150.000 maturantë votojnë për herë të parë në Shqipëri dhe asnjë përfaqësues i tyre nuk ndodhet në listat e partive të vjetra, megjithëse ligji dhe Kushtetuta e lejon.
Sot paradite ambasadorja gjermane me të drejtë u tha 18- vjeçarëve : “Votoni”, por për kë do të votojnë këta të rinj?
Kjo pyetje ka vetëm një përgjigje: Sot 70- vjeçarët dhe ish-komunistët kanë marrë në dorë fatin e të rinjve shqiptarë. Kryeministri nuk ngopet me kaq, ai kërkon dhe votën e 16- vjeçarëve për të shtuar eliksirin e pushtetit të tij.
Problemi dhe paradoksi më i madh që ka rinia shqiptare është ai i mospërfaqësimit në proporcion me numrin e votave që posedon. Pjesa më e madhe e votuesve i përket rinisë, ndërsa pjesa më e madhe e përfaqësuesve të tyre ende nuk dinë të përdorin internetin dhe nuk njohin në thelb problematikat e të rinjve.
Kjo krijon mungesën e përfaqësimit të të rinjve në politikë dhe njëkohësisht krijon tek ata opinionin se politika është për të mëdhenjtë se politika është e vështirë se politika nuk ka të bëjë me ta.
Jo dhe jo, të rinjtë e sotëm nuk duhet t’i kthejnë shpinën politikës ata duhet të reagojnë dhe të çojnë zërin e tyre në parlament.
Gjej rastin të përgëzoj ato subjekte politike që e kanë marrë parasysh këtë fakt dhe të denoncoj ato subjekte që kanë përbaltur e përdorur, e vazhdojnë ta bëjnë, shtresën më të rëndësishme të kombit, rininë.
Një gjë duket qartë dhe e them me keqardhje që parlamenti i ardhshëm do t’i gjejë të rinjtë më të papërfaqësuar se kurrë!
Ah kjo rinia shqiptareske qe i mbeti mendja vetem ke ajo placka. I jane qepur aq keq sa s’i ha palla hic per politik. E kane si tradite jo per gje. Pastaj nuk e shohin ata qe politika eshte kthyer ne teater kukllash? Ja sot pshm. pane ne ekran bacalokun qe per mungese te nje salle bisedimi ne fshat kishte dale ne freskllek poshte bythes pemes dhe ishte ulur para lopcareve qe i kishin dhembet nje po e nje jo si shkolle nate dhe tallte gjithe kohen bythen duke i treguar pallavra se do kishte qef te behej fermer. Hahahahaha ca i bon ktyne kaqolave me recka blu. Hallall e ke se sa te kesh perballe pleq si bagetia dhe riní si femija s’ka per ta prish kush humorin.
Nuk jane 150 000 maturante, kjo eshte nje genjeshter e madhe. Po te ishte e vertete: me kete ritem rritje popullate pas pak vitesh do te pushtonim Europen..! Jane gjithsej 30 deri 35 000 maturante. Mos u genjeni nga shashkat e Palles , me falni Pollos.
Djalosh. E para keta 150 mije, nese jane kaq, nuk jane maturante te sivjetshem, por te kater viteve rresht. Sivjet japin provimet e matures shteterore 42 500 nxenes te shkollave te mesme. Por jo te gjithe votojne. Vetem ata qe mbushin moshen 18 vjec deri ne daten 23 qershor.
Dhe mos thoni se asnje i ri nuk eshte ne parlament pas 23 qershorit. Eshte Anduen Xhindi i PS, 24 vjec.