I emëruari i Grossruck refuzon të flasë për zgjedhjet

22 Maj 2013, 16:36Politika TEMA

Nga Muhamed Veliu, Top Channel

Roberto Batelli, koordinatori special i OSBE-së, i cili do të udhëheqë misionin afatshkurtër të misionit të vëzhgimit të zgjedhjeve nga ky institucion në ditën e parë të qëndrimit në Tiranë refuzoi t’i përgjigjet interesimit të Top Channel për ta intervistuar.

Por Batelli ka preferuar të dërgojë një deklaratë në të cilën thotë: “Këto zgjedhje do të jenë një tjetër test se sa të gatshëm janë aktorët politikë në Shqipëri për të kontribuuar në mënyrë aktive dhe konstruktive për institucionet e vendit, pavarësisht konkurrencës politike dhe kundërshtimeve rreth interpretimit dhe zbatimit të ligjeve. Objektivi parësor i OSBE-së është dhënia e mundësisë qytetarëve për të matur performancën e garuesve politikë. Njëkohësisht të sigurojë që zgjedhja që do të bëjnë qytetarët të jetë jo e paragjykuar gjatë procesit elektoral. Një fushatë elektorale e mbushur me pretendime për parregullsi elektorale do të shërbente si një çrregullim i mëtejshëm tek votuesit, njëkohësisht pengesë për Shqipërinë në rrugën drejt BE-së”.

Gjatë qëndrimit në Tiranë Batelli do të takohet me kryeministrin Berisha, kreun e opozitës Rama dhe zyrtarë të tjerë të përfshirë në procesin zgjedhor.

Raporti final për zgjedhjet e 23 Qershorit do të hartohet nga misioni afatshkurtër i vëzhguesve, që është nën vartësinë e Asamblesë Parlamentare të OSBE-së, e cila kryesohet nga austriaku Wolfgang Grossruck.

Roberto Batelli, deputet slloven me origjinë italiane prej dy mandatesh mban postin e shefit të Thesarit të Asamblesë Parlamentare të OSBE-së dhe dyshimet për afërsinë mes tij dhe Grossruck shtohen pasi Batelli ka vizituar në vitin 2010 Shqipërinë dhe është deklaruar pro raportit dhe vlerësimeve të Grossruck për zgjedhjet e 2009-ës në Shqipëri, që i konsideroi të rregullta.

Mbështetjen për raportin e Grossruck, Batelli e ka bërë edhe publike në faqen zyrtare të OSBE-së, pas vizitës dhe takimit me Kryeministrin Berisha në atë kohë.

Pikërisht Roberto Batelli është caktuar si personi që do të paraqesë raportin paraprak të zgjedhjeve në datën 24 qershor.

Jashtë kamerës Batelli i tha Top Channel se ai nuk duhet të paragjykohet. “Prisni raportin dhe atëherë jepni vlerësimin tuaj”, theksoi ai.

18 komente në “I emëruari i Grossruck refuzon të flasë për zgjedhjet”

  1. Rilindje says:

    Ke ardhur me mision per te ndihmuar Sali Berishen, por kesaj here e ke te kote. Vota e shqiptareve do te jete aq shume kunder tij sa, nuk mund te gjeje asnje varke shpetimi i gjori. Rilindje ne 23 qershor. Saliut i kane mbetur edhe 31 dite.

    1. Ana says:

      te pakten ky paska zgjedhur heshtjen se dhe ata te tjeret qe flasin kot me gjuhe te bute,saliut nuk i hyjne ne sy.Keto zgjedhje as qe nuk vihet ne dyshim qe jane test,nga ana saliut kane deshtuar se ai tenton ti vjedhe por test jane per opoziten nese do te jete ne gjendje te ruaje votat.un besoj bindeshm se po.shqiperia ka sot nevojen e madhe te rilinde

      1. lefter says:

        Nuk e di se nga te buron ky besim se opozita do jete ne gjendje te ruaje votat o Ana. Nqs do te shohesh faktet e te shkuares do shohesh se opozita nuk ka arritur ti mbroje votat asnjehere. Arsyeja eshte se lideret e PS si te shkuaret dhe te tashmet nuk kane pike dinjiteti. Presin qe te jene te huajt qe tu aprovojne ardhjen ne pushtet dhe injorojne forcen e popullit qe i voton.

  2. ska shtet ne shqiperi says:

    AMON OOOOR KUR DO IKI KY SALI QE TE BEHEN ZGJEDHJET E LIRA E TE NDERSHME!!

    OOO KASAP IK OOOO KASAP I VOTAVE SE NA MYTE PO NA SHKATERRON VETEM PER AT PUSHTET!! TE DUKET VETJA SI SKENERBE OOO ZOT KUR DO IKESH OOO KRIMINEL I SHQIPTARVE

  3. Beriola says:

    Qe ka parregullsi elektorale kjo esht e qarte. Zoteria ben mire te hape syte dhe te kete kujdes se ne keto zgjedhje qendron fati i nje Shqiperie te tere.

  4. Tesi says:

    Vetem te rregullta nuk ishin zgjedhjet e 2009. duhet te jesh kaq i verber dhe i paditur per te besuar te kunderten. keto pislliqe nuk pine me uje ktu. Do ta mbrojme voten e rilindjes me gjithe shpirt.

  5. elona says:

    si mundet nje njeri qe ka ardhur per monitorimin e zgjedhjeve te refuzoje te flase per to nderkohe qe ai ne shqiperi per kete qeshtje esht eper te bere sa me transparent me publikun e me te gjitha ndaj kto gjera jane te papranueshme

    1. Genti says:

      po ka mundesi..eshte shume e thjesht..mjafton te kete dore saliu…dhe gjithcka eshte e mundur…mes deshperimit ai po kerkon te gjeje nje rrugdalje per te vjedhur serisht zgjedhjet…por nuk ka per ti dali gje kete here!
      PS

  6. denari says:

    ky ka ardhur ne shqiper si vezhgues e monitorues dhe kjo e ben ate transparetn dhe te hapur per publikun e jo te mundohet tmos nxjerr asnje fjale nga nje deklarate qe i kerkon gazetari

  7. bertin says:

    vezhguesit e osbe odihr duhet t ejen e me te hapur me gazetaret me te hapur me popullin me transparent ne lifhje me keto gjera ne menyre qe te gjithe te dime si eshte realiteti

  8. arber says:

    transparenca me popullin dhe medjat eshte kryesore qe duhet te jete e jo te shkaktohet ne faktor qe nuk ben transparence sic ben qeveria berisha se nuk hedh drite mbi ecjen e zgjedhjeve

  9. sizmografi politik says:

    saliu di tu fute edhe mikrobin e ryshfetit edhe te huajve,ndaj duhen paralajmeruar te huajt me kohe per kete rezik s’ka pse te merziten.

  10. albana says:

    ndaj keta nderkombetaret te marrin mend e te behen me transparente me te gjithe ne menyre qe te gjithe te jemi te informuar mbi zgjedhjet se jane shume te rendesishme per vendim marrjen en vend

  11. Bossi says:

    Pse mor per ça k…n ka ardhe ky ne Shqiperi qe nuk na fliska per zgjedhjet?!Mos ka ardhe per pushime.

  12. Horri i Bulevardit says:

    Mos kini merak se kete rradhe do ta caktoje misioni OHDIR vleresimin e zgjedhjeve ky i OSBE-se vete sa ka per te lexuar konkluzionet e amerikaneve, eshte vendosur, Sali Berisha jashte politikes dhe jashte sistemit njerezor, qe do te thote se do te perfundoje ne burg, futja e tre ish kryeministrave ne Ballkan ne burg, eshte nje ogur qe sdo ti shpetoje asnje qeveritar i korruptuar dhe i katerti do te jete Sali Berisha dhe ketu do te mbyllet cikli i korrupsionit ne Ballkan.

  13. cama says:

    kete qeveri shkataraqe po e ndihmojn edhe evropianet per t’u bere gat per te grabitur votat. duke braktisur keshtu mbeshtetien e tyre per aspiratat e shqiptareve te cilet duan nje qeveri dhe jo nje guve shtrigash

  14. Kritiku says:

    Te nderuar komentues te mesiperm, ju lutem lexoni mire ato qe ai ka thene.
    “Një fushatë elektorale e mbushur me pretendime për parregullsi elektorale do të shërbente si një çrregullim i mëtejshëm tek votuesit, njëkohesisht pengesë për Shqipërinë në rrugën drejt BE-së”…..Kjo shprehje eshte shume e qarte se kush eshte misioni i plererave te sjella per gjoja monitorimin e zgjedhjeve. Ka ardhur perseri nje grup plererash qe do te mbeshtesin Berishen ne grabitjen e rradhes se zgjedhjeve. Me ate te kesaj deklarate duket qarte qe qellimi i OSBE-se eshte mbajtja ne pushtet me cdo kusht te shpellarit Berisha. Me keto fjale te thene me lart, nuk denohet hajduti i zgjedhjeve por ai qe denoncon hajdutin, pra opozita e tanishme. Domethene qe fajin per “crregullim te zgjedhjeve nuk na qenka PD-ja qe po shkel cdo ligj vetem qe te vjedhe zgjedhjet, por na qenkerka opozita qe i ben publike keto zgjedhje.
    Po bie era lufte dhe kesaj rradhe nuk ka per te shpetuar as ndonje koke e ketyre plererave te europes qe per hir te eurove te mbushin xhepat ata jane ne gjendje te shkaterrojne te ardhmen e nje kombi.

  15. fat man says:

    Batelli qenka 9 uje e 1 kos, paska ardhur per pushime dhe per para ne Tirane. Mediokeri thote, prisni raportin pastaj jepni mendimin tuaj. Debila ka edhe Europa , jo vetem Shqiperia, per deri sa i ka me shumice psikologet dhe spitalet e te cmendurve. Ai thote keto zgjedhje do te jene nje tjeter test, pra po perdoremi si kavie laburatori per eksperiment. Cfare te presim sinjor tenente, kur UJKU Sali te kete shqyer tufen e popullit , dhe votimet , pastaj ne te japim mendim dhe ju Pepino do te thoni ok. zgjedhjet MADE in ALBANIA, shikohemi heren tjeter, T U R P .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje