Kasano i frikësohet dominimit të Juventusit

22 Maj 2013, 18:20Sport TEMA

Sulmuesi zikaltër, Antonio Kasano, i frikësohet një dominimi të gjatë të Juventusit në kampionatin italian.

Bardhezinjtë kanë fituar dy vite radhazi kampionatin dhe për më tepër synojnë disa lojtarë cilësorë, në mënyrë që ta përforcojnë edhe më shumë ekipin për të synuar edhe fitimin e Ligës së Kampioneve.

Dhe, përballë vështirësive të mëdha të ekipeve të Milanos, por edhe Napolit dhe Romës, që janë duke kaluar nëpër tranzicion, për shkak edhe të ndryshimeve të trajnerëve, Kasno i druhet dominimit bardhezi.

“Juventus përveçse është një super ekip, duket se ata dëshirojnë të blejnë edhe disa top lojtarë gjatë verës.

Nëse kjo ndodh, do të jetë e vështirë për t’i mposhtur ata sezonin e ardhshëm”, ka thënë Kasano për “Gazzetta dello Sport”./b.l

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje