Ilir Berisha, tjetër risi në kombëtaren shqiptare

22 Maj 2013, 18:05Sport TEMA

Mbrojtësi 21-vjeçar nga Prishtina, Ilir Berisha, ka marrë zyrtarisht ftesën nga trajneri i kombëtares së Shqipërisë, Xhiani De Biasi, për ndeshjen e radhës me Norvegjinë, që luhet më 7 qershor në Tiranë. Lajmin e konfirmoi për “Sport Plus” babai i lojtarit, Sylejmani.

Për lojtarin që aktivizohet me Orebron prej disa javësh kishin nisur procedurat për pajisjen me pasaportë shqiptare.

“Iliri edhe zyrtarisht ka marrë ftesën nga De Biasi për ndeshjen me Norvegjinë. Ai është ftuar për t’u grumbulluar më 29 maj”, deklaroi babai i tij, Sylejman Berisha. Para tij, ftesën nga De Biasi e kanë marrë edhe Jurgen Gjasula e Asdren Llullaku, që po ashtu ftohen për herë të parë.

Lojtari ditë më parë në një intervistë dhënë gazetës “Sport Plus”, deklaroi se veshja e fanellës kuqezi do të ishte një ëndërr e pritur prej kohësh.

“Sigurisht që ëndrra ime prej kohësh është të vesh fanellën e Shqipërisë. Shpresoj që pas nisjes së procedurave për pasaportë, do të ftohem shumë shpejt”, kishte thënë ai.

Nëse Shqipëria deri më tani nuk ka pasur ndonjë mbrojtës shënues, Ilir Berisha mund të japë kontribut të çmuar në realizimin e golave. Ai njihet si mbrojtës që shënon gola, kryesisht me kokë.

Në vitin e parë me Orebron, realizoi tre gola, kurse një të tillë e shënoi edhe ditë më parë në derbin me Degerfors. Gola të tillë shënonte edhe te Prishtina. /b.l

4 komente në “Ilir Berisha, tjetër risi në kombëtaren shqiptare”

  1. AAA/Tirane says:

    Ilir,ti nuk do veshesh fanellen e Shqiperise,por fanellen shqiptare.Fanella eshte si flamuri i kombit .Prandaj duhet bere bashkimi sa me shpejt,qe te rrealizohet dhe endrra e mijerave deshmoreve te rene per ate flamur

    1. Horri i Bulevardit says:

      Ky ngjaka si Kendogan, ishalla luan edhe si ai.

  2. boboja says:

    e kujt kampjonati eshte kjo skuadra ku luan ilir berisha???

    1. Aleksander says:

      Eshte ne Suedi ne ligen e dyte ose “Superettan” qe e quajne, dhe Orebro eshte ne vend te pare pas 8 javesh kampionat.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje