Më pëlqen të shëtis nëpër rrugët e Tiranës, sidomos pas shiut, sepse supozohet që ajri bëhet pak më i pastër, të paktën kështu e ndjej në frymëmarrje dhe e rëndësishme është që psikologjikisht njeriu të ndihet mirë në raport me ajrin, pavarësisht çfarë tregojnë matësat.
Matësat?- ata që llogarisin sa gram smog për mm3 gjendet në ajër apo në këndet e lojërave të fëmijëve. I keni vënë re në vendet europiane (sepse atje kjo matje është një rutinë) në ato fusha ku luajnë fëmijët nëse ndotja e kalon masën e lejueshme, Bashkia e qytetit vendos aty një shirit në formë kryqi si ai që vendoset nëpër baret e Tiranës: ‘Mos pi duhan’!, por që në fakt pihet rregullisht nga deputetet e Kuvendit e deri tek adoleshentët e adoleshentet e deprimuara, të cilët/cilat e gjejnë cigaren si një mjet për të shkarkuar tensionin që u grumbullohet nga njëmijë e një arsye (nuk desha ta përmend politikë).
Madje një ditë qysh në mëngjes në një bar pranë shtëpisë sime, sapo hyra, mu tek qoshja pranë derës kryesore pashë jo me pak habi një adoleshente, e cila ishte duke pirë birrë të shoqëruar me cigare.
Nuk e di, po një dhimbje më pushtoi gjithë qenien time, jo pse unë vetë jam pak me të vjetrën në lidhje me sjelljet e vajzave e të grave, jo, jo, kjo as që më erdhi ndër mend në atë moment, përkundrazi ajo që më bëri të ndjehem shumë keq ishte mendimi i parë që më erdhi:- ku e ka nënën e saj kjo vajzë e re në këtë moment.
A shkon kjo adoleshente ne shkollë, a ka dëshira, ëndrra, hobi, a i mjafton dashuria prindërore apo?…
Kështu, pas asaj që pashë në momentet e para të fillimit të ditës, vendosa të eci disa minuta më këmbë, por jo të vëzhgoja më se çfarë ndodhte përreth, jo desha të ecja me sytë në trotuar për të ‘tretur’ njëherë nëse mundja atë që sapo pashë në barin pranë shtëpisë sime nëse do të mundja…
Kur edhe disa hapa dhe do të mbërrija tek ura e madhe e Lanës (menjëherë vendosa në hundë cepin e bluzës sime për t’u mbrojtur nga era e keqe) më ra në sy diçka që në atdheun tonë nuk e shohim shpesh: Një vajzë e gjatë me një veshje që i mbulonte krejt trupin e saj hollak, bluzë të linjtë të bollshme me mëngë të gjata dhe një fund të linjtë deri në fund të këmbëve, kishte mbathur një palë sandale të sheshta me dy rripa të kryqëzuar mbi kurrizin e këmbës, ndërsa krahëqafë kishte një çantë të thjeshtë, që me siguri brenda saj kishte ndonjë libër o bllok shënimesh, lapsa për të shkruar e jo për të trukuar sytë e asaj. Kjo përshtypje mu krijua ngaqë fytyra e saj e bardhë ishte ‘ujë e sapun’.
Ajo vajzë ishte ulur me gjunjë në tokë (era e keqe e Lanës nuk e bezdiste me sa dukej) dhe në prehrin e saj kish marrë një fëmijë rom rreth 3-4 vjeç i fërkonte shpinën e tij të dobët dhe sa herë lëviztë dora e bardhë dhe e brishtë e vajzës, që kush e di nga cila pjesë e planetit vinte dhe për çfarë arsye, dilte lëkura e fëmijës e zezë, e pisët, dhe brinjët e trupit të tij dukeshin të ndara nga njëra tjera, pasi vetëm cipa e lëtyrtë e lëkurës së trupit të tij i mbulonte.
Vazhdoja ta shihja atë skenë, e cila më jepte shijen e kundërt të asaj që ndjeva tek bari me adoleshenten… dhe mendova se vajza e huaj po bënte gjestin human edhe me një mesazh për kalimtarët, që në fakt ishin krejt indiferentë të zënë me bisedat e tyre politike, thashetheme të rastit, apo plane të përkohshme…
Ajo vazhdonte ta përkëdheltë atë fëmijë, që ndoshta për herë të parë a të fundit në jetën e tij po provonte të tillë kujdes dhe me sa i lexohej në sytë e tij të bukur të zezë nuk se kishte aq nevojë për të dhe për ‘fatin tim’ të keq, që ajo ditë ashtu më kishte nisur dhe me sa duket ashtu do të më përfundonte; – shoh dorën e zezë imcake të letyrosur nga sendet e pista që me gjasë kish filluar qysh në të gdhirë të rrëmonte në kazanët e plehrave, të fëmijës që po ja zgjaste vajzës së huaj përpara fytyrës.
Aty ndala dhe u përqendrova të shoh reagimin e saj, ndërsa ajo vazhdonte ta përkëdhelte pa u lodhur, por dorës së zgjatur imcake nuk ia hodhi sytë për asnjë çast.
E kuptova mesazhin, ajo donte ti jepte atij fëmije atë që i kish munguar që prej sa kishte lindur, dashurinë, përkëdheljet pikërisht atë që realisht i mungonte, ndërsa paratë?
Dukej sheshit se ishte tejet i varfër, por në atë dorën e zgjatur të letyrosur nuk do kishin munguar monedha të hedhura në distancë nga kalimtarë….
Po vajza?- mendova me veten time, ajo e barit,- kishte para të pinte qysh në mëngjes birrë madje edhe cigare, të shtrenjta të dyja- i mungonte një bisedë më nënën e babain e saj, një përqafim në mbrëmje përpara gjumit e një në mëngjes kur janë ndarë kush e di sesi…?
Shumë njerëz mendojnë se detyra parësore e prindit është të ushqyerit dhe veshmbathja e fëmijës, po a mjafton kjo për një mirërritje? Dhe kur familja për shumë arsye nuk e bën, sa detyrë ka shteti? Po shoqëria? A mund ta detyrojë shteti familjen, kryesisht nënën që të paktën dy orë në ditë t’ia kushtohet fëmijës jo vetëm të voglit, por edhe adoleshentit? – ta përqafojë, ta përkëdhelë, t’i thotë fjalë të mira, të bisedojë, ta qortojë?
Duket se shqiptarëve u është bërë paraja jo si një mjet i cili të shërben për të realizuar qëllime të jetës, por si një mjet zëvendësues i gjithçkaje.
Ajo dorë e vogël e shtrirë përpara fytyrës së vajzës që përpiqej t’i falte pak dashuri, më mbeti në mendje, por jo vetëm kaq, më mbushi mendjen se edhe për shumë kohë dashuria e mirësia në këtë vend merret për hipokrizi. Gjithçka, pra ajo që quhet marrëdhënie, s’ka të bëjë me bashkëpunim, mirëkuptim për të bërë gjëra të mira së bashku, ajo është –‘Më jep të të jap’.
Qenkam lodhur kot duke dhënë tërë jetën time më janë bërë duart me kallo…
Vijme nga nje mbytje e mendjes, ideve, vijme nga nje varferi, por kishim me vete edhe ca moral, dhe po shkojme (kemi shkuar) ne nje degjenerim shoqeror, ku materializmi ka mbytur shpirtin e humanizmin. Kmi humbur ndjenjen e perkatesise ne nje komunitet, jemi kthyer ne individualiste te tmerreshem. Dhunojme veten perdite me vogelsira, varferojme shpirtin me hipokrizi, perdhunojme ambientin, zhvleresojme parane, rreshtohemi ne krah te te ligut, enderrojme te miren duke shkaterruar te miren, kemi humbur cdo sensibilitet ndaj tjetrit, nuk leme rradhe, duam te jemi te paret, kokeforte, te pabese.
Hipokrite te medhenj, mbysim te rene, kapemi pas te vjetres me maska te reja.
ti moj zonje duhet te vish nga irani apo iraku se ate fytyre ke :)ndersa per te shkuar besoj se do shkosh ne politike me keto fantazi qe paske.
Ja pse shoqeria shqiptare vuan, kur ka komentues si puna juaj.
Injorant!!! CIVILIZOHU!!!
Moj, Ramohite, c’me kerceke keshtu nga matesit e smogut, ne adoleshentet e deprimuara, nga 1001 arsye..jo politike.
Apo te kane renduar smogun
Mbaju grua, nga deprimimi i rastit.
Shume je prekur nga vajza qe kushedi nga c’vend i planetit po na vjen.
Zotrote a te ka vajtur mendja me pare te perkedhelesh nje rom lypsar.
Nese nuk e ke bere deri tani, mos na bej per te share, se per te qare nuk na ben dot.
Ky shkrim dhe te tjere si ky, do t’i rregjistrohen dhe do te na paraqiten ne si kontribut i vecante opozitar, i zonjes/zonjushes. Kaq mjafton dhe pastaj neper lista, dikastere etj.Ka shume te tjere/a qe kane shkruar, medje edhe perseri shkruajne, qe dolen balle per balle kunder berishizmit, qe ne momentet e para, por kjo nuk mjafton.Jane jashte programit.
Po pra,ka bere rruge te gjate opozitare, qe nga bari prane shtepise se saj e deri te Ura me ere te qelbur e Lanes.
Kjo do ti quhet sakrifice..se nuk durohej.
faleminderit Magda, qe u kujton shqiptareve dashurine se vetem per para e kane.Dhe nga parate do e pesojne
Papa Françesku, i pyetur nga gazetaret per Krizen Ekonomike qe po kalon sot gjithe bota u pergjigj: Nuk eshte krize ekonomike eshte krize njeriu. Duket edhe nga komentet…
Te pershendes!
Kalimtaret ishin indiferent, po ju personalisht cfare bete???
Selam Salaria, ju pershendet! “Qente te lehin karvani te shkoje perpara”
Mbipesha si problem i të kuptuarit të jetës
Publikuar më 17.10.2012 | 19:05
DR. Magdalena Ramohito
Në tërë botën e zhvilluar, ka kohë që bëhet një luftë e madhe kundër dhjamit. P.sh në SHBA është një reklamë, e cila thotë me pak fjalë se kur të vijnë Marsianët në Tokë të parëve që do t’iu sulen janë njerëzit e dhjamur. Siç dihet Franklin D. Roosevelt u zgjodh President i SHBA-ve në nëntor të vitit 1932, ndërsa në muajt e mëpasëm dhe pikërisht në mars numëroheshin 13 000 000 të papunë dhe pothuajse shumica e bankave të mbyllura. Në programin që i propozoi Kongresit, “Për ringritjen e bankave dhe rritjen e punësimit” një vend të rëndësishëm zinte zhvillimi i bujqësisë, ku ai projektoi ‘Politika direkte’ të çmimit në bujqësi, të cilat janë jashtëzakonisht të vështira për t’u aplikuar. Madje mu për këtë iniciativë të tij atë e quajtën “socialist”, ndërsa ai u përgjigj: Po unë jam një socialist.
Pasi ky program u miratua hambarët e Amerikës u mbushën e si pasojë çmimet e blerjes me pakicë të produkteve ushqimore u bënë më të ulëtat në botë. Logjikisht pas një urie të gjatë të trashëguar në breza, në momentet e para të gjetjes së bollëkut, sasia e ushqimit që merret nuk kontrollohet dhe menjëherë shfaqet mbipesha, e cila më pas sjell edhe pasojat e pakëndshme, si sëmundjet e ndryshme të trupit, apo të dukurit joestetik në sytë e të tjerëve. Kjo ndodhi në Amerikën e pas depresionit të madh ekonomik dhe kjo ‘sëmundje’ akoma vazhdon të jetë prezente. Në fakt gjithë filozofët pa përjashtim, kanë qenë të preokupuar për një jetë të pastër për njerëzit; të pastër në kuptimin e shpirtit dhe e kanë krahasuar atë me trupin e njeriut që ushqehet në mënyrë të shëndetshme. Ata porosisin njerëzit, që t’i japin trupit vetëm atë që është e domosdoshme për të gëzuar shëndet të plotë, ta kalitin, në mënyrë që të përmbushë dëshirat e zemrës dhe ta ushqejnë sa të përmbushë urinë, t’i japin ujë sa të shuajë etjen, të veshin trupin sa të ruhet nga të ftohtit. Deri këtu gjërat duken se erdhën mirë, por kur filozofët hyjnë në mes….atëherë çështja ndërlikohet. Kur i lexojnë këto rreshta, sidomos ai segment lexuesish me ambicie të mëdha në jetë, fytyra fillon e ngryset, balli rrudhet paksa, dhe ndonjëri nxiton të thotë për aksh filozof se –ai ka qenë i çmendur. Pra këtu fillon diskutimi mbi masën e përdorimit të gjërave, por sigurisht është një diskutim që nuk mbaron prandaj në tryeza debatesh të televizioneve të vendeve të zhvilluara,( në të cilat ‘uria’ nuk njihet praktikisht), çështja e stilit të jetesës është një diskutim i hapur. Por në një vend të varfër siç jemi ne në Shqipëri, tryeza të tilla debatesh nuk ka edhe me sa duket nuk do të ketë, madje edhe kur tentohet të bëhen mikrodebate mes ‘agallarësh’ të rinj, ky diskutim nuk para ecën. Ngec aty-këtu, sepse audienca është e varfër, është realisht e varfër..dhe kur dëgjon intervista pasanikësh mbi sasinë e ushqimeve që ata konsumojnë në muaj, nuk mund të mos u shkojë mendja te llogaritë e tyre në listat e gjata…Gjithsesi specialistët e ekspertët e këtij vendi e kanë për detyrë të shkruajnë e të diskutojnë mbi këto çështje shumë me rëndësi për shëndetin e njeriut, fare pa ndrojtje e breje ndërgjegjeje,pasi për këto duhet të vrasin mendjen politikanët. Në një nga të përditshmet e medies së shkruar jepeshin figura politikanësh në dy pamje: kur ishin në opozitë, dhe kur ishin në pushtet. Thjesht pamja fizike e tyre kish pësuar një ndryshim dramatik. Dikush nga shumë i dobët i kthyer në shumë obez, dikush nga shumë e dobët e kthyer në shumë “elegante”. Pra në momentin që janë gjendur përpara mundësisë për të përdorur “të mira” që të ofron pushteti secili i kishte shfrytëzuar duke i krijuar vetes një lloj dhjami njësoj të dëmshëm, pra një tepricë gjërash. Tre vjetët e fundit, kur kthehesha nga puna e bëja rrugën më këmbë. Gati çdo ditë, dyqind metra larg portës së institucionit nga dilja, ndeshja në trotuar një nënë të re rome me vajzën e saj të vogël ulur mbi një shtroje të vjetër. Një pamje e bukur njerëzore nga njëra anë, e dhimbshme në anën tjetër, nuk e di të përziera bashkë si qumështi me kafenë më vinin tek unë. Duke i parë çdo ditë kuptova se nëna këndonte që e bija të kërcente për t’u ngrohur pa e menduar se kjo gjë do ti sillte vajzës së saj atë gëzim që normalisht i sjell tingulli i melodisë çdo qenieje njerëzore. Ajo priste ndonjë lëmoshë, por me një lloj sqime në mund ta quaja kështu, sepse nuk e shtrinte dorën, thjesht linte të kuptohej…E përshëndesja vajzën e vogël që më priste rrugën duke më mbështjellë krahët e saj të vegjël rreth gjunjëve të mi – hej bukuroshe! Dhe i jepja ndonjë gjë të vogël si për shembull karamele që më gjendeshin shpesh në xhep dhe kjo i jepte një kënaqësi siç dukej e të nesërmen ecte disa hapa përpara drejt meje duke përsëritur shprehjen time- “bukuroshe”…Një nënë pa asnjë të vetme mundësi ishte ajo grua imcake, që për nga bukuria fizike do ta kishte zili çdo grua e pasur që shfaqet nëpër revista e ekrane e trukuar e plot sofizma, me një vajzë po aq të bukur e imcake, që me sa duket e pret në të ardhmen fati i nënës së vet. Ka sot në Shqipëri shumë si ato të cilat nuk mund t’i kapin mundësitë, që thjesht nuk ekzistojnë, ose janë monopol i krijuar nga pakica. Këto qenie njerëzore të pafajshme nuk rebelohen dot, thjesht presin…Presin që një ditë të ndalet babëzia që ka pushtuar mendjet e zemrat e atyre që kanë monopolizuar gjithçka, duke shkaktuar kaq shumë vuajtje, dhimbje madje edhe viktima në mënyrë krejt të panevojshme. A do t’ia dalim të shkarkojmë njerëzit e ngarkuar nga dhjamët e tepërt, sepse i ndihmojmë ata nga njëra anë e nga ana tjetër do të ndihmojmë edhe ata mijëra që kanë llogaritë nëpër lista të pashlyera?… Të luftosh dhjamin sot në mbarë botën është një sfidë e madhe në mbrojtje të planetit.
Te pershendes per artikullin (luli i vocerr 2013)kjo eshte nje kambane per ata qe kan vesh,por çuditem me komentues qe e paskan me shume problem se mos ti hyn ne politike me ato qe shkruan,me mire le te shkruajne dhe ata nje shkrim per gjera qe shqetesojne shoqerin se sa lodhen duke te komentuar ty.
Te pershendes
Po Tirana,si làna,eshte Bathoriste moj patriote;hàla te ura ti?