Përmendet shpesh fraza e Montanelit, “do votojmë me hundën mbyllur”. Gënjejmë veten. Atë frazë e kemi kaluar që më 2005. Tani jemi Nazimet që votojmë për Fiqirinjtë, dhe marrim nga 4 vjet dënime të njëpasnjëshme.
Nga Koloreto Cukali*
Para shumë muajsh, nuk e di pse, isha në pritje të një “pranvere shqiptare”. Jo pranverë të vërtetë, me heronj e me barrikada, por një “diçka” rizgjuese. Nuk ka. Nuk ka për të patur. Është shumë e vështirë të zëvendësosh një “pranverë shqiptare” me çfarëdo procesi tjetër zhvillimi. Ndoshta jemi në këtë pikë të dëshpëruar sepse nuk patëm një revolucion të vërtetë në vitin ’90. Patëm një inat të verbër me një bust, dhe kaq. Ama, atij busti i punuam qindin, por na ranë shpejt nervat. Bishtpëllumbsat që e tërhoqën zvarrë bustin kushedi ku heqin zvarrë ditët të bërë çyryk nga shiringat gjermane. Ndoshta në ’90 na duhej një revolucion i vërtetë dhe jo një “hapje” me anë të pardesyve të bardha. Dhe s’kam kujt t’ia vë fajin. Ramizi iku pa treguar asgjë, dhe iku madje me të shtëna topi.
Kanë dënuar me 10 vjet Nazimen. Simbolin e vajzave të vogla të dhunuara. Në fotot e gjyqit, mbase është përshtypja ime personale, por ishte e vetmja qenie me fytyrë të butë në sallë. Punonjësit e sistemit tonë gjyqësor, publiku e policët kanë adaptuar pamje egërsie, në pamundësi për të na dhënë një sistem të rreptë por të drejtë. Fytyrat e tyre janë të vrazhda, në pamundësi për të qenë të drejta. Nazimja – e vetmja fytyrë njerëzore në ato foto. 10 vjet për të. Dhe dëgjova që “qenkemi ndarë mirë” se mund të “hante” më shumë.
Duke gjykuar nga fytyrat në dritaret e autobusit, shkruan Lubonja, më shumë se autobus i rilindjes (…me të vogël! Me të vogël! Nuk kam për ta shkruar kurrë me të madhe rilindjen e 1 prillit) ai është autobus i konfliktit të interesit. Pak ditë më parë, një blogiste thuajse i lutej Lubonjës që të bënte diçka alla Beppe Grillo (!!). Nuk mund të ketë dëshpërim më të madh se kaq. Përmendet shpesh fraza e Montanelit, “do votojmë me hundën mbyllur”. Gënjejmë veten. Atë frazë e kemi kaluar që më 2005. Tani jemi Nazimet që votojmë për Fiqirinjtë, dhe marrim nga 4 vjet dënime të njëpasnjëshme.
Kanë vënë një bust të Sabri Godos diku. Nëse Godo do meritonte një bust, do ishte sepse ka shkruar “Skënderbeun” dhe ”Ali Pashë Tepelenën”. Këta libra, pa ekzagjerim, dikur i kam lexuar me 10-ra herë. Kryetari part time i Tiranës e cilësoi si “politikani që…”. Godo – të më falë familja – nuk mund të ketë një bust si politikan. E vetmja vepër e tij politike (pa folur që na la në derë Mediun) do të kishte qenë kushtetuta – dhe ata që e ndërtuan mund të kishin qenë etërit e kombit. Por, të njëjtët që i ngritën bustin ishin ata që ia hoqën mundësinë të hynte në histori si një nga etërit e kombit. Kushtetuta e tij u përdor si zhele nga 2 vetë, dhe të tërë dhanë nga një dorë. Kushtetuta nuk u gdhend në gur, po u shkruajt në rërë. S’ka më etër, edhe pse ka buste. Kushtetuta, e vetmja vepër e tij, nuk i thotë askujt, asgjë.
Argëtimi më i madh këto kohë janë llogaritë elektorale. Të gjithë, edhe ata me akses në informacione “të brendshme” edhe me ata në akses vetëm në tituj gazetash, bisedën më të përzemërt kanë atë të llogarive elektorale. Kaq këta, aq ata. Ky mandat, ai mandat. Del 8 me 3 apo 7 me 6. Shpirti ynë prej bixhozxhiu e tejkalon atë prej qytetari. Nëse kemi patur ndonjëherë shpirt qytetari. LSI-ja e ka marrë tashmë legjitimitetin e të qenit opozitë dhe rilindje njëkohësisht, dhe kurioziteti ynë është te mandatet. Mandatet, alias, lepujt.
Njoh njerëz që janë shumë të bindur që PD dhe Berisha na kanë ndërtuar rrugë, na hoqën vizat e na futën në NATO. E besojnë realisht. Nuk shtiren. Jemi një komb i mpirë. Edhe ata që nuk marrin drogë marrin shumë rrezatim tv. Blogjet të mbushura me shqiptarë të verbër që vetëm presin dhunshëm sa majtas-djathtas. E vërteta është një elefant i madh në dhomë.
Nuk kanë për ta vënë kurrë bustin e Lirak Bejkos. Nuk e vënë as ata që po ikin e as ata që po vijnë. Heronjtë e vërtetë sot nuk kanë buste. Kanë pirgje me gurë. Ne duhej të kishim vënë të tërë nga një gur aty ku u dogj ai.“Ne kush?” është pyetja që më dhemb.
Rama nuk hap telefonin. Ashtu e mendon ai bashkëpunimin. Sa të firmosësh, pastaj… shhhht, kam punë të tjera. Më kujtohen bisedat e Ngjelës me Pollon në 2005-n (s’di se kush i rrëfente në një libër) që në mitingjet e aleatëve të lumtur e të barabartë, shihnin gjithmonë para vetes shpinën e Mediut. Trenisti, nxirrte te lokomotiva të preferuarin e tij. Kur treni është nisur, nuk mund të kërcënosh njeri se do hidhesh nga dritarja. Edhe po u hodhe, nuk të sheh njeri.
Prej vitesh numëroj xixëllonjat në maj. Dhe çdo vit, pakësohen. Në rrugicën time kam parë vetëm njëckë këtë vit. Nja 2-3 vjet. Kishte me qindra para 10 vitesh. Efekti i çimentos. Shoh pallate të ngritura me ngut, para se të bëhen zgjedhjet. Me letra, mund të jenë të tërë në rregull. Por mbrapshtinë urbanistike të tyre nuk mund ta justifikojë asnjë letër.
Katedrale e xhami betoni që i bëjnë karshillëk njëra tjetrës. Kush ta ngrejë më të lartë, kush të derdhë më shumë beton. Xixëllonjat dinë më shumë. Mostra të një zelli fetar në një vend të mbushur me paganë e të pabesë. Godzilla që kanë zënë hapësira publike në emër të “tolerancës fetare”.
Koço Kokëdhima në TV, që deklaron se nuk i ka askujt borxhe. Që e thërret “Saliun” “doktor”.
Skënder Tufa, i rrethuar me policë kudo që shkon, sepse është “public enemy” i vërtetë e i vetëm. E ruajnë se ai godet me vezë Kryeministrin.
Është maj. Në netët e verës, sidomos vonë, kur makinat janë rralluar, vërtet nuk ndjehet aromë lulesh por ka një lloj gëzimi e jete në ajër. Shoh njerëzit që mbyllin dyqanet, për të shkuar në familjet e tyre. Biseda të gjalla në trotuar. Ka biçikleta. Ka miq që mblidhen për një birrë. Ka djem që mbështeten pas murit e flasin për sportin e për femrat. Ka të qeshura me zë të lartë. Sepse, është verë. Njerëz të thjeshtë, që përpiqen të bëjnë sikur jetojnë në një vend normal. Njerëz që as dinë, e as kanë si korruptohen, që paguajnë taksat, që kanë një ëndërr të vogël, e kujdesen për fëmijët e tyre. Doja para ca muajsh që në një kohë si kjo, t’i shkruaja një letër të hapur (që sigurisht as e merr mundimin t’i lexojë) Edi Ramës. Një letër ku t’i bëja vetëm një pyetje. Çfarë do t’u ofrojë këtyre? Dakord, kishte diçka për t’i ofruar dhe Kokëdhimës. Po këtyre njerëzve? Këtyre që nuk korruptohen?? ÇFARË DO T’U OFROSH KËTYRE NJERËZVE?
Kush i vë bustet në këtë qytet? Kush e hedh idenë, kush e merr vendimin? Asgjë nuk dimë. Vënia e busteve ka nevojë për debat publik. Por, debati publik është kthyer në një nevojtore të papërdorshme publike. Dhe e kanë sabotuar me qëllim. Nuk duan të dëgjojnë zhurmën e qenve në rrugicë. Në këtë qytet nuk bëhet asgjë që ka lidhje me shpirtin e qytetit. Këtu dhe bustet vihen me një telefonatë.
Beppe Grillo? Pa qenë ekspert, besoj se Grillo është këtu ku është, sepse para 15 vitesh, italianët paguanin biletën për të dëgjuar monologët e tij (anti)politikë. Duhet ta ndihmosh të mbijetojë atë që do të artikulojë për ty të vërtetën. Ata pak – sa pak kanë mbetur – gazetarë shqiptarë që do të donin t’i qëndronin sistemit e të flisnin të vërtetën, e vetmja mënyrë që të jetojnë është të marrin rrogën te X-i apo Y-i që nuk dihet se nga i marrin lekët.
Skënder Tufën nuk e lanë të kandidonte i pavarur. Do doja shumë të votoja për njeriun që gjuan me vezë.
Është pranverë në Shqipëri, por asgjë nuk mban erë pranvere.
*Revista KLAN
Ka kohe ku njeriu duhet ti shijoje ne paqe. Dhe kur them kohe, nuk them perjetime, po as kohe ne domethenjen e castit, momentit, po kohe me dekada, ku njerezia e kane hak te futen nen jorgan e te shijojne paqen. Edhe pse i kane treguesit e jetes shume me te mrekullueshem asnje shoqeri nuk rri kaq e ne paqe dhe pasive sa shoqeria shqiptare. Eshte e trishtueshme, eshte koha e tashme e ngrire dhe e mpire, dhe njekohesisht eshte mjerimi i nje te ardhme te humbur, fatura e apatise dhe burracakerise se sotme, fatura e pafuqise. Pse, pse, sikur pshertin Cukali i trishtuar e i vetmuar duke mos zgjuar asnje qenje ne kete pranvere te ngurtesuar me materje cimentoje. Shkrim plot deshperim, shkrim i ndjere ne ngjyren e hirit poetik ne mungese te materjes se shumtuar te pluhurit te cimentos. Nje pluhur hiri me shkendija te trishtuara qe nuk behen shpuze dhe jo me zjarr. Shkrim zeherri
Artikull i shkruajtur shume bukur, por qe eshte simbol i thenies se Nolit
:…..S’ka llogjike ne bukuri ….lol hahahaha
Ne fakt , autori ka shprehur keq-konceptimin e tij te gjerave dhe fenomeneve ne Shqiperi ne menyre shume te bukur ..
Megjtihse i ka thene shume sakte Fenomenin …”Koqo’ te opozites , dhe natyren “mderne ne bashkepunimit” te liderit te opozites ,apo ngritjet e monumenteve
sepse i teket Sales me Bashen etj ,prape se prape autori e prish sepse i thur hymne …Anarkise ,
duke mburur goditjet me veze apo Beppe Grillon , i cili eshte nje anarkist qe kritikon por nuk jep zgjidhje te problemit —
I tille eshte edhe artikull-shkruesi ne keta pershkrim brilant qe i bene shoqerise sone te rremujshme dhe pa regulla fare nen ..”hyqmen” e Sales dhe duke shpresuar me kot tek “Rilindja korofillake ”
___Duket sikur zotnia i artikullit e kerkon zgjidhjen sipas metodes se Shote Galices …”ta nxjerre plumbin me plumb’ se anarkine ku jetojme ky kekron ti vere perkarshi, Anarkine se vezeve, domateve …vete-djegjes etj ….
C’ka nuk eshte mendim modern i kohes , por eshte mendim i te deshperuarit te Kohes, eshte nje mendim ……kur nuk jep dot zgjidhje–Tipike per shkrimtaret
Nejse , nga te gjitha keto qe thote Autori , me shume fyese per kohen qe jetojme eshte Karshilleku qe kisha dhe xhamija i bejne njera tjetres -me ndertesat e tyre qesharake qe ngrihen si cibane te huaj mbi trupin e qyteteve tonae –Gje qe nuk duhet toleruar
Do shtja edhe dicka qe eshte zgjidhja sipas mendimit tim
Autori thote qe nuk ka dhe nuk do kete “Pranvere shqiptare” shume e sakte, porse autori nuk jep arsyen pse nuk ka ….???\
Mendimi im eshte se ne nuk kemi nje “Pranvere shqiptare ” sepse opozita nuk vendos ne qender te politikes se saj ..Patriotizmin.
Dmth kur flitet per programet e ndryshme ne ekonomi, bujqesi,industri etj te jete prezent fjala patriotizem …dhe mbi te gjitha te flitet edhe per paisjen e Shqiperise me armatim te kohes se po leme nam duke na i leruar qiellin komshinjte se po na i mbrojne, nderkaq qe i paguajme mliona dollare ne vit ….Kur po te blinim disa avione nuk do harxhonim miliona dollare cdo vit per te paguar pilotet e huaj
Te kuptohemi drejt, them : Patriotizmin, jo Nacionalizmin
__Nuk ka opozite ne boten e sotme si ne vendet moderne edhe ne ato varikarse ,
qe nuk vendos ne qender te politkes se saj opozitare :.. Patriotizmin
__Dhe eshte pikerisht kjo ndjenje e Patriotizmit qe i ben njerezit te Galvanizohen
reth opozites, edhe kur gjenjda eshte kaoitke, e pashprese “anes Bunes” lol,
dhe plot diskutime “bjei ti bijem”… (Dmth kur eshte gjenjde tip “miting hesapi”, sipas nje barsolete ne kohe te Dulles ).
Patriotizmi eshte ajo ndjenje qe i jep kuptim jetes se njeriut dhe i zgjon njerezit nga plogeshtia e jetes pa kuptim ….
Ndaj eshte pikerisht mungesa e Patriotizmit
si vlere themeleore ( sepse si vlere minore, periferike ajo eshte aty e hedhur pa kujdes ) brenda mendimit opozitar qe ben te mundur mungesen e ‘Prandveres Shqiptare”
Tani do thoni ju qe Pranvera me nje lule jo nuk vjen …
Dakort, por ne kete rast te nje fenomeni shoqeror , “Pranvera” nuk vjen dot pa kete lloj “lule”
Duhet thene se ndjenja e Patriotizmit mori nje goditje shume te forte brenda politkes shqiptare kur ishte Nano ne krye te PS-se , se ai duke perdour ato manierat e tij boshe gjasme moderne, dhe qe bejne per vete njerezit e ceket te cilet jane shumice midis intelektualeve tane, e paraqiste patriotizmin here pas here si nje dicka te kaluar ne kohe……
dhe ky mendim i Nanos i fuqizuar edhe nga propaganda e fqinjeve tane armiqeosr neperrmjet njerezve te tyre ne parlamentin shqiptar, ne tv, dhe ne gazeta, por edhe nga politkanet si puna e Sales qe nuk duan te q…koken me xanxat qe sjell patriotizmi ..u be nje ‘state of mind” mbizoterues ne gjithe diskutimet politike ne Shqiperi., saqe tani te flasesh per patriotizmin dukesh sikur nuk je …..”skorpions” lol…..dhe nqs nje i huaj do degjonte
diskutimet tona ku patriotizmi eshte delja e zeze , do na qeshte .
Ata qe duan te shkojne drejt Europes pa patriotizem jane tamam “shakaxhinjte e perparimit ”
Jemi bere te gjithe sic thosh Sokrati “qytetare te Botes”. Mirpo kur behen te gjithe ‘qytetare te Botes” atehere ke Bote. por nuk ke shtet .
Me cudit fakti si nuk i ka vajtur ndermend artikullshkruesit ky fakt, se duket qe eshte njeri inteligjent , se sa per ata te opozites ….Ata jane akoma ne ….”autobuz” ..looooooooool
Natyrisht kreu i opozites e di kete fakt por duke qen se e ka dobesi seksin e dobet dhe plot magji….lol
nuk do qe ti thyej zemren Luiza Xhuvanit,apo edhe ” iluministeve”te tjere si Kocos, Angjelit, Tavos, Blushit , etj Rilindas me trupin ne Tirane dhe zemren ne Athine …lol
Ndersa Sala ka gjet rehat pa patriotizem , mbreteron edhe 100 vjet , se vetem keshtu e paralizon opoziten budallaqe…..
raimonti njeriu i papune ben komente te nje cilesie te nje nxenesirrugac te klases se trete