Lampard: Me Benitez nuk kisha marrëdhënie miqësore

22 Maj 2013, 12:14Sport TEMA

Frenk Lampard duke folur për marrëdhënien e tij me ish-trajnerin e Çelsit, Rafa Benitez, ka thënë se ajo nuk ishte miqësore. Lampard pati një marrëdhënie të vështirë me Benitez, pasi fillimisht ai u la për shumë ndeshje në stol nga ana e spanjollit.

“Janë disa trajnerë me të cilët ndërton një marrëdhënie dhe krijon afrimitet. Ai nuk është një tip i tillë. Disa trajnerë vendosin një vijë ndarëse ku përfundon çdo marrëdhënie mes palëve dhe Benitez është më shumë një tip i tillë. Ai nuk është lloji i trajnerit më të cilin mund të ulesh të bisedosh”.

“Ne zhvilluam pak biseda bashkë rreth të ardhmes time, ku ai u tregua i sinqertë me mua, duke më thënë se nuk ishte i përfshirë. Por, kaq ishte e gjitha! Ai nuk është lloji i trajnerit që shkon dhe i hedh dorën mbi shpatulla lojtarëve të tij. Megjithatë, nuk mund të them se kjo është e gabuar. Edhe Kapelo bënte një gjë të tillë te Anglia”, tha Lampard.

Ndërkohë, ai ka dhënë shenja të qarta se e mirëpret një rikthim të mundshëm të Hoze Murinjos, duke thënë se ai është trajneri më i mirë me të cilin ka punuar ndonjëherë./b.l

4 komente në “Lampard: Me Benitez nuk kisha marrëdhënie miqësore”

  1. TOTILA NUMERO UNO,,NUMBER ONE !! - i vertete . DIREKT PRENOST. says:

    Ti LAMPARD ,pervecse je nje lojtar shume i mire je njekohesisht dhe nje njeri PIS ,shume i ulet ,nje kapadai ,as me shume e as me pak por nje MURINJO ne MINIATURE .
    Pse nuk thua ti maskara qe diten qe erdhi BENITEZ dhe deri sa iku ti nuk e le te qete dhe arrite deri atje sa ngrite gjithe tifozete tu ne kembe duke kenduar deri HYMNE FYESE kunder BENITEZIT ,vetem dhe vetem se ai i kishte dhen me pare “BESEN ” LIVERPOOLIT .
    Ne se ai u rri larg lojtareve ,une e adhuroj ,edhe une po te ishja ne vendin e tij ashtu do te beja dhe sic kam bere dhe u kam ndenjur larg vartesve ,por gjithmone duke i respektuar dhe dhene hakun .
    Pse si duhej te punonte BENITEZ me rrugecer si puna jote .
    BENITEZ e mori CHELSEAN kur ishtene vendin e katert dhe ne kaos ,bile dhe kupen e botes per klube qe e humbi CHELSEA ,ti me shoket e tu e bere pucin.
    Ne fund BENITEZI e la CHELSEAN ne vendin e trete ,pra e futi ne zonen CHAMPIONS ,dhe fitoi dhe kupen e ashtuquajtur UEFA.dhe ja la gati ekipin mikut tend MURINJO.
    Po te jeni te zote e coni para ekipin ne EUROPE ,SE SA PER NE ANGLI tani qe “NGORDHI MACI FERGUSON” ,ju minjte e tjere jeni te lire qe te hidhni vallen tuaj .

  2. england says:

    Ne ndeshjet e fund sezonit te Premier League qarkullonin zerat se Legjenda e klubit Frank Lampard mund te transferohej diku tjeter!i pari qe nuhati kete levizje ishte Ser Ferguson,duke bere gati afrimin tek Manchesteri,por me kalimin e diteve Lampard me aktivizimin e tij ne rradhet e Chelsea,bindi te pabindurin Rafa,duke arritur te shenoje dhe te thyeje rekordin e shenimit te golave ne rradht e Chelsea-s,nga 202qe e mbante nje tjeter legjende e ketij klubi i madhi Bobby Tambling ne 203.Frank Lampard pervec se nje lojtar i madh,eshte po kaq nje njeri fantastik,ku ka marre pjese vete individualisht ti sherbeje femijeve me probleme,por jo vetem,duke dhene dhe shuma parash per femijet kudo neper Afrike,per kete eshte ftuar dhe neper studio televizive per diskutim,per xhestet e tij humane,duke dhene nje shembull per mbare sportistet.Ajo qe nuk kuptoj une eshte urrejtja qe komentuesi me lart(nuk e di nese eshte i verteti,prandaj dhe nuk po i drejtohem me emer)ku bazohet dhe kerkon ne fjalor te gjeje gjithe sharjet,dhe ofendimet,dhe i adreson nje personi te perkryer,vetem se ky i fundit nuk quhet Mesi,qe te hedhesh kaq balte mbi Lampard,te pakten duhet ta kesh ne rrethin tend shoqeror,pra te kesh nje njohje me te,qe mund te krijosh nje opinion te sakte.Mundohuni te jeni pozitive o njerez,mjaft me inate dhe urrejtje,se keto lloje mllefesh ja u bejne jeten me pak te lumtur,pozitiviteti dhe miresia ju jep me teper kenaqesi,dhe ndjesi pozitive,keto qe them nuk jane aspak ne kuadrin e moralit,por thjesht se jo c’do gje qe ti nuk pelqen,eshte e keqe dhe e shemtuar.

  3. shpifesi says:

    deri dje e shave dhe e kerdise fergusonin o totila,kurse sot e quan mace dhe te tjeret minj.komentet e tua jane bardhe e zi dhe kan brenda urejtje per kedo qe eshte pro murinjo.nuk ma mer mendja qe ne jeten tende te kesh pasur ndonjeher vartes,por dhe nqs ke pasur jam i bindur qe ata kan hequr shume nga ty.dua te te kujtoj nje dicka por dua mendimin tend te sinqert dhe pa dorashka:e di se si jane raportet ferguson-murinjo,ke lexuar ndonje here shtypin britanik dhe e fundit a ka ky murinjo ndonje dicka pozitive??????????

  4. TOTILA NUMERO UNO,,NUMBER ONE !! - i vertete . DIREKT PRENOST. says:

    Nuk eshte nevoja ketu ne kete blog qe te permendem raportet SHEF-vartes ,por e permenda per larmi dhe per tjeter gje sido qe disa nuk e kane kapur kuptimin .
    Nuk jam alegorik ne ato qe shkruaj dhe as e kam problem se dikush edhe mund te me citoj mua ne te shkuaren ne LIGJERATE TE DREJTE .
    Por ne ato qe shkruaj shkruaj sakte dhe realitetin dhe nuk po flas ketu per “LEGJENDAT ” E sauthemptonit ,totehemit ,derby contryt ,chelseas ,apo ku di une ekipe dhe lojtare anonime e theksoj qe : KURRE nuk dolen dot nga GARDHI dhe te drejtoheshin qofte dhe ne LAMANSH apo te benin te pakten ate qe beri dhe DANIMARKA !!
    Per mua ,me the ,te thashe ,beri kete eshte ALTRUIST ,nuk kane vler jane thirrje ne SPUSTOM ( hapesira boshe ku nuk i degjon njeri )
    LAMPARDI ,perpos se cfare shkruani ju se cfar ben ai ne krevat apo ne disko apo ne KAFENE ,ka bere ato qe une kam shkruar dhe pike .
    Qe TENXHERJA rruges do te gjente KAPAKUN ,kjo per mua nuk ka rendesi.
    E lexoni ,e lexoni mire ate qe kam shkruar ne fillim ,edhe pse ne pamje te pare do t’me urreni ,por jam i bindur se do t’me jepni te drejte per c’kam shkruar se keshtu ka ndodhur .
    Pastaj besoj se nja 1000 lojtare qe kane luajtur deri ne moshen e LAMPARDIT i kane shenuar gjate karrieres se tyre 202 gola ,dhe ketu nuk ka asgje per tu cuditur .
    Ah.po per ne INGLITERRE eshte sukses i madh sepse ata nga vendi me emrin ENGLAND edhe makinen e ngasin ndryshe nga gjthe bota per tu dukur sa me shume RRANGALLE ( me falni ORIGJINALE ).
    Nuk do merrem shume me ju sot se me duket u kushtova shume kohe ,sido qe te shkruani . DITEN e MIRE .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje