Fevzo diskuton me Sandrin shkaqet e sherrit

24 Maj 2013, 19:55Antena TEMA
Fevzo diskuton me Sandrin shkaqet e sherrit

Një situatë e paparashikuar e nxori Fevzon nga takti në emisionin Opinion.

Artan Lame e vuri në pozitë të vështirë Olldashin me gënjeshtrat mbi rrugët dhe Fevzo befas shpërtheu “Pushoooooooo”.

Kjo gjë nuk kish ndodhur kurrë ndaj zgjoi interes shumë të madh të nesërmen se çfarë kishte ngjarë.

I pari në mëngjes u interesua për këtë çështje Sandri.

-Ç’e kishe atë ulërimë mo k… se na trembe kalamajtë, i tha Sandri. Mirë unë që bërtas se më ikin lekët e mia, po ti ç’pate?

-Po jo mo burrë, ai Lamja është shumë legen. Olldashi më mori përsipër që do fliste me Doktorin të vijë në emision, por më tha duhet të japësh një provë dhe të bëjmë një emision të suksesshëm për rrugët. Më tha më zgjidh një tamam që ta bëjmë lojën. Unë zgjodha Lamen. E kam pasë mik o burrë, ti e di që e kam çu tek Doktori me atë fotografinë për atë pronën që më the atëherë kundër atyre, e ke parasysh ti… Ai më tha po vij. Dhe ja shpjegova si e kam hallin. I thashë ti thuaj gjërat e tua, po mos u zi me Olldashin. Mirë, më tha. Aty bënte si shkërdhatë, ndërkohë që e dinte hallin tim.

-Po mirë mo burrë, po pse ulërite se le nam…?

-Po jo o Sandër se ti e di si bëhet ai po i hoqëm dhe rrugët. Fillojnë pastaj thashethemet jo Fevziu ia bë kastile. Se ti e di që unë ia kam çu Lamen në zyrë dhe ai m’thotë me këtë rast që Lamen e ka fry Fevziu.

-Vari lesht Fevzo se populli s’i njeh fare këta. Ke lënë nam për Zotin. E pyeta dhe Doktorin, a e pe Fevzon që i kish ulërit Lames. Më tha s’e shikoj më atë emision. Ja shpjegova unë fije e për pe, më tha e kanë bë lojë, e paska sajuar Rama gjithë emisionin, por paska faj Oldashi që ka ardhë.

Fevzo u pre në fytyrë.

-E shikon Sandër, mua ma ka hedhë prapë. Ndaj them që e bëri kastile ai Lame.

Ndërkohë në bisedë mbërrin Bejtja.

-E mo Fevzo, keq i ke punët, tha. Sa fola me Doktorin në telefon, ishte xhind.

-Po çar t’i bëj unë Lames o burrë, ti e pe si fliste…

-Jo, s’e kish me Lamen fare se nuk e ka parë, ishte bë xhind me Arvizunë. Tha që Rama paguan Fevziun të përgënjeshtrojë këtë punën e vizave me Amerikën.

-Po ça t’i bëj unë mo burrë, unë ja bëra pyetjen, bile i thashë që mua nuk më pëlqen as Fyle.

-Eh, dhe për atë tha, që e the kastile, të ka thënë Rama që ta fusësh Doktorin në sherr me Fylen.

-Po jo mo burrë se Fylen e kam inat si tip. S’e kam marrë asnjëherë në intervistë. Dhe herën e fundit që m’u lut, i thashë ik tek Babaramo po deshe.

-Mirë, mirë, po Doktori nuk ta quan. Ta ka caktuar që e bën kastile.

Ndërkohë që po diskutonin, kalojnë dy femra simpatike, njëra prej të cilave ka prezantuar dhe një festival tek Klani. Fevzo sa pa femrat, filloi të ngrejë zërin që Fyle është idiot dhe as ka për t’i folur me gojë, bile i kishte thënë dhe Barrosos ta hiqnin, por Barroso i kishte thënë prit deri në korrik… Vajzat filluan të mbajnë hapin dhe po dëgjonin bisedën.

-Vazhdoni goca, u tha Bejtja, se Fevzo e ka me ne, jo me ju.

-Po jo mo burrë, tha Fevzo, pse nuk e ke pa që Fyle është idiot. I thashë Arvizusë t’i thotë Obamës mos të mbajnë dhe ata standard të tillë në administratë….

-Ule zërin se ikën ato femrat, i tha Bejtja, po kujdes me një nga ato se të janë hapë dhe llafe dhe thu pastaj pse s’më vjen Doktori në emision.

-Pushooooooo, ulëriti prapë Fevzo se iu kujtua akuza që Doktori i është mërzitur se ky i kish dërguar SMS asaj…

-Po me mu ç’ke mo, i tha Bejtja. Mirë Lamja i shkretë që të prishi gjakun me rrugët, po unë për femra rrugësh të këshillova.

11 komente në “Fevzo diskuton me Sandrin shkaqet e sherrit”

  1. Vlora says:

    ha ha ha ha ha ha ha ha ha

    “-Po me mu ç’ke mo, i tha Bejtja. Mirë Lamja i shkretë që të prishi gjakun me rrugët, po unë për femra rrugësh të këshillova”.

  2. Blendi Korani says:

    Ha ha ha ha ha ah aha ha ha:
    “…Fevzo u pre në fytyrë.
    -E shikon Sandër, mua ma ka hedhë prapë. Ndaj them që e bëri kastile ai Lame.”
    http://imazheshqip.blogspot.com/2012/10/gramaphone-man.html

  3. Fevzo i bene hyzmet Lekeve , dhe keshtu ka humbur lirine te thote ate qe mendon lirisht.Me mire nje dite Ujk se sa te gjithe jeten Dele.Dilema e fevziut eshte te jete i lire e pa leke ,
    Apo me Leke e jo i lire ?……..
    Leket i fitove o fevzi , por ke humbur lirine e te qenurit Njeri , dhe per te fituar Lirine e njeriut te lire te duhet 10 fishi i lekeve qe ke fituar ,dhe rezik edhe ato nuk dalin……..
    shume LIRE e shite Lirine tende o Fevzi.
    Fytyra , dhe liria e personit nuk kane çmim.

  4. xxx says:

    hahahhahaahahahaha rubrika me e bukur e juaja.
    bravo tema
    ju pergezoj per satiren qe perdorni per keta legena qe shesin bythen
    pas pushtetit

  5. Doni says:

    Je figure Mero.:):)

  6. Amant says:

    Fevzua eshte mjerimi i gazetarise shqiptare. Sherbetor zoterrinjsh sipas rradhes qe vijne ne pushtet. U duhet deri sa te vijne dhe te ikin nga karrikja…
    Njeri pa asnje pike personaliteti.Megalloman dhe aspak profesionist.

  7. zambaku says:

    …dava Fevzo; dava legeni !
    Dhe kur zgerdhihet nganjehere si kucke me ate te qeshuren me fallcet….e me ate koken e rruar si bole e semure…., me vjen ta thyej fare televizorin. Turp per Sander mafishen qe akoma mban me kimet zagare si Fevzo, qe tashme …as nuk lehin dot. Dava legenash…phuuu !

  8. SHkrim i persosur dhe i pershtatshem jo vetem per Fevzon qe i ka dale kallai dhe eshte bere i pa perdorshem, por edhe per shume pdiste te tjere si langaraqi dhe i pa moralshmi Arian cani, i cili mbledh te gjithe njerezit si vetja dhe pretendon se po ben emision edukues e argetues. Kulmin ky i fundit e tregoi ne festimin e ditelindjes se tij se bashku me te shoqen qenuk njohin asnje norme shoqerore, por vetem te argetohen ne menyren me te shfrenur. SHume nga te ftuarit u shprehen se po ta dinin kete program organizimi nuk kishin per te shkuar fare. DHe nje pjese e mire nuk priten te perfundonte festa, por iken para kohe.

  9. Teknokrati says:

    Personalisht e konsideroje “antenen” si burimin me te sigurte te rrjedhjes se informacionit te “rezervuar”.
    Shtoji kesaj dhe kenaqesine e humorit brilant atehere leximi i “kabllogrameve” te Bazes behet nje detyrim ne nivelin e editorialit te rradhes.
    I papare.Me kujton kohen kur lexoja “Ushtarin e mire Shvejk”…..

  10. sema citi says:

    hahahaha sa gallat ky sandri po ketij i ngelen kalamajt pa gjum ai blendi kish hallin e tij atje i plasi B**** per kalamajt sandrin atij

  11. Ada says:

    Pse e futi ne CV dhe Arminen ky Fevzo?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje