Një prej lojtarëve më të rëndësishëm të Borusia Dortmund, Mario Gëtze, nuk do të luajë në finalen e Ligës së Kampioneve përballë ekipit të ardhshëm të tij, Bajern Mynih. Lajmi është konfirmuar nga ana e klubit të Borusias.
Sipas një njoftimi të klubit, Gëtze nuk e ka marrë veten nga një dëmtim I pësuar në kofshën e djathtë në ndeshjen kundër Realit dhe për këtë arsye nuk është në gjendje që të luajë të shtunën kundër Bajernit.
“Finalja ka qenë synimi im i madh dhe unë kam luftuar shumë në javët e fundit. Më vjen tepër keq që nuk mund ta ndihmoj ekipin në këtë ndeshje kaq të rëndësishme. Unë i besoj totalisht ekipit tonë dhe natyrisht se do të shkoj në Londër për t’i përkrahur çunat e ekipit”, ka thënë Gëtze në faqen e klubit, pas njoftimit se ai nuk do të luajë në finalen e së shtunës./b.l
As qe diskutohet qe BAYERNI e merr CH.LEAGUEN ,por une te jem si KLOPI ,INSKENOJ dhe le dhe lojtare te tjere kryesore ne bankine ,qe te justifikoj turperimin ,se BAYERNI e merr me hir ose me pahir .
Mungese tatale,DORTMUND ESHTE KAMPION.ndeshtja ka mbaru ————–DORTMUND-BAYERN 3-1.
he te keqen daja!
Bajerni eshte favorit per te fituar Championsin, por gjithcka mund te ndodhe. Nje ndeshje eshte ajo, e do te luhet me sh ngarkese emocionale. Edhe nje gabim i vogel mund te kushtoje shtrenjte. Presioni eshte me i madh mbi Bajernin, pasi per te jane pritmerite me te medha per ta fituar kete ndeshje, e kjo mund ti kthehet ne favor Dortmundit, i cili i nderuar eshte edhe thjesht me pjesemarrjen, ne kete finale. Te shohim.
Trysnia me e madhe ne finale bie mbi bayernin pasi ai shihet dhe si favorit.
Une kam besim qe bayerni do fitoje pasi kan lujatur ndeshje finale dhe me perpara dhe e din cdo te thote finale. Kurse Dortmundi eshte ekip simpatik por do i dridhen gjunjet pasi asnji nga ata lojtar ska luajtur ndonje finale ne jete te vet. Nuk kan eksperincen e duhur mendoj une. Kjo u pa dhe ne Madrid ku po te kishte dhe 5 minuta loje kishin per tu eleminuar.
Eshte e vertete se Dortmundi nuk ka eksperience ne evenimente te tilla,por mos harroni se ka gjithmone nje here te pare … dhe shpresoj qe dortmundi ta arrij.