Venger: Bajerni nuk ka dobësi, është e vështirë ta vësh në presion

22 Maj 2013, 12:15Sport TEMA

Trajneri i Arsenalit, Arsen Venger, mendon se Bajerni do ta fitojë Ligën e Kampioneve përballë Borusia Dortmund, pasi sipas tij, bavarezët nuk kanë dobësi. Sipas tij, edhe ato pak dobësi që mund të kenë bavarezët, nuk mund të shfrytëzohen nga ana e kundërshtarëve, për shkak të punës kolektive të lojtarëve të Bajernit.

“Bajern njihet për punën kolektive, që është shumë e rëndësishme. Ajo fillon që në mbrojtje. Ata më pas lëvizin shumë shpejt në secilin krah. Ata kanë Tomas Myler, Frenk Riberi dhe Arjen Roben”.

“Ata janë një skuadrës shumë, shumë e balancuar. Ata nuk kanë një pikë të vërtetë dobësie. Ka disa anë të dobëta, por ju nuk mund t’i shfrytëzoni këto anë të dobëta, për shkak se puna kolektive e skuadrës është shumë e fuqishme. Kundërshtarët thjesht kurrë nuk mund ta vendosin mbrojtjen e tyre nën presion”, ka thënë Venger./b.l

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje