FRD hap fushatën në Durrës. Topi: Marrim së paku dy deputetë në këtë qark. Ne jemi shtëpia e vetme e së djathtës

23 Maj 2013, 21:23Politika TEMA

Fryma e Re Demokratike hapi fushatën zgjedhore në qytetin e Durrësit duke prezantuar edhe kandidatët e saj për këtë qark.

Kryetari i FRD tha se kjo parti do t’i rikthejë parlamentit etikën e komunikimit dhe “do të vendosë interesat e qytetarëve mbi interesat meskine të politikanëve të vjetër”.

“Parlamenti shqiptar ka nevojë për një zë të tretë që t’i thotë politikanëve të vjetër se nuk jeni vetëm ju që përfaqësoni gjithë shoqërinë shqiptare,” tha Topi.

“Ne do të shkojmë ne zgjedhje në 23 qershor për të ndryshuar situatën e për të thyer bipolarizmin, i cili ka shkaktuar trauma në politikën dhe ekonominë shqiptare. Politika duhet t’i ngjajë një lumi të rrjedhshëm që të ketë mundësi të rigjenerojë elita dhe vlera dhe të mos mbetet peng i një njeriu,” tha Topi.

Kreu i FRD akuzoi kryeministrin dhe ministrat e tij duke thënë se kanë humbur lidhjet me zgjedhësit dhe kërkojnë t’u blejnë votën qytetarëve për të ricikluar pushtetin.

Duke iu referuar zgjedhjeve të 23 qershorit, kryetari i FRD-së tha: “Ne kemi të dhënat tona dhe nuk impresionohemi nga frika e të tjerëve për të realizuar sondazhe, qarku i Durrësit do të shkojë në zgjedhje për t’i garantuar FRD-së së paku 2 deputetë në Kuvendin e Shqipërisë”.

Nga foltorja ne Durrës, Topi iu drejtua gjithë demokratëve të Shqipërisë duke u thënë të bashkohen me FRD-në sepse ajo eshtë shtëpia e vërtetë dhe e vetme e të djathtës shqiptare.

Ndërsa Sekretari i Përgjithshëm i FRD-së, kandidati që udhëheq listën e Durrësit, u tha bashkëqytetarëve të tij se “FRD është e vetmja forcë politike, e cila ka publikuar një program politik të detajuar dhe ka një kontratë politike me qytetarin, ndryshe nga partitë e vjetra të cilat kanë si ofertë të vetme presionin e pushtetit dhe blerjen e votës”.

Ai shprehu besimin se qytetarët shqiptarë do të zgjedhin FRD-në.

“Fitorja e alternativës së FRD në Durrës nuk do të jetë fitore e jona personale, por do të jetë një fitore e qytetarisë durrsake, e cila ka ditur gjithmonë të bëj diferencën,” përfundoi Oketa./ep

7 komente në “FRD hap fushatën në Durrës. Topi: Marrim së paku dy deputetë në këtë qark. Ne jemi shtëpia e vetme e së djathtës”

  1. Realist-i says:

    Me ne fund, nje alternative qe mesa duket do te me bej te votoj per here te pare qe nga viti 92

    Suksese

  2. leon says:

    KESHTU THEM EDHE UNE,,,,SE PARI ESHTE QYTETAR,ME KULTURE,DHE I DJATHTE SALA BEN PUNEN E TE MAJTEVE DHE THOTE JAM I DJATHTE

  3. baca mertur says:

    SINQERISHT ,EDHE PSE FORCE POLITIKE NJE VJECARE ,E MERITON VOTEN DUKE PASUR PARASYSH NJEREZIT QE E PERFAQESOJNE.SHPRESOJME SHUME QE TE MARRIN NJE NUMER TE MJAFTUESHEM DEPUTETESH AQ SA TE MUND TE JENE ,PSE JO, DHE PJESE E QEVERISJES

  4. qwe says:

    Ravijezohet me se fundi nje politike me afer njerezve…

  5. iris says:

    fitore fitore fitore……………….nga populli per popullin tek populli………..fitoooooooooreeeeeeeeeee…frd-ja

  6. alba says:

    nuk eshte thjesht nje force e re ne kohe por ne ide dhe perfaqesim…urime dhe suksese z.Oketa!!!Ju jeni shembulli i politikanit qe duan Durrsaket.

  7. fadil says:

    urime urime urime….forzaaaaaaaaaaaaaa FRD

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje