TemA TV/ PS: Berisha e ka shkatërruar mjedisin në mënyrë dramatike. As pushtuesit nuk kanë vepruar kështu (VIDEO)

22 Maj 2013, 15:15Sociale TEMA

Në ditën Ndërkombëtare të Biodiversitetit, Partia Socialiste ka akuzuar kryeministrin Berisha se e ka shkatërruar mjedisin gjatë qeverisjes së tij në mënyrë dramatike. Deputeti Besnik Bare ka thënë se verbëria e pushtetit për t’u pasuruar, ka sjellë këtë gjendje në të cilën ndodhet aktualisht mjedisi në Shqipëri.

“Edhe pse jemi vendi i dytë në Europë për nga pasuria ujore, edhe pse kemi pasur një biodiversitet shumë të pasur, situata sot është dramatike për sa i përket keqshfrytëzimit dhe shkatërrimit të këtyre vlerave. Shqiptarët janë dëshmitarë të dështimit të bujshëm të kryeministrit, të 100 dështimeve me mjedisin, mbrojtjen e bio-diversitetit në kuadër të garantimit të një zhvillimi të qëndrueshëm për ne sot e për fëmijët tanë nesër.

Verbëria e pushtetit dhe etja për përfitime ka vënë në rrezik si sasitë e ujërave por edhe larminë dhe pasuritë e shumta ujore të vendit tonë. Këto pasuri kombëtare janë shitur e plaçkitur si të ishin plaçkë lufte. As pushtuesit e huaj nuk janë sjellë kaq barbarisht me burimet natyrore shqiptare. Ne Krujën, Lurën, planet për diga tek kanionet Përmet – Skrapar i quajmë shkatërrim, Saliu i quan zhvillim. Ky është ndryshimi i madh midis nesh. Kjo qeveri në këto 8 vite ka dështuar në mbrojtjen e natyrës sepse asgjë nuk është bërë për të mbrojtur pyjet, ligatinat, burimet ujore, lumenjtë, liqenet, lagunat dhe mjedisin në përgjithësi.

Ka vite që vihet re një shpyllëzim i egër, sepse druvarë politikë janë vënë të ruajnë mushkëritë e Shqipërisë. Sali Berisha premtoi rritjen e nivelit të  zonave të mbrojtura, mbrojtjen e pyjeve nga prerjet pa asnjë kriter. Ndërkohë sot që po flasim Lura dhe mjaft zona të mbrojtura janë në gjendje dramatike. Eksporti i druve të zjarrit e qymyrit të drurit lulëzon në kurriz të kësaj pasurie natyrore të rrënuar. Dhe pema që nuk pritet, digjet. Vetëm në vitet 2007  dhe 2012  janë djegur rreth 100 mijë ha pyje. Rritja e sipërfaqeve të zhveshura nga bimësia ka shtuar rrezikun e erozioneve. Sot kemi erozionin më të lartë në Europë, 20 deri 40 t/ha në vit dhe situata përkeqësohet nga dita në ditë.

Lumenjtë, jo larg zyrës së kryeministrit pësojnë një shfrytëzim barbar. Po dëmtohen lagunat dhe liqenet. Rast simbolik është ai i Liqenit të Ohrit, nga më të vjetrit në botë dhe me shumë specie endemike. Një gjatësi prej 10 km e bregut të tij, është në rrezik nga  hedhja e inerteve të nxjerra gjatë punimeve për rrugën. Po ndërhyhet në habitatin natyral të liqenit pa asnjë kriter e pa asnjë masë mbrojtjeje, ndërkohë që Korani është drejt zhdukjes së plotë. Lidhur me faunën e egër, situata është alarmante. Gjuhet jashtë zezonit, pa kriter dhe ka specie të zhdukura apo në rrezik zhdukje”, ka thënë Baraj.

Deputeti socialist është shprehur se me ardhjen e PS-së në pushtet, situata do të ndryshojë në mënyrë rrënjësore.

“Partia Socialiste do të mundësojë rehabilitim rrënjësor, mbrojtjen dhe zhvillim të qëndrueshëm në mbrojtje të mjedisit dhe pasurive natyrore. Ne do ndalojmë shfrytëzimin e lumenjve të tejpërdorur për nxjerrjen e inerteve dhe nxitjen e mundësive alternative. Do rishikojmë koncesionet për shfrytëzimin e lumenjve dhe lejeve të ndërtimit të hidrocentraleve të vegjël në zonat që mbrohen me ligj dhe ku vlera e tyre natyrore duhet mbrojtur. Pyjet do rikthehen në mushkëri të Shqipërisë, duke shtuar sipërfaqet e mbjella, ndaluar prerjet pa kriter, parandaluar djegiet stinore dhe duke ringjallur parqet dhe zonat e mbrojtura.

Do nxisim me mekanizma ekonomik dhe shoqëror ndarjen dhe riciklimin e mbetjeve si dhe biznesin riciklues për të pastruar Shqipërinë dhe do ndalojmë importin e mbetjeve për të pastruar Shqipërinë. Në këtë fushatë në mbrojtje dhe rimëkëmbje të mjedisit, e cila do fillojë që nga dita e parë e qeverisjes tonë do përfshihet çdo shqiptar në transparence të plotë, sepse mjedisi dhe ruajtja e bio-diversitetit është detyrimi jonë ndaj brezave të ardhshëm”, tha ai./b.l

43 komente në “TemA TV/ PS: Berisha e ka shkatërruar mjedisin në mënyrë dramatike. As pushtuesit nuk kanë vepruar kështu (VIDEO)”

  1. Milena says:

    Saliu na eshte bere me keq se pushtuesit, duhet ta largojme kete te keqe me 23 qershor!

    1. Almiti says:

      Ti japim fund pushtuesit me te keq ne keto 22 vite demokraci, ti japim fund me 23 qershor!

      1. titi says:

        eshte e tmerrshme cfare po ndodh me natyren ne Shqiperi..saliu duhet te kuptoje se ai do vdesi, natyra do jetoj ne pafundesi..duhet te kujdesemi per natyren dhe jo xhepat e sales

        1. Flori says:

          Gjate ketyre 8 viteve nuk eshte marre asnje mase per te ndaluar shaterrimin e mjedisit dhe per ta pastruar vendin nga plerat. Kontradikta me e madhe ne kete vend eshte qe Saliu kerkon te marre dhe plerat e europes sepse nuk na mjaftojne keto tonat. Nje turp i vertetete.

          1. Tako says:

            Maskarada e qe po u behet pyjeve eshte komplet nje shembull i mos funksionimit te shtetit sepse ne cdo shtet te shkosh pylli eshte nje gje shume e rendesishme. Mund te presesh ndonje dru qe eshte i vjeter por jo te presesh drurin qe eshe 4 vjecar dhe ta perdoresh per djegie. Nje turp i vertete sepse po shkaterrohet ekosistemi dhe pasojat jane qe do kete me shume rreshkitje dheu dhe do te kete erozion shume te madh.

        2. elsa says:

          Kjo qeveri po shfrytezon cdo pasuri te popullit per perfitime personale. Ne kete mes ka vetem nje perfitues ai ajo eshte familja e Saliut, ajo pasurohet ndersa shqipetaret rrenohen pafund. Fabrikat e cimentos jane nje shkaterrim i mjedisit sepse ato i kane hyre malit ne per ta shkaterruar dhe per te perfituar vete.

        3. Ajkuna says:

          Masat qe parashtron PS per zgjidhejen e problemeve me mjedisin jane ato qe i duhen shqiperise ne ke moment. Keto masa duhet qe te vihen ne zbatim menjehere sepse me keto ritme qe po shkaterrohet mjedisi pas 5 vjetesh do te kthehet ne nje shkretetire vendi.

    2. Alan says:

      Shkaterrimi i mjedisit me pasoja te pakthyeshme kete po ben qeveria e Saliut. Shikoni ne lumin Mat qe eskavatoret po e gerrmojne ate lum dhe po e kethejne ate ne nje perbindesh qe vetem permbytje do te sjelle.

    3. Sokol says:

      Ka ardhur koha qe mjedisi ne shqiperi te konsiderohet nje gje shenjte sepse ato jane pakesuar dhe jane shkaterruar nga qeveria e Saliut. Mjedisit i jane bere shume demtime te paimagjinueshme. Duhet nje nderhyrje shume e shpejte nga qeveria.

      1. albana says:

        eshte shume i rendesishem fakti qe mjedisin po e shkaterron kjo qeveri em duart e veta dhe kjo nuk ndodh ne asnje shtet tjeter te botes pervec se ne shqiperi

      2. arber says:

        si cdo gje ne kete vend sali berisha shkaterrove dhe mejdisit ti me qeverine tende ndaj hap krahun e lere rilindjen qe te beje mrekullira ne kete vend ler qe dhe mjedisi te rilidn

    4. Doni says:

      Shkaterrimi qe po u behet pyjeve eshte nje masakar shume e madhe. Me keto demtime qe po i behen mjedisit vetem familja e Saliu pasurohet.

      1. silvio says:

        Me nje qeveri te tille mjedisi eshte kthyer ne nje prone private e disa njerezeve qe po e shfryteziojne ate pa asnje kriter dhe po e shkaterrojne ate me deme te parrparueshme. Fabrikat e gelqeres ne kruje e kane shenderruar ate zone ne nje zone te zeze.

    5. turi says:

      e ke pare cfare behet ne Lure?!!! eshte shkaterruar ne menyre te tmerrshme mjedisi! eshte e tmerrshme ajo cfare po ndodh ne kete vend! plehra, djegie e cdo e keqe po ndodh ! me vjen ndot kur mendoj se e KANE NE DORE DISA KAFSHE KETE PERRALLE NATYRORE SIC ESHTE ( ISHTE ) SHQIPERIA!

      1. bertin says:

        partia socialiste ka nje program te qarte sesi do beje me mjedisin per ta rilindur ate cka shkaterroi saliu ne 8 vite dhe kjo do funksionoje shume mire dhe do e arrije qellimin e rilindjes

    6. ergi says:

      nje konstatim fantastik nga besnik bare si zeri i ps per mjedidsin se me te vertete sali ebrisha e ka shkaterruar mjedisin ne vend dhe kjo eshte e patolerushme dhe e papranueshme

    7. ik Rama e Meta says:

      E more Baraj e paske bere dhe ketu artikullin gati, po pse nuk ke shkruajtur edhe dicka rreth shkaterrimit te qytetit te Tiranes nga vete Rama kur ishte ne krye te bashkise se Tiranes? apo per Ramen nuk shkruan ti se sta mban se te degjeneron e te kap edhe prej veshi pastaj. ndaj merreni gjithe kohes me artikuj e pergenjeshtrime per te hedhur balte mbi punen qe eshte bere nga kryeministri.

    8. Elma says:

      Ai ka vepruar ne shqiperi me keq se te gjithe pushtuesit bashke ka bere cdo gje qe te mos funksionoje normalisht ne kete vend ndaj dhe me 23 qershor duhet te perzihet me vota nga pushtimi qe i ka bere ketij vendi.

    9. Kristina says:

      Berisha ka deshtuar me gjithcka,seshte vecse nje plak i marrosur qe sdi cben.me vjen cudi se si tropojan qe eshte duhet ta donte natyren,dhe ai pa pike meshire ka menduar vetem per shkaterrimin e saj.turp.ne 23 qershor populli shqiptar meriton vetem rilindjen si rruge e vetme per shqiperine

  2. besnik says:

    Mjedisi ne shqiperi eshte shkaterruar per shkak te plotikave te saliut qe kane qene totalisht ne favor te biznesmeneve dhe te familjes se tij. Ai ka pasurar familjen e vet por mjedisin e ka shkaterruar.

  3. Sneki says:

    Mjafton per te shkuar ne Kruje dhe te shohesh masakren qe po behet mbi mjedisin. Cdo gje po behet ne kundershtim me ligjin por keto jane mesuar qe te shkelin ligjin.

    1. denari says:

      ndaj te gjitha njerezit duhet ti preke mjedisi sepse ajo shkaterron jetet tona dhe mushkerite tona e gjithcka ndaj duhet te votojne per programin e rilidnejes per mejdisin

  4. Sami says:

    Kasaphana qe po behet mbi lumenjte e shqiperise eshte nje shkaterrim me pasoja te paktheshme dhe te parregulleshme. Keta nuk duan e tja dine ne qofte se shkaterrohet mjedisi vetem te perfitojne per vete,

    1. elona says:

      rilindja fillon nga mjedisi dhe kete duhet ta kene te qarte te gjithe shqipatret se po nuk votuan per nje mjedis te paster per nje mjedis ku te jete i mire per te gjithe

  5. klaus says:

    Ky pushtet e ka degraduar mjedisin….u thote shqiptareve sa e rendesishme eshte te mbjellesh nje peme, ne nje kohe kur priten me dhjetra meterkub dry cdo dite ne parqet kombetare.

  6. dea says:

    Cdo shqiptare sot e shikon se si eshtekatandisur parku kometare i Lures, si mos m keq. Vahdon si kudo baterdia e prerjeve te pyjeve..Kjo gjendje duhet te mare fund menjehere, duhet Rilindje

  7. Vladimir says:

    Me vjen keq qe nuk thuhet dhe nuk behet asgje per Kuroren e Ullishteve 700 vjeçare te Vlore, e cila nuk u trazua as nga barbaria turke dhe as nga ato te mevonshme. Ne 23 vjete “barbaret patriote” e çbene. Po ashtu Pylli i Ri i Sodes, ndertuar ne 40 vjete me pune vullnetare nga rinia shkollore vlonjate sot eshte ne gerhamat e fundit. A do te dale nje Qeveri te mendoje per to, apo ja kane lene ne dore Saliut dhe don Alfredos. A do te futen ndonje here ne inventar te shtetit keto pasuri?

  8. tea says:

    Kushedi dse sa hektare pyje me pisha jane djegur vetem keto 3 4 vtet e fundit..dhe shteti jo vetem qe nuk ka bere asgje per te parandaluar, apo fikur zjarrin, por nuk ka bere asgje per te zevendesuar pyjet e djegura.

  9. Vangjush says:

    Ah kjo eshte e ditur me kohe more zoterinj te nderuar. Mjedisi jo vetem po shkaterrohet por pasojat do i vuajme vite e vite, jane te pariparueshme dhe veshtiresiht te ndreqshme.

  10. tea says:

    Qeveria Berisha nuk ka treguar asnje lloj interesi per mjedisin…kudo te shikon sri mbeturina, prerje pyejesh, shfrytezim pa kriter i lumejve…ndodh gjithcka ne kundershtim me ligjin dhe askush nuk mbane pergjegjesi.

    1. lorena says:

      Tea,sipas teje Berisha i beka mbeturinat dhe i hidhka rrugeve apo njerezit qe nuk kan respekt per vendin kuptohet ne kete rreng futesh edhe ti sepse dukesh qarte sesa e zgjuar qenke..
      Edhe nje gje harroje qe Rama do te tregoje interes ndaj mjedisit apo etj etj..

  11. mati says:

    Ky eshte shtet inezistent, e shikoj cdo dite pyllin me pisha perballe shtepise dhe me vjen keq, dikure ishte i gjelber dhe i kendshem, ndersa sot eshte nje koder e zeze, sepse bvjet nje vere i ra zjarri dhe per 5 dit me radhe dogji gjithcka, deri kur u shua vete, askush nuk u interesua per te.duhet menjehere Rilindje per te kthyer syte nga mjedisi si pasuri e vyer e ketij vendi

  12. Tanja says:

    Cdo dite shikoj se si shkaterrohet bregu i lumit shkumbin nga marja e materialeve inertet dhe askush nuk do t’ia dije..Ky esht epushteti i korruptuar te cilit firmat e shfrytezimit te baseneve te lumejve i kane dhe para per ti mbyllur gojen dhe vazhdojne punen e tyre.

  13. REI says:

    Sot qeveria eshte inegzistente perballe shkaterrimit te mjedisit..Duhet Rilindje sa me pare per te vepruar mbi ata qe shkaterrojn mjedisin..per te mbjelle dhe zevendesuar pyjet e djegura..

  14. Arberi says:

    Ju socialistet e keni henger turpin me buke, si ka fytyre ky Bare qe del e flet per mjedisin, kjo duket qarte qe i del ne mbrojte Rames..
    Bare kjo nuk do te thote qe ju te justifikoheni qe te dilni me te mire perpara shqiptareve sepse ne e dime kur ka qen Rama ne krye te Bashkish nuk medoj fare per mjedisin apo per hapsira te gjelberta,por e betonizoi gjithe Tiranen,po erdhet ne pushtet ju do ta betonizoni gjithe vendin..

  15. Elona says:

    Bravo, bravo kemi shprese te ju se jeni njerez te ndershem e profesioniste. Ju uroj per te miren e ketij vendi!!!!!!!!!!

  16. EDIUS RAMAUS SEKRETAR I 36 I JORGUS PAPANDREUS says:

    ahhhha MJEDISI E KA SHKATERUAR DERKUCI RAMA DHE TRURI I TIJ KOCO KOKEDHIMA

  17. Mjedisori says:

    Prihet dhe shkaterrohet pa limite, pa rregulla e pa ligje. Mjafton te njohesh njerezit e duhur qe qeverisin dhe e ke rrugen e lire. Po per gjithe kto pasoja qe po i behen Shqiperise spyt asnje nga te nderuarit tane qeveritar.

  18. Bruxhes says:

    Mjedisin dhe cdo gje tjeter kane shkaterruar keta te paafte me pak fjale cfare kane gjetur ne kete vend e kane masakruar…sepse ata nuk dine te ndertojn, por vetem te shkaterrojn Rilindje sa me pare per me shume vemendje ndaj mjedisit.

  19. enea says:

    Do doja shume cfare mendimi kane per shkaterrimin e mjedisit, shitjen e paskruppullt te pasurive kombetare, komentuesit Elinor, Veronika, Mirel.

  20. tea says:

    Lorena une nuk po them se dhe njerezit nuk duhet te jene me te ndjeshem ndaj mjedisit dhe nuk duhet ta ndotin ate, por ama edhe shteti duhet te beje punen e tij, duke caktuar vendgrumbullime plerash , e jo plerat te perfundojn ne lumenj.

  21. ARUSHA says:

    Zoti e ruejt Shqipnin nga Shqiptaret e salillaret e qe kane mbajtur pushtein kaqe gjate duke i vesh Velin e Zi Shqipnis se tradhetume ,te coptume , te shkaterrume dhe te helmume !

    SHQIPETAREE mos ja jepni voten vdekjes se femijeve tuaj A

  22. durim says:

    per te mbrojtur mjedisin ne Shqiperi mjafton te duash ta mbrosh. Nuk duhet asnje lek te ndalosh importin e plehrave, qe te shpetosh nga nje ndotje katastrofale permanente e ujrave te pastra te vendit dhe detit.
    Bravo PS qe do ndaloj importin e plehrave ne respekt te gati 90% te qytetareve qe jane kunder importit te plehrave

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje