Shqiptari emigrant që ofron Tavë Kosi Elbasani në Gjermani

20 Maj 2013, 10:42Kulturë TEMA

 Ismail Hodaj është shqiptari, që historinë e jetës së tij e lidh pak me artin, kuzhinën dhe  dashurinë e madhe për vendlindjen dhe çdo gjë shqiptare. Së fundmi ai do fitonte  kopertinëne  një reviste  të përmuajshme mjaft të njohur në Gjermani me kuzhinën e  traditës familjare, ajo elbasanase.

“Më ftuan  në një fotostudio dhe fotografët  zgjodhën pikërisht këto fotografi  për kopertinën e revistës. Karli (pronari i supermarketeve) më tha  që ti nisja në revistë  dhe  një rubrikë me  specialitete gatimi. Unë i nisa një në gjermanisht, por ai m’u lut që unë  t’i nisja me shkrim dhe një specialitet shqipatar. U lumturova. Më erdhi lepuri në shteg –thashë – dhe i nisa shpejt e shpejt tavën e kosit të Elbasanit. Kur e pashë të botuar në revistë këtë recetë  m’u bë zemra mal dhe  u ndjeva krenar. Arrita të  fitoj kopertinën e muajve maj –qershor dhe tashmë nuk më mungojnë  thirrjet kur dal. Ej shefi i tavës së kosit. Ndihem mjaft mirë. E ku ka  më bukur  të ndërtosh një copëz traditë Elbasani në një vend si Gjermania  që unë e konsideroj mjaft mikpritës”- tregon ai.

Hodaj gjithashtu realizon aktivitete të ndryshme , duke sjellë  heronjtë e Ksovës, reciton  vazhdimisht poezi patriotike , dhe komuna e Podujevës e ka shpallur  qytetar nderi për  aktivitetin e tij.

Ai është edhe edhe shoqërues i Ismail Kadaresë në promovimet e librave të tij.

“Në mes të qershorit, Kadare  do të jetë sërish në Gjermani në një  takim me studentët e  Këlnit. Unë do të jem aty dhe  dhe do të lexoj pjesë nga romanet e tij”, shprehet Hodaj në gazetën “Shqip”.

Hodaj ka qenë aktor në Elbasan, dhe është angazhuar në disa role pranë teatrit Skampa.

Ai tregon se pas emigrimit në Gjermani dhe tejkalimit të vështirësive sot ka biznesin e tij, ku ofron kuzhinën shqiptare, e cila preferohet shumë nga gjermanët./A.XH

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje