Hysen Sinani kundër Londos:Kishte lidhje me Sigurimin e Shtetit, libri i tij do të jetë i dështuar

23 Maj 2013, 11:05Kulturë TEMA

Kujtime që së shpejti do të botojë  Bardhyl Londo nën titullin “Jeta  që na dhanë “, risjellin në vëmendje  Lidhjen e Shkrimtarëve dhe funksionimin e saj. Drejtuesi aktual i saj Hysen Sinani akuzon London se e rrënoi si institucion.

“Më bën përshtypje  dhe më vjen mirë që ai po shkruan në prozë, sepse nuk ka qenë shquar në këtë zhanër as në publicistikë. Ai njihej vetëm si poet i mirë. Prozën e tij  do ta shikoja me dyshim. Me të vërtetë këtë dyshim, këtë kureshtje nëse do të bënte libër me kujtime interesante , e kuptova menjëherë sapo lexova  episodin e për që bënte  fjalë për përshtypjet e një provinciali në Lidhejen e shkrimtarëve. Një provincial që vinte nga  nga një vend i vogël si Përmeti, më habiti fakti që  atij i kishte rënë në sy stili i vjeshjes së femrave të Lidhjes; si lyheshin, si takoheshin me burrat e tyre dhe si pinin ndonjëherë ndonjë cigare. Për mendimin tim, ai paska qenë më shumë  provincial që mund të jetë  një provincial që ka tashmë 30 vjet në  kryeqytetin e metropolin e Shqipërisë” shprehet Sinani.

Sipas tij Londo nuk ka shumë për të thënë për Lidhjen , pasi ai ka qenë një nga shkaktarët kryesorë të rrënimit e shkatërrimit, korrupsionit të Lidhjes së Shkrimatrëve.

“Një nga shkaktarët e  këtij sulmi vandal që iu bë lidhjes nga ana e qeveisë dhe levave të saj, shkrimtarë apo artistë të jerë pranë kësaj qeverie despotike , ka qenë edhe Bardhyl Londo” , nënvizon ai.

Faljen publike që Londo i kërkon Ismail Kadaresë në dorëshkrimin e tij Sinani e komenton si hipokrizi të madhe, “sepse as nuk e ka dashur dhe as nuk e ka njohur, as nuk e ka kuptuar ndonjëherë ai. Ka qenë një nivel shumë më poshtë se  Kadareja ai, që mund të vlerësonte ose mund të donte atë.Nuk e di se ç’mund të jetë tani. Çfarë  “mea culpa’ mund të bëjë ai?! Londo mund të bëjë “mea culpa’ nëse ka spiunuar shokët e vet. Dyshime për këtë mund të ketë. Fakti që nuk happen dosjet do të thotë shumë, sepse është kontigjenti i njerëzve si ky. Shumica e Lidhjes së shkrimtarëve përbëhej nga individ si ky, nga njerëz të përzier dhe të implikuar me spiunime, me Sigurimin e Shtetit. Ky vetë thotë në kujtime se kishte njohje me nja dy operativë dhe sikur i dinte mirë edhe mekanizmat, si përshembull se cili operativ ishte më i vogël, e kush më i madh. Mua më habit kjo.”- tregon Sinani  për “GSH”-në, teksa nënvizon se  ata që vinin nga rrethet ishin kontigjent i parë i Sigurimit të Shtetit.

Sipas Sinanit libri i Londos do të jetë i dështuar./A.XH

17 komente në “Hysen Sinani kundër Londos:Kishte lidhje me Sigurimin e Shtetit, libri i tij do të jetë i dështuar”

  1. Dean says:

    Zoti Sinani?!,ka mundesi te keni te drejte ka mundesi te jeni i gabuar.
    Por 1 gje ka me shume rendesi se cdo gje tjeter:Boll duke zbuluar ”armiq” se na keni care trapin.Jemi popull i thjeshte dhe nuk i durojme dot budallalliqet tuaja ”intelektule”.
    Per hir te Zotit,a ka mundesi te kete pak paqe ne kete vend te shkerdhyer?????????????????????????????????
    Eshte vetem 1 jete dhe e shkalluat fare kete popull,o te shkalluar.

  2. andi says:

    London se njoh as nga larg as nga afer, por kete karagjozin Sinani e kam pas njofte ne rini e si atehere kenka edhe sot. Nje Karaduze qe vec vetja i pelqen, nje shpifes per tu duk para te “medhejve” e nje servil i peshtire. Hysen Karaduza i mban ison Sales e eshte i nje kallepi me te sikur ta kishte lind Sheqerja. E nese dje lidhja e shkrimtareve ishte dicka sot ajo nuk eshte asgja, d.m.th. qe lidhja ka ba hapa mrapa e jo perpara e prandaj ky Karaduza Sinani krakoset sot, na shitet si i paster gjoja. Jo ti sinani je nje ish i felliqur kam e krye.

    1. A_J says:

      Keni harruar dhe dicka:qe ka qene dhe eshte nje pijanec ordiner i degraduar

  3. A says:

    Kasta e shkrimtareve ne pergjithesi futet pa tjeter ne shtresen e intelektualeve. Ndermjet tyre pastaj kemi qe njeri eshte ne nivele me te larta se tjetri ose pelqehet me shume nga lexuesi. Mvaret nga tema ose subjekti qe shtjellon.
    Kuptohet nje pjese e tyre jane edhe servila dhe bythelepiresa te rregjimeve te periudhat qe kane jetuar dhe shkruar.
    Te marrim rastet e shkrimtareve qe jane denuar ose qe kane bere vite burgje nen sistemin diktatorial komunist te Enver Hoxhes, cfare bene, cfare veprimtarie artistike dhe letrare kane mbas dates 22 mars 1992, ku demokracia fitoj dhe ne fuqi erdhi Partia Demokratike me ne krye nje komunist 24 karac si SALI BERISHA. Duhet thekesuar qe ky person ka 13-te vjet ne pushtet. Cfare bete ju si intelektual dhe shkrimtar te perndjekur politik nga sistemi politik i kaluar dhe si e reformuat me ide te reja demokratike Lidhjen e Shkrimtareve e Artisteve te Shqiperise. Jo vetem qe nuk bete asgje, por ndertesa u kethye ne allishverishe nga ana e juaj si shkrimtare “demokrat”, ku ndertesa u degradua dhe i vinte era lageshtine dhe urine. Si perfundim ju a moren dhe u rikonstruktua si godine e Ministrise se Turizmit, Kultures, Rinise dhe Sporteve me Minister te kesaj kohe YLLI PANGO. Tani, ne te cilen “kasolle” ju kane derguar te vegjetoni dhe cfare adrese keni ku kryeni “nevojat” personale ju “shkrimtaret me vlera te medha”??!!
    Mire qy Bardhyl Londo, vinte nga provinca e Permetit, qe nuk do te thote asgje, sepse te behesh shkrimtar nuk eshte vetem te besh shkolle, por eshte me teper dhunti natyrale. Ne kete menyre, jo nga provinca e Lezhes, por nga fshatrat kemi “shkrimtarin fshataresk” Gjergj Fishta, kemi po me keto lloj origjinash edhe Ndre Mjeden. Nga fshatrat e Permetit kemi Naim Frasherit. Por mrekullia e tyre ka qene se si Zoti dhe natyra i ka falur talentin e te menduarit dhe te shkruarit, duke mos u bere servile te paskrupullt te rregjimeve dhe pushtetareve te kohes.
    Cfare duhet te themi per Sali Berishen, qe nuk eshte kryeminister i “zoti”, sepse nuk eshte nga ndonji qytet kryesor si Tirana, Durresi, Korca, Vlora dhe as nga kryeqendra e veriut te Shqiperise, Shkodra, por as nga qendra kryesore e provices se Tropojes, qyteti i Bajram Curri, por nga nje shpelle e humbur e fshatit Vucidol te kesaj krahine dhe sipas mendimeve te juaja nuk ben per kryeminister. Nuk duhej ta pranonin si anetar i Partise se Punes/ KOmuniste te Shqiperise se kishte origjine shpellari. Nuk duhej pranuar qe te behej mjek dhe te hynte e te dilte dhe te ulej ne nje varke me femijet e Enver Hoxhes ne liqenin e Pogradecit. Nuk duhej pranuar dhe te ulej kembekryq ne dhomen e oxhakut te Viles Qeveritare te Tushemishtit te Pogradecit perseri me anetaret e familjes se Enver Hoxhes. Nuk duhej te dilte ne fotografi me Anetar te Byrose Politike si Hysni Kapo dhe Simon Stefani, sepse kishte origjine nga guvat dhe shpellat e maleve te Vucidolit. Keto jane mendesi te vjeteruara dhe te dakaduara qe nuk i hyne kujte ne pune.
    Gjate kohes dhe periudhes qe Shqiperia dhe populli shqiptar eshte duke gezuar demokracine e vertete, duke gezuar begatine e vertete ne te gjitha drejtimet nuk po shofim ndonje shkrimtar te persekutuar nga rregjimi diktatorial komunist qe te spikase ne te shkruar si ne poezi, tregim, novele dhe roman. Kane ngelur ne nje gjendje te mjeruar.
    Si perfundim kerkojme te dime ku eshte “kasollja” dhe adresa ekzakte tani e Lidhjes se Shkrimtareve te Shqiperise dhe aktiviteti dhe veprimtaria qe kryejne??!! Ne qoftese nuk keni nje “kasolle” dhe adrese ku te futeni koken, shtrohet pyetja kush ju pengon??
    Vihet re qe me teper jeni kthyer ne nenshkrues peticionesh pa vlere dhe bythelepires te politikaneve me pushtet. Fjale dhe vetem fjale, shkrime dhe vetem shkrime pa vlere kemi prej tyre. Gjelozira dhe asgje tjeter sepse nuk kane ditur te administrojne jeten e tyre dhe qe nuk kane talentin e duhur per shkrimtare.
    Kapelen mund ti hiqet dhe nderet mund ti behet vetem lirikut me te madh te poezise shqipe LASGUSH PORADECIT, i cili, dihet se cfare qendrimesh dhe mendimesh mbante gjate sistemit diktatorial te Enver Hoxhes. Tung.

  4. pelivan says:

    Oooo more punonjes i qeverris!Po je dhe i thinjur,pa qeknke dhe kry…tar i zgjidhjes se sotme,me falni,i lidhjes se sotme.Ti,(Me falni),ju vet po thoni, qe dosjet nuk jan hapur,(Dhe s’hapen ato sa te jensh ti,me falni,ju desha te them),Ateher,nga e dini ju qe Londo paska qen spiun?! A s’te shkon ne mendje qe vec Londo,dhe vetem ky, me poemen e tije ne ato vite…Beri te mundur qe ju te beheni edhe krytar i shkrimtareve(!),Gjithesesi,pune per ju.London e njeh populli,sa per ty,(Me falni,desha te them ju, sapo na the se kush je.

    … E shte nje thenje birinxhi!
    Nje thenje,qe vjen nga dje…
    “Me thuaj,me cilin rri?
    Te te them,se cili je!…

  5. L.Shmilli-Itali says:

    Me vjen keq qe atakohet Londo te cilin vetem nje here e kam takuar dhe na ka pritur mire!(Isha me poetin Llambi Gjikuli,i cili perpak rrahu redaktorin e poezise ne zyre,se nuk i kishte botuar vjershat dhe po bente komente mbrojtese te tij…Redaktori ishte nga Kuksi,mos gaboj,kritik letrar i asaj kohe! Plasen te sharat ne zyren e poezise(une isha “talent” i ri,me kishin botuar me P.Zogajn prane dicka…)dhe ceshtja shkoi tek grushti!Gjikuli i forte,e mbertheu per gryke Redaktorin dhe nderhyrja ime nuk e shkepuste doren nga gryka e redaktorit qe e akuzonte Gjikulin per mungese njohje te fshatit(Gjikuli gjithe jeten veteriner ne fshatrat e Beratit)Fat i madh qe erdhi dhe ndihmoi Bardhyl Londo!Por gjakrat nuk u qetsuan…Poezia e Londos natyrisht eshtë shprehese e vleresuar dhe nga kritika e sotme.Zotria,ka mendimin e tij,por e keshilloj te mosnxitohet nese proza e Londos do jete e deshtuar!Besoj ai di qe ka autore qe ne kohen e vet kane shkelqyer ne poezi,por ajo qe u ka mbetur eshte proza!Xh.Suift,eshte nje shembull.Kadare shkelqeu me poezi,por ajo qe po i mbetet mendoj se eshte proza!Provincializmi i Londos eshtë sjell ne menyre bajate,sepse ai eshte poet i njohur dhe si cdo poet i njohur,ai eshtë qytetar…A ishte Londo,ish bashkpuntor?Besoj qe jo,por le te hapen dosjet,do dal e verteta!…Konfliktualiteti ne kete ceshtje nuk vjen nga autoret e pergojuar(u shkelet rende e drejta qytetare e lirise)por nga vet shteti?Zotria qe dhe ka vuajtur,dhe mirkuptoj ngarkesen emocionale, por jo artistike)ka mundesine te kerkoje te verteten!Dhe neper dosje!Mua Londo me ka ndihmuar të mosmbytej ne zyre redaktor i poezise se “Drites!”dhe nuk jemi pare me!…

  6. besniku says:

    Shenim:

    Me mıre se sa e ka thene komentuesi A (23 Maj, 2013), nuk mund te thote asnje tjeter, madje as vete Sali Berisha, kryetari dhe kryearkitekti i shkaterrimit te gjithckaje ne Shqiperi. Ky Hysen Sinani, meqenese paska njohuri mese te mjaftueshme per spiunet dhe sigurimin e athershem, duket se ka qene edhe vete nje nga ata spiune te asaj kohe. Se tani, ne krye te cdo institucioni, jane vene vetem spiunet e asaj kohe.

    1. andi says:

      More e sigurte qe ka ken i pa afte e nje spijun i ndyt qe te gjithe i ruheshim. Qefi i tije ne mbledhe me mbajt shenime e mos me thane asnje fjale asnjehere, se nuk kishte as kapacitet me dikutu.

  7. Bard says:

    Kush prej jush ka lexuar ndonje liber te ketij shkrimtarucit, qe na qenka edhe krietar i Lidhjes se Shkrimtareve, dhe qe na beka moral ex catedra?

  8. Kerpaci says:

    Hysen Sinani eshte nder me plehrat qe kane vegjetuar ne ate bordello qe ju pelqen ta quajne Lidhje te Shkrimtareve, ku ka pat vetem njerez pervers qe diten puthnin njeri tjetrtin e naten ja fusnin njeri tjetrit. Nuk kam ndonje konsiderate per London, por si poet, flet vet krijimtaria e tij. Per keto plehrat e tjera q

  9. Kerpaci says:

    Hysen Sinani eshte nder me plehrat qe kane vegjetuar ne ate bordello qe ju pelqen ta quajne Lidhje te Shkrimtareve, ku ka pat vetem njerez pervers qe diten puthnin njeri tjetrin e naten ja fusnin njeri tjetrit. Nuk kam ndonje konsiderate per London, por si poet, flet vet krijimtaria e tij. Per keto plehrat e tjera qe duke bere biografite e te tjereve, pretendojne se bejne letersi, kam vetem neveri. Me tipiku eshte Hysen Sinani i cili edhe si shkrimtar eshte nga me mediokrit.

  10. Euro Maloku says:

    Per Hysenin dhe “hysenet” e tjere…
    Ne se flisni per letersine dhe artin perse perdorni si instrumente analizen politike?
    Ka qene ç’ka qene…i mire…i poshter i keq….
    Ne se vepra letraro-artistike eshte e denje dhe i sherben shoqerise pak pune prishet ne se autori ka qene i tille apo i ketille….
    Psh Hyseni eshte shume burre i mire,nuk ka vrare asnje mize por veprat apo kryeveprat e tij nuk i njeh njeri..
    Ismail Kadare ka qene i perkedheluri i Partise se Punes..nenkryetar i Frontit Demokratik te Shqiperise etj. etj..
    Por veprimtaria e tij letrare eshte nje perfeksion….

  11. skenderi says:

    mos del dhe hysen sinani spiun te libri prandaj sulmon ,se meqe dosjet i mban te mbyllura kryeminister penecilina cfare s’mund te presesh nga kjo lloj gjinie

  12. gjeramadhi says:

    ti Anna cfar pune beje ne kohen e XHAXHIT ?

  13. Mark Gjonaj says:

    Nuk merrem me letersi por mbaje mend se kritiku me i madh ne bote atehere quheshe Bilinski i Bashkimit Sovjetik! Na mesuan qe Stalini kishte thene per shkrimtaret se jane inxhinjer te shpirterave njerzore, mund te thoshte dhe gurgdhendes, ndersa Enveri ma finok dhe per t’i pas nen thunder dhe biles me kujdes dhe duke ja u mpire, kur shpreheshe se shkrimtaret jane ndimes te PPSH-se per edukimin komunist. Asnjerit, pamvarsisht se cfare po na thone sot, nuk ja mbajti te dale jashte kesaje divize, me perjashtim te atyre dukshem qe nuk u permbajten, por shperthyen dhe u denuan. Edhe sot qe u ka ardhur dita, nuk vlersohen, pra si i thone kali ngordhi, po nuk te lene mizat! Po ku mund te dilja nga shinat e sherbimit dhe percaktimi qe kishte bere shoku Enver? Sot, po prishin burrnine e tyre dhe bashke me te dhe vepren origjinale, duke i perpunuar dhe mos qene vetja, biles dhe me nje tjetersim qe shkatojne te qeshura dhe komente te tilla te verteta si A-23 dhe te tjere! Historise se vertete i duhet origjinalja, allishverishet jane finance dhe lavdi te pamerituara. Sot Goliotoket, objekte te punes se tyre jane bere, o burgjet, o repartet e riedukimit, o knetat e internimit dhe asnje gje te re dhe definicione per te sotmen dhe te ardhmen e Shqiperise!

  14. Zani Burimi says:

    Me falni, o njerez, po nuk e ditkam se paska ende Lidhje Shkrimtaresh ne Shqiperi dhe me idiotja nga nga ime se na qenka kryetar nje Karaduz!
    Na ngrente Mortja e Madhe ne qe jemi kaq prapa, mo shokeni!

  15. ali says:

    Me tregonte i ndjeri Shevqet Musaraj se bashke me Kryetarin e Lidhjes se Shkrimtareve te asaj Kobe,

    Dhimiter Shuteriqin bene nje vizite ne nje shtepi kulture ne x zone. Dhimitri e pyeti pergjegjesin e shtepise

    she kultures ne se e kishin lexuar romanin “Clirimtaret”? Jo i tha pergjegjesi i shtepise kultures !.pastaj

    shtoi, kush e ka shkruar kete roman ? Autori nuk u pergjegj.Me erdhi shume turp tha Shevqeti.Merre me

    mend si do ta kete ndjere veten autori iromanit “Clirimtaret” ?!.

    Keshtu po ndodh edhe me kryetarin e sotem veprat e te cilit nuk njeh as familia e tij !!! Pale publiku s’ka

    kohe e nerva te lexoje “garbage-t” e shkrimtaruceve te shitur e sahanlepires te regjimit diktatorial.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje