Mësuesit i dërgojnë peticion Ministrisë së Arsimit: Nuk bëjmë master në pleqëri

21 Maj 2013, 09:26Sociale TEMA

Mësuesit e ciklit fillor nuk pranojnë të zbatojnë urdhrin e ministrit të Arsimit, për të ndjekur studimet e ciklit të dytë. Rreth 70 arsimtarë kanë firmosur një peticion, drejtuar ministrit të Arsimit, Myqerem Tafaj, ku kundërshtojnë urdhrin e tij për të ndjekur studime për master shkencor.

“Kërkesat e tyre janë të pavend, fillimisht na dënuan se nuk njohim mirë gjuhën shqipe, konkretisht gramatikën e saj, ndërsa tani na kërkojnë të zotërojmë diplomën e masterit shkencor. Unë personalisht gjykoj se e njoh shumë mirë gjuhën shqipe, ndërsa studimet për master shkencor nuk i ndjek dot, sepse nuk kam para  për të paguar tarifën vjetore, shumë lekësh që për rrogën time është më shumë sesa e kushtueshme, pa përmendur edhe kohën fizike. Unë jam 45 vjeç, më duhet t’u jap mësim nxënësve të klasave I-VI çdo ditë, pas kësaj duhet të kujdesem për familjen time, bashkëshortin dhe dy fëmijët. Edhe sikur të kisha para, nuk kam kohë fizike për t’iu nënshtruar studimeve,” sqaron Mirela, mësuese në një shkollë 9-vjeçare në Tiranë.

Të njëjtin qëndrim mbajnë edhe mësuesit e tjerë, duke e konsideruar urdhrin si fyes.

“S’më duket aspak i drejtë vendimi i ministrit të Arsimit, që parashikon si kusht për të zhvilluar provimin e shtetit, diplomën e masterit shkencor. Në fund të fundit, ne kemi kryer studimet në fushën e arsimit, për të qenë mësues, jo pedagogë. Këto s’po bëjnë dallime. Pse u dashka që unë të bëj gjithë këto shpenzime kur paga ime nuk rritet, ku paga ime është as gjysma  e rrogës së një pedagogu që gjithashtu zotëron diplomën e masterit shkencor. Diskutojmë mes kolegësh për qëllimin e këtij vendimi dhe mendojmë se qëllimi parësor është përfitimi financiar,” pohon ndër të tjera Petriti për gazetën Shqip.

Sipas tyre, ministri i Arsimit i ka gati emrat që do të futen në  listën e emërimeve për mësues dhe po kërkon pretekst për të larguar mësuesit veteranë./A.XH

23 komente në “Mësuesit i dërgojnë peticion Ministrisë së Arsimit: Nuk bëjmë master në pleqëri”

  1. ermal says:

    Nje vend cudirash , nje vend totalidht jashte shinave. Si mundet tani pas 20 vjet pune del nje qorr minister dhe thote shkolla jote ( diploma ) nuk vlen se duhet dhene nje provim i ri ? Cfare paska bere ai atehere ne shkolle? Kush ka faj se tek ne dhe sistemi arsimor nderron c do tre muaj. Po bejeni te pakten c do 9 muaj.
    Mesuesit mire e kene se pranojne te vihen ne rresht p[er mitingje, pse te mos i vene dhe ne rrjesht ne universitete private?

    1. Aqifi says:

      Do kete marre ndonje dore paresh nga Henri Cili ose nga Astrit Veliaj se kot nuk e ben kete ky gjarpri me syze nje muaj para ngordhjes…

      1. Eli says:

        E pa falshme kjo tallje qe behet me mesuesit tane. keto jane kaprico te cdo ministri qe vjen ne kete ministri, pa pike vizioni, por vetem e vetem per te bere emer per gjasme te ndonje reforme te re qe do sjelli permisimin e arsimit ne ALB. por si more Tafaj na barazoke vjetersine e punes dhe eksperiencen e ketyre mesuesve me nje leter qe nuk vlen me asgje. si mund te zvendesosh 20-30 vjet eksperience me nje qumeshtor qe ka marr nje diplome masteri me lek apo me mik.

        po keto behen vetem per nje arsye, per te mbajtur Tafaj i shkret premtimet qe u ka bere militanteve ne fushate per tu gjetur vend pune. kjo dhe vetem kjo eshte arsyeja.!
        por nuk ka per te te ecur zotri.

        1. Iliri says:

          Shifeni ca shtet kemi, edhe ne moshe te thyer te DETYRON qe te besh master, une e dija se shteti te DETYRONTE vetem per te shkuar ne mitingje dhe jo per te bere mastera pa vlere.

          1. Seftua says:

            Jo mor joo, nuk duhen leket te ministria, jane leke qe do perdoren per fushate keto qe po kerkon ministri, sala cdo lek qe harxhon nga fushata elektorale e nxjerr nga xhepat e popullit, kjo eshte e verteta.

        2. Olsi says:

          O minister qelbesire, po mamaja ime qe ka 20vjet ne arsim perse duhet te beje master kur ajo ka bere shkollen me te mire qe mund te gjesh ne kete vend, “SHKOLLA E JETES”, ka vuajtur per 20 vjet duke dhene mesim dhe ska pasur kohe as te na rriste ne, kurse tani ti i thua shko bej edhe master!!! Je ne metro apo ke rrjedhur nga trute.

          1. Fatjoni says:

            Ministri te dali hapur dhe te deklaroje arsyen e vertete perse po kerkon master per mesuesit. Te gjithe e dime se ministria do ta perdori pretekstin e masterave per te larguar mesuesit e vjeter dhe ti zevendesoje me militante te partise. Turp ti vije ministrit, shkon dhe i kerkon master mesuesve qe me eksperiencen e tyre jane me te mire se vete pedagoget e fakulteteve.

      2. Uraniu says:

        Ka ngel shteti pa lek prandaj do qe te behen keto mastera, qe te fusin ndinje lek ne xhep. Eshte turp qe ti kerkosh nje mesuesi te beje nje master ne moshen 45 vjecare.

    2. janiss says:

      Nuk ka nevoje per kohe fizike mjaft te kesh ca para’ e e merr pa shkuar fare diplomen.Keto jane Universitetet e Sali Berishes,madje ne nje Universitet thone se mund te marresh Diplomen bashke me patente makine.

    3. buffon says:

      Me keto Universitete qe kemi ne mjafton te jesh i kamur ne para’ dhe e mer diplomen ne dore pa as edhe me te voglin problem.Prandaj edhe jo me kot u kerkohet masteri mesuesve te ciklit te ulet.Kesaj i thone me njeren dore ti jep shteti leket e me doren tjeter ti merr.

    4. fino alla fine says:

      Kjo eshte fyerje per te gjithe ato mesues qe japin mesim ne ciklin e ulet.Puna e tyre me kete kerkese te Ministrise se Arsimit zhvlersohet totalisht.Sipas z.Tafaj gjer me tash mesuesit e kane marre kot ate rroge pasi nuk e paskan kryer me perpikmeri detyren per tu dhene dije nxenesve.E verteta eshte se keto akte te ndermarra nga Ministria e Arsimit e te kesaj qeverie jane me te vertete te pakuptimta.

    5. shoku taras says:

      Pas tere kesaj meseleje te ngritur nga Ministria e Arsimit fshihet dicka tjeter.Pra nuk eshte problemi i arsimit masteri i pabere nga mesuesit e shkollave fillore por problemi qendron diku tjeter,tek parate qe kerkon ti marre shteti kesaj pjese te popullsise.Pra me pagat qesharake ne krahasim me koston e jeteses qe marrin mesuesit pasi merret fillimisht nga vete mesuesi kthehet serish atje nga erdhi.Pjesa me e madhe e mesuesve e kane te paperballueshme financiarisht te perballojne kete master.

    6. feniks says:

      Mos u merzitni,MESUES TE DASHUR!!!
      Edhe nje MUAJ jete ka kjo KLIKE KRIMINALE,qe nuk pyet per NJERIUN,PER NENEN E BABAIN,PER FAMILJET etj!!!
      Kujtojne keta BANDITE se mesuesit e sotem po te bejne MASTERIN tek CILI-jeta do behen me te zote se mesuesit tane FLOKETHINJUR!!!
      SHKOLLA E SOTME ESHTE SA PER DIPLLOME,se kurre nuk barazohet me shkollen e SOCIALIZMIT!!!

      E pate se cfare TALLJE e ndyre u be me MA-TURREN shteterore,apo me ABETAREN FAKULTATIVE:
      NJE POSHTERSI ANTI KOMBETARE E PA PARE NE BOTE!!!
      Vete ky palo minister fsheh edheprejardhjen e tij nga DIBRA,duke e nderrruar mbiemrin e origjines nga “TAFA”,ne gjoja tiranas ate “TAFAJ”!!!
      Kam njerezit e mij te fisit te nderuar “TAFAJ”,por asnje nuk e pranon,qe ky LAMASH te jete nga fisi i tyre,por dibran!!!

    7. Mi says:

      Ministri duhet te jape argumenta se perse duhet MA shkencore per nje mesuese qe ka 20 vjete a me shume eksperience. Si dhe duhet te tregoj se cfare pritshmerie dhe impakti do kete kjo ne arsim.

  2. rizai says:

    Ça lesh masteri do beni, po gjeni ca pare dhe shkoniblini Dipllomen e Masterit si gjith te tjeret.

  3. Euphoria says:

    Kane shume te drejte mesuesit. Me sistemin e vjeter universitar 4-vjeçar, merrje ne perfundim te studimeve diplomen me titull “Mesues” i lendes perkatese per te cilen mbaroje studimet. Psh. nese mbaroje filologjikun, titulli ishte “Mesues i gjuhes dhe letersise shqipe per shkollat e mesme”. Pra cdo gje ka qene e percaktuar me se miri. Tani nuk ka asnje arsye qe kryeministri t’i ndryshoje rregullat sa here ia do qejfi. Ketyre mesuesve statusi iu eshte dhene njehere dhe ka marre fund kjo pune. Me brezat e rinj jane duke bere eksperimente cdo vit, duke ndryshuar rregullat e konkurimit per t’u futur ne universitet, kurrikulat sa here iu do qejfi si dhe teorite e masterave dhe anglishteve qe duhen mbrojtur. Vetem se harrojne qe keta mesues kaq te kualifikuar do shkojne ne zonat malore ku akoma femijet s’dine a,b,c-ne …

  4. dajti says:

    Shiko mos eshte perseri loja e Kristalit ne kete mes. Sepse, para disa vitesh kur ishte Vasilua minister, i kerkonin me ngulm qe te benin shkollen e larte infermieret me nga 25-30 vjet eksperience pune dhe domosdo tek Kristali ndryshe i nxirrnin nga puna/
    Bene ca leke me mijera infermieret tani kalojne nga mesuesit. Shtet hajdut, po ku te shpresosh./..tek Rama, Likja dhe Koco????!!!

    Kristali dihet qe ka lidhje me forta me Liken dhe nese fiton e majta, perseri i njejti muhabet do jete..mjer ne thuaj..

  5. agron says:

    Keshtu ben dhe me infermjeret qe i detyruan dhe ata 50 vjec te ribenin shkollen pasi do hiqeshin nga puna.

  6. lashcami says:

    Po ku ministri miop me duket si UFO.Ky c’thote sot nuk thote neser.Lene pastaj qe edhe doktorraturen e kane bere si kualifikimi ne kohen e xhaxhit per te marr kategorine e 5-te.Vetem kete shkaterrim total te arsimit nuk ja fal SB sepse te tjerat me pak kohe edhe rregullohen.Po te shofesh kete brez qe po del nga shkolla eshte per te ardhur keq.Nuk dine te shkruajne emrin e vet.Lere pastaj qe ndryshojne tekstet sipas interesit.

  7. Devolli says:

    Me dhemb ne shpirt kur lexoj keto brockulla. Industria arsimore u shkerrmoq si gjethe vjeshte. Jam mesues. Jam 46 vjec. kam tere kualifikimet. Nuk dua te fyej askend qe ka nje dipllome mesuesi.Nese ka vend per te diskutuar, eshte cilesia e arsimimit. Ky nuk eshte faji i te dipllomuarit. Ky, i dipllomuari , iu pershtat struktures se ngritur shteterore. Sistemi arsimor eshte ne theqafje. Nuk u ndie se kishte akoma rezerve te arsimuar. Tani ajo po shkon drejt fundit. Ketu lind kriza.Degjenerimi filloi qe heret. Tani u shfaq.Shkollat e nates se dikurshme u zevendesuan me universite. Keto te fundit, qe te mbijetojne, kerkojne shtese pagese.Master! Tani po me vjen keq per gjyshen time qe vdiq pa marre nje dipplome universiteti.

  8. Mesuesit says:

    Ne 8 vjet qeverisje skam pare asnje te mire nga kjo parti per Mesuesit e shkrete dhe pse me mundim dhe tortura kan arritur te na sjellin ketu ku jemi me dije , po keto dita dites me shume po i shtypin mesuesit , dhe si difekt dalin nxenesit me probleme duke mos pasur dhe mesuesit e lirshem se i detyrojn per cdo gje , seshte gje e bukur te mereni me Arsimin, lereni te lire o Hajduta mos u boni si enveri , se gjasme mbaheni si parti demokrate po as nuk keni lidhje me kete gje , Ti vini anash Edi Rames

  9. Bossi says:

    Vendim veterineresh:))

  10. korca says:

    UNIVERSITET JANE FABRIKE DIPLOMASH. NUK MUND TE KRAHASOHEN DIPLOMAT TONA ME KETO QE JEPEN KETO 15 VITET E FUNDIT. UNIVERSITET PRIVATE KANE DALE JASHTE KONTROLLIT VETEM LEKE DUAN PO KESHTU DHE KETA SHTETERORET. KJO ESHTE ” MANA PER TRAHANA” POLITIKA BOLL ESHTE TALLUR ME MESUESIT.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje