Ministri Zhiti premton për shndërrimin e Burgut të Spaçit në Muze

23 Maj 2013, 10:28Kulturë TEMA

Me rastin e 40-vjetorit të revoltës së Spaçit në Muzeun Historik Kombëtar, nën kujdesin e Institutit të të Përndjekurve Politikë, Institutit të Studimeve të Krimeve të Komunizmit dhe Muzeut Historik Kombëtar u mbajt një konferencë përkujtimore në kujtim të të ekzekutuarve Dervish Bejko, Hajro Pashaj Pal Zefi dhe Skender Daja  si dhe të dhjetrave të burgosurve të tjerë, që pas kësaj revolte u ridënuan me më shumë se 1700 vite burg.

“Ne përkujtjmë sot,  siç kemi bërë rregullisht këto 20 vjet, heroizmin e tyre, jetët e ndërprera, dhe përcjellim së bashku mesazhin e tyre dhe u themi me solemnitet: ëndrra për një Shqipëri të hapur dhe të lirë u bë. Ëndrra për një jetë të begatë, me pasuri tëndën, me vlera e virtyte, ka nisur dhe vazhdon e sigurt”, u shpreh  ministri i Kulturës , Visar Zhiti.

Ministri Zhiti u premtoi ish të denuarve politikë se do ta shndërrojë  Burgun e Spaçit në një muze – qendër kulturore të kujtesës. vend pelegrinazhi, që të dëshmojë historinë, të vërtetat e saj, që e keqja të mos përsëritet më.

“Ne do të shtojmë muzetë, një do ta përurojmë këto ditë në Shkodër, monumente të kujtesës, të qëndresës tonë edhe në vendet e internimeve, në Savër, Tepelenë, Fier, Golem të Gjirokastrës, gjithandej, edhe në aeroportin që mban emrin e shenjtë të Nënë Terezës, pista e të cilit filloi me punën e pa paguar të të burgosurve politikë dhe tani, ashtu modern, është si një simbol i realizimit të ëndrrës së tyre për një qiell të lirë të atdheut që na bashkon me botën”  tha Zhiti./A.XH

 

12 komente në “Ministri Zhiti premton për shndërrimin e Burgut të Spaçit në Muze”

  1. Dean says:

    Na plasi per burgun e Spacit.
    Njerzit s’kan buk me honger,ky don me bo ”Muze” atje kujt askujt nuk i shko mendja me bo vizit.
    Ne qofte se ish te burgosurit nuk jane zhdemtu akoma nga shteti,atehere shume mire t’ua bejne,por Shqiperia nuk mund te merret gjith jeten me ”ish-te burgosurit” pasi gjith Shqiptaret sot jane e Burgosur ne vendin e tyre.
    Kjo histori duhet te marr fund 1 here e pergjithmon,zoti Zhiti,se na keni ca tr…n,na keni ca.

    1. besi says:

      Dean,
      Si ka mundesi te shprehesh keshtu. Ti po na plas tra.n ne kerkim te nje standardi me mire te jetes, kurse ata qe vuajten atje duarthat dhe te ngujuar lane ditet e vitet me te mira te jetes se tyre. Nen tortuar qe i bente regjimi. Ata aty edhe u mbyten, nen torura me cnejrore. Kurse ti, z.Dean ne ambiciet tuaja per nje jete me te mire ke dale per te kerkuar ndryshime. Po ata te shkrete , a ke menduar ndonjehere cfare kerkesash kane pasur. Te gjithe ata kane pasur nje kerkese esenciale: te shpetojn lekuren lakuriq.
      Dean, se mos keni qene ju ndonje persekutor i atyre te burgosurve?A po mos je biri i ndonje persekutori?
      Cka do qe te kesh qene apo qe te jesh , duhet te reflektosh me ndjeshem.
      Aty, ne Burgun e Sapqcit,u vuajt shume, jashtezakonisht shume!

      1. Dean says:

        besi,une jam popull i thjeshte.Une pagova ne kohen e Enverit une po paguaj sot.Per rrjedhoje,kam nevoje per PAQE dhe jo per SPEKULLIME dhe Genjeshtra se jena ngop.Si popull kam votuar dhe jam dakord qe ish te burgosurit te zhdemtohen nga ana materiale dhe nga ana morale.Por nese kjo nuk ka ndodh per gati 23 vjet ky nuk eshte faji im por i ketyre Politikaneve qe kemi ne krye dhe per TURP ta kene ish-te burgosurit qe vuajtjet e tyre ja lane ne dore t’i trajtoje sali berisha,nano&co.
        Por kjo histori nuk duhet te vazhdoje gjith jete,pasi e ardhmja e 1 populli ngrihet mbi Optimizmin dhe jo Brengat nga e kaluara.Kan lind Breza te rinj Shqiptaresh qysh prej renies se komunizmit,qe sot jane VIKTIMA te nje shteti FORMAL i cili nuk ka mundesi tu siguroje 1 vend pune apo prespektiv per te ardhmen.Dhe keto breza qe kan lind jane po ne te njejten menyre VIKTIMA te keti vendi qe shkakton vetem Viktima.Dikur duhet te mbaroje kjo loje,se nuk kemi as fuqine intelektuale dhe as potencialin ekonomik dhe shpirteror(pasi jemi te shkaterruar) qe te akumulojme brengat e ish-te burgosurve.
        Visar Zhiti eshte ne qeveri dhe ne vend qe te SPEKULLOJ me ”muzeume” ben mire te zhdemtoj ish te burgosurit.Nese nuk e ka bo ket gje,nuk eshte faji im.Jane pikerisht PLEHRA si Visar Zhitit qe i konsumuan poshtersit gjat kohes se Komunizmit dhe sot ne ”Demokraci”. ” Enough is Enough” thone Anglezet dhe ne kemi arrit ket pike.
        Asgje personale me ish-et,por thjesht nuk me intereson me kjo ceshtje.

        1. aqifi says:

          Visar Zhiti eshte nje njeri fisnik dhe i larte. Gjynah qe e perzieu emrin me plehrat e Saliut…

  2. Privatizoheni says:

    Z. Minister,institucionet tuaja kane treguar se nuk jane ne gjendje te mbajne muzet.Gjendja e tyre eshte skandaloze.
    Per mua do ishte mire, per kete shtet te mbytur ne borxhe,te behet burg privat.
    Jepjani te burgosurve politik me koncension,kete burg te shkateruar nga koha.

    1. virtyti says:

      Privatizoheni,
      Ato burgje te mjera si i Spacit u krijuan qe te shaktojn Vuajtje. Te tmerrshme! Nuk guxojm te mos i respektojm. Ne duhet ti bashkndjejm vuatjet e atyre te shkreteve, te perjetuara ne burgun e Spacit. Se keshtu respektojm vlerat,respektojm vuajtjet e eterve tane, se keshtu tregojm se jemi qenje humane ndaj pasardhsve tane. Duke bashkndjere vuajtjet me bashkatdhetaret tane , ne deshmojm se e duam njeri tjetrin.Duke dashur njeri tjetrin ne tregojm se duam popullin tone, kombin tone-tere racen humane. Duke dashur mikun ne mesohemi te aurrejm armikun. Ai qe nuk di te doje mikun e tij, nuk do te dij te urrej armikun e tij. Dhe keshtu rob do te ngelet tere jeten.

  3. lushi says:

    O zhit shif mos ta shkaterrojne prap burgun e Spacit per skrap vellai i Gjeneral Prendit

  4. prigione says:

    Spaci duhet mbahet e duhet te “furnizohet”.Shteti i sotem,politikat e partive sot jane me kriminale nga krimi ne kohen e Enverit.Spaci duhet mbajtur si nje shembull i funksionimit te shtetit ligjor.A nuk eshte Saliu per Spac?,pse ta bejme muzeum,duhet te funksionoje.Mire eshte te hapet edhe nje burg ne Gerdec,nje burg nenujor tip Nemo ne detin Jon,kthimin ne burg te shtepise se Haklajve e burgje te tjere pa numurim….

  5. Kyci 5234 says:

    Po mire,more po Saliun ne cilin burg ta fusim?U perket atyre qe na i futen(natyrisht me ligj, se nuk te fuste njeri kot,lere c’perrallis Zhiti qe ishte lekfor ne burg per veprat e Hoxhes. ishte se kush do na i shpjegonte?Muze,po kush vete aty?Kuptoni nuk shkon njeri te shohi skenderbeun(muzeun)ne Kruje se nuk kane leke,do shohin burgun!…Doni per organike te fusin ca ne pune!Mbylleni kete se dhe brezi yne u vel me agjentet qe i ben Ministra,sepse duhen bere!….

  6. balzac says:

    E vertete eshte se njerezit kane vuajtur por do te ishte shume me e dhimbshme te jetojme me sugjestionin e se kaluares.

  7. Ta tata titit says:

    ME VJEN KEQ PER ISH TE BURGOSURIT, POR TEK ISH BURGU I SPACIT NUK EGZISTON QOFTE EDHE NJE TULLE,PO TE KETE KUSH NDONJE FOTOGREFI TE EKSPOZOJE NE NDONJE EKSPOZITE GAZETE I RRELIKE. TE FALA LAMSKONI

  8. Ura e Bunes says:

    Perse ky Zhiti “perlyeu”emrin e mire te poetit per dy muaj Minister?Perse?Kush e urdheroi dhe cfare fsheh Zhiti poet tek “burgu”i tij!…Nuk erdhi kotesisht Zhiti dy muaj ministër!Nuk ka minister te Berishës të mos jet pak spiun…”Pjeter Arbnori,bisede private në Tirane….Fjale e incizuar qe do shfaqet ne kohen me të mirë!Aty eshte dhe prapaskena Topalli,kunder tij dhe demokracise ne Shkoder!…Saliu komunist stalinist i Ramizit qe mbahet me fije te fshehta të majta…”perfundon legjenda e burgjeve, Mandela shqiptar Pjeter Arbnori! Zhiti dhe figurativisht tregon se kush eshtë!Metafora ” Minister” paralelizon bashkpuntorin e sigurimit!…Nje renie spektakolare pas deshtimeve ne poezi!….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje