Prej muajsh flitet për një kalim të mundshëm të yllit brazilian Neimar tek Barcelona. Vetë Neimar ka shprehur dëshirën që të kalojë pikërisht tek katalanasit, ku duket se është i mirëpritur nga lojtarët e tjerë. Mbrojtësi Dani Alvesh mendon se Neimar do të kuptohej shumë mirë me Mesin dhe do ta ndihmonte atë në lojën sulmuese.
“Do të ishte shumë mirë në rast se Neimar nënshkruan me ne, sepse do ta ndihmonte shumë Mesin.
Kur dy lojtarë janë të mirë, ata e kuptojnë shumë mirë botën. Ata mund të luajnë në pozicione të ndryshme, nuk mendoj se përshtatshmëria mund të jetë problem, sepse Neimar është një djalë modest.
Ekipi do të ishte shumë konkurrues me Neimarin në ekip”, ka thënë Alvesh për bashkëkombasin e vet.
Mediat e bëjnë të sigurtë kalimin e Neimar tek Barcelona. Kjo gjë madje mund të ndodhë që Brenda javës së ardhshme./b.l
Pertej sentimenteve ju te BARCES ,tundni eurot qe po ja premtojne te tjeret NEYMARIT ,i lini pordhet per dashurine e pakufishme dhe do tu permend thenien e nje personazhi tek “KARNAVALET e KORCES ” ,te SPIRO COMORES qe thote se : “JETA eshte LLOGARI OLIMBI”.
Mbas kesaj mund te kerkoni sherbimet e NEYMARIT .
Messi dhe Neimar jane dy talentet me te medhenj te futbollit aktual dhe te dy jane djem modeste. Do ta benin Barcelonen te pathyeshme brenda pak muajve…
telenovela neimar u mbylle sot.barca ofroj vetem 23 mil per lojtarin kurse klubi brazilian kerkonte 55 mil.asnje klub se mer riskun e madhe qe kete lojtar te pa provuar ne europ ta blej nga santos me shume se 25 mil.
E kam pare kete futbollist ne takimet qe ka zhvilluar me kombetaren e Brazilit ne europe.Nuk ma mbushi syrin se eshte gati te luaje ne kontinentin qe lindi kete sport mahnites.Mendoj se do te kete fatin e Robinjos kur erdhi te Reali.