Baba Mondi i OSBE, axhendë neutrale për fushatën

21 Maj 2013, 22:02Antena TEMA

Baba Mondi i OSBE ka vendosur të jetë neutral në fushatë. Para se të largohet nga Shqipëria, ai ka vendosur të mos përzihet në punët e zgjedhjeve, pasi e kanë akuzuar si të njëanshëm. Për këtë, vendosi të hartojë një agjendë të pavarur dhe neutrale dhe ia la stafit të OSBE për zbatim.

Agjenda parashikon udhëtime të Baba Mondit në tre zona turistike të vendit, nga kanë origjinën tre liderët kryesorë. Hartoi axhendën, e vari në zyrat e OSBE dhe i la porosi sekretares se nëse e kërkonin ata të ODIHR, t’u thoshte se nuk do përzihej në fushatë.

Agjenda ka këtë përmbajtje.

 

21 maj

Udhëtim në kanionet e Skraparit, vendlindje e liderit historik të LSI, Ilir Meta. Dita e punës parashikon.

-Transport deri tek kanioni.

-Një ndalesë në Bogovë për paçe e pilaf në mëngjes.

-Fillimi i raftingut në kanion.

-Drekë në Bogovë. Menyja, kec i zier në bidon me qumësht, salcë kosi, raki Skrapari.

-Mbasdite kafe në qytetin e Çorovodës.

-Kthim në Tiranë.

 

28 maj

Udhëtim në Valbonë, vendlindja e liderit historik të PD-së, Sali Berisha.

-Udhëtim deri në luginën e Valbonës.

-Ndalesë në Tropojë për paçen e mëngjesit dhe pilaf.

-Fillimi i raftingut në Valbonë.

-Drekë me mish të pjekur dhe meze me raki.

-Kthim pasdite në Tropojë.

-Darka në Gjakovë me suxhuk dhe flija.

-Kthimi në Tiranë.

 

5 qershor

Udhëtim në Vuno. Origjina e liderit të Partisë Socialiste, Edi Rama.

-Mëngjes tek Pilo Lala në Rrogozhinë, paçe e pilaf.

-Mbërritja në Vuno rreth orës 11:00.

-Tre orë plazh në gjirin e Jalës.

-Udhëtim tek Shpella e Piratëve.

Drekë në Jalë me peshk, gaforre dhe karkaleca.

-Kafe pasdite në Vlorë.

-Kthim në Tiranë.

 

-Nga kjo agjendë nuk duhet të lëvizim, i tha sekretares, se duhet të dëshmojmë që jemi të pavarur dhe neutral në zgjedhje. Duhet t’u bëjmë nga një vizitë në vendin e origjinës të tre liderëve dhe të jemi në rregull.

-Ka diçka që mungon, tha sekretarja duke hezituar.

-Çfarë, i tha Baba Mondi.

-Në këto menytë ndoshta duhej shtuar ndonjë qofte.

-Në asnjë mënyrë, i tha Baba Mondi. Kemi marrë kritika për këtë punë dhe duhet të reflektojmë. Çfarë ka ndonjë gjë tjetër?

-Po pyesin këta të ODIHR ç’do bëhet me KQZ, i tha sekretarja.

-Të pyesin Doktorin, ai e di, tha. Nuk qeverisim ne këtu, ka qeveri vendi.

-Këta duan dhe një ide si dalin zgjedhjet, ta kenë si vlerësim paraprak.

-Po le të pyesin Doktorin, ai ka përvojë, ka 22 vjet në politikë. Ne duhet të jemi neutralë.

-Kanë lënë dhe një shënim këta, a do kemi vëzhgues në zgjedhje, e pyeti sekretarja.

-Kam folur me Flamur Nokën, do na japë gjithë raportet e policisë, pa merak u thuaj, tha Baba Mondi dhe doli i kënaqur nga zyra.

6 komente në “Baba Mondi i OSBE, axhendë neutrale për fushatën”

  1. ishalla ka ndryshuar baba MONTI , POR une nuk e besoje.
    ai betohet se nuk do te haje te thatin , perfundon e ha te njomin.
    Veshtire te ndryshoje ne kete moshe , ndonje Krrikell te ftohte fsheur nuk rri ai pa e kthyer , e pastaj del e bene komente ne televizor.

  2. Vezhguesi i OSCE says:

    Shume e bukur.
    Por te jemi realiste, ne i kemi kthyer syte nga te huajt, presim se c’do te thone OSCE dhe Ambasada Amerikane. E verteta eshte se vetem shqipetaret mund ta bejne Shqiperine, te huajt jane ketu per te kryer misionin e tyre, per llogari te shteteve te tyre perkatese dhe organizmave perkatese (duke perfshire ketu edhe misionin e ngrenies se qofteve apo te pilafit).
    E verteta e hidhur eshte se ne si shqiptare po e vertetojme cdo dite e me shumje se nuk dime te bejme shtet ligjor, shtet te se drejtes, ku te sundoje ligji dhe jo politikanet e babezitur per pushtet.

  3. julian laci says:

    nuk shoh as nje arsye pse duhet te vrase mendjen baba mondi,ai eshte veten nje burrocrat evropian ,qe i duken qoften me te mira se sesa te vras mendjen per shqipetaret.pra ka perballe dy gjera;qofte shqiptare ose politike shqitare,ai ka zjedhur qoftet

  4. Lulip says:

    Baba Mondi eshte perfaqesues i OSBE,kreu i ketij organizmi ne Shqiperi,turpi i ketij Organizmi te turpshem Eurpian.Mjere popujte Europian qe paguan per keto organizma pa vlere,absolutishte pa vlere.Ky baba Mondi me sjelljet qe ka bere ne shqiperi,po te ishte ne nje vend tjeter qofte dhe i botes se trete do ishte debuar per 24 ore por shqiptaret durojne,ulin zverkun qe eshte i perkulshem.Si kjo OSBE jane dhe organizmat e tjera te BE ose do te katandisen te tilla deri ne shperberje te saj,zhvillimet per kete po punojne.T’i rrojne BE organizma si kjo OSBE-ja e te derguar si baba Mondi,dhe te tjera si ajo se paguajne taksapaguesit Europian edhe shqiptaret.

  5. Bossi says:

    E bukur kjo, darka në Gjakovë me suxhuk dhe flija… hahahahaha a thua do ti pelqeje suxhuku

  6. andi says:

    Shume origjinale kjo puna e baba Mondit te OSBE-se. Berisha e ka korruptu koke e kembe kete qylxhi. E OSBE-js e Europen flasin per luften kunder Korrupsionit, brockulla, kure perfaqesuesit e tyre bahen nje me Diktatorin, mashtrusin e servilin Berisha.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje