Jari vendosi të takohej me gazetarët të shprehte pikëpamjet e tij mbi fushatën. Në fillim mori masa se mos hynte në takim ndonjë gazetar i gazetës Tema. Pasi u sigurua që nuk ishin ftuar, dhe që nuk kishte hyrë askush i maskuar, filloi mëngjesin e punës me gazetarët.
-Faleminderit që iu përgjigjët ftesës, e filloi fjalimin Jari. Zakonisht kur thërras gazetarë, kam emocione pasi zakonisht fjalët që thuhen në konferencën e shtypit, botohen në gazeta dhe televizione. Për këtë arsye jam shumë i respektuar që keni ardhur dhe që do raportoni pikëpamjet e mia.
Në fillim dua të them dy fjalë për fushatën elektorale. Siç dihet, fushata elektorale zhvillohet para ditës së zgjedhjeve dhe shërben për të njohur pikëpamjet e partive dhe programet e tyre nga populli. Pastaj qytetarët dhe fshatarët votojnë ditën e zgjedhjeve dhe nga zgjedhjet prodhohet një mazhorancë dhe një minorancë. Sipas Kushtetutës sonë, mazhoranca qeveris vendin, kurse minoranca qëndron në opozitë. Unë si president i Republikës i mbështes këto zhvillime dhe jam shumë dakord që ai që do të fitojë shumicën, duhet të qeverisë.
-Zoti President, ndërhyri një gazetar. Ambasadori amerikan ka shprehur shqetësimin se nëse rezultati del 72 me 68, ekziston rreziku që të prishen zgjedhjet. A mendoni dhe ju kështu?
-Jo unë kam mendimin se 74 është më e madhe se 68 dhe normalisht duhet të shpallet fitues. Por nëse ndodh që mazhoranca e sotme merr 68 mandate, ajo natyrisht ka të drejtë të rinumërojë votat, t’i rihapë kutitë dhe të gjej ku kanë shkuar votat e qytetarëve, pasi kemi të bëjmë me një situatë të re të panjohur më parë. Zakonisht 74 mandate ka pasur kjo qeveri gjatë katër vjetëve dhe nëse i merr aq, nuk ka nevojë të verifikohen kutitë. Nëse kjo qeveri merr 68, natyrisht që duhet të numërohet çdo votë për t’u bindur që populli ka votuar drejt apo jo. Besoj këtë mendim duhet të ketë dhe ambasadori.
-Zoti president, si e shikoni punën e KQZ deri më sot dhe si duhet të zgjidhet kjo krizë?
Mendoj se KQZ ka punuar mirë deri sa ishte e plotësuar me 7 anëtarë, por pas ikjes së tyre, KQZ e mbetur ka punuar akoma më mirë. Dua të kujtoj se ata kanë përballuar një ngarkesë të madhe pune, duke bërë dhe punën e atyre që kanë ikur. Për këtë arsye mendoj se është një nga KQZ-të më të mira që kemi pasur. Unë i bëj thirrje opozitës t’i dërgojë sërish tre anëtarë pasi puna sa vjen e rëndohet, por nëse nuk i dërgon, unë do t’i dekoroj me emrin Mjeshtri i Madh këta katër anëtarë. Ata po bëjnë një punë të shkëlqyer.
-Zoti President, nëse fiton opozita, si do jenë raportet tuaja me kryeministrin e ri?
-Nuk dua të bëj politikë dhe të bie pre e provokimeve kundër kryeministrit Berisha. E kam siguruar dhe e siguroj se do të jem gjithnjë luajal me të dhe se nuk do të bie pre e provokimeve politike, pasi siç dihet jam i depolitizuar.
-Zoti President, ka tre ditë që ka mbaruar afati i Komisionit të hetimit të Veshit. A do t’i tërhiqni vërejtje Kuvendit për shkelje të ligjit?
-Patjetër që do t’i tërheq, pasi ata nuk kanë mundur të nxjerrin para ligjit përgjegjësin kryesor të këtij krimi të rëndë dhe cenimi të imazhit të Shqipërisë. Ata do të mbajnë përgjegjësi për këto zvarritje.
-Ambasadori amerikan ka thënë se raportet politike SHBA- Shqipëri janë të ftohta. Si e komentoni këtë?
-Nuk më duket një qëndrim realist, por më shumë një agjendë personale. Marrëdhëniet tona jam shumë të ngrohta. Unë kam marrë telegram urimi nga Presidenti Obama me rastin e 28 Nëntorit dhe me rastin e Vitit të Ri. Kam marrë po ashtu siguri të plota që do marr prapë një telegram urimi në 28 Nëntorin që vjen. Këto janë fakte. Të tjerat janë agjendë personale.
-Zoti President, ditën e zgjedhjeve mbushet njëkohësisht një vit nga zgjedhja juaj. Cili është momenti më kulmor i këtij njëvjeçari si president?
-Ngjarja më e paharruar e këtij viti, prej ditës që jam zgjedhur, ishte kur në zyrën time në Presidencë erdhi kryeministri Berisha, i cili kishte nevojë t’i firmosja disa dekrete për anëtarë qeverie. Ky ishte një moment i paharruar në jetën time. Ai erdhi thjesht, pa shumë pompozitet, më dha dorën dhe u ul në karrigen time, ndërkohë që unë isha në këmbë. Unë mora një stol që kisha aty afër, u ula dh biseduam gjatë për 5 minuta. Ai foli për reformat e mëdha të qeverisë, arritjet e saj si dhe rëndësinë që kanë tre ligjet për integrimin e Shqipërisë në Evropë. Largimi i tij u përcoll me duartrokitje. Këtë ditë nuk kam për ta harruar kurrë.
E lexoj gjithmone kete rubriken. Me perpara gjeja mes rreshtave te verteten, tani e kam te veshtire te gjej mes rreshtash fantazine!
Je fiks
Një President I D I O T.
Në Bruksel të çoj byroja,
Fol Nishan të lumtë goja,
S’tu nxi syri, s’tu drodh dora,
Fol e mbro, të drejtat tona!
Të shikonim si të mpirë
Tek ecje me hap të ngrirë
Por kur bëre njëzet hapa
I hype gomarit nga prapa!
http://imazheshqip.blogspot.com/2012/09/nastradini.html
po lere more Mero lere te shkretin se e ka denuar perendia!!! Mos e ngacmon dhe ty se me keto qe shkruan do ta bej per nje lek ne darke duke i thene se …Jari jemi bere gazi i botes me keto qendrimet qe mban dhe na presin dite te zeza pas 23 qershorit!!!!!
Jo more mik, nuk duhet lene se eshte nje trap, por qe ben dem. Dhe keta tipa si ky C-ari duhen ndeshkuar rende, se ka marre persiper nje detyre qe se ben dot, nderkohe qe merr ne qafe qytetaret. Ne burg e ka vendin J-ari
Jari do te ishte me mire shkurt me e thirrur k..ri .Ky eshte presidenti me pa cipe ne historine boterore.Do te ishte ofendim I madh per gazeten tema te merrte pjese ne nje Palo conference te jaranit.heren tjerter do te ishte mire te ulej position mbi gjunje para don salehut.
Shoku Jari pandeh vehten si i pari,
Ku e di ai i ziu,
Si ç’mendon per te Saliu.
Ore Jar, or djal i mbarë,
Ate post ta kanë dhënë,
Te te shkeklin mire me kembë.
Prandaj, mos bëj si i ditur,
Tërë popullit i je neveritur.
Te pelqeu strofa e par?
E kam tjetren ne sirtar!
jari e nderit si gjithëmonë
https://www.facebook.com/photo.php?fbid=416908335075065&set=a.396406553791910.1073741828.396392290460003&type=1&theater
Rruget me kamiona, qiellin me aviona, pjatat me meze gotat me raki, gezuar vitin e ri nga presidenti Bujar Llukan Nishani