A është Papa i ri një ekzorcist? (VIDEO)

22 Maj 2013, 11:33Bota TEMA

Spekulimet janë shtuar se Papa i ri, Françesku I, mund të jetë ekzorcist.

Kjo erdhi pas publikimit të një videoje, ku Papa takon një të ri pas meshës së ditës së diel.

Gjithçka duket si një ritual ekzorcizmi, që synon të çlirojë të riun e sëmurë nga djalli.

I riu merr frymë me vështirësi dhe ka konvulsione.

Pamjet u transmetuan në një televizion që është në pronësi të konferencës së peshkopëve italianë.

Ekzorcistët thanë se nuk ka asnjë dyshim se Papa po tenton të çlirojë të riun nga djalli.

Por më vonë stacioni televiziv kërkoi falje për këto deklarata.

Kurse zëdhënësi i Vatikanit tha se Papa nuk kishte ndërmend që të performonte ndonjë ekzorcizëm.

Spekulimet janë shtuar edhe për faktin se në punimet e tij, Papa flet shpesh për djallin.

Ekzorcizmi është një rit i vjetër, që synon nxjerrjen e djallit nga trupi i njeriut. Por shumë njerëz e shohin me skepticizëm./ep

12 komente në “A është Papa i ri një ekzorcist? (VIDEO)”

  1. disk says:

    Kam respekt per Papen, duket burr i mire jo si ai qurrashi gjermon

  2. korabi says:

    E pse jo,ata vete jane djalli.Shume shpejt vet kisha katolike do shkoi drejt shperberjes.Teknologjia po ben revolucion,ateherte c’ngeli per te bere papati dhe islamizmi mijravjecar…?Asgje,jo vetem kaq,por ti referohesh librave gjoja te shenjte,atehere njerzimi duhet te ishte ende bandat e inkuizicionit dhe ne ndjekje nga hardhucat endacake arabe….

    1. Obergruppenfuhrer says:

      Korabi jane 1.5 MILIARD katolike ne te gjithe boten sot. Katolicizmi eshte feja e Krishtit vete. Si mund te shkoje drejt shperberjes?

      1. korabi says:

        Te uroi te rrosh dhe ca kohe,e pastaj do e shohesh cudine Vatikan dhe Meke….

  3. sajmiri says:

    Papa Francesku eshte njeri me vyrtyte te larta njerzore

  4. Dodi says:

    Po te jete ekzorcist,do te thote se Papa eshte njeri i shenjte dhe e meriton titullin qe ka.Nuk ka gje me te mire dhe te shenjte qe te clirosh njerezit nga vuajtjet e djallit.Njeriu i djallezuar eshte njeri i lig dhe shume i demshem per te tjeret,Mjere ata popuj qe kane udheheqes te pushtuar nga djalli,i cili vetem te keqija e ligesi dine te bejne. Ne qofte se eshte e vertete ,atehere duhet te shkoje te beje nje kure edhe kryeministri yne,Sali Rame Berisha,qe eshte pushtuar e mberthyer nga djalli i delirit te madheshtise dhe te pasurimit,sepse feja i denon te pasurit dhe mekataret ,ajo i do njerezit sa me te thjeshte.

  5. Korcari says:

    KRYEDAJTE.

    S’ka njeri pa pasur djall ne trup te tij, ndryshojne nga madhesia e djallit qe ka seicili perbrenda trupit.
    Kryedjajte jane politikanet klepto, prej shfrytezimit te fronit ku ulen.

    1. korabi says:

      Me thuaj nje prift qe nuk eshte klepto dhe ka vdekur ne varferi or mik….

  6. rea says:

    VADE RETRO SATANA

  7. Vrana KOnti says:

    Dergojeni Saliun , Ramen duke mos harruar dhe Don Meten se kane nevoje.
    Ose ndryshe banden e te treve.

  8. Paganizmi perralle me e bukur.... says:

    Nuk mund te jete ekzorcist,pasi thjesht eshte nje burokrat fetar qe si gjithe prifterinjte,nuk punon gjithe jeten,ha e pi qyl,mashtron me perrallezat e lashta te njerzimit idjotet!Ratzinger i shkoi afer te vertetes pasi e akuzuan:”Boll me genjeshtrat 2000 vjecare te Krishtit!Maria u mbars nga prifti i shkolles ku mesonte ne,thote nje shkrimtare amerikane.Nuk mund te lind njeriu nga asgjeja,dhe nuk ka riperseritje te fenomenit!Prifti per te mbuluar pedofiline e tij,(abuzomte me Marien qe 10 vjece)kur ajo mbeti shtatzanë shpiku “dergimtarin e Zotit!”Ku jane 12 vjetet e feminise se Krishtit?Perse mungojne, thote nje prift skandinav,sepse prifti burr i Maries u kujdes ta largoi per harrese Krishtin nga Betlemi…Ku e coi?Thuhet ne luginen e Nilit,pastaj ne Indi,Kine dhe Rusine e sotme.Ne keto vende Krishti mesoi nga vendasit ritet fetare dhe disa teknika sherimi semundjes edhe ekzibicionin,si ta beje ujin verë….Dhe jo kot nje tjeter autor thote se rrenjet e krishterimit jane ne Kinë!Ne Kine Krishti mesoi të jetë predikues dhe te kete medomosdo dishepuj,nje dishepull te tille,paraardhes e kish dhe vet!…Kishes vetem ne Shqiperi dhe vendet afrikane i afrohen shumice njerzish,gje qe me keq eshte me myslymanet…Papa i ri u soll ne kete fron,per te kuruar plagët e medha te Kishes,qe sikur vet ajo te ishte djalli,po i largohen njerzit!…Pedofilia eshtë plag nga ka lindur vet Krishti,i cili nuk u ringjall,por u skematizua si ne dramë veprimi qe mundet vet Ponc Pilati ta kete pranuar!…Si ka mundesi autoret e lashtë greko-romak,nuk shkruajne fare per Krishtin? Asnjeri,dhe pse pas të degjuarave ka nje ze qe e permend!Natyrisht Krishti, Joshua ka ekzistuar,por vetem pas 300 vjeteve Kostantini i Madh ilirik e lejoi ate per interesa personale!….Duhet kuptuar se ne thelb,papa i ri eshte me afer njerzve,me 10 komondamentet qe interpreton,ai kontribuon ne shoqerine e pazhvilluar qe ajo te mos degradohet me tej duke ruajtur SHPRESEN!….Ka shume per te thene budalalleqe!….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje