Diplomacia e turpit!

21 Maj 2013, 20:52Blog TEMA

Nga Arbana Xharra

Militantë të partisë, kushërinj, balldëska, asistent/e, sekretaresha, persona që s’dinë t’i lidhin dy fjalë anglisht e as gjuhë të tjera të vendeve ku kanë shkuar, vetëm pse e kanë “krahun e fortë” janë ndërtuesit e imazhit të Kosovës. Përfaqësues diplomatikë jashtë vendit, për më keq, tash po del se janë edhe njerëz me dosje si të dyshuar nga Prokuroria. Diplomacia e Kosovës ka dërguar në Tiranë ambasador, të dyshuarin “për torturim, dhunim e keqtrajtim të popullatës civile gjatë kohës së luftës” (sipas EULEX-it).

Dërgimi i Sylejman Selimit në postin më të lartë diplomatik të Kosovës në Tiranë tregon se Kosova nuk e merr seriozisht as Shqipërinë. Ky skandal lidhet drejtpërdrejt me imazhin e Kosovës. Seriozisht nuk u mor as Kroacia, në shkurt kur ministri i jashtëm Enver Hoxhaj tha se Kosova do të dërgonte një serb ambasador në Zagreb. Që nga atëherë ministri ende po hesht… Delegimet diplomatike në këto vende, me disa përjashtime, në vazhdimësi janë duke u degraduar me një numër të konsiderueshëm servilësh të padijshëm që punësohen nëpër këto zyra. Fatmirësisht jo të gjithë bëjnë dalje publike për të parë nivelin e ulët të tyre intelektual.

Si bëhet përzgjedhja, kush për kë lobon, dhe si përfundojnë këta zyrtarë nëpër ato zyra, mësohen vetëm atëherë kur zyrtarizohet delegimi i tyre. Mjafton që të kesh një lidhje me dikë të “fortë” në PDK dhe brenda natës shndërrohesh në diplomat apo nëpunës i shërbimit të jashtëm diplomatik. Tashmë mundësia për të qenë pjesë e diplomacisë së jashtme është bërë e lehtë, me jarani dhe dikë në pushtet, sepse nuk ka kushedi se çfarë kritere, bile- bile edhe nga pozita e asistentes mund të ngrihesh në postin e zëvendëskonsullit.

Emërimet e fundit sa qesharake aq edhe shqetësuese, të bëjnë të pyesësh për ata që nuk e dinë realitetin se: a ka Kosova potencial intelektual më të lartë sesa një çun i ri, i cili për shijen e dikujt mund të duket i bukur, apo i paska ardhur rendi këngëtares nga Skenderaj, Leonora Jakupi, që të punësojë vëllanë në ambasadë.

Ka ardhur puna që një këngëtare të ketë ndikim brenda partisë sa që të punësojë familjarë të saj me pozitë aq të lartë në diplomaci. Dorën në zemër, ajo në kongresin e fundit të PDK-së sillej kryelartë, ta merr mendja se çfarë kontributi ka dhënë në zhvillimin e kësaj partie. Kish qenë mirë në fazën e reformatimit të qeverisë, kryeministri ta konsideronte opsion emërimin e saj si ministre të kulturës, pse jo, kriteret e këtij pushteti nuk është larg mendsh se edhe Leonora Jakupi i plotëson. Nëse jo kultura, bile estrada përfiton diçka!

Tash tri-katër vjet jemi dëshmitarë të procedurave dhe mënyrës sesi janë deleguar diplomatët e parë në shtete përkatëse. Atyre tashmë sipas ligjit, do t’u skadojë mandati. MPJ-ja ani pse nuk ka respektuar ligjin për shumë diplomatë kur i ka akredituar në vende të ndryshme, tashmë si duket po ka një interes ta zbatojë atë. MPJ së fundi iu ka dërguar letra më shumë se 20 diplomatëve të cilëve ua ka bërë me dije se po u skadon mandati si diplomatë në atë shtet. Disa prej tyre u është dhënë afat edhe gjashtë javë përkatësisht fillimi i korrikut derisa të tjerëve u është dhënë fillimi i gushtit që të kthehet. Vala e dytë e kthimit pritet të ndodhë në nëntor.

Tërë këta diplomatë do të zëvendësohen me të tjerë. Është mundësi e mirë për të gjithë ata që u kanë mbetur mbesat e nipat, shokët a shoqet, vëllezërit a motrat, kunatat apo kunetërit pa gradë diplomatike e që mund t’i qasen lehtë partisë në pushtet, t’i mprehin tashmë dhëmbët. E në anën tjetër asnjëherë nuk u dha ndonjë qartësim se çfarë ndodhi me 700 aplikacionet në konkursin e MPJ-së.

Asnjë nga këta 700 që pretenduan të jenë staf diplomatik apo konsullor nuk i plotësuan kushtet? Për të dërguarit me grada diplomatike janë shpikur aq shumë pozita, sa që mund t’i kënaqin shumicën e kërkesave partiake. Për secilën ambasadë shkojnë: ambasadori, zëvendësi i tij, ministër këshilltarë, këshilltarë, sekretari i parë, i dytë e diku-diku edhe sekretari i tretë, konsull, zëvendëskonsull, edhe të tjerët që nuk bartin grada diplomatike por që janë zyrtarë administrativë.

Ministri i MPJ-së, Enver Hoxhaj, duhet të jetë në zor të madh, kushedi se sa e gjatë është lista e kërkesave të bashkëpartiakëve të tij për raundin e ardhshëm të punësimeve. Kështu që ata të rinj entuziastë, të shkolluar e të gatshëm për këto pozita, as të mos ia mësyjnë, se fatkeqësisht është koha e atyre që i hapin dyert me këmbë!

12 komente në “Diplomacia e turpit!”

  1. ganiu says:

    Nji shkrim mjaft i goditur i cili godet ashtu si duhet maskaraden e diplomacise e politikes ne kosove e shqiperi ,te cilet i jane nenshtruar antishqiptarve greko serb dhe tallen me fatet e ktij populli .
    Cirrjani maskat kurvave politikan ,kta qe kan shitur interesat e popullit shqiptare per karrige e pare .Hiqini qafe ,se ndryshe llogjiken nuk e njeh politikani shqipkare vetem alltin njef asgjo tjeter.

  2. kuksjani says:

    Ketij ne Tirane i paskan gjetur vendin se ne keshtu e duam.
    Po nuk beri krime ne ne nuk i pranojme .Kote ngre akuza EULEX se ketu i mbron Sala.

  3. Sal by says:

    Genjeshtra komuniste!
    Na shqiptart,jem Kombi me i mir i europs.
    Ju garantoj une jue!
    Na shemben eterit dhe do te shembim edhe bijte
    Ne jemi populli me i nershem ne historit e universit
    Ne nuk i kem ra ne hise askujt ne histori ne vec na kan ra ne qaf te tjert!
    Edhe tash po i bijn kot ne qaf shqiptarve
    Shikjoni sesi jan mbush burgjet e perndimit me demokrate dhe demakratesha sokolesha shqiptare vetem se luftojn per liri demokraci kunder komunizmit
    Jan votusit e partis demokratike ata,ju siguroj une jue
    Vajzat dhe grat shqiptare shquhen per nershmni ne shekuj,dje hidheshin nga shkembi ne gremin per te mos u dhunu nga turqit,sot jan akomodu neper motele e vallzim clubs apo masazh center per te mos rene pre viktima te semaforve
    Ju them te verteten un jue
    Rinija jon shquhen per qytetarin katunare
    Jem te paret na, me te miret, me te bukrit e dheut, me te zhvillumit superfuqi elektroatomoke mjeksore,
    Bari cudiberes lazaratas can globin
    ….
    Sala b

  4. Bardhi says:

    ne jemi halabak popull e pushtet krye halabak,hajna e puthadore te sherbimeve te huaja antishqiptare

  5. kadeti bigler says:

    Vellezer siamez thaci kopion berishen varu lesht pune trapesh

  6. jonidan says:

    po e njejta strategji si ne shqiperi . shkrim I goditur dhe I trishtueshem

  7. j says:

    Kopja e shemtuar… Reliteti Kosove Shqiperi

  8. kosova98 says:

    Arbana Xharra je ka ja fute koti,ama shume,,me vjen keq po ti more e ndereshme si sjellesh me familjharet ty,,dhe miqasin tende a nuk eshte kjo turpi i juaj kur ti dhe koleget tuaj akuzojen diken tjeter kur ju jeni ma te zi per gjithew qka a..dhe fuqija ejuaj eshte thjeshte gazetar dhe jeni shume te operlyre ne gjdo krim dhe kontrabande me familjaret e juaj,,arbana qfare interesi ke ti kur ti je ajo femra e cila jo me large se sante ne ktv,,ja reklamojesh kofshet e trupit tuaj deri ne mes kembev kujt arbana adriatikut apo eee…arbana kofesht e juaj dhe trupit tuaj ju jeni dalur nga rruga dhe gjdo familjare te juajin ekeni punsuar..Arbana po ti dhe tjeret si ju si flasin kense per drejtsi sa i keni rrogat ju ju sot merrni paga me te majme se sa vete kryministri dhe nuk ju vije fije turpi ,per kete popullat eshte turpi i juaj dhe atyre si ju,,pse moj golege nuk e tregoni ralitetin se kushe ju finocncon juve per gjithe kete maskarllak si e beni ,trego te verteten,,
    pasi i thu veti edrejt jo me vjen ekq po ju gazetaret jeni ba sikur lypsat der me der per anti shqipatre dhe pro sllavizmit,,arbana mshifi kembet deri ne mes se mos te jesh sot nen neser behesh athere nuk ke te drejt te folsh per as nje nejri per deri sa ti vete je ku je ,,nuk eshte nderi i nje femre te reklamoj ne tv kofshet dhe belin turpi i trupit ,,nese nuk te duket ty keshtu athere shikoje veten ne at program dhe ktheje dhe shikoj veprimet tujaaaaaaaa.

    1. vllau shqiptar says:

      O Kosova98!
      Pash zotin a di me shkrujt shqip apo jo, se nuk merresh vesh cfar thua. Ty tu prek interesi qe u hodhe ne sulm keshtu, apo je Leonora Jakupi qe e can Historine me pellumbeshen ne dore.
      Njesoj, shqiptaret jane ne te dy anet e kufirit. Edhe ketij Dipllomacia shqiptare fitohet me mik, farefis ose me ….., kuptohet.
      Tung.

  9. ih uh ah oh says:

    gazetarja e preferuar e mero bazes

  10. taraku says:

    Kosova 98 qka je ka shkarravit ne koment pash zoten po ec more burr largohu se qfar lope je ti ashtu jan edhe ata qe i mbron,si ske turp te i nderhysh dikujt ne privatesin,qdo person ka shijen e vet se si veshet,prandej shko e ruaj dhit se po si ruajte ne kete pranver i qin nanen malit e deshin krejt e ska ku mshifet lepuri pastaj.Hajde ejvallaaah.

  11. ali says:

    Ah moj cuperrine,ne vend qe te mbrosh njerezit tuaj qe po perndjek qellimisht famekeqi EULEKS-i ,per te

    char uje ne mullirin serb si popull viktime, Ti fleet brockulla !. Zonje ti nuk kupton se prapa drujve fshihet

    pylli. Rotografine qe ke vene duket si ato te Hollivudit e Jo so gazetare.

    Fjala eshte per pyllin Serb,shenim.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje