Ndalohet dhe mbahet i izoluar për disa orë në Drejtorinë e Policisë së qarkut të Tiranës vëllai i Rakip Sulit, kandidat i Partisë Socialiste në Tiranë.
Seit Suli, 40 vjeçar, është mbajtur më shumë se 4 orë në ambientet e birucës së drejtorisë së Tiranës pa asnjë motiv ligjor.
Kanë qenë dy furgona policie, të cilët kanë ndaluar e më pas shoqëruar në komisariat vëllain e kandidatit për deputet rreth orës 18-të të ditës së djeshme.
Suli në momentin e ndalimit ndodhej nën shoqërinë e miqve të tij, megjithatë nuk ka bërë asnjë rezistencë dhe i është bindur forcave të policë.
I vetmi argument i thënë nga uniformat blu ka qenë ai e ndalohej pas një sherri në Kodër Kamëz.
Për gazetën TemA, Seit Suli tregon se nuk ka pasur asnjë konflikt me askënd.
Atë që policia e Tiranës e ka konsideruar një sherr në Kodër Kamëz, për Seit Sulin ishte thjesht një bisedë me tre djem, të cilët ai nuk i njeh.
“Po kthehesha nga Kamza rreth orës 13:00 të ditës së djeshme. Në Kodër Kamëz shoh tre çuna, që nuk i njihja, që po hiqnin flamujt e Partisë Socialiste. Jam ndalur e u kam thënë djemve që të mos i hiqnin flamujt sepse nuk ishte një gjë normale. Më pas kam ikur dhe kam vijuar punën time. Ky ka qenë i gjithë konflikti, për të cilin më ndalojnë katër orë më vonë dhe më mbajnë deri në mesnatë në birucat e Policisë së Tiranës”, tha Suli.
Ndërkohë shoqërimi i tij konfirmohet dhe nga burime të policisë, sipas të cilave ndalimi i 40-vjeçarit është bërë pas sinjalizimeve për konflikt mes një grupi të rinjsh.
Në lidhje me këtë ngjarje ka reaguar edhe kandidati për deputet në Tiranë, Rakip Suli.
Për gazetën TemA, deputeti Suli thotë se nuk dëshiron të besojë se ndalimi i vëllait është një sulm i qëllimshëm që i bëhet familjes së tij, tani që ka nisur fushata për zgjedhjet e 23 qershorit.
“Dua të besoj se Policia e Tiranës ka pasur informacione shumë të sigurta që ka vendosur shoqërimin dhe izolimin për disa orë, të vëllait tim. Unë nuk di, madje ju garantoj, që im vëlla të ketë qoftë edhe rastin më të vogël të shkeljes së ligjit. Por insistoj se dua të besoj se ky incident është i rastësishëm dhe se nuk do të pasohet me ngjarje të tjera, kur ne të përballemi, jo vetëm me betejën politike, por edhe me atë të uniformave blu. Ngaqë nuk besoj se ndalimi i vëllait tim është bërë qëllimisht, unë kam përqendruar punën time në shpalosjen e programit të Partisë Socialiste dhe në evidentimin e gjithë problematikës që ka zona ku unë jam kandidat për deputet. Ju garantoj se kjo është problematika e vërtetë e Tiranës dhe jo ndalimi i familjarëve të kandidatëve për deputet, edhe nëse bëhen të qëllimshme”, thotë Rakip Suli./l.ç
Sali Berisha po i perndjek kundershtaret e tij. Po perndjek familjet e tyre dhe mbeshtetesit e tyre. Po njerez si Rakip Suli jane burra, jo pula si ato qe ndjekin Salen. Ndaj nuk do te ndalen para presioneve dhe do te fitojne bindshem zgjedhjet e qershorit.
po me cunat qe hiqnin flamujt, cfare beri policia???????????????????
U be rasti i katert apo i peste i ketij presioni te drejtperdrejte politik nga ana e policise se shtetit. Me sa duket policia nuk e ka kuptuar akoma se nuk ka ndonje rol ne zgjdhje. Megjithate pas fitores se socialisteve ne qershor, keta duhet te merren shume me disa oficere te larte policie qe jane bere njesh me mafiepushtetin e Berishes.
Megjithate nuk ka asnje shans PD dhe policia e PD te ndalojne vershimin e votave opozitare kunder tyre dhe per Rilindjen e vendit. E kane mbushur e derdhur kupen, tani do derdhemi ne kunder tyre, ne date 23!
po behen t eperseritura keto nag qeveria diktatoriale e sali ebrishes njeher u shoqeruan aktivistet ne shkoder pastjaj ju vu flaka shtepise te nej kryetari te ps tani po shoqerohet ne polici vllai i nje deputeti…masaker totale
jane bere vellezerit e kusherinjte e deputeteve si lacat e shqiperise. i gjen tallava me tallava tu hedh miljona lek te taxave te popullit. me mire te jesh sot kusheri e vella deputeti si biznesmen… te vjen leku vete dhe ben ligjin edhe me hajvani. kane makinat e fundit, bejsne sherre kudo shkojne dhe e hedhin lekun vuuu…vella deputeti mo..
he mor sali berisha sa injorant qe je he mer sali berisha se na e shpife he emr sali berisha se na shkaterrove me keto presion e ediotlliqe qe ben cdo dite…ik mor injorat se do shporresh ne 23 qershor
Forca Rakip, ata kane frike se po u bie edhe Kamza, fale punes tende dhe ekipit te Rilindjes. Nga paranoja dhe frika e humbjes jane panikosur, por fitorja jote dhe e PS eshte e sigurt nga mbeshtetja e qytetareve.
nuk te druon me populli sali ebrisha nuk te duron me shqiperia nuk te durojne me as nderkombetaret po kalon cdo cak te te berit fushate te te berit presion e te gjithave…jepi fund o njeri njeher e mire ketyre maskaralliqeve
Filluan socialistet me drama e melo drama tipike te fushates elektorale. kush nuk e mban mend perrallen e kryetarit te bashkise se kavajes, socialist, qe demek i kishin rrembyer gruan shtazne dhe ja kishin hequr femijen ne barkedhe pse ishte 9 muajshe. pastaj doli qe ajo sishte fare shtatzane 9 muajshe dhe burri i saj sdinte gje. shkoji veliaj ambasade me ambasade duke thene pd po na vret grate e femijet. akoma dhe sot tall… abasadoret e botes me erion veliaj dhe me keto drama te sajuara alla socialistash.
po perdor policine dhe t egjitha mjetet e krimit sali ebrisha ne fuksnion te presionit mbi zgjedhjet ne funksion t epresionit mbi qyettaret e thjeshte mbi opozitaret e ndershme mbi opozitaret qe punojne per rotacion
Rreshtimi i shtetit te brekedhjerit te historise ne terrorin mbi Popullin Opozitar eshte nje realitet qe do te behet gjithnje e me refraktar,duke ju afruar 23 qershorit.
Keshtu qe kandidati per deputet Rakip Suli nuk e ndihmon veten dhe zgjedhesit e tij duke e pare “si te rastesishem,jo te qellimshem”, kete ndodhi.Per me teper ai nuk eshte i ri ne kete gare;ne ate te 2011-es skandalet e policise me ekipin e R.Sulit u bene publike si mjaft shqetesuese.
policia po i sherbne qeverise ne vend qe te jete e pavarur policia po i sherbn shtetit te korruptuar dhe diktator te sali ebrirshes ne vend qe te jete e pavarur dhe kjo esht ekomplet e patolerueshme
O kristina je goxha goc e bukur mi lal,mos i prish hiret e trupit me keto komente te felliqura.
digjet banesa ne preze e kryetarit te PS; shoqerohet vellai i x deputeti te PS, dita ende nuk ka mbaruar.. do shkruaj analisti bushati per keto ngjarje e te tjera si keto, apo ka nder mend te na i sheqerose prape; gjera te vogla, gra e burra patetike qe tremben per hic mosgje?
kujdes nga ndonje plumb qorr bushati se ti je ne rregull, por ketu shkrumbohet i njomi me te thatin.
duhet nje nderhyrje emergjente e nderkombetareve qe te kete presion te qeverise qe tmos u beje me presione t etilla opozitareve sepse po shkaterron besimin mbi policine
se per pak harrove babain e simir tahirit. Edhe ai u arrestua per presjon ndaj PS. Ja futen nje kontraband (nashti, pak kontraband bente ai, po pak ama, jo si ca qe bejne shume).
Nje aty lart thote se soj e sorogobi i kantidateve jane per laco, a lasho a si i thone asaj.
Po mire ore c’te keqe ka!!!
Pastaj, u takon ere. nuk eshte e lehte te jesh sorollop me kantidatin.
Te gjurmone policia, pa asnje shkak.
Shih se cmund te ndodhte nese ky byrazeri i atije qe u konfliktua me ata te tjeret do te merte ca laco te tjere e te sharronte ca kundershtar ne Kamez.
Ju te gjithe do thoshit: U denoncua ne polici incidenti e policia nuk mori masa, sa arritem ne masaker. Pulicia e sales, ja keshtu nuk mori masa.
Ikni o koke loqe grisuni pas ndonje ferre.
babain e tahirit e the ti jo une…
personalisht s’me ha fare se kush eshte x apo y. n.q.s s’ju ben pershtypje kriminaliteti i ushqyer nga pushteti e partia,presioni fizik e psikologjik ne prag zgjedhjesh, prape puna juaj;
fundshpinen, ma ka bere perendia per nje arsye, ti meqe dike ca te tjera, je i lire ta krisesh, ta grisesh e ta shqyesh si te te doje kokrra e qejfit, tendja eshte.
Keto jane shantazhet qe ben Berisha ndaj njesis qe ai e quan si bastion te tij ,por me nje kandidat si Suli ,po i rreshket nga dora,Ne kete njesi po behet nje pune vertet e madhe fale ketij kandidati te perkushtuar ne punen e tij
Berishianet po perpiqen te krijojn konflikt me cdo kusht duke sajuar ngjarje dhe inxidente te paperfillshme ,Keto jane thjeshte per ti bere presion psikologjik nejrezve te kesaj nersie per te mos perkrahur kandidatin e tyre dhe te qendrojn nen presionin e Salinisteve te cilet e kane pushtuar dhe nenshtruar kete njesi
KJo duket qe eshte haptazi shantazh i paster ndaj Rakip Sulit dhe grupit te tij te punes qe po punojne me shume perkushtim ne kete njesi ,dh Salinstet ndjehen te frikesuar dhe ne panik se e ndjejn qe ne kete ashtuquajturin Bastionin e tyre kete here jane te humbur
Si ne kohen e enverit qe u fusnin ne polici dhe u rrifnin pa ndalim , dhe sot eshte nje ndryshim qe te arrestojn te bejn presion e po the jo pastaj te rrafin ? , turp per ket shtet qe kemi turp po nje TURP me te madhe
Keto gjera jane shume te vogla dhe te perballueshme, qofte fizikisht ashtu dhe menderisht. Po kam frike se keto jane fillimet e vogla qe do te shoqerohen me disa me te renda e pastaj skandalozet.
Uroj qe njerezit te kene mend ne koke kur tu urdherohet te bejne gjera te paligjshme.
Se do fillojne te kerkojne azil mbasi te humbin pushtetitn.
Ky eshte realiteti i hidhur qe mbizoteron prej kaq kohesh ne kete njesi ,ku mbizoterojne hienat e Berishes,dhe e mendojne si prone te tyren dhe sillet me prepotence dhe arrogance ndaj banorve te kesaj njesie ,KJo eshte poshtersia e rralles
Bravo Zoti Suli vazhdoni te punoni keshtu si e keni nisur pasi fitorene ekeni te sigurte ne kete njesi ,dhe te mos ju trembin keto injorantet e Berishes qe jane vetem vetem nejrez te paafte qe ju ka ardhur fundi
Salinisteve u ka hyre frika ne palce dhe po sillen verdalle duke shpikur gjera ,dhe duke krijuar incidente nga me absurde ,Po bejne cdo gje per t epenguar punen e socialisteve ,Uroj qe te jete incidenti i fundit dhe te kemi nje fushate te qete se ne fund te fundit mbi gjithcka jemi njerez
Berisha mendonse jemi ne diktature dhe mund te nenshtroje nje popull te tere ,Ka a rhdur koha te iki ne paqe dhe te mos krijoj asnje incident dhe kjo ehste per te miren e atij se te gjithe do te japin llogari perpara drejtesis se od te vij dita qe do te kete drejtesi per kete popull
Ne nejsin 11 Rakip Suli do te fitoje fuqishem dhe do ti kthej njerezve te kesaj nejsis vlersimin qe ato meritojne se boll kane duruar nen kthetrat e shpellarve te Saliut .Fiotre per Rakip Sulin
Turp i madh te perdoresh kto metoda. shenje frike eshte edhe kjo e nje humbje te pritshme per te djathtet.
Rakip Suli po ben nje pune kolosale ne ate njesi, ndjehet fryma e Rilindjes kudo dhe ka nje anetarsim si kurre me pare ,Do jete nje fitore e madhe dhe e merituar.
Sa here qe vij ne Shqiperi ne prag zgjedhjesh gjithnje them se kjo do jete hera e fundit.Kete toke te dashur e ka mare lumi.Opozita do beje mire te mos bjere ne kurthin e Ilr Metes dhe te S.Berishes per te votuar “tre ligjet” sepse kjo do ta kufizoje qeverine e ardhshme te shkarkoje drejtuesit e krruptuar,te cilet do perpiqen te sabotojne realizimin e programit te opozites.MBAJENI MEND!
Kuhsdo qe e njeh Sait Sulin e di mire qe ai nuk eshte aq i sjellshem sa duket prandaj zoti Baze mos e kthe gazeten ne nje leter higjenike.
FASHIZEM DHE SHKUAR FASHIZMIT,REGJIMI I SALIUT.TE GJITHE ME KEMBE ME 23 QERSHOR ME VOTEN PLUMB KUNDER KETIJ REGJIMI FASHIST.
Respekt e perkrahje Rakip Sulit, rezistenc dhe vrull te pakufi per fitoren e madhe. Gjithe njesia 11 eshte ne krahun tuaj per te permbysur komunistin e fundit ne Europe Sali Berisha. Rilindja do lere pas keto metoda te dala boje, Rilindje dhe liri per te gjith popullin shqiptare. Poshte tropojanet e keqinj, rilindje per fiset fisnike te tropojes qe Saliu si ka perkrahur kurr.
ORE MERO LERE SULON PO NA SHKRUAJ PERSE RAMA TE HENEN I LEJON SKLLAVET E TIJ CE TE MIRATOHEN TRE LIGJET
HEJ…KY ESHTE VERTET SHTET FASHIST, NUK ARRESTOHEN ATA QE KRIJOJN VANDALIZEM EDHE KRIMIN, POR ATA QE E DENONCOJN EDHE E PARANDALOJN.
Ai u mbajt ne polici.
Ky tjetri u plagos, por nuk bene lajm per ju KOMUNISTAT.
Pak pas mesnate është qëlluar me armë zjarri duke u plagosur rëndë shtetasi Bujar Shehu, 29 vjeç drejtor i Bordit të Kullimit në Kukës.
Ai eshte njekohesisht edhe kryetari i deges lokale ne komunen Shtiqen te Kukesit, ku edhe banonte si dhe eshte vellai i Drejtorit te Pergjithshem te Sherbimit te Kontollit te Brendshem.
I plagosuri ka marre rreth ores 1 pas mesnate ndihmen e pare ne Spitalin e Kukesit e me pas eshte derguar ne Spitalin Ushtarak sepse ka plage te marra nga kater plumba.
POSHTE FARA JUAJ KANCEROGJENE
eshte mire qe ne fushaten zgjedhore te mos kemi konflikte midis simpatizanteve. ne qofte se pretendojme te hyjme ne europe toleranca eshte baza. ndalime te tilla pa shkak jane tregues te mos efikasitetit te disa policeve . zbatimi i ligjit eshte busulla qe duhet te kete policia. dhune ne varesi te politikes eshte e denueshme, bile dhe shume katastrofale per vet personat qe e aplikojne. kur te vije opozita ne pushtet, e ka te lehte te nise padite per personat pergjegjes qe dhe ne alaske te shkojne do te kthehen dhe te japin llogari ketu. policia sduhet te perzihet ne urdhera politik. dhuna sjell dhune. shteti ligjor duhet te triumfoje gjithmone tek ne.
E rendesishme eshte qe vete z.Suli thot se nuk beson qe policia ka arrestuar qellimshem vellaun tim! Eshte per tu pershendetur kjo deklarat,dhe ne asnje menyre ata qe i hudhin benzin zjarrit duke armiqesuar popullin per shkak te bindjeve politike.Ne nuk jemi ne lufte!Perkundrazi te gjithe jemi Shqipetare te nje gjaku,mos lejoni te beheni loder e asnjerit,luften le ta bejne politikualet, ne do te votojm pa presion dhe me bindjen me te mire qe vota jone do ti sherben progresit social e ekonomik te Shqiperise. Nuk ka asnje arsye qe qytetaret te behen viktim e politikuajve te pa ndergjegjeshem qe te shtyer nga epshet e cmendura per karik e lek jan ne gjendje te shkelin mbi kufoma te popullit te vete! Dhuna nuk eshte mjet ne asnje menyre,Shqiperia dhe Shqipetaret e kan perjetuar disa here ne lekuren e vete se cfare na sjell dhuna dhe besimi i verber ne politikuajt Shqipetare qe edhe pas inicimit te betejave te pergjakshme vellavrasese jan ulur kan pire e kan qeshur se bashku duke u tallur me delet sic ata na quajn neve!