TemA TV/ Doktori nis të shesë projektet e Lulit si arritje për fushatë (epo gjë të prekshme nuk ka) (VIDEO)

22 Maj 2013, 12:13Sociale TEMA

Kryeministri Sali Berisha, i cili po shfaqet në mbledhjet e qeverisë gjithnjë e më i lodhur, tha se do të miratojë tre projekte të rëndësishme për Tiranën.

Këto projekte janë bulevardi verior i Tiranës, transferimi i stacionit të trenit dhe ndërtimi i terminalit të trenit të pasagjerëve.

Meqë arritje konkrete në Tiranë nuk ka, kryeministri detyrohet që të shesë projekte për fushatë. Ndërkohë Basha ka mbyllur gjysmën e mandatit dhe bilanci i tij është ai i paraardhësve të tij demokratë në kryeqytet. Përveçse u ka hapur rrugë disa ndërtimeve monstruoze, ai shkatërroi projektin e sheshit Skënderbej, duke sjellë një shëmti alla- Xhelal Mziu, pa folur këtu për abuzimet financiare.

Një shesh i projektuar për të mos lejuar makinat që të kalojnë, u kthye në kartodrom, edhe pse Berisha lavdërohet se ajri është përmirësuar aty pranë.

“Në një hark kohor ndër më të shkurtrit, bashkëpunimi Bashki e Tiranës me qeverinë, fryma e bashkëpunimit, bëri të mundur hapjen e projekteve, të cilat firmosin Tiranën e shekullit të 21. Për hir të së vërtetës, duhet të themi se projekti i bulevardit është merita e atij urbanisti të madh, që projektoi Tiranën, por që u arkivua për dekada nga regjimi komunist dhe për11 vite nga ish-kryetari i Bashkisë së Tiranës, i cili ka përfunduar tani. Ç’të them, të vjen keq. Fillon një epokë e re për Tiranën. Me këto 3 projekte të mëdha gjysma e paralizuar e Tiranës merr jetë. Kjo është një gjë shumë e madhe, kjo është një shprese”, u shpreh Berisha.

Shefi i qeverisë akuzoi kryetarin e opozitës për shpërdorimin e fondeve gjatë kohës që ishte në krye të Bashkisë së Tiranës.

“Tek e dëgjoja kur thoshte qeveria nuk më ndihmonte, një qaraman, s’po them fjalë tjetër se ju kuptoni. Në një kohë kur qeveria jo që po e ndihmonte, por qeveria mori kredi sovrane për unazën e kryeqytetit. Qaramani u ankohej qytetarëve, qeveria s’më dha fonde. Unë informoj qytetarët se qeveria i dha 3 herë më shumë fonde se qeveria e tij. Këtë e bëmë për Tiranën. Po ku shkuan fondet? Fondet u përdorën për shndërrimin e Bashkisë në sipërmarrjen e partisë. Fondet u shndërruan ne rroga, u punësuan 5 mijë persona. Rrugët nuk u ndërtuan. E dorëzoi Bashkinë me 250 km rrugë dhe rrugica me baltë”, vijoi kryeministri./ep

49 komente në “TemA TV/ Doktori nis të shesë projektet e Lulit si arritje për fushatë (epo gjë të prekshme nuk ka) (VIDEO)”

  1. turi says:

    ore ky kujton se populli ha bar?!!!! o injorant po do te shporrim ne 23 qershor se na e nxive jeten. kafsh njeri!

    1. Elma says:

      Aman ato projktet e Lulit, po ca projektsh ka ai aman,ai akoma eshte i habitur per gjithe ate qe Edi Rama ka bere ne Tirane dhe i duket aq te pamundura saqe ka fillur te mos i besoje te gjitha arritjet e Rames ne bashki.

      1. Blerina Ziu says:

        Elma shiko se cfare te ka bere dem motra se sme dukesh fort ne terezi nga keto qe po shkruan. Cfare ka bere Edi Rama per Tiranen sipas teje pervecse e vodhi, e mbushi plot me ndertime pa leje dhe per 11 vjet qeverisje u mor vetem me parkun “Rinia” dhe Lanen??? mire qe e mbron po te pakten gje arsyet e sakta per ta mbrojtur moj te keqen

      2. beni says:

        Elma,me then drejten kemi mbetur te habitur biles na ka len edhe me goje hap nga katraura qe e ka len Edvini kur ka qen Kryebashkiak Tiranen..
        Moj ti i ke syt ne ball apo ku i ke qe nuk shikoke mire,faktikisht juve e keqja ju duket e mire,sepse te miren nuk e njihni se ku i bie..

