Politika, politikanët dhe populli

21 Maj 2013, 20:39Blog TEMA

Nga Fitim Sula

“Politika është prostitutë” (kërkoj falje që nuk përdor dot fjalën tjetër). Ky pohim absurd është bërë sot në shoqërinë shqiptare refren i të gjitha bisedave, i të gjitha grupmoshave dhe fatkeqësisht i të gjitha shtresave shoqërore.

Me këtë refren kopil është ushqyer trupi i “dragoit” me emrin  “halldup” Tranzicion.

Me këtë refren bajat për njëzet e dy vite pjesa më e keqe e të quajturve intelektualë, ruajtën pozitën e tyre politike në pushtet.

Pushtete që totalisht kanë gjakosur keqas e në mënyrë të paskrupullt jetesën normale të një kombi. Kanë shpërfytyruar pamjen fizike të gjithë natyrës Shqiptare dhe përmbi gjithçka kanë dëmtuar rëndë mentalitetin e një populli për një jetesë civile.

Pa harruar që në mënyrë indirekte dhe të drejtpërdrejtë kanë ushqyer fenomenin e prostitucionit, gjakmarrjes, korrupsionit, ikjes nga sytë-këmbët të të rinjve dhe intelektualëve të papërkulshëm…, e të tjera paudhësi që vetëm nga një armik mund ti presësh!

Po, “politika është prostitutë”. Ky refren bastard justifikon qëndrimin në pushtet të të pafytyrëve, atyre që shpërdorojnë pasurinë e mbarë kombit vetëm e vetëm për vete.

Që nga lindja e fëmijëve, rritja e tyre, shkollimi, punësimi… që të gjitha harxhet për jetën e çdo qindarkë në xhepat e tyre (se normalisht rroga merret kur bën punën, e jo…) është marrje me pa të drejtë nga pasuria e të gjithëve.

A nuk është shteti pasuria jonë e përbashkët!? Pyetja: “Përse populli shqiptar është i varfër?” të nxjerr në krye të një rruge të fshehtë përgjigjen: “Sepse ata atje lart në fronet e gënjeshtërta të “perëndive” janë të mbi-pasur”.

Po! “Politika është prostitutë”. Dhe ky refren mund të justifikojë gjithë klasën politike të derisotme me abuzimet me pushtetin në dëm të popullit. Dhe kuja ironike më e madhe është kur politikanët e derisotëm drejtojnë gishtin e mykur të tyrin nga paratë… drejt popullit si një “gabim” i përjetshëm i natyrës njerëzore.

Në këtë moment, befas të vjen edhe një pyetje…: “Po drejtësia (dhe të shtrembrit e lindur gjenetikisht nga natyra e tyre…)?

Po edhe ata me pafajësinë e tyre përsërisin të njëjtin refren; “politika është prostitutë”(më falni që…).

Po në të vërtetë, a është politika prostitutë!?

Dhe përgjigja absolute është JO dhe vetëm JO.

Politika nuk është dhe nuk mund të jetë prostitutë kurrsesi. Politika nuk është prostitutë, por “mjeti” me të cilin një popull udhëheq vetveten për nga e mira.

Është “arma” e fuqishme për të drejtuar populli vetveten drejt një jete sa më të mirë të jetë e mundshme, dhe për një shumicë njerëzish  sa më shumë të jetë e mundur.

Kjo do të thotë që politikën duhet ta synojnë ata mentorë që vërtet duan dhe kanë aftësinë për ta çuar popullin për nga e mira e përgjithshme.

Dhe për këtë duhet marrja e pushtetit si mendësi dhe mundësi qeverisëse në ditët e sotme.

Por pushteti nuk është aq lehtë për ta marrë në duar, po kjo s’do të thotë që intelektualët (ku janë fshehur ?!) e mirë, të aftë dhe të ndershëm, të mos “luftojnë” për ta marrë në duart e tyre si “armën” e duhur e ta përdorin pa abuzuar me të në dobi të të gjithëve.

Indiferentizmi, apo refuzimi i pakuptimtë nga detyrimi për të dhënë kontributin e tyre në dobi të të gjithëve, nuk është gjë tjetër, përpos një burracakërie, është edhe “tradhti” ndaj popullit duke lënë pushtetin në duart e atyre që e kanë pasur deri sot.

Një pyetje lind: A nuk ka zgjedhur për pushtet populli më të mirën e atyre që i janë ofruar…?

Një intelektual jo shqiptar ka thënë: “Jeta është e rrezikshme, jo për shkak të atyre që bëjnë keq, por për shkak të atyre që i shikojnë dhe i lënë të bëjnë keq”.

Me sa kuptoj “ata që i lënë të bëjnë keq” nuk është krejt populli, po ato që natyra i ka pajisur me aftësi të veçanta të “shikimit”, po që çuditërisht në Shqipëri akoma nuk po e kuptojnë fuqinë e tyre si “racë” superiore dhe të ngarkuar nga natyra për të marrë mbi shpatulla punë të mëdha. Disa pyetje të shqetësojnë në vazhdim…: Po të kishin vepruar kështu (indiferentë, ikës i detyrimeve…) ata që natyra i armatosi me mendjendritësi, vallë kështu do të ishte e sotmja e njerëzimit!? Po sikur intelektualët amerikanë, gjermanë, francezë, italianë, anglezë, rusë, japonezë…, të kishin mbajtur të njëjtin qëndrim me popujt dhe vendete tyre, vallë do të ishin aty ku janë sot!? S’duhet harruar se Mesjeta e errët për më se njëmijë vjet nuk mori fund nga vetëlodhja, e as nga vetëmërzitia, por nga një përplasje e drejtpërdrejtë me dritën e fuqishme të Rilindjes.  Dhe e keqja nuk mund të luftohet në Shqipëri duke i ikur, as duke ndenjur nëpër kolltuqe të rehatshme në vendet e huaja e duke kërkuar lavdinë e munguar, po duke u munduar ta shërojmë kombin tonë me gjithë fuqinë e shpirtit.

Lëre pastaj kur mendojmë t’ia lëmë Shqipërinë për ta shëruar brezave që do të vijnë a thua se ata të nesërmit nuk do të jenë fëmijët tanë.

Nuk duhet me harru pra se e keqja e Mesjetës zgjati njëmijë-vjet në racën njerëzore, po mund të kishte zgjatur edhe më shumë…!

8 komente në “Politika, politikanët dhe populli”

  1. antiregjimi says:

    Njerez te zgjuar ka plot ne Shqiperi, por ata jane ose materialiste pragmatiste, ose te vetkenaqur me pak, ose individualiste vetmitare, ose indiferente pa shpirt, seder ose dinjitet, ose frikacake spurdhjake.

  2. Dike Mullai thote- says:

    Dikur thuhej:-“Pushteti BURON nga Populli dhe i SHERBEN Popullit”. Populli ndahet ne Shtresa:-Te Pasur,te Mesem e te Varfer! Kane NDYSHUAR kohet:- Pushteti BURON nga Individet, qe Zgjedhin “EKIPIN” ( me LISTA ), per t’i sherbyer Rrethit Familjar e Shoqeror te Individeve! Populli VOTON- Individi i NUMURON. Le te shpresojme tek “SKUADRA” e Edi RAMES!

    1. Qazimi says:

      Nuk buron nga populli!? Po atehere pse e kerkojne votimin ne popull!? Apo nuk e dine ata…!? Hajde merre vesh se kush eshte me i zgjuti nder ne shqiptaret!!?? Ne vend qe te gjejme menyren per me ndertu nje te neserme te mire per femijet tane merremi me lloqe koti….!!!!!!!!!!

  3. D. Fuati says:

    Dallkauket kane 75 vite parazite.

    Nese parlamenti i ri, do mbaje “krundet” per 4 vitet e ardheshme,mos kerkoni progres, ju Sula dhe udhezimi tuaj aq i thate : duke u munduar ta shërojmë kombin tonë me gjithë fuqinë e shpirtit,eshte sa per te shkuar radhen.

  4. taraku says:

    Qeshu plako qeshu qesht ai gisht i Jozit

  5. Kjiwachy says:

    Politika nuk esht kurv, por kurvnim
    Politikanet jan kurva dhe kurvare

  6. Kjiwachy says:

    Politika nuk esht kurv, por kurvnim
    Politikanet jan kurva dhe kurvare
    Dhe shqipnija esht nji kurvatore qe kuterbon kurvnueshem er kurve

    Dhe Fishta do knonte me piskame

    Kurvnoni o kurva kurvnuese
    Ne kte kurvatore kurvnimi
    Ju rrotkarakurva harbuese
    Ne ket demokurvni shkerdhimi

    Shkerdhenju rrugve t shkerdhimit
    Te shkerdhatorise shkerdhare
    Pallonju qoshesh pallueshem
    O pallkurva ngadhnjimtare

    Shkaperdhenju para mbrapa
    Lart e posht qitore
    Se zjarri don shkarpa
    “hajdary” gojore

    Ju shkerdhrrotkaraqikurva
    Qe mbani er si hudhra
    Delni tutje nga bashkia
    Ke Lul Sal Demokraqija

  7. Kjiwachy pihdar says:

    Politika nuk esht kurv, por kurvnim
    Politikanet jan kurva dhe kurvare

    Dhe Fishta do knonte me piskame

    Kurvnoni o kurva kurvnuese
    Ne kte kurvatore kurvnimi
    Ju rrotkarakurva harbuese
    Ne ket demokurvni shkerdhimi

    Shkerdhenju rrugve t shkerdhimit
    Te shkerdhatorise shkerdhare
    Pallonju qoshesh pallueshem
    O pallkurva ngadhnjimtare

    Shkaperdhenju para mbrapa
    Lart e posht qitore
    Se zjarri don shkarpa
    “hajdary” gojore

    Ju shkerdhrrotkaraqikurva
    Qe mbani er si hudhra
    Delni tutje nga bashkia
    Ke Lul Sal Demokraqija

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje