Partia Socialiste ka akuzuar kryeministrin Berisha për shkatërrimin e sistemit të drejtësisë. Deputetja Vasilika Hysi ka thënë se Berisha do të mbahet mend si kryeministri i drejtësisë së mohuar, duke e kthyer atë në një mall.
“Kryeministri në ikje do të mbahet mend nga shqiptarët si kryeministri i drejtësisë të mohuar, i drejtësisë të penguar, i drejtësisë të shndërruar në mall, si dhe të drejtësisë të nënshtruar vullnetit të pushtetit të partisë familjare e të korrupsionit.
Ky kryeministër e ka përdorur pushtetin për të përfituar përmes padrejtësive duke grabitur pasuritë e vendit, duke grabitur të ardhurat e njerëzve, duke shkelur liri dhe të drejta për të mundur të fitojë qetësinë që i duhet që të sundojë mbi një batak korrupsioni dhe kriminaliteti.
Kjo është arsyeja pse sot jo vetëm drejtësia, por edhe siguria janë bërë si ujët e pakët.
Në Shqipërinë e Sali Berishës mungon besimi në sistemin e drejtësisë, sepse shqiptarët shohin sesi vitet kalojnë dhe të gjitha çështjet më tragjike presin akoma drejtësi”, ka thënë ajo gjatë një konference për shtyp.
Hysi u shpreh se shqiptarët sot kërkojnë drejtësi për vrasjen e Fatmir Xhindit, për Gërdecin, 21 janarin dhe ngjarje të tjera kriminale.
“Sot shqiptarët presin drejtësi për Remzi Veselin.
Drejtësia pas 3 vitesh nuk është akoma në gjendje të na thotë kush e vrau dhe pse.
Sot shqiptarët presin akoma drejtësi për Fatmiri Xhindin. Drejtësia e kryeministrit në ikje hesht i detyruar të heshtë.
Sot shqiptarët presin drejtësi për 21 janarin. Sot familjarët presin akoma drejtësi për Faikun, Ziverin, Hekuranin dhe Aleksin.
Një gjyq ky, ashtu si dhe gjyqi i Gërdecit, i zvarritur paturpësisht dhe i mbyllur, për këtë drejtësi, por jo për ne, me një vendin sa absurd aq dhe i pritur nga të gjithë. Ç’drejtësi tjetër mund të presin shqiptarët në dyert e gjykatave të një vendi që qeveriset me padrejtësi?
Aty ku vendi qeveriset për të përmbushur interesa korruptivë të familjes në pushtet, drejtësia nuk bën dot drejtësi. Aty gjykatësit mbyllin sytë përpara mëkateve të qeverisë dhe qeveria mbyll sytë përpara mëkateve të gjykatësve.
Dhe pse tashmë pa imunitet, gjykata dhe prokuroria vazhdojnë të mos kenë vullnetin që të hapin çështjet ndaj ish-ministrave përgjegjës për disa nga këto ngjarje. Dhe pse pa imunitet, asnjë hetim për gjyqtarët dhe prokurorët e dyshuar për korrupsion”, tha deputetja socialiste.
Ajo u shpreh se PS kur të vijë në pushtet do të këmbëngulë për zbardhjen e këtyre ngjarjeve të rënda, duke nisur nga 21 janari.
“Për Partinë Socialiste 21 janari nuk është një nga çështjet e drejtësisë, por është çështja që do të vendosi në themelet e drejtësisë shqiptare të drejtën. Për këtë arsye ne nuk do të heqim dorë për asnjë çast nga rivendosja e drejtësisë në vend dhe vënien përpara saj të vrasësve të 21 janarit, vrasësve të Remziut, të Fatmirit dhe përgjegjësit e Gërdecit.
Drejtësia fillon nga një qeveri që qeveris me drejtësi, nga një qeveri që nuk shpërdoron detyrën e saj, por është aty në shërbim të Kushtetutës dhe të popullit të vet.
Ne, me fitoren e 23 qershorit, do t’i japim shqiptarëve një qeveri legjitime që do të qeverisë me drejtësi dhe me legjitimitetin e votës së tyre do të rivendosë shtetin e së drejtës, duke çrrënjosur kulturën e pandëshkueshmërisë e duke vendosur barazi përpara ligjit.
Ne do t’i mbështesim pa i braktisur për asnjë çast familjet e 21 janarit, të Remziut, të Fatmirit, të Gërdecit e familjarët e të gjithë viktimave të drejtësisë të munguar në këto vite.
Rilindja do të fillojë me votën e shqiptarëve në 23 qershor dhe do të vazhdojë me rivendosjen e drejtësisë në vend”, përfundoi Hysi./b.l
Bravo, ju lumte. Fillojeni me Ilir Meten.
Drejtesia e 21 janarit eshte prioritet per qeverine e ardhshme te PS, si nje nga pikat kryesore per rivendosjen e drejtesise dhe sistemit demokratik. Kjo do te ndodhe pasi sistemi gjyqesor te clirohet nga kapja e pushtetit sic ndodh sot me qeverisjen e saliut.
partia socialiste po tregohet shume koherente dhe e rregullt me shqipatret ndaj te gjithe duhet t ekene besim tek ajo en cka thtoe sepse do luftoje shume per keto qeshtje
Ato dy krime te bera nga rregjimi Berishian nuk mund te harrohen sepse jane krimet me te medhaja qe ka bere ky rregjim gjate viteve qe ishen ne pushte, pra per asnje motiv nuk mund ti harrojme keto viktima qe humben jeten!
Nuk do te heqim dore deri sa te kemi drejtesi, DREJTESI, DREJTESI DHE VETEM DREJTESI deri ne pike yte fundit duam per keto njerez te pafajshem qe humben jeten!
Ne nuk do te ndalemi deri sa te kemi drejtesi per viktimat e Gerdecit dhe viktimat e 21 janarit, keto qytetare te pafajshem humben jeten vite me pare por akoma asnje te denuar per keto krime por mendoj se mbas 23 qershorit vrasesit do te dalin para drejtesise!
Eshte prioritet i Partise Socialiste te sjelle drejtesi mbas 23 qershorit per viktimat e Gerdecit dhe 21 janarit!
Edi Rama ka thene se deri sa te kete fryme nuk do te rreshte se kerkuari drejtesi per viktimat e 21 janarit!#DREJTESI
PYESNI ILIR METEN ME BLLOKUN E ZI SE CMENDIM KA AI FAQEZI.TE PJELLAT E 21 JANARIT I KENI ME VETE..I RILINDNI EDHE ATA QE VRATE QE VRATE OSE ME E PAKTA I KERKONI FALJE FAMILJAREVE QE I VRATE DHE VRASESIT DHE SHKAKTARET JENI JU DHE I KENI ALEAT.
TURP QE E ZINI NE GOJE 21 JANARIN ME ATE KOALICION QE BETE ME METEN.KETA JENI JU ME KEQ SE BERISHA.
bravo bravo bravo meritoni shuem respekt per kete qe thate esht enormale qe partia socialiste ne psuhtet ti kthehet gerdecit dhe 21 janarit si dy qeshtje kryesore qe mundojne popullin shqipatr
Pa u ndeshkuar te gjithe njerezit e pergjegjshem per keto ngjarje ky vend nuk mund te ece ne rrugen e duhur ndaj dhe venia para drejtesise se ketyre individeve ka shume rendesi.
popullin e ke kundra o sali plera.ate qe i ke bere ti sja ka bere njeri deri me sot.vrave njerez te pafajshem per interesat e tua,vrave shoket e tu se tu kthyen kundra cfare lloj mostre je ti kshu xhanem ? duhet te kesh pesuar trauma kur ke qene femije e te jesh nshderruar ne kete lloj mostre qe je sot.me 23 qershor do denohesh per te gjitha keto qe i ke bere popullit.
Qeveria e paturpshme e Sali Berishes ka bere nje mije e nje te zeza ne kurriz te shqiptareve. Fakti qe kete po e shikojne te gjithe tani tregon se sa shume e ka tepruar Sali Berisha me te gjithe e te gjitha. Ndaj ne 23 qershor ketij fare burri duhet ti vije fundi, qe Shqiperia te Rilinde pa te dhe pa privacionet qe ka krijuar ai.
qeveria e berishes do ngulitet thelle ne mendjen e popullit per te gjitha te keqijat qe ka bere.pati ne dore ta rregullonte shqiperine e gjeja e vetme qe beri eshte qe vrau njerez te pafajshem,theu zemrat e mijera familjeve shqipatare, i braktisi ata kur paten shume nevoje per te i ktheu kurrizin njerezve te vuajtur e i beri me keq se ne komunizem.ky eshte berisha edhe qeveria e berishes.ky eshte ai qe do te na coje perpara.ky eshte ai qe do te na fusi ne europe e ne be me vrasje prerje mashtrime e genjeshtra…
Duhet te behet drejetesi per ato ngjarje pasi dhe te afermit e viktimave duan te dine pergjigjen rreth asaj se cfare eshte bere dhe si ka ndodhur humbja e njerezve te tyre ndaj dhe eshte shume e nevojshme te vihet ne vend drejtesia.
ne 21 janar u vrane 4 te pafajshem nag agrda askush nu eshte ne burg as ministri i athershem i mrbojtjes bile biles ai minister sot esht ekryetar i abshkise tirane dhe ate e more me vjedhje
qeveria e krimit,qeveria e mashtrimit,qeveria me komuniste se komunsiti Enver Hoxha,qeveria me genjeshtra qe do tja fusi popullit,qeveri e ndryre e gjakpirese,qeveri qe gjasme do te miren e kombit.23 po afron o berishe e do digjesh njehere e mire e do ta shohesh popullin kur te ta japi pergj ne kete 23 qershor.do ikesh me ceremoni nga pushteti e atehere do ti shohesh njerezit te buzeqeshin sepse nuk do te shohin me fytyren tende te krimit.
NQS behet fjale per korrupsion per krime te kryera nga shteti per hajduteri te kryeministrit atehere Shqiperia mban vendin e pare.Drejtohemi nga nje mafjoz nga nje njeri qe i pi gjakun popullit cdo dite nje vampir qe nuk mendon kurre per interesat e shqiptareve.Nje drejtues i rrezikshem per shoqerine tone.Ky eshte Sali Berisha qe duhet larguar nje ore e me pare nga ky vend.
bravo ps dhe vasilika hysi qe po u thone shqipatreve te verteten e ate cka do ndodhe pas 23 qershorit kjo esht enje e vertete e madhe qe shqiptaret meritojne ta dine gjithmone e sidomoss kur e thot ps
votat e shqipatreve ne 23 qershor do ejne dhe per keto qeshtje qe u jep shtyse atyre qe ti japin voten ps dhe rildinejes vetem per zbardhjen e ketyre qeshtjeve kaq dramatike per shqiptaret
sali berisha e ka lene cdo shtrese ne mmjerim sali berisha e ka lene cdo shtrese si mos me keq cdo shtese te vuaj si mos me keq dhe shteti thjesht ben sehir dhe nuk nxjerr asgje ne drite
Ta fillojme me rradhe them une. Te gjykojme se pari vrasjet qe kane cuar ne ate bote njerez te pafajshem.21 Janari , Rremzi Hoxha, Kosta, e shume te tjere. Pastaj te gjykojme vjedhjet dhe shperdorimet ne qeveri sepse jane vjedhur hapur parate e takspaguesve shqiptare ku jane vjedhur hapur prona private nga shtetare te paskrupullt. Keto vjedhje arrijne miliarda dollare. Pastaj te gjykohet korrupsioni ne qeveri nga kushdoqofte. Por mos harroni fatura me e shtrenjte eshte destabiliteti nga mosgjykimi i vrasjeve
21 janari, Gerdeci dhe shume krime te tjera te Saliut do te zbardhen nje me nje. Kete do ta beje nje qeveri e re me ne krye Edi Ramen. Sali Berisha i ka duart me gjak, ndaj do te rrzohet nga pushteti dhe do te dale para drejtesise. RILINDJE!
gerdeci dhe 21 janari jane plagaet me te medha te kesaj shoqerie ndaj partia socialiste do jape gjykim mbi kete pas ardhjes ne pushtet dhe kjo eshte shume e drejte dhe falenderojme nqs do ia arrijne qellimit
ne gerdec vdiqen 26 njerez e u gjymtuan disa te tjere dhe askush nuk eshte perpara drejtesi e ministri ne vend qe te ishte ne burg sot akoma eshte minister e qeveris ne qeveri e berishes
E sigurt qe ato do zbardhen por me pare duhet qe te fitojme nje gare jo pak te lehte! Po perballemi me hajdut vrases frikacak, na duhet kuroja force dhe mos te stepemi nga keta.jemi ne qe do ta bejme shqiperine!
sali berisha eshte kriminel e vrau shume njerez por parti aoscialiste nuk do behet pale me te por do coje para drejtesise te gjithe pergjegjesit e kesaj qeshtjeje sepe ska kuptim ndryshim
di njeri sa ishte pazari per tu bere gjyqtare ne shkalle te pare, apel apo gjykate te larte apo per te levizur nga nje gjykate rrethi ne Gjykaten e Tiranes, ne kohen e Kreshnik Spahiut? thone pazaret shkonin nga 50.000- 500.000 Euro!!!!???? por AK fondet i kishte nga kuotizacini 1milion anetare x 10 euro= 10.000.000 euro, ja ku dolen-tha njehere kreshnik spahiu.
Nuk mundet kurrsesi te kemi nje gjykim te drejte per 21 janarin kur e dime se Saliu si vrases ka ne dore te gjitha pushtetet ne nje shtet te se drejtes Saliu do ish pas hekurave tani.
Shqiptaret kane vite qe presin drejtesi, drejtesia e haruar eshte drejtesi e mohuar…Rilindje er nje sistem drejtesie te mirfillt.
Edhe sikur te mos kishte asnje arsy tjeter (kur te gjtihe e dime se ka qindra arsye pse duhet ta rrezojm Berishen nga pushteti) vec 21 janarit. Kjo date mjafton per ta shporrur Berishen.
Nuk mjaftojne rruget qe ka bere Berisha, as shkollat qe ka rikontruktuar…21 Janari mjafton me shume se gjithcka jo vetem per te shporrur Berishen nga pushteti, por per ta vene perpara pergjegjesis, perpara drejtesis.
Do te vendosni drejtesi?? Nuk e di pse por nuk kam besim! Jo per ndonje gje por thjeshte nuk eshte ne doren tuaj.
“Ne do t’i mbështesim pa i braktisur për asnjë çast
familjet e 21 janarit…”
Natyrisht qe nuk mund t’i braktisni ata kur tashme i keni braktisur! Pse nuk ben kryetari bashke me ate te trashin e LSI-se nje vizite ne shtepite e viktimave? Berisha u mundua ta beje nje gje te tille duke u ofruar nje cante me para por nuk i eci.
Ndoshta juve mund t’ju ece sikur t’u ofroni atyre Lirindjen!
Me 21 Janar u vrane ne mes te bulevardit nga dora kriminale e pushtetit 4 qytetare te pafajshem,,njeherazi u perdhos demokracia…….Drejtesia duhet vene ne vend….23 Qershori eshte mudnesia me e mire per ti hapur rrugen ndertimit te shtetit ligjore…Rilindje
Gjaku i qytetareve te pafajshem te vrare ne Bulevardit nuk do te harrohet kurre nga shqiptaret…ndaj une votoj Rilindje per te vendosur drejtesin ne vend
Kur shqiptaret e pafajshem vriteshin ne Bulevard, ky skuthi rrinte fshehur pas perdes…do te ta japin pergjigjen shqiptaret me 23 Qershore, do te te flakin jash asaj zyre ku ke para se si vriten qytataret tuaj.
Duhet menjehere Rilindje per te vendosur Drejtesi per 21 Janarin, Gerdecin e cdo krim tjeter qe maskarejt ne pushtet kane bere ndaj popullit te thjeshte.
sa mire do ishte sikur te mos hiqnit dore por mos harroni se keni ne gjirin tuaj njeriun kyc per te cilin ndodhi 21 janari.
Duhet te vendoset drejtesi per te ndjerin Fatmir Xhindi…. Kur nuk gjenden vrasesit e nje deputeti e imagjinoni dot se si ndjehen qytetaret e thjeshte perpara drejtesis, krejt te harruar. Rilindje
Rilindje ne menre qe drejtesia te egzistoi vertet…dhe te mos jete mall qe blihet nga parat dhe pushtetaret…
po ca drejtesie ju ore ? ju qe bete koalicion me njeriun per te cilin juve ngritet koken dhe bete protesten ku gjeten jeten 4 njerez te pafajshem. shqiptaret duhet te mesohen se juve nuk duhet besuar.
Partia Socialiste zotohet se do te kete Drjtesi per cdo qytetare te zakonshem te ketij vendi. ndaj une me 23 Qershore votoj Skuadren e Rilindje
Shqiptaret nuk do te heqin dore kurre nga kerkimi i drejtesis per Gerdecin, per 21 Janarin dhe cdo veper tjeter kriminale per te cilat askush nuk ka mbajtur pergjegjesi. Rilindje
se besoj se keto pollavrat e juaja i beson kush. drejtesia te jete ne duart tuaja ? vaj medet sa hall i madh do jete ateher.por besoj se jemi te ndergjegjshem dhe e dime se keni ne krahnjeriun qe u be shkaktari i 21 janarit
Po pres 23 qershorin.Vetem te EDI RAMA kam besim,sepse eshte njeri. pres te zbardhet 21 janari,se kam qene vete mes turmes, dhe cmendurine e plumbave qe nisen nga buburrecet kur protesta mbaroi ishte cmenduri burracakesh, qe eshte i denje vetem Sali Berisha dhe Lulzime Basha.
sistemi i drejtesise duhet te ndryshoje urgjentish. Rama lideri qe mund ta sjelle drejtesine ne normalitet europian.
hajde drejtesi hajde sa posht ke rene. gazi i botes do jete sikur ju te veni drejtesine ne vend. si skeni turp dhe beni deklarata te tilla .
E. Rama eshte zotuar per kete dhe e ka treguar qe i mban premtimet ndryshe nga Saliu! 21 Janari ka prioritet dhe ngelet kazusi me i rendesishem ne RILINDJEN shqiptare!
hahha fillojani me kryeministrin tuaj te ardhshem meta se rama nuk ka per tu bere
Jan shume ceshtje qe do zbarrdhen pas 23 qeshorit , nuk kan nga tja mbajn keto hajdute qe kan bere dhe keto krime , te gjithe do meritojn vendin qe duhet .. Perpara RILINDJE
Me 23 qershore me ardhjen e partise Socialiste ne krye te shtetit ne kete vend do te vihet Drejtesia e munguar prej kohesh.
NUk eshte vetem kjo !! Eshte dhe muaji janar , yhyyyy jan shume gjera qe ai duhet ti thote pse i beri ato krime
vazhdoni ju mos hiqni dore e mos ecni perpara,se pa merak aty ku jeni e sic jeni te humbur do te mbeteni gjithmone.
Ky vend ka nevoj per vendosjen e nje siostemi te mirfillt Drejtesi, e kjo do te arrihet vetem me ardhen e partis Socialiste ne pushtet pas 23 Qershorit.
I gjithe shteti eshte vendosur ne sherbim te pushtetit, drejtesia ka humbur prej kohesh, ndersm Berisha pa piken e turpit kerkon serisht voten. RILINDJE
Ne shqiperin tone te korruptuar shtetin e ben pushteti, drejtesia eshte mare peng nga pushtetare tane dhe eshte vene ne sherbim te familjes se Kryeministrit.
Me 23 Qershor Une votoj partn socialiste dhe skuadren e Rilindjes sepse dua qe drejtesi te funksioje, dua qe te denohet fajtori dhe krimineli e jo denoncuesi i krimit, sic po ben kohet e fundit familja Berisha, duke denuar Ballen apo Tahirin
Me ne fund ne 23 Qershor 2013,qe eshte viti i ndryshimit,do te ndryshoje rrenjesisht Shqiperia dhe jo vetem.Berisha nuk duhet te harroj qe drejtesia vonon por nuk harron.
Asgje nuk do te mbese pa u zbuluar, mjaft eshte mbajtur pend drejtesia…..pas 23 Qershorit do te shikojm se si fnksionon drejtesia e vertet dhe shteti ligjor…ndaj une votoj Rilindjen…Beje edhe ti
Te vetmit qe duan fitore per sundim(jo per qeverisje)
Jane ata qe shkaterrojne totalisht kete popull
Dhe dita e gjykimit po vjen serish per PS.
Per nje drejtesi te barabart per cdo qytetare te zakonshem te ketij vendi, i pasur apo i varfer qoft ai, perpara ligjit te gjtihe te barabart. ky eshte shteti ligjor, shteti qe do te ndertojm pas 23 Qershorit me ardhjen e partis socialiste ne pushtet.
Me 23 Qershor une votoj skuadren e Rilindjes sepse kjom skuader ka nje program dinjitoz per te vendosur Drejtesi ne vend.
E ke shume gabim Rita….eshte kjo qeveri qe sot eshte ne ditet e sa te fundit qe e ka shfryteziar maksimalisht kete vend per qellime te ngushta personale e familjare, duke u mohuar drejtesin qindra qytetareve te zakonshem te ketij vendi….Ndaj edhe ti duhet te besosh tek Rilindja
Obobobobo rujna zot kush do me na drejtu. Or kto e nxorren popullin ne shesh me 21 janar per Ilir Meten dhe tani meten e kane pjese te koalicionit. Dhe me e bukra qe po fituan keto, gjo qe snodh i japin Ilirit Ministrine E Drejtesise dhe ta hetoje vet veten. Mjere mjere…
ai njeri duhet te ndeshkohet, jo thjesht te largohet nga politika,
me 23 qershori populli me voten e tij do e largoje nga politkia. me 24 qershori EDI RAMA dhe ligji duhet ta ndeshkojne salen.
R I L I N D J E
Popull Shqiptar.
Saliu Ka vrare dhe gjykimi i pare eshte per vrasjet direkte me urdher politik te Saliut. Saliu i ktheu njerezit ne pula ku shoferi nuk mban pergjegjsi kur shtypen ne xhade. Kjo duhet bere pasi ne mungese te saj do te kete vetgjyqesi. Vrasjet munt te marrin forme zinxhiri pa fund.
nje vere ne uje do beni, me Liken s’jau mban fare,do versuleni te vidhni
sa me teper ne emer te rilindjes dhe kaq.
Me Gramoz Ruçin, ministrin e fundit te brendshem te diktatures do i sjellni Shqiperise Rilindjen?
Sa veta u vrane ne kufi, u zvarriten te gjalle neper qytete me urdher te Ruçit ne vitet 90-91?
Me Spartak Brahon, sigurimsin komunist do sjellni Rilindjen?
Me tregtarin e droges dhe te prostitutave, Taulant Ballen do sjellni Rilindjen?
Me hajdutin e thesarit shqiptar, Ilir Kryemadhin do sjellni Rilindjen?
Me Edvin Ramen, te birin e firmetarit te te gjitha denimeve me vdekje ne vitet e diktatures do sjellni Rilindjen?
Baballaret kriminele te ketyre mbeturinave komuniste nuk I qasen kurre Rilindasit e vertete te Shqiperise, por i luftuan per gati 50 vite dhe sot trumbetojne me melodine Serbo-Sllave per Rilindjen e Shqiperise.
Me Edvin Ramen do sjellni Rilindjen ju, kur para afro mje muaji beri bekimin e mareveshjes me Kryemadhin nën bekimin e Serbo-Sllaveve, mbeturina te ish Jugosllavise komuniste. Nuk ju desh shume kohe qe keta lakej te ktheheshin tek origjina e baballarve te tyre ne marreveshje me Serbo-Sllavet. Edhe kete here si ne 1944 po zbatojne me perpikmeri udhezimet e sivllezerve te tyre Sllave, per ta zhytur Shqiperine ne erresire dhe kaos.