    2. HALIM K. says:

      projektet e lulit jane te perfunduara dhe do fillojne shume shpejt. te gjithe e dine se sa i nevojshem eshte krijimi i nje projekti per tiranen e afte te korrigjoje dhe rindertoje atje ku Rama ka shkaktuar katastrofa arkitekturore. sa per lagjen e re te tiranes dhe bulevardin e ri ajo eshte ceshtje ditesh..

    3. Ana says:

      Po cte thote i shkreti ka 8 vjet qe te njejtat gjera thote,nxorri me ne fund dicka te re AMERIKEN….po dhe me ate deshtoi.tani merret me punet e lulit qe e ka katandisur tiranen si bagdadi.e ke te deshtuar te gjitha Saliu i marrosur

  2. tani says:

    oo qelbesire burr,po thuaj nje gje te mire qe ka bere qeveria jote dhe jo ckan bere te tjeter,mos mburr kot njerez qe po e rrjepim ZTiranen jo po e bejne oo plereee

    1. Xhensi says:

      Po cfare punesh ka bere ky Luli qe te kete mundesi te shese saliu, ne si qytetare te Tiranes ne keto 2 vite nuk kemi pare asnje pune qe te kete mundesi te krenohet Saliu.

      1. O Xhensi says:

        Po hapi syte moj Xhensila e shikoji se kane per te pelqyer se cfare pune po ben Basha mbi Tiranen. Rruget neper lagje kush po i shtron, ato rruge qe Rama i la cope cope, shkollat dhe kopeshtet kush po i rinderton sipas teje, pemet e mbjella dhe projektine e sheshit qe e mbylli brenda 2 muajve. dhe ka akoma me shume per te bere deri sa ti vije fundi mandatit te tij te pare.

      2. Sabrina says:

        na hapet barkun juve te temes me keto artikuj qe duket hapur qe jeni te politizuar e merreni gjithe diten vetem me botimin e lajmeve kunder Berishes e Bashes dhe prganizoni forume per te shkrujatur kunder tyre. si nuk u lodhte xhanem qe beni cdo dite vetem kete gje pa pushim???

        1. Beni says:

          Po ti mi motra, pse i lexon?///!!!!!

  3. Heu bre baca yn says:

    O Baca Sali, thyja koken komunistve edhe njeher. Shum u ka ardh goja dhe po lehin po kush kujton se po tutna. Provojeni se e pate ne 21 janar ca ndodhi, gati jane prap bijt e shqipes ta mbrojn demokarcin.

    1. dona says:

      me 21 janar saliu vrau mor hajvan , po kete rradhe ne do ta vrasim me vote sepse nuk duron dot me populli, per cfare demokracie po flet o i cmendur , pse mo rrenimi demokraci eshte, pse ore varferi demokraci eshte cte ka dhene sala ty aman

    2. flori says:

      o nuk na i thyne dot koken saliuu ne jo, nuk del dot kundra popullit se tani humbjen po pret asgje me shume….boll me se ky vend do rilindje , e ti duhet te rilindedh me 23 qershor voto nr 29 per te mire e vendit dhe per demokracine nqs e do ok?

    3. liu says:

      O idiot , te ishte per berishen nuk kishte per ti share e jo per ti vrare se i pelqen te luaje rolin e viktimes po ca ti beje se ka futur njerez hajvane te zellshem si puna jote ne polici dhe garde qe bene ate gomarllik. Berishes i dhimbsen parate e se bijes dhe te birit. Cdo te behet me firmat dhe pronat e femijeve te tij nese permbyset me dhune????!!! Ai e ka ndare mendjen ta leshoje pushtetin vetem nese keta qe do te vijne do ta amnistojne. Mos harro Ramen qe deklaroi se ne nuk e fusim berishen ne burg dhe nuk do merremi me familjen e tij. te dy keta derra pavaresisht ngjyres nje turi kane bashke me hienen Ilir.

  4. Rilindje says:

    Pika pse ste bie them une. Ngele rrugeve me gershere neper duar.

    1. Alda says:

      Rilindje,Te pakten Kryetari i Pd-se e di sesi jane gersheret per te prer shirita per punet qe ka ber kjo qeveri,dhe jo si Kryetari i Ps-se qe nuk e di sesi mbahen gersheret per te prer nje shirit…

  5. ardiani says:

    te pakten ka punesuar 5000 persona. po ti?

  6. Pozitivi says:

    Po ai i gjati e beri qendren e Tiranes si Iraku more, apo e harruat?
    Turp per Ramen

  7. Kritiku says:

    Erdhen shpellaret dhe zaptuar te gjitha tokat e lira perqark Tiranes. As toka afer shinave te trenit nuk i shpetoi barbarizmit. I bene shtepite gati sa edhe treni mezi kalonte ne rrugen e tij, ndermejt shtepive te ndertuara nga barbaret. Tani, jemi te detyruar te heqim dhe ate stacion treni qe per shume njerez eshte i lidhur me shume kujtime, ta shperngulim diku jashte Tiranes. Shteti kur drejtohet nga shpellaret vetem pune shpellaresh perjeton, rrumpalle. Nje injorance e pakrahasueshme. Ne vend qe te rimekembej transporti hekurudhor, ai po zhduket fare. Kur ne nuk kemi me nje tranport hekurudhor perse do te ndertohet nje stacion i tille? Edhe nese dikur do te futet ne funksionim perse te jete stacioni hekurudhor per pasagjere diku ne periferi te Tiranes dhe jo aty ku eshte tani? Ne cilin qytet te botes e kane pare ata qe nje transport i tille perfundon ne kufi te qytetit?
    Sali shpellari po ben gati gersheret te peruroje fillimin e nje projekti qe nuk eshte akoma i hedhur sic duhet ne leter. Pune shpellaresh, qe nuk mesuan njerehere se si funksionon shoqeria njerezore!
    O Sali Shpellari, kur do te vish te na inagurosh WC-ne qe kemi rinovuar ne shtepi? Kur do te vish se nuk po shkojme ne banje akoma se po te presim ty? Mos u vono se mezi po e mbajme dhe kur te vish ti ka rrezik qe te ta bejme mbi ty.

    1. Turi says:

      Po Saliu eshte i shetitur o Kritik. Nuk e ditka ai se ne gjithe kryeqytetet e botes ka nje “Central Station” bash ne qender te qyteteve?

      Po ai i ka pare ne France ku e conte Enveri per specializim o Kritik. Ka pare se ku jane Gare du Nord, Gare du Sud, Gare de Lion, Gare de Monparnasse, Gare D’Austerlitz. Jane te gjithe ne Paris Zone 1, pra ne Qender.

      Ceshtja eshte se mund te kete pare gjithe boten, por mentalitetin e Vucidolistit nuk e ndryshon dot. Ai eshte edukuar sipas prerjes se tipit “Zhelal-Mziu-Older”

      Me ca merrem dhe une. Ku vizioni i Ed Rames dhe ku vizioni i ketyre Zhelal Mzinjve te importum, perfshire edhe Lulen.

      1. Kritiku says:

        Ke shume te drejte. Nuk mund ti shkoj asgje asaj qe the. ?

  8. Ermali says:

    BULEVARDI ESHTE VEPRA ME E MADHE NE TIRANE QE NGA ZOGU NORMAL QE DO TA PERMENDI PER FUSHATE

  9. Negativi says:

    Tirana po behet europiane por komnistat jane mesuar te jetojne te mbyllur pa asnje lidhje me te tjeret… Po behen rruge me standarte me sinjalistike moderne!

  10. Neutrali says:

    Fillon një epokë e re për Tiranën. Me këto 3 projekte të mëdha gjysma e paralizuar e Tiranës merr jetë. Kjo është një gjë shumë e madhe, kjo është një shprese ?

  11. Tedi says:

    shikoni mer njerez sesa ka ndryshuar tirana me ardhjen e Bashes ne krye te bashkise,se deri ne 2011 tirana ishte si vend lufte,nje arritje e madhe e Bashes
    Jane premtime qe do te realizohen dhe ndertimi i bulevardit do te behet eshte nje premtim qe do te kryhet,jo sikur pandehin kta te opozites qe jane premtime elektorale…

    1. Gjergj says:

      Basha? Ha, ha, ha, ha!

  12. The Great says:

    qeveria i dha 3 herë më shumë fonde se qeveria e tij. Këtë e bëmë për Tiranën. Po ku shkuan fondet? Fondet u përdorën për shndërrimin e Bashkisë në sipërmarrjen e partisë.
    Keto quhen keqtrajtime te fondeve, te lekeve tone si popull

  13. albion says:

    Me ne fund dhe Tirana po merr jete dhe kjo fale kryetrait te bashkise Basha,me ne fund dhe endrra e tiranes po realizohet,te lulezoj sikur ia ka hije se deri ne 2011 ishte si nje vend i humbur,krahasimin mund ta bejme me sirine etj…
    Arritje shume e madhe,dhe sigurisht te mos harrojme te permendim qe 3 projektet nuk jane thjesht premtime elektorale sikur mendon opozita por jane premtime qe shume shpejt do te realizohen,se premtimet e kesaj qeverie gjithmone jan realizuar….

  14. elvis says:

    bulevardi eshte nje vepra e madhe per tiranen dhe ky eshte nje premtim qe do te realizohet dhe kjo eshte nje shprese e madhe per tiranen dhe sigurisht dhe per popullin qe me ne fund sheh nje gje te bukur ne tirne…

  15. Ledia says:

    Keto projekte nuk jane per perdorimin e fushates se Z.Berisha,keto projekte kan qen te deklaruara qe ne fushaten e Z.Basha qe ky i fundit ka edhe 2vite te tjera per ti realizuar premtimet qe i bere popullit te Tiranes..

  16. Peqinsi says:

    O Sali, kujtohu se ky popull, te cilin ty dhe Luli i vocerr e konsideroni se vdes per juve, nuk eshte budalla. Nga njera ane keni te drejte ta quani keshtu sepse ne 2011, kur bete spektakel me vjedhje diten per diell (madje edhe ne prani te ambasadorit amerikan i cili perveshi lleret sikur do bente namin, por qe ne fakt se cau trapin), dhe populli nuk beri asgje. Ne vend qe te ngrihej ne protesta deri sa ty dhe lukunia e hajduteve te iknit nga syte kembet. Por ahere populli u tradhetua nga opozita. Ndersa sot eshte krejt ndryshe. Opozita me rreth 40 parti eshte e bashkuar, eshte ne kembe e ne krye te popullit.
    Ndaj dhe keshilla ime si peqins, i rrahur me voj e me uthull, te keshilloj ty dhe gjithe ata qe te vijne pas, te mos luani me zjarrin se do digjeni.

  17. ergys says:

    sic duket ju qe po shani qeverine ne pushtet nuk ju shohin syte se cfare mrrekullie ka ndodh me tiranen,tirana po merr jete qe per nje kohe te gjate ishte vend i humbur,tani me cdo gje ka ndryshuar,nuk kemi me piktorin qe e mbajti tiranen te shkaterruar,por tani ka ardh Basha ai qe i dha tirnes nje pamje tjeter nga ajo cka kishte…
    jane premtime qe po realizohen dhe jo premtime elektorale

  18. Alban Tironci. says:

    Tirona eshte ishte si kukull perpara se te vinin shpellaret e Sali Berishes…Ju qe flisni per Tironen ae kishit par si ishte para se te vinte Rama ne Bashki.. ekishit bo sikur me qen ne vicidol klube pa hale,,eni pinit ju shellaret dhe nuk kishit ku me shurru ene boni shurren tamo si bagtija,,juve shpellareve nuk ju pelqene bukurija si kafshe keni le si kafshe jeni rrit ene si kafshe keni me vdek duke u vra me njoni tjetri ne pronat e Tironcave,nuk keni me pas kurre qetesi haku Tironcave ka me ju ndjek bres pas brezi keni me hik ane nga keni ardhe ene dita ka me ardh shpejt..ktu kena me qen..per buke ka meju ngor Sala,,jeni ju qe shkoni edhe blini me triska sepse Tironcat gjithmone ekan nxjerr lekun ene kan rrojt si rrob kurse ju keni me lon kockat mTirone.

  19. donaldi says:

    Kto projekte nuk jane premtime elektorale te Berishes por jane premtime qe po realizohen dhe qe jan premtuar ne fushaten e Bashes…
    jane premtime qe po marrin jete,dhe bashke me to po merr jete dhe tirane me ne fund….

  20. Sandri says:

    U bet ju me fol per Tiranen Europiane, duket nga gjuha sa te kulturuar jeni? Na myti trafiku, duhet me u cu nje ore para me arrit ne pune ne kohe e ju po na thoni qe qeka nje projekt fantastik? Komunist jeni ju more shoke qe e doni pushtetin me cdo kusht jo Socialistet qe besojne ke vota lir.

  21. Albiona says:

    Ne te gjithe e dim se Edvin Rama kur ka qen Kryebashkiak,vendet e parkingut dhe vendet e gjelberta i ka zevendesuar me pallate sesi te fitoj ato 20% per vete,ore njerez e kuptoni qe femijet tane nuk kan se ku te luajn sepse eshte i betonizuar i gjithe vendi,dhe ky njeri nuk ka menduar dhe as nuk mendon per te miren e ketij populli..

  22. Gjon says:

    Boll mer burr me kto mashtrime, me ke kujton se je tu fol mer? A po te dukena budallenj apo cfare? Ti na ke len ne mjerim edhe shtro rruge sa te dush sipas teje, po mashtrime i ke. Njerezit skane buk me honger ti flet per rritje ekonomike. Tka ardh fuuund or Berish.

  23. Edi says:

    Mrekulli e madhe ka ndodh me Tirane ce pyt mo? Lene sa jet po mer, jet njerezish po nga gjithe kto vrasje, kriminelt skan mo fryk nga shteti se ska shtet. Si sju vje zorr mer se mar vesh, keni ftyre e goje me fol per zhvillim kur te gjithe jena tu u robtu per buken e gojes.

  24. Hajri says:

    Ne baze te burimeve te brendshme qe kam nga bashkia e Tiranes, fondet po perdoren ne menyren me te dobet te mundshme. Sali, eshte gabim te mburresh me parate e popullit. Edhe rruget qe jane bere, te gjitha me borxhe jane, ku femijet tane do i paguajne keto borxhe. Cdo shqiptar duhet te te ndeshkoje me vote, pasi ti nuk i duhesh me politikes shqiptare

  25. erjoni says:

    Para se te vinte Z.Basha ne Krye te Bashkise, Tiranen e ka gjet ne nje gjendje te mjerushme, por Kryebashkiaku aktual po ben te pamunduren qe t’ia ktheje gjallerin dhe gjelberim qe i duhet Kryeqytetit tone..

  26. Tanja says:

    hahahahah po po shisni projektet e njeri tjetrit tani se nuk keni c;beni tjeter.

  27. kevi says:

    Po pse more kaq budalla e di popullin ti more? te njohim tani se cfare fytyre prej genjeshtari ke ndaj mos u lodh kot te maresh dhe projektet e Lulit per fushaten tende.

  28. Jeti says:

    Ore po ti te njejtan gjera premton cdo kater vjet? Ik prallis ndonj gje te re se e pam sa bere keto 8 vjet. Ti duhet te kishe ik me kohe po ja se te erdhi dhe ty ora e fundit.

  29. mega says:

    Vetem ne GREKET do e zhdukim sali berjshen se po te jete per ju saliu gjithe jeten do te jete kryeminister.

  30. REI says:

    Po projektin e Lulit per tranvajin e Tiranes, e keni mare…apo ai ishte thjeshte nje premtim i genjeshtert i Lulit per fushate

  31. mega says:

    Vetem ne Greket do te heqi ti sali beheesra nga kryeminister se po te jete per SHQIPTARET ti qendron atje ku je gjithe jeten.

  32. alberta says:

    turp per bashen , hajdut ordiner votash

  33. beso says:

    Luli eshte shume i squt,ka mbaruar per arkitekture te universiteti i Rrapit te Treshit.Po ngre Top-Kapine ne mes te Tiranes,nuk eshte projekt i madh ky?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje