SHENIM/ Një paradoks në sondazhet e IPR Marketing

22 Maj 2013, 08:30Politika TEMA

Në dy sondazhet e prezantuara nga IPR Marketing në Ora News, një për Qarkun Tiranë dhe një për të gjithë vendin, shumica e shifrave të paraqitura përputheshin me trendin e votave në të kaluarën. Koalicioni i Majtë, si në Qarkun Tiranë, edhe në rang vendi, ishte 2-3 pikë përqindje larg kuotës që partitë aktuale të koalicionit kanë arritur në vitin 2009. Ndërsa Koalicioni i djathtë ishte 4-5 pikë përqindje larg kuotës që partitë aktuale të koalicionit kanë arritur në vitin 2009. Me pak fjalë, sipas IPR Marketing, Koalicioni i Majtë është 4.5 pikë përqindje para Kolaicionit të Djathtë, si në Qarkun Tiranë edhe në rang vendi.

Gjithashtu i arsyeshëm ishte rezultati për LSI-në. Ajo ndodhet 0.5 pikë përqindje poshtë kuotës që kapi në 2011-ën në Qarkun Tiranë (8.5%) dhe 1 pikë përqindje poshtë koutës që kapi në rang vendi në 2011-ën (7.5%).

Ndërsa rezultatet për FRD-në ishin krejtësisht paradoksale. Në Qarkun Tiranë, ku i madh e i vogël e di që FRD-ja ka bastionin e vet, kishte vetëm 2%, ndërsa në rang vendi kishte 3.5%. I bie që FRD-ja të ketë 5% jashtë Tiranës, që mesatrja e vendit të dalë 3.5%. Ndoshta IPR Marketing, në rastin e FRD-së, u ka ngatërruar vendin shifrave të Tiranës me ato të të gjithë vendit…
E. Zaloshnja

8 komente në “SHENIM/ Një paradoks në sondazhet e IPR Marketing”

  1. Sinani says:

    Zoti Zaloshnja,
    Ju lutem shkruani seriozisht dhe jo me nenkuptime! Nese ju jeni me FRD, kjo nuk do te thote qe sondazhi duhet ta nxjerri fituese!

  2. agron says:

    Eshte gabim referimi per gjithcka te zgjedhjet e 2009 pasi cdo zgjedhje ka dinamiken e saj. Kuptohet deri ne nje fare mase jane tregus ku ishin partite para 4 vjeteve, po sot eshte tjeter realitet.

    Mendoj se keto zgjedhje do jene deri ne minuten e fundit te pasiturta nga do vej fitoria, pasi dhe situata para zgjedhore qe e tille ku u prish dinamika normale e vajtjes ne zgjedhje.

  3. lushi says:

    Dihet qe per partite e vogla marzhi i gabimit eshte me i madh sepse sikur 1 vote te shtohet rritet shume perqindja

  4. rolandb says:

    Vetem ne Amerike ka nje fiksim te madh me sondazhet. Sondazhe behen edhe ne Angli, Gjermani etj. por me karar dhe pa shume rendesi – jane shpesh nje shenim i vogel ne gazete ose ne nje lajm i shkurter ne televizion.

    Ky Zaloshnja vdes per nje cike amerikanizim. Po duro o i paduruar se erdhi 23 qershori. Durove 9 muaj ne bark te nenes, nuk duron dot edhe nje muaj sa te te behen zgjedhjet.

  5. Ermali says:

    U MOR VESH QE ESHTE SONDAZH I POROSITUR NGA LSI SE COTAT E LSI KANE REN SE NE 2011 NUK HABE REALE SE KANE VOTUAR DHE NJEREZ TE PD TE POROSITUR

  6. Kritiku says:

    Z. Zaloshnja, mos u mundoni kot te beni analiza mbi rezultatet e zgjedhjeve ne Shqiperi. Ju nuk keni asnje baze reale te shifrave qe te mundeni qe te referoheni per nje analize me perfundime me perqindje. Ne Shqiperine e viteve pas ’91, nuk kemi patur asnjehere zgjedhje te rregullta si nga ana administrative ashtu edhe nga ana morale. Duke mos patur rregullsi nga ana administrative, asnjeri nuk mundet te beje nje analize duke na treguar qe kjo apo ajo parti ka mundesi kaq perqind qe te fitoje apo humbe zgjedhjet. Si ne cdo fushe tjeter ne Shqiperi, ne nuk kemi asnje baze reale administrative per shifra. Te gjitha shifrat ekonomike dhe shoqerore jane fiktive sepse asnjeri nuk i mban ne menyre te rregullt nje statistike per rrjedhjen e puneve. Asnje dikaster nuk ka shifra as te peraferta mbi statistika sepse nuk kemi burime te sakta per to. Asnje bisnes apo shoqate jofitimprurese nuk mban statistika te qarta. Qellimet te gjithe i dime, perse nuk behet kjo. Quhet krim ekonomik qe denohet me ligj, por per fat te keq nuk shikojme asnje marrje masash kundra. Pale te flasim per zgjedhjet qe votimet jane manipuluar gjithnje pas vitit ’91 dhe si e tille nuk kemi nje pasqyre reale se si kane votuar shqiptaret. Duke mospatur kete pasqyre reale te zgjedhjeve, na thoni se ku i merrni Ju bazat statistikore qe mundoheni te na beni nje analize mbi rezultatin e zgjedhjeve? Edhe nje gje dua tju them, qe e keni komplet gabim, si Ju, ashtu edhe shume komente ne media, qe per mendimin tim ato nuk e kane idene se cfare shkruajne dhe flasin. Eshte fjala per ate qe Ju e quani “pike perqindje” kur i referoheni nje shifre procentuale. Nuk thuhet “pike perqindje” por thuhet “perqind). Vetem kaq! Sepse nga ana matematikore nuk ka “pike perqindje” por vetem “perqind”. Tu japesh pike dikujt eshte nje gje tjeter dhe ti japeshvlera ne perqindje eshte dicka tjeter. Piket kthehen ne perqindje dhe e kunderta, por asnjehere nuk thuhen te dyja bashke. Eshte njesoj si the themi, “kilo e djathit eshte 10 Euro Dollar(!!??). Besoj se e kuptoni ku dua te dal!

  7. kujtim says:

    U kuptua shume qarte qe keto jane sondazhe te blera nga partite politike dhe me vjen keq per Ora News qe e uli imazhin e vet dhe besueshmerine per ca para. Gjithsesi jam teper i bindur qe rezultatet do te jene ndryshe dhe FRD-ja sidomos do te ece shume ne jeten politike

  8. Mica says:

    FRD, është formacion i ri politik, por me personalitete te fushave të ndryshme. Janë të sprovuar në politikë dhe të inkuadruar që në lëvizjet e dhjetorit 1990. Mendoj se duhet mbështetur, sepse i hapet rruga e pëfaqësimit të intelektualëve në institucionet e zgjedhura, ndërsa për sondazhet mun të them se shoqëria shqiptare, nuk është e pëgatitur për të dhënë një mendim, që të përdoret pastaj si rezultat sondazhi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje