai eshte nje vegel me teper ne duart e pista te guzhinierit vrases
ti je per gjynaf o gjynafqar e ke nga ndikimi i ilacit ,nuk te vihet faj qe nuk je njeri
Eh mor president!Ti nuk e ke mundesine fizike te mbash ekuilibrin tend dhe jo me te jesh mbrojtes i kushtetutes.Edhe kete institucion qe e kishim zili qe nga koha e Presidentit Mejdani dhe Presidentit Moisiu ti e keqperdore,ja humbe integritetin dhe pavaresine.TURP!
Ne qofte se PS -ja i ka votat e mjaftueshme Mbas zgjedhjeve, duhet te marri filmimet e shkolles se bashkuar Ne vitin 90 92 dhe te shkarkoje kete president handikapat, nga posti.
Ne ato filmime shifet qarte se ky derdimen si oficer, gerthiste dhe ndersente kadetet, per reprezalje, per tembrojtur bustine Enver Hoxhes.
In a message dated 10/9/2012 4:19:17 P.M. Eastern Daylight Time, [email protected] writes:
USHTARI MBETET USHTAR ZOTI PRESIDENT SOLDIERI !
– I Enverit dje… i Sali enveristit sot
– Nga Alban Dega, Nju Jork
Presidenti i Republikes Z. Bujar Bishani eshte i lindur per soldier, ushtar. Kurre nuk do ta kisha besuar se do te mbetej solider, ushtar edhe pasi u be President me hir ose me pahir
President Soldieri foli edhe sot. Foli njesoj si Berisha. E njejta gjuhe! I njejti stil! E njejta permbajtje! Greva e urise se ish- persektuuarve politike, tha Bujari i Berishes eshte thellesisht politike.
A thua mund te presish gje tjeter nga ata qe e kane emrin e pervuajtur e perbaltur dje , mbiemrin e pervuajtur e perbaltur edhe sot : i persekutuar politik!
Kur nuk ke gje te re per te thene eshte me mire te mos flasish, thote sovrani. Te gjtihe e dine kete shprehje te arte pervec President Soldierit.
Ai foli si Berisha. Si nje papagall e soldier besnik i tij President Soldieri perseriti fjale per fjale fjalet e Berishes. Asgje e re! Mos fol!
” Ka qene me Enver se vete Enveri” me tregon vellai im Besniku qe ka qene student i tij ne Shkollne e Bashkuar te Oficereve . ” Shoku Enver ka thene keshtu…. ” ” Sic na meson shoku Enver…”, ” Sic na meson Partia…” … Na cante menderen me keto sllogane enveriste…
Shihni deklaratat e tij sot… Fjale per fjale cfare thote Berisha! As me shume e as me pak.
Lume Shqiperia per kete President – Soldier qe ka. Ushtar i Enverit dje. Soldier i Sali enveristit sot.
Vec kujdes me Kushtetetuten se mund t’i fluturoje karrikja brenda nente muajsh kur Salen ta nxjerrin ne pension dhe vene ne banken e te akuzuarit per krimet pafund te 96-es, 97-es, 14 shtatorit 1998… Otrantos, Gerdecit, 21 janarit 2011…
Ka edhe nje varient shume me demokratik. Qeveria e re e Shqiperise nderron Kushtetuten dhe Presidenti zgjidhet direkt nga populli si ne SHBA…. Nishani nga president perfundon ne nje soldier, nje ushtar i gjeneralisimit Berisha ne pension politik perfundimtar.
Eshte koha qe President Soldieri te behet ushtar i sovranit jo ushtar i tiranit… Sovrani te jep pavdekesine …
Tiranet marrin me vete edhe soldieret e tyre! Syceltesi Zoti President Soldieri!
In a message dated 10/10/2012 10:50:27 A.M. Eastern Daylight Time, [email protected] writes:
PRESIDENT SOLDIERI
E SALI … ENVERI !
– Nga Alban Dega, Nju Jork
Cfare urdheron tirani
E vendos Salia
Me vrap e firmos
Bujar Soldier Mavria
Ushtar ishte dje
Soldier eshte dhe sot
Lum per President
Qe e kemi kot!
Dje ushtar i Enverit
Sot i Salise
Mjere o shqiptare
Kush i prin Shqiperise!
Despote kishim dje
Sot kemi tirane
Barbare prinin dje
Sot despote hajvane!
Per nje cope karrike
Flake i vene Shqiperise
Ciflik e kane kthyer
Gjakun e vegjelise!
Kalbur eshte gjithcka
Nga korrupsioni
Padrinot bejne ligjin
Krejt kot ju votoni
Sa prin Dallkauku
Ua plackit votat
Per nje bythe kolltuku
Per te Shqiperia
Eshte vetem poltroni
Ligjin e ben Mafia
Mbreteron korrupsioni
Heqim imunitetin
E genjejme miletin
Mbret per mbi mbret
Kem impunitetin
Qe mbron kusaret
Perjeteson pushtetin
Virgjeron prostitutat
Ne piedestal hajdutat
Sheik e bejne vetin!
Ligj permbi cdo ligj
Kemi Sali Luigjin !
Sa per President
Kemi nje soldier
Sot ushtar i Sales
Dje i shokut Enver!
Prijesa firaune
Ministra kusare
Ambasadore spiune
Mbrojtjen Asfalia
Ekonomine BIA
Duam Perendim
Na cojne nga Rusia
Aspirojme Evrope
Prijne sic do Serbia
Otranton Athines
Romanon Fazlicit
Keta bastarde te shkines
Pjelle e Zerve Pashiqit
Kembet ne Tirane
Koken ne Athine
Nene permbi cdo nene
Kane bushter Serbine !
Qaj e mos pusho
Shqiperi e mjere!
E permjera ti
Sa keq te kane dhjere
Keta faqezi
Pa fytyre e pa nder!
Vajto mos pusho
E gjora Shqiperi !
O ngrihu ne kembe
S’eshte kohe per vajtim
Thirrja e Tahririt
Kushtrim per veprim !
Ngrihu ne kembe
E vendos drejtesi
Nuk ka kohe me prite
Vdekje o liri!
ky duhet shkarkuar i pari – jo se eshte invalid fizik por se eshte invalid mendor – nuk mund te jete kryetar shteti sot ne Shqiperi nje pesron qe mbronte me zjarr bustin e Enver Hoxhes tek shkolla e bashkuar ne 1991 – dhe sa qesharake qe varkari sulmon vetem komunistet qe se duan ata qe e duan jane “demokrate” – kujtoni jar nishanin, cazz islamin luf xhuvellin – Varkari lufton komunizimin ka nja 30 vjet dhe nuk fiton dot me komuniste – vete komunist fanatik 24 karatesh.
bujar mehmetit te par alias nishanit kini miresin te na beni nje nder duke vleresuar per merita te medha kreshnik spahiun 1 si antar i K Q Z ne nentedhjetegjashten per vjedhjen masive te votave 2 si avokat ne mbrojtje te udheheqsit ton SRB 3 si nenkrytar te keshillit lart te cdrejtesis 4 si themelusin e partis AKZ qe vet e themeloi dhe vete e shkateroi
Oooooooooooo…Bujar edhe 30 dite mbeten se edhe ty te kemi ne N I S H A N.pER LESH DO SHKOSH EDHE TI.