Historiani vret veten para qindra turistëve në Notre Dame, i revoltuar me martesat gej

21 Maj 2013, 15:25Bota TEMA

Një historian i krahut të djathtë në Francë vrau veten para qindra turistëve në të famshmen katedrale “Notre Dame”.

Dyshohet se ai e kreu vetëvrasjen si protestë ndaj martesave të homoseksualëve.

Dominique Venner, që së fundmi ishte përfshirë në fushatë kundër martesave të homoseksualëve në Francë, thuhet se eci me qetësi mes turmës në katedralen 850- vjeçare dhe ndaloi në altar. Më pas 78- vjeçari nxori armën, e futi në gojë dhe vrau veten.

Katedralja është një nga vendet më të njohura në botë dhe vizitohet nga mijëra turistë.

Venner ka marrë një nga çmimet më prestigjioze të Akademisë Franceze për punën e tij.

Po ashtu ka qenë pjesë e një grupi paramilitar që luftonte kundër faktit që Franca duhej të hiqte dorë nga Algjeria si koloni e saj.

Ai ishte burgosur për rolin e tij në këtë organizatë paramilitare.

Mediat raportojnë se katoliku i ekstremit të djathtë ishte tërbuar kur parlamenti i Francës miratoi ligjin për martesat e homoseksualëve.

Në Notre Dame kanë ndodhur në të shkuarën shumë vetëvrasje, por zakonisht njerëzit hidhen nga kulla./ep

8 komente në “Historiani vret veten para qindra turistëve në Notre Dame, i revoltuar me martesat gej”

  1. kelmendasi says:

    Fajin e ka Berisha.Mos o zot ta vrase veten Rama se nuk ka deklarue qenderimin per GAY

    1. Shtegtari says:

      Edhe ne nje rast te tille tragjik e te dhimbshem per çdo qenie njerzore nuk rri dot pa bere “politike” or bishe e shpellave te Tropojes qe te dallon nga kafsha vetem aftesia per te shqiptuar fjale apo fraza (ose me sakte; per te dhjere nga goja)

    2. xy says:

      O Kel-pa-Mend.Kujdes se mos e vrasi veten Shkerdheni,se i ka ikur pula plake Sadija.Pamvarsisht,se ishte pule plake,por ishte edhe Incest,sepse ishte mardhenie brenda families O Kel-pa-Mend

    3. PO SALIU ESHTE KRYETARI I GEJVE NE SHQIPERI SE KE MARR VESH

  2. malù says:

    Njerez me seder,me sens civilizimi!Zemra qe pulson e europes moderne,djepi i iluminizmit!Ne para tyre jemi nje hic.Alamet historiani ndien thellesisht bjerrjen dhe degradimin e shoqerise dhe ben nje gjest ekstrem.Zgjohuni njerez!

  3. Anti-Fetari says:

    Nq se kishte aq urrejtje te madhe ky fashisti athere mbase ky ishte fundi qe meritonte si dinozaur i vjeter qe eshte

  4. lori says:

    Or Kelmendas ai qi ka vra veten eshte o gjyshi o baba jot ,a di me lexue lajmin qe eshte i djathte si puna jote.Po me ken burr kur ta miratoj ligjin Rama per homoseksualet(TritanShehu)tregoje vehten qi je burr e boe si ky trapi se i djathte je ene ti.Ta garantoj qe ka per te shkrue shtypi ene per ty.

  5. Ndersa... says:

    Ndersa,nje antishqiptar grek,uzurpator i KOASH,A.Janullatos,i shkerdhen shqiptaret duke e perhape, helenizmin ne Shqiperi,ne sy te qeveritareve,akademikeve,shkencetareve,shkrimtareve,historianeve etj.dhe keta marrin poziten e gruas!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje