Pesë të arrestuar nga EULEX për krime lufte. Ngrihet akuzë edhe ndaj ambasadorit të Kosovës në Shqipëri (VIDEO)

23 Maj 2013, 18:21Rajoni TEMA

Policia e EULEX në bashkëpunim me Njësitin e Operacioneve Speciale të Policisë së Kosovës ka arrestuar sot pesë persona, që janë duke u hetuar për krime luftë kundër popullsisë civile gjatë konfliktit në Kosovë.

Të arrestuarit janë Sami Lushtarku, Sahit Jashari, Jahir Demaku, Zeqir Demaku dhe Hysni Thaçi.

Një prej të arrestuarve po hetohet për vrasjen e një civili si krim lufte.

Krimet janë kryer në qendrën e ndalimit të UÇK-së në Likovc të Skënderajt.

Po kështu Prokuroria Speciale ka ngritur akt- akuzë edhe ndaj Sylejman Selimit, ambasador i Kosovës në Shqipëri, Fadil Demakut, deputet i PDK-së, Sami Lushtakut, kryetar i Komunës së Skënderajt, Sabit Gecit, Sahit Jasharit, Ismet Haxhës dhe disa të tjerëve, raporton Koha Ditore.

Mediat bëjnë me dije se ata akuzohen për torturim, dhunim dhe keqtrajtim të popullsisë civile gjatë luftës./ep

19 komente në “Pesë të arrestuar nga EULEX për krime lufte. Ngrihet akuzë edhe ndaj ambasadorit të Kosovës në Shqipëri (VIDEO)”

  1. lavdosh says:

    Disa votues te Berishes me pak per zgjedhjet e 23 Qershorit

    1. res publica says:

      qenke nje balosh, mor i gjori lavdosh!

  2. kelmendasi says:

    Eshte arrestue QYTETARI I NDRERIT TE VLORES per 100 vjetorin e pamvarsise
    i madhi SAMI LUSHTAKU.Vlora me ne krye Gjiken,Ramen dhe Qosen te organizojne trimoshat e Tom Doshit te rrethojne Eulex e ta lirone Sami Lushtakun qe ka shkri jeten per Vloren

  3. Sem Luma says:

    Arrestimi i Lushtakut dhe i disa te tjereve si ai do te ishte me vend vetem atehere nese keta persona do te akuzoheshin per veprimet e tyre te pas 15. Qershorit 1999 (clirimit te Kosoves), e jo per veprimet e tyre gjate Luftes se 1998-1999. Ka 1000 shkaqe dhe veprime (te ndodhura pas 15 Qershorit 1999) qe do te arsyetonin arrestimin jo vetem te Lushtakut, Adem Grabovcit …, por edhe shume e shume te “fuqishmeve” te nentokes kriminalo-poltike kosovare. Ndersa akuzimi i tyre per veprimet gjate kohes se Luftes me duket veprim me shume politik se sa hetim per hir te drejtesise. Madje keto akuza inflacioniste te Eulex-it (per veprimet gjate Luftes 1998-99) me duken edhe si nje pamundesi apo padashje e qellimshme e tyre per tu marrur me krimet dhe korrupsionin shkaterrrues te nje pjese te madhe te politikes aktuale kosovare.
    Me keto akuza dhe hetime vetem per ndodhi te kohes se Luftes, dyshoj se po deshirohet (nga nje pjese e BE-nderkombetareve) njefare “baraspeshimi” kriminel Serbi-Kosove per Luften e 1998-99-tes!!!

  4. bravo says:

    Kriminelet ne krye te institucioneve shteterore, si dhe deputet,ajka e “shtetit” jane kriminele,cte presesh nga ky shtet?

  5. Ereniku says:

    Po pastrohet Politika e Kosoves prej Kriminelo-tradhtareve sepse nje patrijot qe lufton per atdhe nuk vepron sikur keta monstruma kriminela qe shkatrrun Kosoven ne bertham,kuku Ambasadori i analfabetave te Kosoves po na shkojka direkt ne Biruc prej ambasade drejt ne Biruc……ambasador dhe kryetare komune me 8 vite shkolle ky eshte turpi i turpit,por Katunari s’paska piken e turpit as qe dine se q’ka eshte turpi

  6. disk says:

    Pasojat e marreveshjet Thaci-Dacic…hani bar hani

    1. vman says:

      Po jo keta duhet te jene ne burg sepse jan te korruptuar deri ne fyt!

  7. zeta R. says:

    TEMA jeni te pa anshem te pa cenzure vetem keshtu do keni besimin Sala tani ne KOSOVE NUK KA PERKRAHJEN E Me PARSHME AS PER SE AFERMI,komentet ne tema pasqyrojn realitetin ne teren kjo eshte e vertet.

  8. Luani says:

    Si u çmend kombi ynë, i cili vendosi që të paguaj gjithë pasurinë qe e ka për tu kujdesur për luksin e partive politike nga Prishtina.

    A mendoni ju se këta trima dhe trimëresha janë dërguar si përfaqësues politik shqipfolës për të na shpëtuar nga zullumi i djallit serb, apo si përfaqësues i djallit serb për të na nënshtruar neve si komb nga këta?

    1. mirel says:

      Besoj qe eshte kjo e fundit, fatkeqesisht
      pergjegjesia gjithmone bie mbi ne qe ju shkojme nga pas si bageti dhe nuk i veme para pergjegjesise.
      ndergjegja qytetare e shqiptareve le ende shume per te deshiruar

  9. anon says:

    HAHAHA kriminela me poste shteterore.

  10. hajrija says:

    Me mire vone se kurre. Ky eshte vetem fillimi. Shpejt e kane rradhen camet tane

  11. agon says:

    Me vjen shume keq se jane arrestuar per vrasje serbesh. Turp per Eulex se me cfare merret. Me kohen e luftes. Sa pak serb jane arrestuar per krime lufte. Ndersa shqiptaret e shitur gezohen per keto arrestime. Turp te keni te paftyre…

  12. Iliri, Kaçanik says:

    Ky eshte EU-leshi! Arreston clirimtaret, personat te cilet ne momentet me kritike i dolen zot atdheut, fale tyre bashke me shume te tjere ne sot gezojme lirine. Fale ketyre burrave te medhenj te kombit tash dhe historia po flet ne te mire te shqiptareve. Ne kemi nevoje per ndihme nga BE-ja, por jo te na poshtorojne luften tone te lavdishme qe beme. Rrofshin trimat e UCK-se, poshte EU-leshi dhe njerzit qe mendojne si EU-lesha!

  13. Ne ne Kosove neser kemi diten e aksionit “Te pastrojm Kosoven”,por kemi filluar sot ne mengjez me shi e bereqet e lajm kaq te mire ,uroj te kalbeni ne burg ju “ushtare e pseudoclirimtar”.Gezuar Kosove dhe Gezuar edhe juve andej kufirit per kete pastrim pranverore te ambientit!

  14. toska says:

    Ooo sot ka feste Kosova ulerasin malet tona ,Gezuar Kosove e lire me ne fund nga Serbia e me tutje nga rrugaqet,vagabondet e kriminelet …per sqarim keta nuk akuzohen per krime ndaj serbeve por per vrasje dhe dhunim te civileve shqipetare gjate luftes! Gezuar Gezuar!

  15. KOSOVA99 says:

    Kosova gjithe historin ka vuajtur nga shpiunat edhe sot pas 15 vitev liri prap shpiunat emilloshit dalin ne shesh se bashku me eulexsin ,,se keta luftuan qlirimin e koosves kures athere edhe sot shpiunat luftojen ta kthejen shkaun en kosove po kurr harrone,,se keta qe sot i akuzon eulexsi jan qlirimtaret e tokav shqiptare ..

    keta jane vete kosova per gjithe at qka kane ber ne lufte ,,e tradhtaret ndoshta kan deshir te jave lirojmi kosoven nga qlirmatret po jo se gjdo i dyti eshte qlirimater i tokav shqiptare e jo tradhtare siq jan disa ketu

  16. Faku says:

    Eshte e papranueshme ne boten e sotme ,qe nje shtet te udhehiqet nga lloj lloj luftetaresh me qellime te pastra apo te dyshimta ,nje shtet i udhehequr nga luftetare kthehet ne rebublike bananesh ,cdo luftetar qe do te merret me politike vendin duhet ta kete ne burg.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje