Partitë politike në Shqipëri janë duke kuruar me shumë kujdes imazhin e tyre në aktivitetet publike, në një kohë që po e orientojnë intensivisht komunikimin me votuesit në hapësirat e rrjeteve sociale
Nga Arben Muka, DW
Partitë politike nuk kanë pritur afatin ligjor për fillimin e fushatës elektorale, që parashikon vetëm një muaj para ditës së votimeve, por me padurim janë duke zhvilluar prej javësh aktivitete të ndryshme publike për të sensibilizuar në çdo cep të vendit mbështetësit dhe të pavendosurit. Bie në sy kujdesi deri në detaj për gjithçka që lidhet me procesin elektoral, në mënyrë të veçantë që media ta përcjellë me sa më shumë kolorit atmosferën tek mbështetësit, mesazhet dhe gjestikulacionet e lidershipit, sfondin me flamujt, simbolet e logot partiake etj. Edhe për zgjedhjet parlamentare të 23 qershorit 2013 një gjë është e sigurt në angazhimin e shtabeve elektorale: mbulimi mediatik për takimet dhe mitingjet publike do të realizohet nga vetë ato dhe do ju përcillet redaksive të gazetarëve si një produkt i gatshëm.
Aspekti i dytë i dukshëm është shpenzimi i mjaft energjive nga kandidatët për deputetë dhe subjektet politike për të përdorur rrjetet sociale në komunikim me votuesit. Si asnjëherë tjetër në fushatat e mëparshme ata po tregohen shumë aktivë dhe interaktivë me gjithçka postohet në Facebook, Twitter etj., duke bërë një harmonizim të kontakteve reale me ato virtuale të elektoratit të tyre. Për ekspertët e medias jo gjithçka që serviret është efektive, por ka sjellë një evoluim në mënyrën e të bërit fushatë dhe të përcjelljes së mesazheve për qytetarët.
Informim real apo “bombardim” propagandistik?
Prof. As. Mark Marku, lektor në Shkollën Doktorale të Shkencave të Komunikimit e Informacionit në Universitetin e Tiranës, mendon se produkti mediatik që shpërndajnë partitë në fushatë ka efekt pozitiv nga pikëpamja e komunikimit politik. Sipas tij, subjektet politike e fokusojnë më shumë në këtë mënyrë publikun tek mesazhet dhe idetë që duan të shpërndajnë. Por nga pikëpamja e lirisë së medias, unë mendoj se kjo e cenon shumë këtë liri, thotë për DW, Prof. As. Mark Marku.
“Praktikisht kjo mënyrë i pengon mediat që të marrin informacion direkt dhe të mbeten në misionin e tyre si struktura të përpunimit të këtij informacioni. Nëse futen aktorë të ndërmjetëm, siç janë partitë politike, atëherë kemi deformim të sistemit të qarkullimit të informacionit te publiku. Për rrjedhojë kemi fenomenin e deformimit të demokracisë, duke krijuar premisat që publiku gjatë fushatës të mos informohet drejt për atë që ndodh realisht, por të kemi një lloj ‘bombardimi’ propagandistik.”
Drejtori i të përditshmes TEMA, Mero Baze vëren një evoluim të dukshëm të aspekteve estetike dhe skenografike të fushatës elektorale. Nëse më parë media luante rolin kryesor në pasqyrimin e aktivitetit të subjekteve konkurruese, tani kemi një produkt të gatshëm që ideohet, realizohet dhe shpërndahet nga vetë shtabet elektorale në formë multimediale, thotë ai për DW.
“Mendoj se kjo duhet interpretuar drejtë. Më duket normale që shtabet elektorale të partive bëjnë punën e tyre duke shpërndarë DVD të gatshme, ose duke ofruar sinjal televiziv live për aktivitetet e tyre. Sepse qëllimi i tyre është që gjithçka të duket perfekte. Nga ana tjetër media nuk frenohet të bëjë punën e saj. Ajo nuk ndalohet p.sh që të investigojë në ato raste kur kemi ekzagjerime nga partitë politike në pasqyrimin e fushatës, kur disa qindra njerëz i paraqet si disa mijëra, kur disa mijëra i paraqet si dhjetëra a qindra mijë e kështu me radhë.
Ne që e njohim Shqipërinë na bën përshtypje që në një tubim në një shesh afër 100 metra katrorë të pretendohet se ka 100 mijë njerëz prezentë. Partitë e pretendojnë këtë, ama medias i mbetet që të verifikojë me kamerat e saj, të ndajë si të thuash produktin që përgatit PD, PS, LSI a ndonjë parti tjetër me produktin që përgatit vetë ajo. Kësisoj publikut i paraqiten pamjet reale me një produkt gazetaresk përballë filmimeve e shtabeve elektorale që shpesh falë risive teknologjike tregojnë 2 – 3 mijë vetë me imazhin sikur janë 50 mijë ose 100 mijë vetë. Dua të them që media është e lirë të bëjë reportazhet e veta për pjesëmarrjen në aktivitete, për organizimin, nga vijnë njerëzit, kush i sjell etj, etj. Nëse media jep vetëm produktin e partive atëherë ky nuk është faj i partive, por i medias që nuk ka produktin e saj të mirëfilltë gazetaresk”.
Pjesëmarrja në votime si perceptim virtual
Mero Baze thotë se përdorimi në shkallë të gjerë i rrjeteve sociale ka demokratizuar shumë mënyrën e të bërit fushatë elektorale në Shqipëri. Sipas tij, aty mund të ndjekësh debate reale mes atyre që votojnë dhe atyre që kërkojnë të zgjidhen në parlament.
“Vlerësoj faktin se angazhimi në rrjetet sociale i takon në shumicë pjesës së ndriçuar të shoqërisë, e cila kërkon të kontribuojë me ide, sugjerime, plotësime, kritika dhe mospajtime për çështje konkrete. Pjesëmarrja e më shumë njerëzve në rrjetet sociale jep dhe impakte konkrete. Po ju përmend një rast të kohëve të fundit: Menjëherë sapo dy kryetarët e PS dhe LSI-së njoftuan aleancën paraelektorale mes tyre, pati reagime të shumta në hapësirat komunikuese të rrjeteve sociale. Nga ky shkak, Edi Ramës dhe Ilir Metës, për më shumë se dy javë ju deshën që të jepnin shumë e shumë sqarime publike për vendimin e tyre. Rrjetet sociale ishin një tregues real për perceptimin e publikut mbi njërën prej lëvizjeve më të bujshme politike në prag të këtyre zgjedhjeve parlamentare.”
Prof. As. Mark Marku shprehet se aplikimi i mediave dhe teknologjive të reja është një çështje e debatuar mes ekspertëve për faktin se sa demokracia elektronike është një demokraci reale, apo sa interaktiviteti shndërrohet në një bashkëbisedim real dhe se sa ky mbetet si perceptim virtual.
“Problemi është se cili ose cilët janë ata që komunikojnë në rrjetet sociale më qytetarët, me votuesit. Nga pikëpamja logjike e ke të vështirë të pranosh që një lider, ose një kandidat të rrijë nonstop në dispozicion të dinamikës së komunikimit në një adresë në Facebook a Twitter. Një aspekt tjetër është efektiviteti i interaktivitetit nëpërmjet rrjeteve sociale: sa siguri ke që një komunikues në rrjetet sociale do të jetë aktiv realisht në procesin elektoral, pjesëmarrja e tij në aktivitete, apo vajtja në kutinë e votimit. Pra, është një mënyrë komunikimi që tërheq vëmendje, përmirëson imazhin e formacioneve dhe liderëve politikë gjatë fushatës, por duhet verifikuar se sa ndikon kjo në pjesëmarrjen reale në ditën e votimeve. Studiues të ndryshëm mbrojnë idenë se këto mënyra mund të nxisin dhe pasivitetin në elektorat, pasi qytetarët e ndjejnë detyrën e kryer pas realizimit të komunikimit virtual, duke e parë si jo të domosdoshme të ushtruarin e të drejtës për të shkuar në kutinë e votimit. Studiuesit e qasin këtë fenomen me efektin që krijojnë p.sh filmat erotikë tek një pjesë e madhe e njerëzve. Nga pikëpamja e komunikimit është interesante të studiohen efektet konkrete që shkakton përdorimi masiv i rrjeteve sociale në procesin elektoral”.
Besoj se pervec fushatave dhe ekipit per pjesen online, eshte fryma qe nuk ka te zevendesuar. Dhe ketu dallohet qarte diferenca mes PD dhe PS. PS ka frymen e Rilindjes, PD nuk ka as administraten e lodhur.
Edi Rama ka qene gjithmone nje promovues aktiv i pjeses online, si pjese e domosdoshme e lidhjes se nje politikani me qytetaret. Berisha i fshin shumicen e atyre qe ka ne faqe, pastaj blen te tjere. PD nuk e perdor per tu hapur internetin se nuk ka asgje te hapur ne ate parti. Prandaj duket kudo online qe Rilindja eshte ne avantazh te thelle.
Shqipnia n’moshen e internetit asht nje rrene e madhe e nje rrenacaku kronik. Sala ju flet robve sikur asht Shqipnia farmvill dhe nuk e ka iden per problemet e vendit.
Me duket se PD eshte shume hapa prapa gjith kete kohe. Ka kopjuar cdo gje ka mundur nga PS, qe nga nismat per ligje, tek aktivitetet dhe skenografia, tek qytetet ku shkon, te mesazhi dhe gjithcka tjeter ka mundur. Kjo tregon se nga njera ane kemi nje fushate proaktive qe synon te terheqe njerez, ndersa nga ana tjeter kemi nje fushate ku synohet te fshihet ndryshimi mes kampeve nga syte e publikut. Megjithate te gjithe e shohin ate qe po ndodh. PS po mbeshtetet tek thirrja per shprese, ndaj do fitoje bindshem.
Sala nuk di me bo gje tjeter vec me kopju Ramen. Del edhe ne foto ne kompjuter shpellari qe ka pat i vogel idhull Steve Jobs, para se ky te kish lindur, e kur Sala nuk dinte me i dhan as kalit. Budallalleqe nga krahu i plakut te lodhur, po shikojini nje here faqet e Rames dhe PS dhe e kuptoni sa ndryshe jane keto mentalitete
PS po tregon se po ben nje fushate europiane, ndersa pd nje fushate balte e jashteqitjesh, me premtime te turpshme dhe te paimagjinueshme si ai qe hodhi poshte dje Arvizu. Me mire Rilindja se halete e PD!
Me pelqen pjesa online e fushates se Rames. Une i bera nje pyetje tek Aplikacioni |”Pyet Edi Ramen” dhe mora pergjigje te nesermen. Tregon qe kerkon ti perfshije te gjithe njerezit ne rrugen e tij drejt fitores. Dhe mendoj se kjo eshte nje tregus i qarte i angazhimit te PS ne fushate.
Nuk behet fusahte online me like te blera neper tregjet e matrapazeve te Podestes me shoke o joooooO!
Rilindja online ka marre nje hov te paimagjinueshem, plus kane dhe stil. PD vetem heq postime dhe raporton cdo gje, duket qarte qe e ka kapur paniku se nuk po e kap dot Rilindjen online
Kush eshte online??? Shpellari??? ?
Po ai bujk do kishte qene po te mos ishte gomar! ?
Te gjithe e kujtojme se si Berisha rrinte dhe tallej me Ramen se perdorte Tweeter dhe facebookun per te komunikuar me popullin. Por Saliu eshte me te vjeteren dhe nuk e kupton benefitet qe media sociale. Shqiperia po ecen ne rrugen e perhapjes se medias socilae e cila po rritet shume keto kohe, por promotore e kesaj nisme eshte vete partia Socialiste.
Per Partine Socialiste gjeja me e rendesishme eshte te informoje qytetarin per alternativen e Rilindjes, kjo na jep besimin qe edhe qeverisjen do ta sjelle me afer qytetareve me cdo lloj mjeti, qytetari do te jete gjithmone ne qender te vemendjes, aq me teper, tashme qe te gjithe jane online, interneti do jete menyra me e shpejte, ne kohe reale, ne menyren me ekonomike per ta sjelle qeverisjen tek qytetaret!
Edi Rama eshte i jashtezakonshem ne ide, ne menyrat qe gjen per te qene origjinal dhe gjithmone prane qytetareve, tregon kujdes per t’i mbajtur gjithmone te informuar. Kjo na jep besimin qe qeveria e ardhshme do kete vemendjen dhe kujdesin e duhur qe qeverisja te jete per qytetaret dhe jo per pushtetaret!
Fitorja e Rilindjes eshte shume me e sigurte sepse fushata e saj eshte e perqendruar ne cdo aspekt. Ne median e shkrur, ne ate vizive dhe ne mediata sociale. Pra ajo po ben nje fushate te papare dhe shume te gjere. Nje fushate qe synon te informoje cdo njeri me nje menyre apo me nje tjeter. Bravo PS.
Saliu tani ka filluar qe ta kuptoje se benefitet e medias sociale jane te medha dhe ka urdheruar te gjithe ministrat qe te hapin llogari ne Facebook. Por ai eshte shume vone sepse PS ka kaluar ne nje stad tjeter dhe eshte shume me perpara PD dhe e tille do mbese tere kohen.
Fushata online e PS eshte nje risi qe do ti jape fitorese se PS nje ndihme shume te madhe. Partia Socialiste ka qene gjithemone shume hapa perpara PD ne shfrytezimin e teknologjise. Duhet pergezaur kjo nisme e PS.
Po sigurisht qe e gjitha eshte ne shrbim te nje informimi te mire te popullit i cili jo ne cdo kohe ka kohe dhemundesi te na shohi. Dhe e verteta eshte se Edi Rama e PS ketu jane mijera kilomatra para. Jane shume me mire e krejt te kundert me hackerat e salliut. E pergezoj PS. Une shoh online gjithcka se skam kohe ngaqe jam ne pune, dhe marr gjithcka ndodh Online.
A doni te shikoni cfare ndryshimi kane te dyja fushatat????
Prisni dhe pak minuta, sa ta zbulojne Cecot e Sales ket artikull dhe do e shikoni lumin e jashteqitjeve qe do nxjerrin. Po njerzit nuk mund te binden me jashtqitje, ndaj kane per te votuar Ramen sepse ai promovon shpresen. Ndaj edhe Rilindja online eshte nje fryme per ndryshimin, jo nje duhme e qelbur nga selia blu
pervec pjeses ne terren nje pjese shume e rendesishme e fushaes eshte ajo online dhe ksaj partia socialiste ndryshe nga pd po i mshon fort sespe e konsideron me shume rendesi
fushata online eberishes konsiston ne hakime dhe faqe te kota te ministrave dhe kryeministrit qe skane pike vlere dhe arsye e as nuk jane te besueshem ne ate qe thote
fushata online e organizuar nga ps duhet te jete nje shembull dhe ne shume vende te tjera.. nje grup i mobilizuar , plot energji , deshire per te punuar dhe te etur per fitore .. gje qe tashme eshte e sigurt , te gjithe te shqiptaret jane te etur per fitore e per nje rilindje te te gjitheve ne
Bukur shume si ide, bravo skuadres se PS per origjinalitetin qe tregojne.
partia socialist endryshe nga ajo demokratike fushaten online e ka te perkryer e ka te bazuar nje pjese te madhe te saj tek online tek rrjetet sociale te cilat jane trendi i dites se sotme
rendesia e fusates online konsiston ne shume gjera por me kryesorja eshte sepse te percon nje mesazh te qarte ty per kohen kur je ne internet dhe kjo ka vleren e saj me te madhe
Me ane te medias sociale behet diferenca edhe mes besueshmerise tek lideret. Berisha thot qe e menxhanon personalisht faqen nderkohe qe duke u nisur nga materialet e postuara kjo eshte e pamundur. Nderkoh Zoti Rama me ane te Twitterit, nje platform ky mesazhi esht i konsolidur ne 140 fjale dihet se cdo gje vjen personalisht prej tij. Me ngjan me Obamen dhe revolucionin qe ai beri ne politiken amerikane fale kesaj medie. Besoj se i njejti fat e pret edhe Edin. Suksese, kemi nevoj per nje fryme te re dhe nje rruge te hapur komunikimi pa pengesa.
Kur shkohet per te votuar celulari dhe canta duhet te lihet ne tavoline ku merret fleta e votimit. Ne dhomen e votimit qendrohet vetem nje minute sa per te votuar dhe celulari nuk eshte i nevojshem te mbahet me vete.
partia socialiste po ben nje fushate suepr tekonologjike nje fushate online qe eshtre e bazuar ke teknologjia qe eshte e bazuar ke forca e internetit dhe besueshmeria qe perben ajo ke publiku
fushata online eshte fushate shume e rendesishme per pjeseen e njerezve qe rrijne online nga mosha 18-35 sepse keta njerez mund te marrin dicka nga pjesa e internetit nepermjet mesazheve qe percjell kjo fushate online
pjesa me e rendesishme e fushatave elektorale ne bote eshte dhe ajo ne internet apo online dh efushata ne media dhe kjo po ze hapsire kryesore ne shqiperi dhe ps ka zene vendin e pare ne kete hap
Ca fushate ben Berisha online aman? Atij sa i thua dicka te parehatshme zhdukesh nga faqja. Mire keto po kane fillu dhe na i heqin statuset kur jane kunder Berishe. Kshtu kane ber vec diktatoret arabe dhe te gjithe e dine fundin e tyre.
per mendimin tim eshte gjeja me me mend qe mund te ket bere ndonje politikan gjer me sot.pasi gjith politikanet e tjere ktej bejne gjoa sikur merren me hallet e populli e nga ana tjeter merren me problemet e tij/saj.por ajo cka eshte me e rendsishmja eshte perkushtimi qe ky kryetar po tregon ndaj popullit te thjeshte.pavarsisht gjendjes ekonomike ai i bashkoet te tjerve sikur te kete po te njejtat halle.dhe kjo me shton akoma dhe me shume besim se SHQIPERIA DO TE RILINDI DHE SE EDI RAMA DO TE BEJE SHUME PER TE GJITH SHQIPTARET.
Per here te pare ne nje fushate elektorale shohim mundesine e komunikimit te dyanshem mes politikanit dhe qytetarit. Padyshim nje menyre shume e mire per te qene ne dijeni te gjithckaje. Pershtypje ben Rama per vizionin e tij dhe perdorimin e Tweeter. Eshte i vetmi qe eshte i gatshem te komunikoj pa frike live me elektoratin.
clidhje ka sali berisha me teknologjin aman.ai te luaj me guret kenaqet se normalisht me ate esht rritur dhe nuk ka avancuar si disa te tjere.kur ben foto perpara kompjuterit,ta shpjegon akoma dhe me shume se sa i paafte esht ai njeri.per mendimin tim edi rama esht shume e shume perpara dhe shpresoj qe keshtu te vazhdoj gjer me 23qershor.
Rilindja eshte pjese e secilit Shqipetar ne cdo krahine. kjo fale teknologjise qe sjell me afer cdo te re e cdo pjese te programit te PS e ben te prekshme per te gjithe frymen e ndryshimit. Rilindje edhe 1 muaj na ndaj prej saj
Saliu,internetin e ka pas arme per te cilen ka kohe qe eshte pregatitur dhe,per kete arme ai ka nje bande kosovaresh te diaspores ne internet…