Pesë vjet më parë, Dritan Hoxha humbi betejën me pasionin e vetëm të jetës së tij, shpejtësinë, dhe u nda nga ne. Ishte aq i ri, me aq shumë pushtet mediatik dhe financiar, me aq shumë mbështetës dhe adhurues, me aq shumë armiq dhe zemërim rreth tij, sa nuk kishte kohë të llogariste ç’do ndodhte kur të ikte. Nuk ishte një njeri perfekt siç tentojmë të lartësojmë gjithmonë ata që na ikin. Ata që kanë punuar më të, e vizatojnë si të pamëshirshëm në punë, ata që e kanë pasur mik, si të paparashikueshëm në miqësinë që dhuronte, ata që e kanë pasur armik, si shumë deprimues në dëshpërimin që të ngjallte si i pamundshëm, ndërsa ata që e kanë njohur vetëm nga ajo çfarë ka lënë për shoqërinë, thjesht e adhurojnë.
Unë nuk dua t’i bashkohem sot atyre që përkujtojnë një mik, një koleg apo një armik, pasi nuk kam pasur raporte të tilla me të. Nuk kam qenë as miku, as armiku dhe as koleg në një punë me të. Por për të kuptuar kush ishte, më mjafton një krahasim i thjeshtë: Nëse sot papritur, duke folur në Kukës, i rropatur nga fushata, i shkatërruar nga skandalet, i mbingopur nga pushteti dhe i stresuar nga familja, Sali Berisha humbiste koshiencën, rrëzohej nga një atak zemre e nuk ngrihej më, do të ishte një alarm i madh për Partinë Demokratike. E krijuar si një parti që sillet rreth një njeriu, pa asnjë rregull dhe standard karriere, pa asnjë rregull loje dhe sistem vlerash, ajo do shkërmoqej në luftërat banale të atyre që do mbeteshin gjallë dhe do bëhej hi pas më pak se një viti.
Nëse do të ndodhë e njëjta fatkeqësi (nuk dua t’ia ndjell) pronarit të TV Klanit, Aleksandër Frangaj, gjithçka do të stopojë. Godinat e marra me letra e pa letra do kthehen në problem, TV që është mësuar vetëm të shkojë pas pushtetit, do çorientohet, mungesa e sistemit të vlerave do brejë gërmadhat që do lërë pas dhe do rrënohet.
Për ta çuar në ekstrem këtë shembull, po e ilustroj dhe me gazetën Tema. E mbetur në vështirësi financiare dhe e riorientuar drejt kriticizmit, ajo siguron lexueshmërinë dhe mbijetesën prej meje dhe ekipit të vogël të gazetarëve që punojnë aty. Nëse njerëzit e Shkëlzenit do më gjenin brenda në makinë kur i vunë zjarrin, tani dhe mund të mos ekzistonte si gazetë.
Kjo gjë nuk ndodhi me Dritan Hoxhën. Ai iku nga kjo botë, por asgjë nuk ndodhi me atë çfarë ai kishte ndërtuar. Top Channel pesë vjet më pas vazhdon të mbetet televizioni më i madh i historisë së Shqipërisë, Digitalb rrjeti më i madhi transmetimeve dhe politikat profesionale të televizionit nuk janë rrënuar. Ato kanë luhatjet e tyre, por ia kanë dalë të konkurrojnë larg dhe përballë pushtetit, që prodhon mungesë konkurrence dhe mungesë të lirisë ekonomike e lirisë së shtypit.
Këtë gjë e kanë bërë pak shqiptarë. Ka plot shqiptarë që kanë bërë gjëra të mëdha duke qenë të gjallë, kanë arritur të sundojnë dhe triumfojnë, por gjithçka ka ikur bashkë me ta. Nëse ka një vlerë që i mbetet Dritan Hoxhës, është fakti që ai ka ndërtuar për herë të parë një institucion mediatik në Shqipëri, që funksionon dhe pa atë, edhe pa pushtetin, bile ndonjë herë dhe me njerëz krejt të zakonshëm në krye të tij.
Ky identitet i vë kapakun çdo diskutimi për të. Unë e di që në këtë pesë vjetor, janë normale lotët e fëmijëve të tij apo kujtimet e miqve, glorifikimi dhe akuzat ndaj tij, është normale t’i kujtohen të mira e të këqija që ka çdo njeri i vdekshëm. Por askush nga ne, që kemi ndërtuar medie në këtë vend, dhe që punojmë në medie, bile as ndonjë investitor tjetër në fusha të tjera, nuk ka ndodhur të bëjë një institucion që funksionon dhe mbijeton pa të. Të tjerat janë detaje që nuk vlejnë. Mos t’u vijë turp të thoni që nuk ishte burrë perfekt si shumë nga ne, që kishte pasionet e veta, që shkonte uikendeve në kazino apo ngiste makina të shtrenjta. Ç’kuptim ka të shpikim një Dritan tjetër si duhej të ishte për ne. Po të kishte mendjen tonë, ai do pillte dështimin tonë.
Dokumentari për Tanin ishte plot elozhe dhe glorifikime dhe rrëfimet e miqve të tij ishin të retushuara nga dëshira për të treguar një njeri pa cene. I mirëkuptoj ata dhe kompleksin që kanë duke dashur të na tregojnë një Dritan që ata kanë ëndërruar. Po të ishte gjallë Tani, e t’i shihte çfarë kishin thënë për të, me siguri do rrihej me ta dhe nuk do linte fjalë të fundit pa u thënë. Se ai nuk konkurronte si njeri i pavërtetë. Po të kish konkurruar ashtu, nuk do t’ia kishte dalë të linte në këmbë një institucion të vërtetë. Ndaj kush sikletoset nga veset e tij, ashtu si dhe nga virtytet, bën mirë mos ta zërë në gojë se e vë në siklet aty ku është. Të gjallët duket sikur flasin për hallet e tyre kur flasin për të. Ai bëri një gjë të vërtetë, që mbijeton se ishte i vërtetë, dhe po na mund të gjithëve si i tillë, edhe i vdekur!
Si nje kampion i medias se lire dhe betejes per me shume liri dhe mundesi e zhvillim, Tani eshte nje personazh per tu vleresuar. Rezistenca qe i beri pushtetit te Berishes qe shembulli i pare i njeriut qe refuzon te perkulet para kercenimeve te nje pushteti hajdutesh
nuk mohohen cenet e Tanit, po ajo qe eshte akoma per tu vlersuar, si thot dhe parafolsi eshte qe Tani guxoi dhe rezistoi kur te gjithe u terhoqen. ndaj per ket ai duhet pare si nje njeri i patrembur qe nuk trembej nga pushteti dhe pusht etaret.
Jo vetem nuk mohohen,por duhen thene fort.Duhen thene sepse jane te verteta.Tani krijoi nje Televizion,gjigand mediatik,per te bucitur te verteten.Nuk do e pranonte nese do mohonim te vertetat e tij,nderkohe qe ngriti nje gjigand mediatik ne funksion te se vertetes.Nje nga te vertetat e tij ishte se i pelqenin pak si shume femrat dhe kazinote.Ishin veset e tij,qe i kane me miliona njerez ne bote.Dhe keto te verteta per respekt te Tanit duhen thene.Jam i bindur se duke i thene keto te verteta i bejme nder.Pavaresisht se veset personale,ne pergjithesi nuk komentohen.Ky eshte nje ligj i pashkruar ne shoqerite demokratike.Madje ne Perendim,eshte turp te flasesh dhe komentosh c’faredo fakti personal te personave te tjere,kur ato nuk cenojne publikun e gjere.Dhe veset e Tanit nuk cenonin publikun e gjere.Ishin fakte te tijat personale.Qe askujt prej nesh nuk i interesojne,pavarsisht se Sali Protopapa dhe Bazhibozuket e tij merren nga mengjesi ne darke si gra fshati me faktet personale te personave privat.
Nje Editorial shume i sakte Mero.Dritan Hoxha ishte nje njeri normal, nje bisnesmen i zakonshem por shume i forte qe mundi ti beje balle qeverise se Berishes. Po ne te vertete i beri balle o Mero apo e likujdoj policia e Sali Berishes? Kjo eshte nje teme shume e rrezikshme por une kam degjuar shume komentues qe thone se ate e kane vrare. Te jete e vertete thua qe edhe Dritan Hoxhen e ka likujduar pushteti duke i prere frenat e makines? Vertete u vra nga shpejtesia apo nga qe ja prishen makinen e Mero? Ekspertizen qe ju be kush ja beri, nuk ishin te Saliut ata qe e nxorren perfundimin e aksidentit? Shpirtin e kam per vete por shume e dyshimte me duket vdekja e tij. Shume njerez thane atehere kur ndodhi aksidenti, qe e qeroj Berisha edhe nje tjeter qe e pengonte.Mbase jam ne gabim por rendesi ka qe edhe mbas vdekjes se Tanit Top chanali eshte me i forte se kurre, eshte kanali me i dashur i shqiptareve. Dritan Hoxha me te vertete i la dicka Shqiperise qe vlen per brezat, nje media shembullore. I paharruar qofte kujtimi i tij.
top channel eshte i vetmi tv qe perfaqeson deshirren e ketij populli per nje tv pa anuar ne politike ik sale sa nuk eshte vone karriken e kryeministrit do ta bie une me karrocen e dylit
Te lumte Mero Baze. Je njeri i mencur dhe pjellor nga mendja. Askush nuk e ka pare ne kete kendveshtrim Artan Hoxhen, kush ishte ai, dhe cfare la pas. Analiza jote eshte brilante. Nuk e kuptoj pse nuk merr pjese ne dabate te TOP Chanel, apo te Blendi Fevziu, apo te Tare, do shkelqesh, dhe do ti lesh shume mbrapa koleget e tu analiste, qe shume pak prej tyre mund ti quash analiste.
Vertete Tan Hoxha ka lene pas nje perandori qe vazhdon pa ate, por ne kete rast do mendoj qe ka vlere bashkeshortje e tij, e cila vazhdon ne rrugen qe ai la.
Je i pa krahasueshem Mero, dhe i vetmi qe di te kritikosh, ke te kritikosh.
Nga ishte me prejardhje Dritan Hoxha pasi familja e tije ishte nga Kuksi disa thone se familja e ti ishte me prejardhje nga Prizreni disa thon se ishte Gorane.
Mire se erdhe midis nesh Mero.Mire se erdhe midis lexuesve te tu.Dje dhe pardje nuk ishe me ne.Ishe me Bushatin.Beji te fala Bushatit dhe ndihmoje te sherohet nga semundja qe e ka kapur dhe nuk po e leshon.Nga semundja e rende dhe shume e veshtire per tu sheruar.Ajo e Liliputit.Une nuk e di nese ka ne qarkullim ilace qe te sherojne nga Liliputeria se nuk jam mjek.Do pyes mjekun e familjes ketu ne Itali dhe nese ka,do ja dergoj ndonje pako qe ketej Bushatit.Po ti dergoj ty ne adresen e Gazetes Tema dhe ja jep ti pije.Gjithmone nese ka ilace te tilla.Nese nuk ka,rriji prane dhe ndihmoje te sherohet kolegun tend Liliput.
Jo cdo kush analist qe nk i mban ison Rames nk eshte analist i sinqerte dhe ne krahe te shoqerise civile o Labi…. Bushati mund te na thote disa te verteta te hidhura perreth gabimeve te liderit te PS keto 8 vite te berit opozite por kjo nk e zbeh ndjenjen e tij te opozitarizmit ndaj cdo qeverie te kesaj dekade qofte te majta apo te djathta dhe per mua ashtu si edhe shume te tjere mbetet analisti me realist i ketyre viteve te fundit…
Nqs Bushati eshte analist, dhe aq me teper realist, me mire po varemi te tere te shpetojme nga analizime te tilla.
Kur bene edhe ti o Labi Vlore nje llogjikim te tille , e ç’te prsim nga BL-ja? Ore je student ne itali ti apo murator?????????????
Tanin nuk e ben dot njeri pis ai kishte hobe por jo vese.
Vlerat e kesaj medie qendrojne, ne punen ne grup,me njerez te perkushtuar.
Anekend Shqiperise,degjon recitimin,doni me per Belulin !
Respekte per punen dhe vepren Dritan Hoxhes.
Labi Vlore
e kuptoj qe je i nxef me Bushatin po aq sa jam une dhe nje pjese e madhe
Por te flasim me shtruar
Edhe pse une jam kritik i tij, po per mua ai eshte analisti me i mire
Kam pershtypjen qe ti Bushatin nuk e ndjek ne median vizive dhe vetem ne ate te shkruar dhe pikerisht ketu te Mero
E verteta eshte se Bushati eshte kritik me te gjithe dhe me pushtetin ashtu duhet te jete
Por Bushati ka nje cen qe eshte vetem dallimi qe sben dot nga e shkruara me te foluren
Nese me kuptoin drejt, ne median vizive Bushati eshte pothuajse perfekt
Ne te shkruar eshte cope cope, me amator nga ne
Nese do me pyesnin mua, e theksova dhe dje te komentet
komenti i bushatit per Kush donte ta vriste Ramen ishte me i dobeti
Bushati e di me mire se ne se Rama sot nuk do ishte me
Jo se na dhimbset si Rame, jo absolutisht, por si lider opozite
me te mirat dhe te keqijat qe Rama ka, beri levizjen me te mire qe lagjakrat te uleshin dhe pak e nga pak me pune e mundim arriti ku eshte tani
Shikojeni dhe vleresojeni situaten tani
Shqiperia me vote mund te rilinde dhje po rilind
Nese Rama do kishte marre revan, Shqiperia sot do ishte kasaphane,e ndare me dysh nga ajo vrasje qe mund te ndodhte dhe ishte planifikuar
Shume shpejt mund te dalin te tjera detaje interesante per ato dite
le te presim
Mbase Imam Ballajdia do na i rrefeje ndonje dite
@Best.Po te shpjegoj aq sa kam mundesi,ku qendron irritimi im me Bushatin.C’do Editorialist apo gazetar duhet te mundohet te shkruaje,te beje pyetje ne funksion te publikut.Sa here qe Bushati ne mediat vizive ka qene perballe Rames,ai nuk bente pyetje,por fliste flete rrufe nga ato te qe vetem ai di te shkruaje dhe te flase.Mua si publik nuk me interesojne flete-rrufete e tij ndaj Rames dhe as inatet qe ka ai me Ramen.Mua me interesojne pyetjet qe duhen bere shefit te opozites dhe vleresimi real i situates.Disa here e kam pare Bushatin perballe Rames sidomos ne Top-Story.Ne vend qe ti bente ndonje pyetje qe kishte lidhje me opoziten dhe qeverine,i bente flete rrufene e radhes.A thua se i plaste trapi publikut,per flete rrufte e tij personale???Edi Rama eshte lideri i opozites nderkohe qe ka perballe nje qeveri totalisht te zhytur ne gjak te derdhur Shqiptari.E zhytur ne borxhe qe kushedi sa kane arritur dhe qe do i paguajme ne dhe femijet tane.Ai nuk eshte gazetar profesionist.Eshte nje Liliput qe nuk ka kurrfare respekti per publikun.Pse e them kete???Shikoni me vemendje perballjet e tij ne televizione me Ramen,apo edhe kur merr pjese ne ndonje emsion televiziv.Nuk i intereson aspak interesi i publikut dhe temat me interes te theksuar publik.Nderkohe ediotorialet e tij jane nje pacavure e vertete.Ky gazetar,ashtu sikunder edhe te tjere si Bushati,nuk dine te bejne pyetje dhe duket sikur jane jashte realitettit qe perceptojme dhe kuptojme ne Shqiptaret e thjeshte.Pse na pelqejne Editorialet e Mero Bazes???Sepse eshte Meroja burre i mire???Jo.Por sepse Editorialet e tij,apo edhe intervistat e Meros ne TV te ndryshme,pikturojne qartesisht realitetin ku gjendemi.E ben kete Bushati???Asnjehere dhe ne asnje rrethane.Kush eshte arsyeja??Eshte i pa afte,apo nuk deshiron ta thote qartazi realitetin ku gjendemi??Nese eshte injorant,atehere nuk me intereson,sepse injoranca eshte dicka personale.Nese nuk e ben detyren e tij prej gazetari qellimisht,atehere kjo me te drejte acaron c’do Shqiptar te shqetesuar per fatin e vendit te tij.Mendimi im eshte se Bushati eshte nje Gazetar dhe nje Shqiptar qe i intereson shume pak ose aspak fati i vendit me emrin Shqiperi.Prandaj dhe komentuesit acarohen me te.E kete nuk e ben vetem Bushati.Ka dhe gazetare te tjere injorante qe e bejne nga injoranca.Kujtoj ketu Sokol Ballen,qe ndonjehere me acaron mua dhe shume shok dhe miq te mijte kur ndjekim emisionin e tij,em pyetjet e tij idiote.Apo me vlersimet e tij te ceketa dhe pa interes per publikun.Imagjinoje ti sikur Top-Storyn ta drejtonte Mero Baze???Do ishte me te vertete ndricues per publikun 100 fish me teper se c’eshte sot.Gazetari profesionist,si pretendon te jete Bushati,apo edhe vete Andi Bushati apo Mero Baze kane detyrimin te informojne publikun qe i ndjek.Dhe jo te tallin trapin me sofizmat e tyre,ashtu si ben Bushati.Se nuk na duhen aspak sofizmat e tij,as te Mero Bazes(nuk ka ne fakt) dhe as te Sokol Balles dhe te askujt tjeter.Sepse kjo do te thote te tallesh me publikun.Dhe askush nuk e ka te drejten te tallet me publikun me sofizma prej Liliputi.Pershendetje dhe gjithe te mirat.
Edhe mbas 2 editorialesh, prap merren me shkrimin e Bushatit..nuk mjaftuan 200 e ca komente me sharje e ofendime..duhet te vazhdoni komentet edhe kur nuk ka lidhje me shkrimin..!! Thoni pastaj se komentuesit e Temes nuk jane epileptike!
Ke te drejte, duhet te behemi komentuesit e letres higjenike55, per te shtuar inteligjencen.
Mero dhe une do isha me mendimin tend per Top Chanel qe eshte nje televizion i madh dhe i pavarur.Por jam habitur dhe skandalizuar kur ky televizioni me i madh ne Shqiperi zhduku nga ekrani vet Aleancen Kuq e Zi dhe Kreshnik Spahiun,sa hap dhe mbyll syte kur nuk beri kualicion me Ramen.Kjo tregon qe ne Shqiperi nuk ka media dhe gazeta te pavarura,te gjitha jane te kapura nga politika dhe nga mafia qe jane e njejta gje.Kjo gje ju ka ndodhur dhe juve te gazetes tema bashke me Meron dhe sinqerisht nuk e kuptoj,ku qendron problemi me AK qe cfar ka bere kaq te keqia qe e keni zhdukur.U merzitem duke pare vetem Ramen Berishen Meten,prandaj duhet dhe ju te mediave dhe gazetave te beni nje rotacion.
Aq sa eshte i pavarur GRAMOZ RUCI ,aq i pavarur eshte TOP-CH.Nese nuk ke kuptuar kaq paske probleme.Dhe te kuptosh kete nuk duhet te jesh as largpames, as intelektual.Theshte duhet te jesh njeri i zakonshem
MERO , PERFUNDIMISHT JE PENE E MADHE. PO NGA TE BURON KJO ANALIZE KAQ E MENCUR DHE E FORTE. JE I PAMBRITSHEM. SUKSESE
…respekte per vepren dhe kurajon e madhe te Dritan Hoxhes. Ishte nje njeri 100 vite drite larg, perpara nesh. Ishte nje fat i madh, egzistenca e tij, sepse iu dha shqiptareve, nje fytyre evropiane…
Ate nate bashke me Tanin vdiq dhe nje gazetare.O njerez ,o gazetare, o kolege te saje o qenje njerzore ne se ju ka mbete nje fije shpirt njeriu ne se ju ka mbete nje fije njerzillell ne se jeni prind ne se keni minimunin e arsyes njerzore ne se keni motra apo vllezee ne se ne fund te fundit jeni njjerez dhe jose cfare mund te jeni KUJTOJENI.Ishte kolegeja juaj ,mund te ishte kushdo nga ju ne makinen e Tanit rastesisht ne ate moment.
ISHTE NJE NJERI>ISHTE NJE VAZE E RE 27 VJEC
O NJEREZ A EKZISTONI APO BERTAS NE SHKRETETIRE
E mo kelmendasi, se mo tu hap barku ty per ate vajzen e re. Ti ke hall qe te nxjerresh ne pah qe ajo gazetarja e re, ishte edhe dashnorja e Tanit. Vetem Saliu nuk ka dashnore, se nuk i punon as dora e paralizuar per te kenaq as veten, le me dashnoren.
Arrixhi mos te shkruaje dora por te punoje mendja , Sala ne rini te vete kishte dashnore qekur filloi ti punoje dhine me te mire te tufes se bjeshkes , sot ? sot nuk i punon instumenti apo dora e çfare rendesie ka ? i punon llapa si shpetimtare , si me Sllobodanken dhe me parlamentin , eshte fitimtar akoma , mos u nxito .
Nuk i kuptoj keto komentet ku pjesa me e madhe e tyre jane per jeten personale te Tanit.Keto jane komente njerzish te frustruar, te paafte e se paku xheloz e ziliqar. Te gjithe meren me veset e tij e jo me vepren. Une si qytetar i ketij palo shteti, qe punon vetem te gerryej vetveten, si prind kam pare vetem vlera te ky njeri dhe vepra e tij. Problemet qe thone se ai ka patur jane problemet e tij personle qe i takojne njerzve te tij te afert. Te gjithe kemi huqet tona qe kur i konsumojme vete na pelqejne por i kritikojme tek te tjeret. Me sa kam degjuar ajo vajza nuk ka qene fare gazetare dhe e shkreta e kish te shkruar qe te shuhej aty bashke me te. Kur flasim per Dritan Hoxhen nuk do te thote qe ke shkelur mbi ate vajze, ne flasim per vlerat e Dritanit dhe me shume gjasa edhe ajo ka ndejtur prane tij pikerisht per keto vlera dhe ca te tjerave qe ne si dime e sna duhet. Ajo qe ne na vlen eshte pasuria qe ai na la si shqiptar ne cfar do cep te botes. Jam krenar qe nje Shqiptar na ben te ndjehemi te barabart me Europianet ne ato fusha qe ai ka ndertuar. Mbaj mend reklamat dhe lajmet qe jepeshin atehere per Digitalbin ne shqiperi dhe me dukeshin te egzagjeruara e te fryra por kur fillova te jetoj jashte pashe qe ishin te verteta qe ishim te paret dhe se ishin ala tu e menu se cdo boshin me u bo dixhital. Varja se u zgjata shume. Ka qene nje nga mendjet me te ndritura e guximtare te rraces tone. Ju prehte shpirti ne paqe.
Nuk ishte kolegia jone, ishte dashnorja e pronarit te medias. Hajt mos na bej derr derr tani..dashnoret dhe cdokush qe e vendos veten ne vendin e dashnore ate fund ka
Gazetari po ty tu prish ndonje pune per zgjedhjen e asaj vajzes qe dashuronte Tanin? Keto gjera nuk ndodhin per here te pare apo jo, nuk ishte ajo vajza as e para dhe as e fundit qe po kryente kete “mekat” qe i qelloj te binte ne dashuri me Tanin.Nuk duhet te merremi me jeten private te te tjereve se nuk na prish ndonje pune aq me keq kur ajo ka vdekur, ajo qe ka rendesi eshte puna dhe vepra qe Dritan Hoxha na la. Na la nje media shembullore per te gjithe shqiptaret kudo qe jane.
dashnoret dhe cdokush qe e vendos veten ne vendin e dashnore ate fund ka..Une do te shtoja..bashke me te dashurin e vet..
kelmendasi,
Pse ja kaq “liliput” more i mjere ??!!
plako ndoshta nuk i ke ndjekur gjithë atë që ka rrjedhur këtu në tema,por kol tivari i ka dedikuar tre vargj monomentale kelmendasit tonë të mirë!
“të kisha tre si ti
në dy kisa von komët
në tretin kisha dhi”
prandaj mos harrxho kohën me të!!
dhe ai është tipa haleje a banjo si mund të quhet!!
@anticensure
Ketij fjalor haleje qe perdore ne anglisht e therrasin “closet talk”. Nuk po e perkthej domethanien e kesaj shprehjes anglisht se mandej pendohem per ate qe them. Mâ mire ta perktheje ndoj miku jot me banim ne SHBA apo Britani.
O kelmendas! Mos harxho oksigjen me keta idhujtare te pasurimit te shpejte,por ma ndigjo fjalen e del e merr ajer te fresket bjeshke e pi uje te fresket mali.
realisto
e ke fjalën për muhabetin e halesë??
po çështë e nevojshme të kërkoj ndihmë deri në amerikë a britani?pye shokët e mi në australi ose në zelandën e re!pastaj vet e ke thënë pa e kuptuar!ke filluar shkrimin me përkëthim!
ma merr mëndja se truri stë funksionon mirë!e thua se thua pendohesh spendohesh sikur të ishe një hale o banjë!
a va,mos u mërzit o realist,vazhdo e pastro e mos fol!!po thy noi miz në gojë!
por sido qofë kolës sosht me i hongër ahakun ja ka qillu!ëëë¨??
NJE ANALIZE E PERKRYER DHE PA PERKEDHELJE.
DRITAN HOXHA VERTETE PO I MUND TE GJITHE, DHE I IKUR NE BOTEN E PERJETESHME…
AI NUK KA NEVOJE PER ELOZHE DHE SERVILIZMA, UNE DO T’I LARGOJA NGA PUNA TE GJITHE ATA PUNONJES TE “TOP MEDIA” QE DO TA BENIN NJE GJE TE TILLE PO TE ISHTE NE DOREN TIME. DRITAN HOXHA ISHTE NJE, DHE BERI ATE QE ASKUSH NUK KA MUNDUR TA BEJE DERI ME SOT. ATA QE LEPIHEN PAS EMRIT TE TIJ DHE E PERKEDHELIN SOT, E FYEJNE ATE DHE TE VDEKUR. PER SA KOHE MEDIA E TIJE DO TE JETOJE NE SHERBIM TE SHQIPTAREVE, DRITAN HOXHA NUK DO TE VDESE…
Lili, vetem nje sekret ka e shkruara e kesaj lloj analize. Me sakte dy; te dish shqip e te kesh nje grime talenti, po duhet te jesh detyrimisht I LIRE/ merua eshte i lire…
Z.Mero ,Salrs gjithe kohet ne pushtet i kane ardhur hakut 2 gazetare ish Koha jone dhe Ju. Por ne krahasim me ju koha dhe ish pronari i saj u be pale me Salen.Por me Ju i ka has sharra ne gozhde.Ai prap po e humb pushtetin nga Ju i pari dhe me pas nga soc.Besoj se do jeni kritik me vone dhe me palen tjeter kur te marrin fuqine.Por Salen mos e harro
Uner i jam mirnjohes Dritan Hoxhes, (Tanit te Topit) se beri te mundur me vizionin e tij per nje shqiperi ne mbare boten, i dha mundesine femijeve te mi, te mesojne gjuhen shqipe, ate gjuher letrare dhe sot kam kenaqsine qe femijet e mi e flasin gjuhen e nenes, si femijet ne Shqiperi, megjithese kane lindur ne emigracion.
Tani i Topit, ishte nje vizionar i madh dhe kishte plot talent dhe deshire, te bente me te miren, per kete ai do te kujtohet se ishte ai qe realisht beri bashkimin e kombit shqiptar, per kete Top Channel, do te mbete nje ikone e pasurise sone kombetare.
I them femijeve te Tanit, qendroni krenare, i keni dyert e hapura kudo ne zemrat shqiptare, mjafton te thoni se ne jemi gjaku i Tanit dhe cdo dere shqiptare do tju hapet.
I them femijeve te Tanit, babai jua ju la nje vlere qe nuk mund ta kete gjithkush, ruajeni ate vlere dhe do te jeni te nderuar.
E lexova letren e vajzes se Tanit, bravo, vazhdoni rrugen e babait tuaj qe nuk ka vdekur, por rron ne zemrat e shqiptareve, si nje shqiptar i madh.
Respekt per kete njeri te madh.
Te gjithe i detyrohemi nje FALEMINDERIT Dritan Hoxhes se na solli ekranin Shqipetar ne Prage, tjetrit ne Berlin,Toronto,Rome,Tokyo kudo ku ka shqipfoles nje Faleminderit te sinqert…
I paharruar qofte kujtimi i tij per vepren gjigande mediatike qe krijoji, qe i sherben informimit modern bashkekohor me vlera te jashtezakonshme per te sotmen dhe te arthmen e zhvillimit mediatik shqipetare.Pasionet apo ndonje ves i tij njerezor, nuk besoj se i interesojne ndokujt…
Z. Baze, drejt i analizoni gjërat, por është një gjë të ndërtosh një biznes të suksesshëm, të ardhurat e të cilit nuk burojnë nga politika, dhe është diçka tjetër të jesh gazetar në opozitë me fjalën si të vetmen mburojë. Prandaj mos i ngatërroni aftësitë e të bërit biznes në kuptimin e mirë të fjalës, me aftësitë për të qenë intelektual, filozof, analist, kritik dhe gazetar. Janë aftësi krejt të ndryshme.
Z. Hoxha kishte aftësinë të ngrinte biznes të shëndetshëm ku punonjësit janë të mbrojtur nga erërat e pushtetit falë fuqisë financiare të ndërmarrjes. Por kjo nuk e bën Top-channel, pararojë të gazetarisë në Shqipëri, përkundrazi, aty ka shumë simpatira që i pengojnë gazetarët ti thonë gjërat ashtu siç janë dhe jo ashtu si ja do qejfi. Në aspektin e etikës gazetare, Top-Channel dhe shumica e mediave në Shqipëri kanë dështuar, pavarësisht shëndetit të firmës.
Editoriali perkujtimor e themeluesit te grupit Top Media ka nje qellim preçiz,te asaj qe ne i themi vazhdueshmeri e biznesit.E verteta eshte qe me vdekjen e parakohshme te themeluesit vdes realisht nje pjesez e fatit te nderrmarjes se tij,pasi nuk dihet se pas suksesit te fillimit mund te ndodhte edhe falimenti i shkaktuar nga vete themeluesi.Vazhdueshmeria mund te quhet merite e aftesise se personit qe e morri ne dore situaten,dmth e se shoqes se D.Hoxhes.Ajo mund ta shiste ndermarjen mediatike,mund te binte pre e politikave klienteliste;mesa di,ka shfaqur talent ne menaxhimin e grupit Top Media.Qellimi i z.Mero megjithate,nuk eshte te glorifikoje aftesine jetegjate te idese fillestare te themeluesit te Top Media,sesa te vere ne dukje kultin negativ te Njeshit qe mbizoteron ne nderrmarjet mediatike ose”fermen”autopolitike te”fermerit”berisha e ne fermat e tjera politike,pasi disa partive te vogla nuk ua dime as emrin,por kryetaret po.Mbase gaboj,por keshtu e kuptova une arsyen e ketij editoriali.Ka nje fakt te pamohueshem kjo vazhdueshmeri e Top Media,edhe pertej aftesive menaxheriale te bashkeshortes.Sipas meje,kur nje nderrmarje e re behet shpejt shume e madhe,ajo fiton nje status qe veshtire se e humb,edhe kur behet ndonje hap falls.Per ta ilustruar paralelizmin qe ben z.Mero,po hamendesoj sikur Berluskoni,manjati i Mediaset te futet ne burg si gjysh qe shkon me te miturat,bisnesmen qe jep bakshish per te siguruar ankandet publike,si korruptues qe jep rryshfet per te shtene ne dore shtepine botuese me prestigjioze ne Itali,si politikan qe dyshohet per lidhje me mafien,etj.A do shembej sakaq Perandoria e tij mediatike?Pergjigja eshte Jo edhe Jo.Keto jane gjera qe kur gjigantizohen,veshtire eshte ti trajtosh lilipute.Edhe dinosauri eshte i lidhur gjenetikisht me familjen e fluturakeve,por nuk e vret dot me guralece siç ndodh me harabelat.Ose rasti tjeter,me News Corp te Murdoch,qe u detyrua te mbylle nje gazete 150 vjeçare ne Angli pas nje skandali,por News Corp mbetet akoma nje gjigant i mediave.Vdiq Agnelli por FIAT do jetoje sa teduash.Ne fakt,edhe pionieret e Mediave nuk jane aq altruiste sa thuhet,sepse nuk krijojne diçka sa per tu argetuar:krijojne biznese qe sjellin para dhe gjersa nje nderrmarje sjell para ajo nuk ka pse te beje ndalese.Nuk jam i qarte se Top Chanel ka te ardhura me shume se Digitalb(platforma me pagese)apo anasjelltas,por gjersa arsyeja ekonomike te qendroje ne kembe do kemi kete media qe duam,ndryshe,ajo do na kthehet me e keqe nga sa parashikohet.Sidoqofte,mekat i madh te humbesh jeten 40 vjeç,apo ajo vajza pa mbushur te tridhjetat.Lexova letren e vajzes dhe mu dhimbs sinqerisht,nje arsye me shume per te gjithe ne qe te jemi te kujdesshem ne drejtimin e automjeteve,se pertej pasionit per te bere nje xhiro si mbreter te asfaltit qendrojne familja dhe femijet.Ata jane pasioni me sublim,qe anullojne gjithe pasionet e tjera.
Komentit tend doja t’i shtoja dicka ne lidhje me rrethanat dhe kushtet fillestare qe cuan ne arrtjen e suksesit te ketij kuksiani te vendosur para disa vitesh ne laprake. Ne fillim te viteve 90-te ai u morr me tregetine e kafese, financimi i se ciles erdhi nga burime ende te paditura, ajo vazhdoi me hapjen e “Lori Café” dhe me pas te “Illy Kafe”, dhe andej nga viti 1998 nderroi drejtim duke vazhduar fillimisht me hapjen e Top Radio, Top Channel e keshtu me radhe.
E solla si shembull kete rast per t’i bere te qarte per me teper lexuesve te tjere se ku e kane bazen vlerat e verteta te ketij individi, qe edhe pse i paformuar dhe pa aresim te larte, pa asnje fare titulli apo grade shkencore, mundi te ngjise kaq shpejt shkallet si biznesmen. Ketu nuk dua te bej sugjerime se cilet ishin, apo cilet qendrojne ende me te vertete prapa ketij biznesmeni, ketu nuk dua t’ja ve vulen asaj qe pretendon ti se eshte e shoqja qe me aftesine e saj po ben te mundur qe Top Media po vazhdon aktivitetin e saj (kur na dolen gjithe keta te afte xhanem?). Vetem nje gje dihet fare mire se ai biznes qe ka burime pak a shume te sigurta financiare pa llogaritur ketu perkrahje te formave te tjera nga “dora e zotit” eshte shume me pak i predispozuar te shkaterrohet si biznes, pavaresisht se kush drejtues i afte apo jo do te vihet perkohesisht apo perfundimisht ne vazhdimin e ketij biznesi.
Jam plotesisht dakort me ato rreshtat e fundit ku ironizon me te drejte ata “mbreterit e asfaltit”. Euforia e suksesit si tregtar beri qe ai te mos merrte parasysh se me ate shpejtesi te llahtarshme mund t’i merrte jeten jo vetem pasagjeres se gjore qe kishte ne makine por edhe shume kalimtareve te tjere. Gabimi i tij i pafalshem ishte se si i paformuar qe ishte nuk pati parasysh ate shprehjen qe thote se “sa me lart t’i ngjitesh pemes, aq me e rrezikshme behet renia prej saj”.
Te qenit biznesmen i sukseshem nuk te ben njekohesisht dhe njeri me vlera te larta njerezore, nuk te ben automatikisht nje figure te larte, nuk te ben me pahir njeri aq te nderuar sa per cilindo do te ishte me se e natyrshme per t’u shprehur “bindshem” dhe me fjale nga me bombastike sic eshte fjala per themeluesin e nje organi mediatik. Per ato qe ai beri ka marre hakun e punes, ka vjele radiodegjuesit dhe teleshikuesit se u ka ofruar nje sherbim te tille dhe kaq. Ishte kush ishte ata qe e kane njohur nga afer kane shume me shume se c’te tregojne rreth tij se sa shumica nga ne qe e njohin vetem nepermjet mediave.
“Edhe i vdekur po na mund?” – Qe mund te kete mundur disa biznesmene kjo qendron o Mero.
prof im i filozofise thoshte se Marksi paskesh thene qe njerezit praktike çajne me lehte se njerezit e mençur,sepse nuk mendojne sakte.Turren perpara,te veje ku te veje.I ndjeri ka qene komshi me nje shokun tim ne Laprake,e pastaj refugjat ne Itali,ne Lecco,qytet qe une e njoh nga afer.Shoku im demokrat me thote se burimin qe nuk ia dini ju ia di gjithe Tirana,sipas komshiut te tij,qe eshte akoma ne Itali,ai merrej me droge.Edhe ca kapitene kapitaliste qe kane grataçela ne bulevard e ne qender.supermarkete qe harxhojne vetem per llampa miliona euro merreshin e merren me kete pluhur te bekuar dhe helm te njerezimit njekohesisht.Kur behet para e madhe,ajo te meson vete.Thote je shprehje qe i varferi budalla eshte nje budalla,i pasuri budalla eshte pasanik.Nuk dua te behem cinik,se behet dem i vetes,por s’mundem te hesht,kjo eshte e keqja ime qe e vuaj une e do me lere tere jeten troke.Nuk mund ta imagjinoj nje person qe ben gara me makine ne mes te kryeqytetit,eshte jashte konceptit tim mbi njeriun pa komplekse.Pershendetje!
Thua valle te kete qene vetem njeri praktik ashtu sic i ka etiketuar Marksi? Po kjo nuk na ka munguar dhe neve o i nderuari beso. Te qenit praktik duhet te kete qene nje faktor shtese, por rol me te rendesishem tek suksesi i tij duhet te kete patur dicka tjeter shume me e rendesishme se kjo. Une do ta etiketoja thjesht nje lloj guxim te tepruar, gje e cila na mungon jo vetem ne te dyve por edhe shume e shume njerezve te tjere te ndershem e me formim te plote arsimor. Na mungon sepse ne nuk e imagjinojne dot nje jete plot aventura dhe rreziqe, te cilat mund te te shkaterrojne njehere e pergjithmone jeten, te cilat mund te marrin ate gjene me te shtrejte qe eshte liria. Tipa si puna e ketij kane nje nuhatje te jashtezakonshme te situates se krijuar, te cilet te etur nga mania per t’u pasuruar per t’i dhene fund mjerimit te plote (diku lexova qe ky dhe familja e tij kane qene ne pike te hallit) behen si me ethe dhe vihen menjehere ne levizje pa marre ne konsiderate se veprimi i tyre bie ndesh me ligjin dhe mund t’u kushtoje shume shtrejte. Menjehere pas shembjes se diktatures ku vendi po perjetonte nje kaos te plote shenjat e te ciles ndjehen edhe sot e kesaj dite tipave si puna e ketij ish-fukarai u erdhi vakti dhe nuk ngurruan asnje cast por u hodhen ne action. Shume prej tyre hengren kokat me njeri-tjetrin, shume nuk dihet se ku jane dhe me te paktit munden te canin perpara me lloj-lloj dinakerish dhe marifetesh. Ky ishte njeri prej ketyre te fundit. Ky ishte njeri nga ata qe e kapercyen pragun dhe u fuqizuan aq shume sa qe me ne fund e fituan pavaresine dhe nuk donin t’ja dinin fare as edhe per kete fare shteti. Pershendetje.
Mire e ka besua, ne qe s’u morem me bizneset e pluhurit nuk jemi treguar aspak praktike, dhe vete Marxi na ka denuar te mos ecim perpara.
..megjithese Tanin e lame mbrapa
beso,
Dje i thashe Clausit, se me zi prisja te filloja te lexoja shkrimet e tija dhe te tuat.
Beso, babai im, rahmet paste thoshte gjithmone se,ne se ai do te kishte gje ne dore ai,do te vinte per magazinjere njerezit qe kishin mbaruar juridikun. Kjo sepse keta njerez njofin ligjet dhe dine mire se cfare i pret ne se kapen me preshe ne duar. Kuptohet se magazinjeret do te paguheshim me rroga si te avokateve.
Beso, une nuk e njof fare te ndjerin, kam mendimin se ai, m.gj.se pa shkolle te larte kishte talentin
e madh qe kishte nuhatje, guxim, dhe sidomos fat.
Beso, mendoj se,keta jane njerez te lindur per bisnese. Thone se fati eshte qorr dhe te ben akoma me qorr. Sic duket kjo gje ndodhi edhe per kete bisnesmen te talentuar.
Beso, thone se ndryshimet e medha historike
lindin edhe njerez te medhenj si Napoleoni, Lenini, Mao Ce duni etj.
Kam mendimin se,edhe ndryshimet e menjehereshme dhe turbullirat ne Shqiperi ne ato viti i krijuan ketij njeriu te talentuar kushtet e jashteme dhe te brendeshme qe te krijoje ate bisnes nga i cili neve , sipas mendimit tim peritojme, sepse degjojme jo vetem kembanen e shurdher te mediave qeveritareve por edhe kembanen e njerezve qe jane te siguruar nga ana financjare.
Beso, une nuk e njof Fejziun, kete zvaranik te mediave qeveritare, por kam mendimin se,ai nuk eshte i lumtur qe shet dinjitetin e tij per nje luge corbe te prishur qe,i serviret ne kazanin e qeverise atij dhe familjes se tij.
Beso, ti me siper thua : “Nuk dua te behem cinik,se behet dem i vetes,por s’mundem te hesht,kjo eshte e keqja ime qe e vuaj une e do me lere tere jeten troke.”
Beso, nuk e di se kush,me te drejte ka shkruar,: “Nuk me mbetet vetem te qesh me fatin.”
Kavajsit thone : O zot me jep mend sa te lidhe ushkurin e brekeve dhe te tjerat mi jep fat.
Te uroj ty dhe familjes gjithe te mirat.
E tmerrshme kjo kategoria juaj qe s’jeni askush dhe doni te ulni ne nivelin tuaj njerez qe dukshmerisht bejne gjera te medha e influencojne miliona. Milingona qe merret me elefantin. Po ik o burre, shko paguaj faturen e internetit a drites, se nukje ti per te analizuar zotesine e Tanit
Edhe I vdekur po na mund…. No coment.. Cdo njeri ka vese…..Edhe Klintoni kishte vese…
Mero nje Bravo te madhe je i paaritshem..Nje lutje kam per ty : Nuk na ben nje shkrim per Fevziun qe ta kuptojme si ka mundesi te jesh aq plehre( e ndoqa te merkuren me ambasadorin amerikan: Ka gazetar ne bote qe i ben pyetje ambasadorit, ti sikur anon pak majtas edhe shume e shume te tjere sa u shokova me dukej sikur kisha ne ekran Sali-Arvizu.E dyta te enjten me rruget, ashiqare karshi Olldeles, i bertiste Lames sikur Lamja eshte nje cope hajvani. Ja ben mire Rama ketyre (se keta po na mbajne ne kembe nje rregjim diktatorial dhe jane bere te gjithe si Liza ne boten e cudirave, snjohin realitetin) se ti kapesh nga veshi eshte pak por ketyre u duhet…spo e prish fjalorin se sja vlen..FLM Mero
“Polverina” ishte profesioni i tije!hahahahahaha!Po ik o Mero se na cuditet, me kete injorant qe u be model,boll mo se e bete balte fare!
Komenti i dumdum eshte shume i sakte dhe e mbeshtes ne idene se pavaresisht Tani ndertoi nje bisnes te suksesshem dhe te qendrueshem,por Top chanel nuk eshte pararoje e gazetarise, ndoshta ashtu si Tani do donte te ishte.
Pas vdekjes te gjithe lavderohen.
Po per ate gazetaren e shkrete qe humbi jeten bashke me Tanin perse nuk u tha asgje ?
Kolegja juaj ishte dhe ajo. Turp per te gjithe koleget qe e mohuan e sekujtojne.
Mardheniet e Tanit me te shoqen I dine te gjithe sidomos shoqeria e Tanit.
Bashkeshortja e Tanit po zbaton thenien ” vdis te te dua”
Po si nuk tha nje njeri se si e ngriti Topin ky Tani.????
Per mendin e njerzve te thjeshte Tani do mbahetmend si njeriu qe I beri shqiptaret qe ne varferine e tyre te shtojne dhe nje TAKS per te pare t.v.
Monipolizoi cdo gje sa ishte P.S.-ja me pushtet.
Ngriti biznesin e tij ne zemer te Tiranes me qerane me qesharake.
Per keto e te tjera nuk flet askush.
sot qenka pastruar editiriali nga tre llapaqenat e temes
vETEM NJE GJE SHUME TE VOGEL DHE TE PARENDESISHME.Te gjitha aksidentet rrugore ,edhe me plagosje i jet TOP-KANALI dhe gjithe tv-te tjera.Aksidentin e Tanit nuk e di pse nuk e dha.Apo nuk ishte i rendesishem.
Eshte gjeja me normale qe Mero Bazen ta mundin edhe te vdekurit,bile ta mundin edhe kufomat.Dhe shprehu ai po me mund e jo po na mund.Ja pershembulll mua nuk me mund fare.Une e njoh mire se jam rritur qe femije me te dhe e di bash mire se kush ish e si u be.Po ty Mero te takon ,se po ben detyren,po sherben pa ta kerkuar kush sherbimi.
..nuk mund ti heq apo shtoj asnje presje a pike shkrimit tuaj.. per mua eshte pershkrimi me realist dhe me me vlere per Dritan Hoxhen, njeriun qe krijoi rregull nga kaosi shqiptar…
Shqiperia ka mbetur emri vetem prej njereve te ndershem dhe punetor.
TOP CHANEL ESHTE KULTURA SHQIPTARE E MOMENTIT, AJO ME E MIRA ME E DOBISHMJA, NDAJ SHQIPTARET E FALENDEROJN ATE NJERI PER KETE .
Nese Rilindasit tane e prune shkrimin shqip nga jashte memedheut, Dritan Hoxha u coi shqiptareve ne mergim, Shqiperine, gjuhen shqipe. Per mua ai mbetet nje rilindas i kohes moderne. Perjetesisht i paharruar.
i paharruar Dritan Hoxha.
Nese sot e ndiejme veten sadopak europjan kjo ne saje te Dritan Hoxhes. Nese sot Shqiptaret jane te bashkuar anembane botes kjo ne saj te Dritan Hoxhes . Respekte dhe perulje Tanit te Topit .
Nuk desheroi as te shaj e as te lavderoj as te gjall e jo me te vdekur por ;1)o Mero kush di edhe ka studiuar pak matematik mund te bej edhe konto si mund nje person I thjeshte nje emigrant me pun kamerier te ngre nje impere .2) parat e kujt jane ato qe ngriten TOP CHANAL 3)Rama eshte aksioner e soc me djemte e ENVER HOXHES kete e di edhe bufi more ZOTERI edhe Tani per sa ju deshe e lan pastaj e derguan me leje sic kane bere e bejne edhe tani.me respekte per ju.
Gazetar me dell artistik, nuk kam cte them
ky eshte titulli me mistik, me origjinal, me filozofik ne bote. ky titull gjynah qe e ka personazh kete njeri “teknik”, e s’eshte ruajtur per dike qe te dhemb zemra per te…ky titull me ka nxit te mendoj per dicka qe s’kam menduar kurre, qe, edhe per se vdekuri dikush te mund….ky eshte ai titulli qe me shtyen ne mekatin e lakmise, e lakmoj te kishte qene i imi…
Megjithese shume here kam pikepamje te kunderta me zoterine Mero Baze.
Pikepamja ime personale eshte:
Nese ka njeri me zemer dhe qe ka kontribuar me shume e ka vuajtur me shume ne demokraci;ky njeri per mua eshte Mero Baze.
I cili vetem se duhet ta korigjoje pakez shenjestren.
Per kete njeri,duhet te gjendet ose te shpiket nje titull i vecante.
E ti jepet nje medalje e vecante.
Ndoshta dhe mund ta keme gabim,por sikur me duket se nganjehere qellon ne vendosje te gabuar.
Ose i perdorin gozhden per te varur xhaketen e tyre.
Megjithate jeta vazhdon!
Shkrim i bukur i Meros madje me i bukur se ai qe kishte bere per Lazaratin qe sot lulzon nga tregetia e hashashit, dhe ai eshte zhvilluar shume si fshat pothuaj i pa haritshem ne republike.
Kuptohet per nje shqiptar qe diten ja kushton televizionit dihet ai qe i ka bere me shume tja mbushi ate eshte Dritan Hoxha, kuptohet ketu perjashtohen ata qe skane kohe se punojne, ndoshta keta nuk e njohin mire kontributin e Tanit.
Merua e ke penen e mbrehte si shpat e gjeja e bukur e kemi pare kete nga te dyja anet e betejes, dikur me te njejten stil nga krahu tjeter e sot nga krahu i rilindjes, kuptohet me kuriozitet presim neser nga c’llogore do luftoj.
anticensure…
Mbrem ke punuar turni i trete ne pastrim gjelberim dhe me te hyre ne shtepi direkt e ne kompiuter.
Fillove te tregosh edhe huqe te tjera ,ke filluar ti lepihesh Plakut.
Une nuk te thash ti lepihesh ,te thash mos e kruaj me Plakun se eshte obuz (top 122 ) nuk eshte pisqoll si ti.
Mire une qe dua te mesoje me hile nga ti si ‘AKADEMIK ” i pa arsimuar se as gramatik nuk di,po realist-i do te mesoje anglishten me dialekt Australian.
-realist- gjej ndonje perkthyes te kuptosh repliken e antiçensures, po nuk gjete me kerko mua ndihme se kam filluar ta deshifroje.
antiçensure, i tha GOMARI dy GJELAVE sa te medha i kini kokat !!
Mendimi im per kete pike eshte se Tani na mundi vertet, jo vetem neve, por te gjithe shtresen shoqerore qe do ti paraprinte luftes dhe fitores kunder Salisteve dhe pusteceve. DHe kjo shtrese prijese do ishte inteligjenca dhe media bashke.
Mero te kujtohet qe ka deshtuar i pari ne kete lufte, dhe jo eshte mundur.
Ndryshimi i madh midis kesaj eshte se Mero eshte nga ata perfaqesues qe ka qene kunder atyre qe sot duhet te fitojne. Ka qene ne anen e Berishes.
Ky eshte nje tregues i deshtimit te inteligjences, qe duke u bere pale me kriminelin Sali dhe kauzen e tij te shkaterrimit sollen dhe ndeshkimin.
Jo se Sali Berisha eshte bajlozi dhe sot vetem gjergj Elez Aliajt mund ta mundin.
Saliu nuk eshte gje tjeter vecse nje shkerdhate qe i shpetoi vendimit te popullit me nje telefonate te Nanos; aq trim dhe i tmerrshem u duk kur nisi sulmet barbare kunder Jugut, dhe aq shkerdhate ishte sa e mori frika para dhe u be gati te ike, si shkerdhata e pare Zogu.
Ky krahasim nuk behet thjesht nga nje kenaqesi e ulet per te prishur gojen, por per te treguar se sa e dobet dhe e pamjaftueshme ka qene qendrimi jone ndaj nje regjimi qe duhej shryre si tollombace, dhe ne vend te kesaj rrime e i bejme lavde nje njeriu kulti i te cilit eshte ngritur me kulturen qe ofroi ky regjim..peruljen para biznesit te piset.
Se kush i financon, e majta apo e djathta, keto biznese nuk qendrojne ne themel me elemente te mirefillte te moralshem.
Nqs se na ka mundur Dritan Hoxha po ja bejme hallall sepse ai e meritonte.
Me keqja e eshte se eshte nje tjeter i vdekur qe po na mund dhe poshtron dhe po na mund prej 20 vjetesh.
Dritani vdiq vetem nje here por Saliu ka vdekur tre here:ne 1997,1998 dhe ne 2011 dhe po na shkerdhen mbara e prapa sic thote dhe ky komentuesi i fundit mirel me shume te drejte.
E vetmja gje qe nuk kuptoj sot ne shqiperi eshte se keto ambasadoret & dipllomatet e amerikes dhe europes jane kaq budallenj apo bejne rolin e budallait duke menduar se ne shqiptaret jemi kaq “low life”…
Me duket se po i bien ne qafe Enver Hoxhes si diktator.Jemi katandisur ne nje popull qe mbajme shenim sa here na i ka futur nje kryeqyrravec tropoje
dhe i lutemi arvizuve per ndihme nderkohe qe berisha eshte prodhim “made in usa” i vitit 1990 me patente te udb dhe duhej te kishte dale me kohe nga qarkullimi se po na mund dhe i vdekur fantazma e usali udberishes..
KOMPLIMENTE O MERO TRIMI PER KETE ANALIZ TE SHKELQYER.Pastaj per keta komentuesit qe pa tjeter duhet te hedhin balt mbi figuren e TANIT dhe Top- çenellit dua tu them qe jane BAJGA njerez te ndyre dhe mbi te gjitha jane te gjithe LAPANJOZET E sali vrasesit.
problemi juaj tomor i beratit, eshte se jeni shume kategorik, o me ne o kunder meje
Po kujdes se topi kalon shume here nga nje ane ne te kundert, dhe meqenese pala tjeter qellon te jete bajga, i bie qe neser kur te bjeri goli ne anen tuaj, do jeni ju bajgat.
Dhe bajga nuk ndrysho, bajge eshte perhere.
une them jam mire te stoli i spektatorit vetem sa shikoj si perlyeni me njeri-tjetrin, ose me mire e kam braktisur fare ndeshjen tuaj te bajgave.
vjen ere..
TI MIREL JE BAJGA ME E MADHE TEK TEMA PRANDAJ MBYLLE
ATE HALE QE KE SE VETEM BUDALLALLIQE FLET.
SHUME E PER LUME
Cilin Mero te besojme tani, ate qe na e ka paraqitur ndryshe para 2005-s dhe qe po na e paraqet ndryshe? Qe Dritan Hoxha ka qene nje trafiktant nderkombetar droge, mjafton te kerkosh minimumin e informacionit ne çdo zyre Interpoli. Investimi i tij, pra “endrra e Tanit”, nuk ishte gje tjeter veçse nje lavatriçe per pastrim parash. I vdekuri nuk gjykohet, por Dritan Hoxha nuk eshte kurrsesi model shembulli e model biznesi, por model trafikanti.
Nuk do te bej asnje koment te komentit te M.Bazes, por as te gjithe te tjereve qe kane shkruar per Dritan Hoxhen. Do te jap thjesht opinionin tim per figuren e tij.
Dritan Hoxha ,sipas meje eshte nje nga pak njerezit qe pas viteve 90,kane kontribuar per Shqiperine dhe shqiptaret.Qofte dhe vetem per kaq ai nderohet dhe duhet te nderohet nga shqiptaret e vertete,qe nuk rendin thjesht pas politikaneve.
Per sa i perket personalitetit te tij, ai ishte nje njeri i vecante qe jo vetem dinte te enderonte,por endra e tij nuk ishte fluide, sic jane zakonisht endrat,por mbi shina prakticiteti.Kjo dhe kembengulja e tij, e bene qe te arrinte sukses. Gjithe hamendesite e tjera,qe shprehen neper disa komente,mua si shqiptar nuk me interesojne fare,pasi ne fund te fundit ai nuk ishte nje leader politik,as ndonje minister apo manaxhues i parave te taksapaguesve shqiptare.Merruni me ata qe jane te tille dhe jo me te nderuarin dhe te ndriturin Dritan Hoxha.
Nder dhe respekt per te,perjetesisht! Nje dite kur komentuesit dhe “analistet” te jene xhveshur nga pasionet e perkohshme politike, do ta vleresojne akoma me shume kete figure, dhe pse jo do ta rendisin ne altarin e shqiptareve te medhenj.