Jurgen Klop është një nga trajnerët më interesantë jo vetëm pse ka arritur të krijojë një ekip spektakolar brenda pak vitesh, por edhe për marrëdhëniet e tij me futbollistët e Borusia Dortmund. Ai ka thënë gjatë një interviste se ka qarë për 20 minuta me radhë, kur Shinji Kagava vendosi të transferohet tek Mançester Junaited.
“Shinji Kagava është një ndër lojtarët më të mirë në botë dhe tani luan 20 minuta te Mançester Junaited, dhe për më tepër në krah! Mua më thyhet zemra. Vërtetë, më mbushen sytë me lot.
Pozicioni më i mirë i Kagavas është si mesfushor qendror. Ai është një mesfushor ofensiv, me nuhatjen më të mirë për gol që kam parë ndonjëherë. Ne kemi qarë për 20 minuta në krahët e njëri- tjetrit kur ai u largua”, deklaroi Klop.
Ai merr një tjetër pamje kur pyetet për transferimin e Mario Gëtze tek Bajern Mynih.
“Ishte si një goditje në zemër. Ishte një ditë pas ndeshjes me Malagan. Unë kisha një ditë për të festuar, kur Mikael Zork hyri në dhomë sikur të kishte vdekur dikush. Ai më tha: Më duhet të them diçka. Është e mundur që…”.
“Mikael më pyeti nëse unë dua të flas më shumë me të dhe unë i thash: ‘Jo, duhet të shkoj’. Atë natë kam pasur në plan të dal me gruan në kinema, por unë i thashë asaj se nuk ka mundësi të dal, sepse nuk mundem as të flas.
Të gjithë nga klubi më kontaktuan dhe thoshin: ‘Eja të takohemi në restorant dhe të bisedojmë’. Unë ju thashë: ‘Jo, dua të rri vetëm. Nesër do t’i kthehem futbollit, por jo sonte”, deklaroi Klop në një intervistë për The Guardian./b.l
Fantastik,,,,, brravo Klop