Fushata nën lupën e tre analistëve

23 Maj 2013, 21:01Blog TEMA

Eduart Zaloshnja, Andrea Stefani dhe Ilir Yzeiri komentojnë batutat e para të garës elektorale të 23 qershorit. Si po sillen para zgjedhësve Berisha, Rama e të tjerët

 

 

Eduard Zaloshnja: Votohet për fanelat e ekipeve,  jo për individët

Duket se fushata po përjeton një ndryshim cilësor, duke kaluar nga townhall-et e mbyllura, në mitingje masive. Gjithashtu vendin e propozimeve konkrete, po e zënë mesazhet populiste. Si e komentoni këtë fazë të fushatës së 23 qershorit?

Duket se ndikimi anglo-amerikan i konsulentëve të partive kryesore po ndihet gjithnjë e më tepër në fushatat shqiptare. Pas një fushate të gjatë me tryeza të rrumbullakëta dhe town hall-e, në të cilat janë shpalosur programet dhe janë dhënë premtime të detajuara nga palët, kanë filluar mitingjet masive, të cilat synojnë të ngrenë optimizmin e elektorateve përkatëse si dhe energjizimin e militantëve, të cilët pastaj shpërndahen lagje më lagje e rrugicë më rrugicë, për t’i mbushur mendjen çdo votuesi të vakët apo të lëkundur për të votuar partinë përkatëse. Kuptohet që në mitingje masive, ngjisin mesazhe koncize e shpresëdhënëse, sado që shpesh janë thjesht mesazhe populiste pa shumë bukë brenda. Kjo është një sëmundje e fushatave kudo në botë, por në Shqipëri është më e rëndë se në shumë vende të tjera. Pas tetë vjetëve në pushtet, me korrupsionin dhe zullumet që e ka shoqëruar atë, kuptohet që për mazhorancën është më e vështirë se për opozitën që të realizojë objektivin e këtyre mitingjeve masive. Sidomos kur disa pjesëmarrës në mitingjet e saj janë punonjës të administratës publike të sjellë me zor në to.

 

Si e komentoni krizën e zgjatur të KQZ? A mendoni se mund të votohet me një komision të tillë zgjedhjesh, totalisht të zhbalancuar nga pikëpamja politike? Në këtë kuadër, si i shihni parregullsitë me listat? Sa i pranishëm do të jetë fenomeni i devijimit të votës në këto zgjedhje?

Edhe sikur KQZ-ja të plotësohet me 7 anëtarë, gjasat janë që të mos bëhen kurrë 5 vota për vendimet më të rëndësishme, të cilat kërkojnë shumicë të cilësuar. Në këto kushte, fatkeqësisht, vendimet më të rëndësishme ka gjasa të merren në Kolegjin Zgjedhor, si në të shkuarën. Parregullsitë me listat kanë qenë të pranishme edhe në 2009-ën, madje në magnitudë më të madhe. Ndryshimi tani është se opozita është në dijeni të tyre para zgjedhjeve dhe duket se po merr masa që të parandalojë votimin dy herë të të njëjtit person, apo të personave që nuk janë fare prezent në Shqipëri. Në qoftë se devijimi i votave nuk është më i madh se ç’mund të ketë qenë në 2009-ën, mendoj se nuk do të ndikojë në rezultatin përfundimtar, sepse tani kampi i majtë është i bashkuar dhe nuk do të ketë ndarje të votës si në 2009-ën, kur 84 mijë të majtë votuan për koalicionin e LSI-së.

 

Tashmë duket se habia e madhe e deputetëve socialistë që kalojnë djathtas, apo e LSI që flet me një gjuhë të pastër “opozitare”, apo edhe e kandidatëve të majtë të pavarur, është absorbuar deri diku nga opinioni publik. Cili do të jetë, sipas jush, roli i këtyre spostimeve të bujshme në rezultatin final?

Historia e 12 vjetëve të fundit ka treguar se shumica dërrmuese e elektoratit shqiptar voton për fanelat e ekipeve dhe jo për lojtarët individualë të tyre. Një Arben Malaj që mund të ketë marrë shumë vota në Llakatund, kur kishte fanellën e PS-së, do ta ketë shumë të vështirë të marrë po aq vota pa atë fanellë. Një Dritan Prifti që ka marrë shumë vota në Ndërmenas, kur kishte fanellën e LSI-së, do ta ketë shumë të vështirë të marrë po aq vota pa atë fanellë. Ky efekt besoj do të jetë edhe më i dukshëm për kandidatë si Islami, Kadeli e Dogjani, të cilët fanellën rozë e kanë ndërruar me fanellën blu…

 

 

Andrea Stefani: Mitingjet, oksigjeni i vetëm i populistit Berisha

Duket se fushata po përjeton një ndryshim cilësor, duke kaluar nga townhall-et e mbyllura, në mitingje masive. Gjithashtu vendin e propozimeve konkrete, po e zënë mesazhet populiste. Si e komentoni këtë fazë të fushatës së 23 qershorit?

Kryeministri Berisha ishte ai qe aplikoi si një risi town-hall-et qe nuk zgjidhin asnjë hall për shqiptaret. Sepse janë garnitura elektorale si KOP-i i dikurshëm apo agjencia pranë kryeministrit për luftën kundër korrupsionit. Mesazhet populiste, në këndvështrimin tim, janë tipike për Berishën. Me përmbajtjen e rreme ato tentojnë të eksitojnë pasionet dhe mbajnë gjallë mbështetjen fanatike për liderin. I tillë është lajmi i rreme “do heqim vizat me SHBA”. Aty ku nuk ka sukses të prekshëm tendenca është të shpiket një “sukses”. Arritjet. Që nuk ekzistojnë zëvendësohen me premtime të bujshme që nuk do mbahen kurrë. Po të shikosh programin e qeverisë Berisha të vitit 2005 gjen plot të tilla që nuk janë realizuar as sot e kësaj dite. Populizmi berishist ka dhe anën tjetër të medaljes, demonizmin e opozitës si armike të Shqipërisë. Sikundër kemi parathënë në qendër të fushatës është vendosur akuza se 3 ligjeve mosmiratimi i të cilëve “bllokoi integrimin”. E gjitha është një kurth që Berisha e ka sajuar bashkë me disa ndërkombëtarë të korruptuar prej tij. Shqipërisë nuk i mungojnë 3 ligje për t’u bërë europiane. Asaj i mungojnë shumë standarde të tjera ekonomike dhe infrastrukturore por do përmend vetëm një, që ka qenë në dorën e Berishës që ta realizojë: është ndarja e pushteteve. Me epshin e tij për sundim, Berisha ka përqendruar të gjitha pushtetet në grushtin e tij. Me thoni një vend europian që të ketë aplikuar këtë model?  E si mund të kemi iluzione se mund të integrohemi në BE me një shtet ku pushtetet bën vend se të ndahen e ekuilibrohen e kufizohen reciprokisht, bashkohen në një dorë se në kohën e mbretit Solomon apo në epokën e komunizmit?! Në këtë këndvështrim, them se kryebllokuesi i integrimit është kryeministri autokrat Berisha dhe askush tjetër. Sa për mitingjet ato janë në natyrën e çdo fushate. Por Berisha e ka jetike komunikimin me turmat. Si çdo lider populist. Në fakti ai ka 8 vjet që komunikon me turmat për natë nga ekrani ti TV-ve. Tani i komunikon mashtrimet e radhës duke i tubuar ne sheshe.

 

Si e komentoni krizën e zgjatur të KQZ? A mendoni se mund të votohet me një komision të tillë zgjedhjesh, totalisht të zhbalancuar nga pikëpamja politike? Në këtë kuadër, si i shihni parregullsitë me listat? Sa i pranishëm do të jetë fenomeni i devijimit të votës në këto zgjedhje?

Ajo që ka ndodhur me KQZ është një puç institucional i vërtetuar katërcipërisht. U shkel ligji në emër të një “ujdie” që Berisha e reklamon si të drejtë. Një shtet ligjor nuk operon me ujdira. Këto mënyra veprimi dhe truke të Berishës janë tipike për gjendje parashtetërore. Në një shtet e drejta buron nga ligji dhe jo nga ujdia apo marrëveshja. Shteti është marrëveshje për të zbatuar ligjin dhe jo ligji për të zbatuar marrëveshjen. Ligji i kish krijuar mundësi Berishës të ishte në shumicë në KQZ. Opozita e kish pranuar këtë si një të drejtë. Por kur gjërat ndryshuan me largimin e LSI nga koalicioni qeveritar Berisha humbi shumicën në KQZ. Kjo është e fundbotshme për Berishën. Nëse atij i heq shumicën i heq fuqinë e sundimit dhe manipulimit. Prandaj Berisha shkeli Kodin Zgjedhor duke bërë shkarkimet dhe emërimet arrogante. Opozita është në të drejtën e saj për të bojkotuat këtë tirani të shumicës. Ajo ka të drejtë të kërkojë që gjërat në KQZ të kthehen në gjendjen që ishte para shkarkimeve dhe emërimeve antiligjore. Konsensuset në kurriz të ligjit që përfliten janë nonsens. Ligjin duhet zbatuar edhe kur të nxjerr në shumicë por edhe kur të nxjerr në pakicë. Një KQZ si një gjysma-gjel është komprometues për procesin zgjedhor dhe, në afatgjatë, një bumerang për vetë Berishën. Çdo rezultat i nxjerrë në favor të tij nga ky gjysmë institucion nuk mund të mos jetë i dyshuar për manipulim. Berisha nuk mund të përdorë më me sukses proceduralizmin antidemokratik dhe formalizmin juridik për t’i paraqitur vendimet e institucioneve e të kapura prej tij, si shprehje të shtetit ligjor. Kriza e KQZ ka evidentuar mënyrën antiligjore si funksionon demokracia bolshevike e Berishës.

Pas 8 vjet në qeveri dhe të mos kesh përfunduar lista të sakta zgjedhësish?! S’ka nevojë për shumë koment. Është thjesht provë e epshit për të peshkuar në ujëra të turbullta, për të manipuluar zgjedhjet. Kjo provon se Berisha nuk ka fare dëshirë të bëjë zgjedhje të lira e të ndershme. Si çdo sundimtar me bilanc katastrofik qeverisës dhe që në emër të pushtetit pa mbarim ka vrarë dhe protestues të pafajshëm. Në këtë pikë Berisha ngjason me Bashar al Asad-in. Ndryshojnë vetëm si statistikë.

 

Tashmë duket se habia e madhe e deputetëve socialistë që kalojnë djathtas, apo e LSI që flet me një gjuhë të pastër “opozitare”, apo edhe e kandidatëve të majtë të pavarur, është absorbuar deri diku nga opinioni publik. Cili do të jetë, sipas jush, roli i këtyre spostimeve të bujshme në rezultatin final?

Mendoj se kalimi i LSI në opozitë, dhe jo thjesht i Ilir Metës, ka sjellë atë optimizëm që sjell çdo bashkim me pasoja në favor të rotacionit të pushteteve. Opozita edhe artimetikisht është sot e fituar po të bëjmë një krahasim me shifrat e zgjedhjeve të vitit 2009. Dhe nuk ka asnjë shkak objektiv, ekonomik, politik apo ideologjik, që qeveria të përmirësojë këtë bilanc. Katër vjet qeverisje mizerabël kanë sjellë vetëm bjerrje të besimit të shqiptarëve tek ajo. E djathta është e përçarë dhe priten surpriza edhe në rajonet që ajo i mban për bastione të vetat. Nuk besoj se spostimet e bujshme të disa individëve nga e majta që kanë kaluar në kampin e Berishës (Duka, Islami, Kadeli) apo të dikujt që ka vendosur të konkurrojë brenda të majtës (Malaj, Prifti) do të kenë ndonjë impakt vendimtar për të dëmtuar alternativën e rotacionit që duket i pashmangshëm.

 

 

Ilir Yzeiri: Partitë politike janë kthyer në shoqëri aksionere

Duket se fushata po përjeton një ndryshim cilësor, duke kaluar nga townhall-et e mbyllura, në mitingje masive. Gjithashtu vendin e propozimeve konkrete, po e zënë mesazhet populiste. Si e komentoni këtë fazë të fushatës së 23 qershorit?

Në qoftë se do t’i referoheshim teorive të komunikimit dhe raporteve të medias me politikën, do të vërejmë se media dhe politika kanë kaluar në tri faza: para-moderne, moderne dhe postmoderne. Në periudhën para-moderne politika karakterizohej nga komunikimi dhe fushata që kryheshin në nivel lokal nga partitë dhe militantët. Këto ishin burimet kryesore të informacioneve politike, informacione që realizoheshin nga afishe, trakte, mitingje dhe gazeta me frymë të rënduar partizane. Periudha e dytë është ajo moderne, tipari dallues i së cilës është se jeta politike strukturohet rreth mediave të pavarura, shtypit të shkruar sigurisht dhe të televizioneve. Fushata bëhet kombëtare dhe drejtohet nga mediat pluraliste të cilat e kapërcejnë median partizane. Studiuesit kanë vënë re edhe një prirje të re që është ajo postmoderne ku teknologjitë e reja të informacionit i kapërcejnë mediat klasike dhe bëjnë të mundur që mesazhi të mbërrijë te çdo zgjedhës. Mua më duket se politika shqiptare është atipike në këtë rast, sepse ajo po përpiqet të përdorë mjetet e periudhës para-moderne (fushata lokale, takime cep më cep) dhe elemente të epokës postmoderne (përdorimi i rrjeteve socialie, tëiter apo facebook).

 

Si e komentoni krizën e zgjatur të KQZ? A mendoni se mund të votohet me një komision të tillë zgjedhjesh, totalisht të zhbalancuar nga pikëpamja politike? Në këtë kuadër, si i shihni parregullsitë me listat? Sa i pranishëm do të jetë fenomeni i devijimit të votës në këto zgjedhje?

Sistemi politik shqiptar, për fat të keq, është një hibrid i rrezikshëm i shteti feudal, ndërthurur me qeverisje anarkike që kontrollohet nga një vullnet autarkik. Nga kjo pikëpamje, në qoftë se do të pranonim që demokracia është një sistem rregullash, më katër gjyqtarë ose me katër pushtete, atëherë do të na duhej të mos e pranonim këtë situatë. Demokracia është ndeshje me programe dhe projekte i dy a më shumë forcave politike. Në ndryshim nga ndeshjet e tjera si: futbolli, ndeshja me kuaj apo ajo e gladiatorëve në antikitet, në demokraci, fatin e ndeshjes e vendosin spektatorët, jo lojtarët. Ky është thelbi i demokracisë. Në Shqipëri, për fat të keq, fatin e ndeshjes e vendos lojtari më i fortë, sepse në subkoshiencën e qeverisë së radhës, por sidomos të kësaj të fundit, ndeshja politike nuk çmohet nga spektatorët, por nga më i forti. Ndaj, në një situatë të tillë, qeveria shkatërron sistemin e gjyqtarëve që do të monitorojnë ndeshjen. Për fat të keq edhe ndërkombëtarët ose gjykata europiane është e pafuqishme që të ndërhyjë në këtë realitet tragjik e komik njëkohësisht. Institucione të tilla si KQZ apo Kolegji Zgjedhor për qeverinë janë instrumente që do të duhet të japin vetëm një fitore, atë të qeverisë.

 

Tashmë duket se habia e madhe e deputetëve socialistë që kalojnë djathtas, apo e LSI që flet me një gjuhë të pastër “opozitare”, apo edhe e kandidatëve të majtë të pavarur, është absorbuar deri diku nga opinioni publik. Cili do të jetë, sipas jush, roli i këtyre spostimeve të bujshme në rezultatin final?

Prej kohësh, sistemi politik shqiptar, por edhe ai europian e kanë humbur thelbin e tyre. Kriza e madhe e demokracive në Europë vjen pikërisht nga deformimi i përfaqësimit. Në fillim u shua dallimi i majtë i djathtë, pastaj u shua edhe dallimi i moralshëm dhe i pamoralshëm. Tani në fund demokracia nuk është një sistem që sjell begati nga idetë, por sjell begati nga aftësia që kanë liderët politikë për të gjetur para dhe për të qenë kompetitivë me kapitalin financiar. Globalizimi dhe pushteti i bankave e kanë deformuar disi thelbin e demokracisë. Ndërsa te ne plagët janë më të shumta e më të mëdha. Vetë Berisha nuk na la kohë që të reflektonim për fenomenin “ Meta “ sepse ai prodhoi fenomenin “Muho”, pastaj treshen e famshme Islami-Dogjani-Kadeli dhe kështu ai vetë u projektua si e keqja më e madhe duke e relativizuar kodin moral. Siç është thënë me të drejtë, tani, partitë politike te ne janë kthyer në shoqëri aksionere së bashku me militantët e tyre. Ndërsa nocionet e moralit dhe të së drejtës duhet t’i kenë të shenjta gjykatat dhe shoqëria vetë. Kjo do shumë kohë të ndodhë.

32 komente në “Fushata nën lupën e tre analistëve”

  1. e/ says:

    Mua per vete fushata me duket teresisht e anuar dukshem ne krahun e te majtes. PS eshte duke bere nje fushate Europiane, ndersa PD imiton keq, si nje papagall i dehur. Me sa duket kjo reflektohet dhe ne popull, pasi nuk mund te krahasohet entuziazmi i sotshem ne Tirane me ate lodhjen e pergjithshme qe shoqeron Berishen kudo!

    1. igli says:

      Shoh nje fushate, jo dy. PS po ben fushate – me program, fryme dhe risi.
      PD po ben maskaralleqe, si gjate ketyre 8 viteve. Doktori eshte tejet i lodhur dhe krejt i mbaruar. Duket gati per pension

      1. stela says:

        Fushatat nuk mund te krahasohen fare. Nga nje ane ka ezaurim dhe nxjerrje neper mitingje me bordero. Nga ana tjeter duket se Rilindja eshte shume me shume se nje ide. Eshte nje synim i shume e shume shqiptareve.

        1. Gjakovari says:

          RESPEKT PER ANDREA STEFANIN
          KA TE DREJT PER LODHJEN PAS KAQ VITESH PUSHTET PA ASNJE PREMTIM TE PERMBUSHUR. PD DUKET E LODHUR, BERISHA AKOMA MA FORT, DHE SBESOHEN AS KA TE VERBRIT.
          kA ANA TJETER PS PO BAN AT QE DUHET ME I BIND NJERZIT SE NDRYSHIMI DUHET ME FILLUE KA VET ATA.

          1. liridon S. says:

            PS eshte dukshem ne avantazh qe sa po vjen e po zmadhohet. Me duket se PDse i kane mbetur vetem paret dhe deshperimi i disave. Nuk diskutohet qe diferenca duket sidomos tek fushatat.

            1. qamili says:

              Ka nje diference te madhe mes dy fushatave – nga PD luajne parate dhe manipulimet. Rama po luan me ekipin dhe me frymen e programit per Rilindje. Ndaj duket ne cdo gje qe PD nuk arrin te percoje nje mesazh normal, se genjeshtra eshte e veshtire. Nderkohe PS mbledh njerez dhe grupe interesi rreth vetes se ju flet pikerisht atyre.

          2. vlonjati says:

            Vlla fushata do tregoje vetem ate qe e kemi pare perdite qe nga fillimi i ketij viti. Saliu eshte i rrjedhur dhe nuk po kupton me cfare ndodh. Ka humbur pulsin e popullit dhe shikon vetem leket qe i shtoen. PS i fiton keto zgjedhje sic duket fasulet ?

        2. Bona kafsha says:

          Druaj se diskutimi duhet te kishte marre nje tjeter rruge, cila fushate na con drejt demokracise dhe cila na largon nga ajo??
          Me ate qe po shoh duket se PD e ka ndare mendjen nje here e mire per te mos ndjekur ndonje rruge demokratike, as brenda partise dhe as ne qeveri. Dhe po ben pislleqe qe e shkaterrojne demokracine ton te brishte. Nga ana tjeter PS e sheh demokracin si shpresen e vetme te ketij vendi per te permiresuar te tashmen dhe per nje te ardhme Europiane. Ne cdo nivel PS eshte me lart!

          1. Njera fushate, ajo e PD, nuk merret me njerezit dhe problemet e tyre, po vetem me opoziten. Fushata e PS flet vetem per njerezit dhe per historine e ketyre 8 vjetve keq-qeverisje. Ajo qe shoh eshte nje fitore e qarte e Socialisteve dhe nje pension i detyruar per Berishen.

      2. Redoni says:

        Berisha te tremb me menyren e te komunikuarit dhe mashtrimet qe perserit qytet me qytet a thua ne skemi sy e vesh te shohim c’esht bere e c’nuk eshte bere. Na ka lodhur ne, po ishalla te lodhet edhe vet. Ska rruge tjeter, dorezon karriken me 23 Qershor edhe keshtu mbyllet nje kapitull i erret per Shqiperine me ne krye kete qeveri.

      3. edi says:

        fushate spektakolare nuk kishte se si te ishte ndryshe me nje lider modern dhe nje skuader te vertet per te Rilindur Shqiperine dhe shqiptaret. me nje fushate te tille gjithcka eshte e mundur

      4. timi says:

        te gjithe per nje enderr europiane.. te gjithe me rilindjen

      5. simpatizanti says:

        avantazhi i ps rritet cdo dite .pavaresisht cdo mjeti qe mund te perdore pd

    2. Asli says:

      E qarte analiza e bere prej tyre, reflekton nje sinqeritet sepse te gjithe e mendojme ne te njejten menyre. Kemi nje qeveri genjeshtare perballe nje opozite shume te fuqishme e cila po e luan lojen sipas rregullave, kunder lojtareve hileqare, dhe perseri duket se po del fituese.

    3. Pali says:

      Berisha eshte nje populist i lindur, por nuk e ka rinovuar retoriken e tet viteve ndaj njerezit e kane kuptuar lojen e dyfishte. Nga ana tjeter, PS me duket me e hapur dhe me sinqerte ne gjithcka ben. Eshte opsion i duhur per ne.

    4. shpetim says:

      nese ajo qe po ben pd duket fushate..atehere jeni ne vendin e gabuar njerez.. fushate eshte ajo e rilindjes .

    5. Daniela says:

      Fushata e Edi Rames eshte teresishte brenda kritereve europiane jo si Sali Berisha qe nuk la nxenes shkolle,kopshit e mesues pa marre neper mitingje.

  2. PS 4 life says:

    AJo qe kuptoj une nga fushatat eshte qe njeri krah po perpiqet vetem te vjedhe dhe aspak qe te binde. Nderkohe PS po perpiqet te ngreje edhe vemendjen e popullit mbi ceshtjet e verteta. Ndaj ne 23 qershor fillon Rilindja, se populli eshte lodhur nga Salikriza dhe kerkon nje fillim te ri.

  3. Soni says:

    E majta po ben nje fushate fantastike ,e mire detajuar ne gjerat me te vogla ,Duket qe skudra e majte eshte me e pergatitur dhe me aktive ,Tek ato ka gjithmon risi dhe gjera te kohes.Bravo me pelqen dhe i uroj fitore

  4. Meri says:

    Duket qarte qe Rilindja eshte hsume her eme mire se Partia Demokratike ,Madje kjo e fundit ska me as njerez por detyron mezor njerezit qe ti shkojne neper mitingje ,kjo esht eforma me shemtuar per te bere ,politike dhe jam e sigurt qe do jete teresisht kundra tyre.

  5. ylli says:

    Dallimi midis dy kampeve esht emjaft e dukshme ,Keshtuqe sbesoj se ka nevoj per shume komente.Dhe sic duket shume qarte dallimi dhe fitorja duket mjafte qarte dhe normalisht favorizon me te zotet dhe me te miret ,Fitorja eshte e Rilindjes

  6. Veri says:

    Fushate po ben e majta dhe kjo duket qarte kudo ,Mesaduket nejrezit jane te bindur dhe te vendosur per nje rilindje te madhe kete here ,Ne kete menyre shpetojne nje here e pergjithmon nga Saliu dhe shpellaret e tij

  7. danja says:

    Fushate per te qene, dinjitoze po ben vetem partia Socialiste…nje sper fushate, nje organizim i persosur

  8. klaus says:

    Fushata me e arrire dhe me e suksesshme eshte fushata e Skuadres se Riindjes, Bravoooooooo..FITORE PS per te Rilindur kete vend

  9. korina says:

    NJe super fushate po ben partia Socialiste dhe skuadra e Rilindjes, fushate europiane, organizmin perfekt ..Bravooo

  10. mati says:

    Fushate po ben partia Socialiste, sepse ajo nuk i mbledh njerezit me zor ne shesh.. e per me teper ka nje program dinjitoz per te shpalosur perpara shqipareve..RILINDJE

  11. ALBAN DEGA says:

    A MUND TE KETE FJALE NDERI NJE I PAFYTYRE DHE I PANDER!?

    – Bejani kete pyetje kryeministri Sali Berisha… !

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    Per te treten here brenda dhjete ditesh, ambasadori amerikan ne Tirane, Z. Aleksander Arvizu fshikullon hapur dhe rrenon pa meshire mashtrimet dhe genjeshtrat bajate jo vetem te kryeministrit Sali Berisha dhe te ushtyarit te tij president i Shqiperise Bujar Nishani per gjoja heqjen e vizave me Ameriken.
    I dermoi keqazi edhe ne “Opinionet” berishiste te papagallit te pafytyre Blendi Favziu e “Klanit” mediatik te “klanit politik” mafioz e antishqiptar te Berishes.
    Ndjehem krenar edhe per punen dhe perfaqesimin dinjitoz te SHBA-se nga ambasadori i saj i nderuar Aleksander Arvizu.
    Ambasador dinjtoz dhe jo mercenar lapangjoz si hajnat e Podestes se kryekusarit te Evropes Sali Berisha.
    Me vjen turp per paturpesine e bashkevenadsit e bashkekombasit tim Sali Rame Berisha e “bandes se tij te gangstereve” qe nuk nexjrrin fjale nga goja pa rre e pa mashtruar shqiptaret e ngrate.
    Ky kryekusar dhe kryevrastari i kesaj “bande gangsteresh” dhe i kesaj “Mafia qe ka dale krejt jashte kontrollit” eshte ne grahmat e fundit.
    Sali Berisha eshte turpi i Shqiperise dhe njolla e zeze e Evropes. Fatekeqesia me e madhe e saj ka emrin e urryer ne historine shqiptare , Sali Berisha.
    A e kini pare dhe degjuar kete hor Vicidoli kur betohet e sterbetohet dite e nate si kurvat “Ju garantoj se… ” ” Ju jap fjalen e nderit se… ” …
    “Ju garantoj se …” do tu genjej sic u kam genjyer tash 21 vjet!
    ” Ju jap fjalen e nderit se …” do tu plackis sic u kam plackitur tash njezet vjet bashke me gangsteret e mi!
    ” Ju garantoj se …” do tu vras sic ju kam vrare tash njezet vjet e sic e pate e perjetuat ashqiare e tragjikisht ne 1997-en, … me 14 shtator 1998, me 15 mars 2008 ne Gerdec, e me 21 janar 2011 ne “Bulevardin ‘ Deshmoret e Kombit” ku nuk pat guxuar te ekzekutonte qytetaret shqiptare as nazifashizmi e as komunizmi !
    ” Ju jap fjalen e nderit se… ” do tu shes apo dhuroj trojet shqiptare si Porto Romanon Fazlicit dhe Otranton Bakojanisit e Karmalisit … Beogradit dhe Athines ku ndodhen fijet e mia te vjetra e te reja te komandimit!
    ” Ju garantoj se…. ” … ” Ju jap fjalen e nderit se…!”
    Po a mund te kete fjale nderi nje hor e mashtrues, nje kusar e vrastar, nje antishqiptar e tradhetar perballe te cilit edhe vete kryetradhetia Esat Pashe Toptani e Ahmet Zogu mund te quhen atdhetari!
    A mund te kete garanci dhe fjale nderi nje i pandere e i pafytyre si Sali Berisha !?
    Kete duhet ta vertetojne me voten e tyre bashkevendasit e bashkekombasit e mi me 23 qershor 2013… Para se te hedhin voten ata duhet te kujtojne amanetin e shenjte te njerit prej baballareve te kombit dhe demokracise amerikane e asaj boterore Abraham Linkoln:
    Cdo popull ka qeverine qe meriton !
    A mund te kete fjale nderi nje i pafytyre e i pander !?
    Bejani kete pyetje klryeministrit shqiptar Sali Berisha ne kete fushate zgjedhore e sa here ai u ‘garaton” dhe sa here qe ai u “jep fjalen e nderit” !

  12. era says:

    igli , po çfare pensioni thua mo vlla,ky kriminel duhet te behet gati per ne burg.Them burg se nuk ka denim me vdekje.

  13. Lypen 3 says:

    Kjo eshte nen lupen e popullit , cdo vote do shikohet qe mos te vidhet , cdo tentative e partise demokrate do shikohet qe mos te vjedhin , cdo gje eshte populli , ai do jete vezhguesi kryesor

  14. Lumi Ju mori says:

    Zoterinj analiste flisni me hapur.Deri tani nuk ka fushate ka vetem zhurme e tam -tame.Nga sa jane thene nuk eshte bere asnje analize per aritjet.Shohim inagurime per vepra qe jane detyre e c’do qeverie dhe nuk na thone koston qe kemi per te paguar.Saper K.Q.Z ajo nuk egziston pasi
    eshte monopartiake dhe s’ka asnje vlere.Me gjithe optimizmin e opozites
    eshte populli ai qe duhet te marr ne dore kete situate.Sa per te huajt,
    mos prisni gje se ata e shohin vendin tone si aren ku luhen fate per te
    fituar (si baba mondi i O.S.B.E)

  15. Skela says:

    Andrea te pershendes! Njeres te lartesuar moralisht si ju beni te mbijetoje shpresa dhe drejtesia per te ardhmen. Ju mbajtet ndezur qiririn e shpreses.

    Me respect

    Skela

  16. kuksjani says:

    Populli i merzitur nga keta qe thoni ju si KQZ e kolegji zgjedhor ku,te gjidhe e dime se jane dora e Saliut.
    Kur populli te marre ne dore fatet e veta qe ti fshi nga lista si te pa qena,cfare do beni?E di se Sali serbi do e quaj popullin e tij TERORISTE ashtu siqe e quajti ne 1997,u mori cfare kishin e nuk kishin me firmat e tij qe u quajten PIRAMIDA,i vrau i preu dhe prape ky zagare erdhi ne pushtet.
    Kete rradhe ma merre mendja mu se do shkoj ne te Sheqeres.
    Te mos guxoj te preke voten se popullit i ka shkuar thika ne kocke,ka besim populli se me nje vote qe do hedhe ne kuti mos i ulet pak dhimja.
    PRANDAJ MOS E PREKNI VOTEN

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje