Pas zyrtarizimit të largimit të Hoze murinjos në fund të sezonit, Reali tashmë pritet që të zyrtarizojë si trajner të ardhshëm Karlo Ançelotin. Por, kjo nuk pritet që të jetë kaq e lehtë, pasi drejtuesit e PSG nuk janë të gatshëm ta lënë të largohet kollaj italianin.
“Marca” bën me dije se PSG është e gatshme që të lërë të lirë Ançelotin, vetëm nëse Reali është gati që të negociojë me të për blerjen e tre lojtarëve madrilenë. Bëhet fjalë për Di Marian, Koentraon dhe Pepe.
Të tre këta lojtarë në fakt, nuk kanë shkëlqyer këtë sezon dhe një pjesë të mirë të tij e kanë kaluar në stol, kështu që nuk është çudi që Reali të lejojë largimin e tyre./b.l