E bija e Dritan Hoxhës shkruan një letër në 5- vjetorin e të atit: Një mesazh babait tim

23 Maj 2013, 10:18Sociale TEMA

Sara Hoxha, e bija e themeluesit të Top Media, Dritan Hoxha, rikthehet në kujtimet e pesë viteve më parë përmes një letre të botuar në “Shqip”.

“Ia kam ngulur sytë këtij dokumenti të zbrazët prej disa çastesh, pa e ditur se çfarë të shkruaj. Jo sepse nuk kam asgjë për të thënë, por sepse kam shumë.

Mund të shkruaj për orë e orë, por një gjë është e sigurt, asgjë nga këto që them e shkruaj, nuk mund të jetë e mjaftueshme për të përshkruar dashurinë që kam për ty.

Teksa filloj të shkruaj, ndjej lotët që më rrëshqasin faqeve…

Është kjo periudhë e vitit përsëri. Dita kur koha duket sikur ngrin dhe e gjithë bota ime vërtitet rreth një çështjeje. Dita kur fytyrat bëhen të padallueshme dhe asgjë nuk më duket se më intereson, përveç kujtimit për ty. Gjithçka bëhet e turbullt dhe kujtimet vijnë e përmbytin jetën time.

Fytyrës i jap një pamje të guximshme dhe kokën e mbaj lart, ashtu siç ti më ke mësuar. Kjo është vetëm një maskë që unë vë, ndërsa brenda zemra më dhemb dhe mushkëritë ngadalë ngushtohen.

Të gjithë thonë se do të bëhet më e lehtë, të gjithë thonë “do ta kalosh”. Ndoshta është e vërtetë. Gjithçka që di është se zemra akoma më dhemb si pesë vite më parë.

Ndonëse sot është dita kur ti shkove dhe një komb i tërë të kujton këtë ditë, unë të kujtoj ty gjithë kohës. Asnjë ditë nuk kalon pa të pasur ty në mendimet e mia.

Unë nuk jam besimtare fetare, por unë besoj te ti. Unë besoj se prej ndokund ti kujdesesh për ne, kudo që ky vend të jetë. Sot unë besoj se do të kem gjithnjë një engjëll në krahun tim.

Do të doja të të falenderoja. Do të doja të të thosha faleminderit për gjithçka që kam dhe gjithçka që jam. Do të doja të falenderoja që më dhe jetën. Falë teje jam kjo që jam. E mira dhe e keqja.

Faleminderit për familjen time të bukur. Ti më ke dhënë dy mikesha të mira dhe një vëlla në sytë e të cilit pasqyrohesh ti. Dua të të falenderoj që më mësove kuptimin e të jetuarit plotësisht.

Duke të parë ty, unë kam mësuar si të jem e sjellshme dhe e dhembshur kur është me vend, por në të njëjtën kohë të jem e rreptë dhe e fortë kur duhet.

Duke qenë ai që ishe, ti më mësove të jetoja çdo çast si të fundit. Ti më mësove se çfarë do të thotë të ndjekësh ëndrrat.

Ti më frymëzove të jem vetvetja. Ka shumë gjëra për të cilat të jam mirënjohëse, por besoj se mund të tregoj gjithçka që kam mësuar prej teje duke ndjekur hapat e tu dhe duke e bërë vetë emrin tim.

Teksa të gjithë vajtojnë për ty sot, trashëgimia jote akoma jeton. Miliona shqiptarë në të gjithë botë e ndjekin Top Channel çdo ditë për gjithçka që dëshirojnë. Qoftë për të qëndruar të informuar me lajmet e vendit apo për të parë se kush i fitoi 100 milionët e të martës në mbrëmje, atje ka gjithnjë diçka të re.

Shpresoj që kur të gjithë të shohim Top Channel, të dëgjojmë Top Albania Radio, të kalojmë kanalet e Digitalb apo të lexojmë këtë gazetë të enjten, unë vërtet shpresoj se të gjithë ne do të kujtojmë burrin që është përgjegjës për të gjithë këtë. Burrin që jo vetëm unë, por të gjithë shqiptarët kudo që ndodhen duhet t’i jenë mirënjohës.

Ashtu si Benjamin Franklin shkroi dikur: “Nëse nuk do të harrohesh sapo ke vdekur apo je tretur, ose ke shkruar gjëra me vlerë për t’u lexuar, ose ke bërë gjëra me vlerë për t’u shkruar”.

Ti ishe ky i dyti. Unë jam vajza më krenare që të kam ty si baba dhe shpresa ime e vetme është që kudo që të jesh, një ditë edhe ti të bëhesh krenar për mua gjithashtu.

22 komente në “E bija e Dritan Hoxhës shkruan një letër në 5- vjetorin e të atit: Një mesazh babait tim”

  1. arbeni says:

    Letra shume e bukur.
    Te lumte dora qe e ke shkruar.
    Nje sugjerim do kisha qe interesohu pak se ka mundesi qe vdekja e babait tuaj mundet te jete edhe e qellimshme. Vetem po sugjeroi dhe asgje tjeter.
    Respekte

    1. ana says:

      babi jot maj zemer ,dritan ,pati emrin drit hapi ne syte e shqipetareve,drit ju befte shpirti ,babi jot moj zemer kujtohet dhe shikohet cdo dite ne mrekullin qe ka bere ,babi jot moj zemer kujtohet nga te gjithe ata qe dine ta kujtojne ,i pergjigjem se nga 1000 burra 999jane astu si ke shkruar ,por nga 999 ne ben mrekullira

    2. valbona zekaj says:

      zemer babai jot do mbetet ne te gjithe ne si njeriu me horizont punene e tij ska dite qe se shoffim e prekim eshijojme ,,,, me vjen keq per te per ty qe ai nuk eshte me ne kete bote mirnjhje per te ty zemer te perqafoj ishte nga letrat me te prekura qe kisha lexuar ndonje hete te perqafoj bona

  2. Jevgjiti says:

    I perjetshem te jete kujtimi i Dritan Hoxhes! Njerez si Dritani rralle i lind nena. Jemi deshmitare te asaj qe ai beri per median ne Shqiperi,falangat e zeza arriten ta likuidonin fizikisht Dritanin por harruan qe u nxine akoma me shume vet,ku dhe nje dite do te dale e verteta e likuidimit te D.Hoxhes vetem e vetem pse su be pjese e falangave te zeza.

  3. rajmonda says:

    e dashur SARA bravo pergjithshka te bukur qe ke shkruar TANI do ngelet gjithmon ne zemrat tona esht i vetmi njeri qe beri dicka te bukur per vendin e tij i paharuar qofte kujtimi tij

  4. nene says:

    TANI punoi dhe la shume per familjen dhe vendin tone . Te rroni e ta kujtoni , Tani eshte kudo ne cdo cep te vendit e globit .
    Me jep kenaqesi( kaq sa lexoj ) fakti qe TANI ka len gru, femije te vleresuar e te respektuar te rrojne .

  5. Edi says:

    E dashur Sara,

    Babai yt, i cili te ben krenar ty jo vetem se te solli ne jete, per mendimin tim ishte nje shqiptar shume i mire, teper inteligjent, nje djale i mencur i ketij vendi, me te cilin cdo shqiptar duhet te krenohet. Vecanerisht, doja te theksoja se punen e tij dhe krijesat e tij, ai ishte nje person teper influent ne Shqiperi (e kam fjalen per infuencen pozitive ne opinionin e gjere publik qe rrezatonte), gje qe ndikonte shume pozitivisht per vendin tone (per vizionin e njerzve qe shikojne larg).

    Tani te mungon shume ty dhe familjes tuaj, por mendoj se ne keto pese vite i ka munguar shume edhe shqiperise dhe cdo shqiptari qe kerkon te ndryshoje pozitivisht jeten e tij dhe do ti mungoj edhe me shume ne vitet qe do te pasojne…….

    Per ta mbyllur, mendoj se Tani i dha shume shqiperise, nuk kerkoi asgje prej saj, por mendoj se meriton te marre shume mirenjohje nga shqiperia dhe shqiptaret!

    Gjithe te mirat,

    Edi

  6. edi says:

    Bukur Sara ! Une sot jam me ty , jetoj me dhimbjen tende dhe i jam gjithmone mirenjohes babait tend , Tanit,per endren e tij , Shqiperine e Madhe. Faleminderit TANI i TOP-it

  7. Ilir says:

    Tani dhe Top Media janë fytyra që duhet të ketë Shqipëria.Lindi në kohën e duhur dhe iku para kohe.
    E dashur Sara! Sa shumë kohë i duhet Shqipërisë që të bëhet ashtu si Tani bëri Top Median.Ne kemi shpresë, sepse kemi shembullin Tani.

  8. kozmai says:

    shkrim shume bukur e i dhimbshem qe vjen nga zemra e sares per tanin . tani beri brekullira ne top cenell televizini qe ndiqet nga 80

  9. rita says:

    E dashur vajze.Per Dritan Hoxhen je krenare jo vetem ti,bija e tij,por 90% e shqiptareve,sepse ai beri ate qe se ka bere politika per 23 vjet.
    Prandaj besojme tek Top_chanel,e sbesojme tek politikanet e marrosur per karrige e aspak per gjendjen e mjeruar te ketij populli
    Emri dhe vepra e tij do te jetojne perjetesisht
    I paharruar kujtimi i tij!

  10. saliheqenefi says:

    interesante botimi i vjershave per te humburit ke tema,dhe ne te tjeret kemi pasur humbje te familjareve dhe do kishim deshire per te botuar ato ,neqofte se redaksia na ndihmon se ku duhet te drejtohemi e falenderojme

  11. LUANI says:

    SARA

    Dritani nuk i perket me vetem familjes tuaj,ai eshte pjese e cdo familje shqiptare,mjafton te ndalosh tek cdo kanal i platfformes DIGITALB dhe aty do gjesh nje pjese te Tanit,te vizionit te tij..

    I perjetshem kujtimi i tij..

  12. tina says:

    e dashur Sara une te uroj ty edhe familjes tende jete te gjate .sara ti je nje zonjushe dhe per te respektuar kujtimin e tij kontribo ne formimin tend Ndihmo maman tende vjollca me ato qe ti munndesh keshtu babai prehet ne paqe me respekt tina.

    Tani eshte krenari e kryeqytetit ai nuk do haroet asnjehere kontributi eshte i jashtezakonshem faleminderit TANI

  13. L. Itali says:

    Sa më ka prekur,ky perkujtim vajze!Një dhimbje e thellë,për një forcë të madhe!Sa keq që nuk e kam njohur babain e saj,por dhe ketej larg perendimit ku,si zogjtë kemi shkuar ne emigrantët ai vjen! Ai eshtë pranë nesh!Ka bërë një dritare të madhe ku shqiptaret shohin realitetin!Forcë dhe mos harrim,vajzë e shkelqyer!…

  14. LEA says:

    e DASHUR SARA,
    MBA GJITHNJE NE ZEMER BABAIN TEND , POR QENDRO LARG PUNEVE TE PISTA DHE KAZINOVE.Kultura eshte nje fushe e gjere qe behet me djerse dhe jo me droge.

  15. gjon says:

    SARA KOT SE THONE BEM BABA TE TE NGJAJE.RROFSHE DHE E KUJTOFSHE PER JETE .

  16. JANI says:

    Pershkrim i SAKTE……

  17. ida -L says:

    Per Saren dhe kujtimit te babait te saj

    Shpejtesine e deshe shume
    Ajo te mori me vete,
    Nuk ishe lindur per lume
    Po per oqeane e dete.

    Ike se te donin prane
    Engjejt qe rrine prane Zotit
    Mbeti binom i pandare
    Topi i Tanit e Tani Topit.

    Ti shkoje neper Tirane
    Mbushur mal me karafile
    Mbledhur njerzit nga cdo ane?
    Qe vdekje apo ditelindje!

    Rri e kuvendon me yjet
    Dhe nga qielli nga flet
    Endrra vazhdon e nuk thyet
    Per femijet realitet.

    Si meteori na ike
    Dhe u ndeze yllesi
    Ne boten mediatike
    krijove perandori!

  18. Sallakja says:

    E keqja jone, ( apo e mira ) eshte se ne shqiptaret
    gjykojme te ndikuar nga edukata komuniste qe kemi marre
    per afer gjysem shekulli.
    Ne boten kapitaliste nuk behesh i pasur me rruge te
    ndershme.
    Ne boten kapitaliste ,rolin kryesor e luan paraja.

    Paraja eshte simboli i te keqes.

  19. jarin says:

    Kam lexu shume komente politike dhe jo politike, por me duket se kjo e Eugenit dhen nga realisti ishte dicka e vecant.Ky mjeri duhet te jet nji burim i pashtershem i informacioneve qe masa e gjane e qytetarve ne shqipni e Kosove nuk i kane ndegju asnjihere.Ia vlen me lexu.

  20. areben says:

    br vo per vargjet qe ke shkruar dhe i pa harruar qofte emri i babait respekt

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje