TemA TV/ Xhafaj: Me ritmin e Berishës, legalizimet në Shqipëri përfundojnë pas 165 vjetësh (VIDEO)

22 Maj 2013, 17:06Sociale TEMA

Deputeti socialist, Fatmir Xhafaj, teksa ka zhvilluar një takim me banorët e zonës së njohur si Rrapi i Treshit në Tiranë, ka akuzuar kryeministrin Berisha se ka dështuar me procesin e legalizimeve. Xhafaj tha se kjo qeveri e gjeti Shqipërinë me rreth 200 mijë ndërtime pa leje dhe po e le me 400 mijë, prej të cilave ka legalizuar në 8 vjet vetëm 8% të tyre.

“Çfarë thonë sot këta? Kane dalë rrugëve dhe thonë: “bëjini shpejt e shpejt dokumentet dhe hajeni shpejt e shpejt t’i merrni se do vijë qeveria socialiste dhe nuk do t’ua njohë më legalizimet”. Gënjejnë! Por, këta jo vetëm ju kanë gënjyer për tetë vjet rresht, por duan t’ju gënjejnë edhe në grahmën e tyre të fundit. Këta duan të ikin sërish nga pushteti si gënjeshtarë, si mashtrues.

Pse janë duke gënjyer? Sepse këtë ligj për here të parë e kemi miratuar ne. Kështu që, qeveria socialiste nuk i ikën këtij ligji. Do ta përmirësojë këtë ligj dhe do ta mbyllë gjithë procesin e legalizimeve. Kjo është një deklaratë publike që e ka bërë në mënyrë shumë të përgjegjshme kryeministri i ardhshëm i vendit, Edi Rama, dhe qeveria socialiste do t’i qëndrojë deri në fund këtij premtimi publik”, tha Xhafa.

Ai sqaroi se me ritmet e procesit të legalizimeve që ka kryer deri tani qeveria e Berishës, do të duhen 165 vjet që të legalizohen të gjitha ndërtimet pa leje.

“Në çdo fushatë elektorale Sali Berisha dhe të tijtë thonë: “Do t’i legalizojmë të gjitha shtëpitë”. Në 2005-ën ka Saliu ka thënë “Në fund të vitit 2006 të gjitha ndërtimet pa leje do jenë të legalizuara”. Iku 2006 erdhi 2007-a. Ne fushatën e vitit 2007 ka thënë: “Në fund të vitit 2008 të gjitha ndërtimet pa leje do jenë të legalizuara”. Iku dhe 2008-a. Tani thotë t’i legalizojmë të gjitha brenda këtij muaji. Gënjen siç ka gënjyer çdo herë dhe asgjë s’ka bërë. Shifrat e gjeti Shqipërinë me rreth 200 mijë ndërtime pa leje dhe po e le me 400 mijë ndërtime pa leje dhe ka legalizuar vetëm 8%. Me këtë ritëm duhen 165 vjet që të legalizohen të gjitha ndërtimet pa leje në vend”, tha Xhafaj.

Ai u shpreh se humbja e Berishës në këto zgjedhje është e pashmangshme. Sipas Xhafajt, Berisha nuk i ka fituar asnjëherë zgjedhjet në Shqipëri, por i ka vjedhur./b.l

45 komente në “TemA TV/ Xhafaj: Me ritmin e Berishës, legalizimet në Shqipëri përfundojnë pas 165 vjetësh (VIDEO)”

  1. Altini says:

    E vertet qe kurre nuk i ka fituar por kete here votuesit do te jene aq te bindur se PS duhet te mare rotacionin politik, sa Berisha nuk do kete as mundesin me te vogel per ti vjedhur.

    1. ehh says:

      ehuuu sa te jet berisha asnje her ska per te par hajer ky vend…

      1. Elma says:

        Te jete per Saliun nuk ben asnje privatizim dhe i mban te gjithe peng per miliona vjet po ja qe me 23 qershor ky regjim i kalbur do bie.

        1. pjeshka says:

          Po hik o fatmir ca ke dal neper zona ti, ti je fitues , ske nevoj me dal fare mjafton me ato qe ka bo saliu per ty qe i ka shembur fare keto zona e keto banor e ti je fitues pa shtuar pastaj punen tende.

          1. gersheret says:

            Po ca presin nga saliu kto me amon, ai viktima vec me vjedh me vra e me pre e ka menjen kshuqe nuk ka ne mend te jape jo legalizime e letra per shtepiat po as qe duan tja dijn, vec te vjedhin sa me shum per familjen e tyre.

            1. lakra says:

              Po ca behet kshu me me kte saliun, ca dreqin behet kshu ketej mashtrojn jo po legalizime e dreq e te bire, ketej si japin per qamet, nja 10 vet qe njof te legalizimet kane bo miliardat njerzit.

              1. Klodi says:

                Sic ka deshtuar ne shendetesi, arsim, mbrojtje, policine, drejtesine ashtu ka deshtuar edhe ne legalizimin. Ishte premimi me bombastik dhe me i mire qe e solli dhe ne pushtet, por qe nuk e realizoi ndonjehere.

            2. Vani says:

              Kemi kaq vjet qe shpresojme per te mbaruar keto legalizimet por ne cdo here qe eshte marre kjo iniciative ka ngelur ne vend sepse Berisha nuk do qe te legalizohen. Ai e ka perdorur kete gje thjesht per te bere fushate.

            3. Ermal says:

              Nje deshperim shume i madh shikohet ne popull kur bie muhabeti ne lidhje me legalizimet. Kemi bere pagesa per legalizimet sahere qe ka dashur qeveria dhe ajo na ka mbajtur me rrena tere kohen dhe ska bere asnje gje. Pse duhet ta votojme perseri kete njeri qe nuk ben asnje gje per populli. Duhet rilindje patjeter perndryshe do te mbetetmi ne vend.

          2. Jani says:

            Problemi i legalizimeve lidhet me nje problem tjeter shume me te madh qe eshte problemi me pronaret e vjeter. Pra ai premton qe te beje legalizime kur ai nuk ka zgjidhur asnje nga keto probleme. Per cfare duhet ta votojme perseri kete njeri qe nuk ben asgje per popullin.

          3. ora09 says:

            O pjeshka, a e njeh personalisht ti kete Fatmirin, apo e ke pare vetem ne televizor.
            Njeriu i tribunave me Enver Hoxhen nuk mund te na mbushe mendjen kur flet per kapitalizmin.
            Une e kam njohur kohe me pare dhe di perse flas.

        2. Sneki says:

          Paradoksi me i madh qe po ndodh ne ke kohe fushate eshte qe Saliu ka fillaur qe te beje legalizimet pa asnje pagese, nderkohe qe kishte 8 vjet qe nuk e bente asnje veprim per te legalizuar ndonje shpi. Pra ai po shfrytezon legalizimet qe duhet tua jepte shume kohe me pare per te marre votat.

        3. limoni says:

          Ore gjith njesia 4 nji perfaqesues kemi ne, vetem fatmir xhafen, se ca bojn pazare kto te PD mos e vrit mendjen se vetem llafe kane nuk i voton njeri ato jo, ca do lloj gjoje te bojn nuk ka per ti luajtur kush.

        4. blero says:

          Po ku mendon ky maloku per popull naj her, si ben jo se e ka ndare mendjen qe dhe ne 2030 do beje te njejten premtim e prandaj kete pune ka, ska per ti bere e ska per ti bere.

      2. besnik says:

        Saliu me premtimin per te zgjidhur problemin me legalizimet erdhi ne pushtet dhe ne fakt nuk beri asnje gje per ta zgjidhur. Tani kane filluar qe te shperndajne disa legalizime sa per te mashtruar shqiptaret. Keta dine vetem te premtojne sepse nuk dine qe ti mbajne ato, paaftesia e tyre po merr ne qafe shume shqiptare.

      3. lini says:

        Fatmir Xhafaj, deputet perher prane zones se tij, me shum kam pare kete njeriun ne lagje se sa komshijt e mi. Ke zonen me te veshtire ne tirane dhe perseri je fitues, po ti shtosh dhe ndihmen qe te ka dhene saliu me mos legalizimet e ketyre zonave dhe je absolut fitues.

      4. shoku taras says:

        Po nuk do e kete mundesine te legalizoje pasi me 23 qershor do e zhdukim njehere e mire nga politikqa me vote.Fundi i tij i pashmangshem,populli u lodh nga premtimet boshe te Sali Berishes nuk duron më.Ndaj shpresojme qe ky proces i legalizimeve te kryhet nga Partia e cila do vije ne pushtet pas zgjedhjeve,nga Partia Socialiste.

      5. Ana says:

        populli nuk ja ka dhene kurre voten berishes,populle e njeh mire se berisha eshte po ai i 97.i paafte per te drejtuar shqiperine.vetem vjedhje,vrasje,mashtrime ka bere.vetem te fuse vendin ne lufte kerkon por kete here do zhduket pergjithmone nga jetet e shqiptareve

    2. Robert says:

      Mashtrime te PS, me legalizimet vitin e fundit jen be ndryshime te medha 2000 leje ne jav leshohen per qytetaret me keto ritme procesi mbaron ne fund te vitit.

      1. Xhensi says:

        Sala nuk ben kurre privatizime sepse te njejtin premtim do ta shtyje ne kohe per tju servirur Shqipetareve te njejtin premtim elektoral te pambajtur.

      2. Landi- Sverige says:

        Te supozojme si te vertete ato qe thoni ju se vitin e fundit eshte bere “pune e mire” dhe po legalizohen 2000 ndertime ne jave. Por problemi eshte se nga 200 mije ndertime te pa-legalizuara 8 vjet me pare sot ky numer ka shkuar ne 400 mije!! Pra eshte dyfishuar!! Me 2000 legalizime ne jave (sipas komentit tuaj) do te thote 8000 ne muaj, ose 48000 deri ne fund te vitit qe jane vetem 12% e gjith ndertimeve te pa-legalizuara!! Pra edhe me ato shifra qe pretendoni ju se qeveria e Saliut tuaj po jep legalizimet, del se ato jo vetem qe nuk perfundojne kete vit, por as per kater vitet e ardhshme! Atehere kush mashtron dhe ke duhet te besojme??!! Ate qe ka pushtetin per 8 vjete me rradhe dhe ka dyfishuar ndertimet e pa-legalizuara duke mashtruar cdo vit per legalizimin e tyre apo opoziten me programin e saj te qarte??!! Kjo eshte veten nje nga mijra arsye qe ky pushtet duhet te largohet me voten e qytetareve shqiptar!

    3. turi says:

      duhet te ndryshoje sesben qeveria sepse me kete nuk vazhdohet..

    4. Ina says:

      po edhe ato legalizime qe medek ka bere deri tani i ka bere sa per te vjelur para per fushaten elektorale.

      nuk me zgjidhje te tjera nga pd, cfare dinte te bente, e beri shume. e rrenoi kete vend ne nje menyre te persosur!!

      ne 23 qershori e gjithe shqiperia do votoj nr.29. RILINDJE!!!!

    5. Nardi says:

      Bravo Xhafaj ke thene vetem te verteten ai nje nuk i afte te beje asgje ashtu sikurse ne keto 8 vite nuk ka bere asgje per kete vend.

    6. gertjan says:

      Proçesi i legalizimeve eshte nje nder te shumtat deshtime te kesaj qeverie.Po te kish ecur me ritmet qe Saliu premtoi ato duhet te kishin perfunduar me kohe mirpo sipas ritmit qe Saliu po ecen me siguri nuk do perfundojne kurre.Ky deshtim i legalizimeve nje nga premtimet madhore te pambajtura te Saliut per kete meriton ndeshkim.

    7. janaq says:

      Eshte e vertete qe po e le me keq se çe mori.Pra ndertimet jane dyfishuar e ndersa pjesa qe u gjet kur erdhi Saliu ne pushtet akoma nuk eshte legalizuar.Pra ecim me hap teper teper te avashte per te mos thene se nuk eshte bere asgje ne lidhje me kete problem.

    8. gjyshja says:

      Me te vertete nje deshtim i madh,premtoi shume Saliu kur erdhi ne pushtet ne 2005 mirpo nuk u interesua kurre per interesat e shqiptareve e te vendit.Legalizimet jane me te vertete nje problem madhor qe vazhdojne ta shoqerojne edhe sot Shqiperine per fat te keq.Saliu e pat shansin mirpo nuk beri asgje ne kete drejtim tani nuk do i ofrohet me nje shans tjeter pasi debimi i tij eshte i sigurt.

    9. fino alla fine says:

      Kjo qeveri ka deshtuar thuajse ne cdo drejtim,shume shpejt do vije edhe fundi i saj.Shpresojme qe Partia Socialiste e cila ne programin e saj premtues per te ardhmen e vendit,prek edhe ceshtjen e legalizimeve si nje çeshtje qe duhet zgjidhur brenda nje kohe te shkurter.

    10. jona says:

      po nuk i mbaron kurre oree dhe tani sdo bej asgje se shqiperia do rilind me edi ramen dhe skuadren e tij

    11. jori says:

      o fatmir mire e ke ti vella eshte kulmi ore saliu sja ka idene ai as cfare thote as cfare ben ai vetem brockullaaa do humbiiiii

    12. hena says:

      ik sali ik se te kambaruar koha nuk je me ne gjendje as te dallosh te verteen e te kuptosh realitetin

  2. Briseida says:

    Jemi te gatshem te mbrojme deri ne fund vullnetin e qytetareve te Shqiperise. Doktori sdo ket me shansin te vjedhe dhe te vij ne pushtet me forcen e dhunes.

  3. ergi says:

    fjalim fantastik kjo e fatmir xhafaj se thekson shume mire realitetin mbi legalizimet e berishes qe nuk ajne gjekundi qe as skane per te qene ndonjehere me kete kryeminister qe vetem genjen

  4. albana says:

    sa her qe ka zgjedhje berisha hap portofolin elegalizimeve dhe thot se sot do legalizojme kaq banesa e fillon me avazin e tij te genjehstrave dhe te trillimeve pa fund qe ece mere vesh pastaj

  5. arber says:

    legalizimet jane nje pjese shume e rendesishme ne shqiperi perderisa ka kaq nderitme pa leje dhe saliu kete e perdor sa her per te mashtruar pronaret e ketyre banesave ne cdo kohe

  6. bertin says:

    berisha deri tani nuk ka legalizuar as 1 te 10 e legalizimeve totale qe duhet t ebehen dhe kjo ne 8 vite imagjinoni sa vite duhen per tu legalizuar te gjitha keto banesa

  7. denari says:

    partia socialiste me programin e saj parashikon qe keto ti mblle brenda nje mandati dhe kjo do lehtesonte shume punen e pronareve te ketyre banesave qe jane sorrollatur kot nga saliu deri tani

  8. Rilindje says:

    Legalizimet, nje nder deshtimet me sukses te Sali Berishes dhe qeverisjes se tij. Deshtim spektakolar.

  9. cama says:

    ky vetem legalizime nuk di dhe nuk ka per te ber me sepse tashme shqiptaret nuk kane me kohe per te humbur me te , dhe me maashtrimet e tij. tashme kohen e ka Rilindja

  10. elona says:

    legalizimet jane pjese shume e rendesishme e shqiptareve ndaj nuk mund te tallet keshtu me popullin dhe nuk mund ta genjesh ne ekte menyre ate sepse do perballesh nje dite me ta

  11. aqif says:

    keto politika te panderhsm eketo politika vetem me genjeshtra dhe kjo nuk perfundojne deri sa berisha te jete ne pushtet deri sa berisha te jete ne politiken qeverisje ne shqiperi

  12. gridi says:

    sali ebrisha eshte tallur me kete shtrese te shoqerise sic eshte tallur me cdo shtrese tjeter dhe kjo duket haptaz dhe kete duhet ta kene te qarte kete pronare dhe e vetmja menyre epr ti lega
    lizuar banaseta e tyre eshte progrmai rilidnejs

  13. gerti says:

    partia socialiste do ti mabje te gjitha premtimet per legalizimet dhe do i beje ato shume shpejt ndaj kerkon voten e kesja shtrese dhe kam bindjn se ddo ua japi

  14. Anisa says:

    Eshte per te ardhur keq se si ju Zoti Xhafa citoni fjale te paqena per qeverine.Genjeshtrat tuaja nuk i mashtrojne Shqiptaret te cilet jane te vetedijshem per punen e bere nga qeveria ne keteb 4-vjecare

  15. hajriu says:

    E keni llogarite gabime. Ne 8 vjet eshte legalizuar 4% .Po 100% ? X. Me rregull treshi i duhen 50 vjet………….hahahaaaaaaaaa

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje