Serbia e Kosova bien dakord për zbatimin e marrëveshjes

22 Maj 2013, 19:35Rajoni TEMA

Kryeministri kosovar, Hashim Thaçi ka njoftuar se është rënë dakord për zbatimin e marrëveshjes me Serbinë.

Pas takimit me homologun e tij serb, Ivica Daçiç, me ndërmjetësimin e kryediplomates së BE, Catherine Ashton, Thaçi tha se është hartuar një plan veprimi për gjashtë muajt në vazhdim.

Thaçi tha se marrëveshja e arritur duhet të konfirmohet edhe nga dy qeveritë respektive.

Serbia dhe Kosova nënshkruan një marrëveshje në Bruksel për normalizimin e marrëdhënieve. Por më pas pati një ngërç në lidhje me planin e punës për implementimin e kësaj marrëveshje. Për këtë arsye u pa e nevojshme që të realizohet një tjetër takim mes kryeministrash për të arritur një akord në lidhje me mënyrën se si do të zbatohet marrëveshje.

Thaçi tha se asgjë nuk ka lëvizur nga marrëveshja e nënshkruar më parë në Bruksel./ep

8 komente në “Serbia e Kosova bien dakord për zbatimin e marrëveshjes”

  1. Sem Luma says:

    Tani do te filloje edhe nje beteje fjalesh se kush fitoj e kush humbi me kete `marreveshje zbatimi` mbi `marreveshjen baze politike` te 19 prillit.

    Grazhdi populisto-patriotik (si ne Serbi ashtu edhe ne Kosove) ka nevoje te mbushet me sa me shume silazh ngopes…

    1. mirel says:

      Ai te paska prishur pune ty mor Sem, grazhdi populist-patriotik.

  2. lorenc says:

    He mor Thac. Ja hape driten jeshile Serbise per ne BE.Per shqiptaret e Presheves as ta ndjen fare.

  3. rotondo says:

    Shikone si e shiqon Eshton ate ne pasqyr po ai peshon rende sa nje edphane publike.

  4. ali says:

    Popullin e shkrete kudo ne boten he zhvillim e genjejne,e mashtrojne ,e injorojne , e mos perfillin qeverite

    primitive,diktatoriale ,klanore,tirane, etj.etj. Pyetja eshte , cfare tekash ju plotesuan Dacicit ? Jeni bere si

    thesi me miell qe sa here t’i biesh me kopan aq here nxjell miell !!!

    Nuk I besohet kurre Evropes Plake,aq me pak serbit!?. Shpresat vetem te Amerika !!!

  5. mirel says:

    Zbatimi i mareveshjes, i misheruar me paraqitjen e fotove dhe pse jo, dhe te pikturave origjinale te Thacit neper ekspozita.
    Pasqyrim i barazise dhe paqes.

  6. zeta R. says:

    Po shifeni kete qoban ka ngelur ne kancelarit Europiane nuk din te kthehet ne shtepi HUTI I HUMBUR NE HUMNER.

  7. arti says:

    Ne nje interviste presidenti i Serbise Nikolic,kishte deklaruar se ,politikanet serb ishin kercenuar ne Bruksel, se ata duhet ta harronin politiken nese nuk ishin te gatshem per kompromis.E pra, neqoftese jane shantazhuar politikanet serb,atehere merreni me mend se sa eshte shantazhuar Thaqi i korruptuar me EULEX in ne shpine.Pra eshte e qarte se Thaqi eshte vetem nje kukull qe iu duhet te huajve sa per te hedhur nje firme ne fund te tekstit qe ia hartojne ata.Loja e serbeve po funksionon per mrekulli, meqe e kane kuptuar se perendimi eshte i interesuar qe patjeter Serbia te jete sa me larg Rusise dhe duke qene faktore me i rendesishem gjeopolitik se Kosova,atehere duket se perendimi eshte i gatshem qe per kete qellim te vazhdoje me kompromise ne dem te shtetit te Kosoves deri sa asaj ti mbetet vetem emri “shtet”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje