Tito Vilanova nuk e ka më të sigurtë vendin e trajnerit të Barcelonës, pavarësisht se klubi deklaroi pak javë më parë se do ta konfirmojë atë edhe për vitin e ardhshëm.
“El Confindecial” shkruan se katalanasit, duke parë edhe gjëndjen e tij shëndetësore, janë duke kërkuar një zëvendës për Vilanovën.
Fillimisht është menduar që ai të jetë ndihmës i Vilanovës, për ta zëvendësuar më pas këtë të fundit, nëse do të ketë sërish problem shëndetësore.
Fillimisht u fol për një interesim për Manuel Pelegrinin, por ky i fundit kërkon një rol protagonist.
Për këtë arsye, drejtuesit e Barcelonës i kanë hedhur sytë tek trajneri i Valencias, Ernesto Valverde. Këtij të fundit i është premtuar që fillimisht të jetë ndihmës i Vilanovës dhe më pas të bëhet trajner i parë./b.l
The same old shit .
Po pse kerkon Barcelona trajner ne SPANJE ,kur trajneri me i mire momentalisht eshte i lire ,JUP HEINCKES .
Ky eshte trajneri duhur per Barcelonen .
Kete tipin shikoje ne surrat dhe ne baseta ,perpara se ta marresh .
Klubet e medhenj kane nevoje po per trajner te medhenj qe per hir te faktit ne qarkullim nuk jane me shume se 2 apo tre .
Barcelona E KA NJE FIZIONOMI TE SAJEN dhe nuk ka nevoje per POLICENTRIZEM ,asaj i duhet sistemi HELIOCENTRIST .
Me pak fjale edhe per 3-4 vjet ekipi duhet te vazhdoje te jete ne funksion te MESSIT ,derisa ketij te fundit ti shkarkohen baterite .
Ah, ne se BARCELONA do te vazhdoje me SENTIMENTE ,ose me teorine :
Qello dhe nje here pa te shikosh,atehere te tjeret kane shkuar ne hene.
Ne se ANCELOTI vjen tek REALI ,atehere REALI behet ekip sa serioz aq dhe i pa kapshem sepse dihen aftesite trajnuese te ANCELOTIT, dhe BARCELONA duhet qe t’i pergjigjet me te njejten monedhe ,perndryshe duhet te notoje ne ujera te turbullta ,ne limitet qe te mundet te zere nje vend ne LA-LIGA qe te thjesht te konkuroje ne CH.L ,gje qe arrihet duke zene vendin e katert .
Koha qe kaloi na tregoi se akademia e BARCELONES eshte ndertuar ne ate menyre qe nuk prodhon dot mbrojtes ,prandaj urgjentisht duhen blere 3 sosh dhe per mua tregu me i mire eshte ai ITALIAN ,pavaresisht nivelit te ulet te tanishem qe serise -A.
Ky do te ishte komenti im per kete teme .
po nga e gjetet kete lajm?5 lojtar te barces ikin kete sezon dhe pritet nje bum blerjesh nga klubi,1 portier nga gjermania 22 vjec,mbrojtesi i borusies Humles,neimar nga brazili,runi nga manchesteri,1 mbrojtes nga uruguai dhe 2 lojtare te rinje nga kampionati spanjoll.trajner do te qendroj villanova dhe per nje vit e pastaj do shikohet opsioni i trajnerit te kombetares gjermane ose i marchelo lipit.
Nqs “barcelona”do te vazhdoje te luaje kete menyre futbolli qe po luan vitet e fundit,Ernesto Valverde,me pseudonimin milingona,eshte i duhuri per mua.E kam ndjekur karieren e tij,sidomos kur ishte trainier ne Greqi.Eshte fans i futbollit sulmues,presingut dhe po te shohesh edhe ne spanje eshte i suksesshem.Me “Espanjol”in shkoi deri ne finale te kupes UEFA,po ashtu dhe fazen e dyte me “Valencian”.