Trajneri i Borusia Dortmund, Jurgen Klop, ka besim se ekipi i tij mund të fitojë Ligën e Kampioneve. Ai pohon se këtë gjë e beson që prej fitores dramatike me Malagan.
“Ishte pas ndeshjes çerekfinale kur unë mendova se mund ta fitojmë trofeun, mendova se mund ta bëjmë dhe mendova se kemi gjasa reale për të shkuar në Uembli.
Mund të jetë befasi kualifikimi jonë në finale, por jo një sensacion”, ka theksuar Klop, sipas të cilit, gjithë filozofia e lojës së tij është e bazuar tek grupi dhe kolektivi.
“Futbolli është lojë në ekip. Pika më e rëndësishme e kësaj loje është të ndihmojmë njëri-tjetrin që të përmirësohemi. Me përjashtim të anëtarëve të familjes, bashkëlojtarët tuaj duhet të jenë njerëz që ndihen shumë mirë. Kjo është ideja ime për futbollin”, u shpreh ai./b.l
KLOP, mos u bej qesharak dhe mos kalo kufijte e imagjinates .Thjesht qendro ,me kembe ne toke dhe mbylle ekipin qe te mos e pesosh sic dhe e pesoi BARCELONA .Mos enderro !!
Pirdh pirdh Totila.Vetem ti ke te drejte te enderrosh…
Totiles kete vit mes mbaj mend si ka dale asnje parashikum. Keshtu qe fiton Dortmundi….
Trajner i madh dhe me filozofi shume te vecante! Tifo per Borusian…
Shanset jane 50-50.Me njembedhjete cuna do luani ju,me po aq dhe kundershtaret.Ju nuk keni se cfare te humbisni dhe me shume presion do kete bayern.Edhe ne 1/2 finale me realin te tere ju quajten te eleminuar por ju e deshet me shume se ata finalen.Do zoti edhe ne finale te nxirni nje ndeshje te madhe dhe le te fitoje ekipi me i mire.Po qe te jem i ndershem do bej tifo per ju se bashku me 2-3 shoke te mi qe jetojne ne gjermani dhe jane tifoze rte Borusias.
para pak kohesh te gjithe talleshin me iden tende se dy ekipet gjermane do ishin ne finale.dhe tani disa te ironizojne e nuk te besojne.trumbetohej me “krenari” nje ide se spanjollet do te benin El Clasikon ne uembli por koha tregoj se kishe ti kishe te drejte.vazhdo te besosh dhe gjithcka do shkoj sipas parashikimit tend.
fiton dortmundi. ky ekip e futi n’mes realin ne gjermani dhe i fali edhe i gol. bajerni nuk i fali gol barcelones:))bajerni esht kock e forte, por dortmundi esht teper teknik. mund te bejn gol edhe nga nje aksion fare i thjesht. por gjeja me e bukur ne kete ndeshje esht te shohesh anglezet te vuajn nga ky “pushtim” i bukur gjerman.
Do bej tifozllek per Borusian, Bayern nuk meriton te fitoje.
jame shume kurioz te di:si do e perjetojen kete finale tifozet e barcelones dhe real madridit!?
per here te pare ne nje finale CHAMPIONS LIGE do te jete prezent dhe nje shqiptare.ne stol apo ne fush pak rendesi ka.urimeeeeeeee Shaqiri.
Shanset nuk jane 50 me 50, Por jane 99 me 1 per Bajern München, natyrisht Po te luhej finaljame nje ekip tjter, Do te isha me Borusian, Por bavarezet jane te pathyeshem.
“OOOPSSSS” , jo ,mua me kane dale te gjitha parashikimet sivjet ,sepse kur 4 ekipet ishin ne gjysemfinale ,une nuk dhashe asnje prononcim .
Sipas llogjikes neser fiton BAYERNI ,por …..gjithcka mund te ndodhe .
Horro, nuk do luaje me Kamzen, Bajerni, ne finale. Edhe vjet Celsi ishte me “i dobeti” ne leter ne katershe, por ja qe ne fund ngriti kupen. Keshtu qe mos na co ne monizem me kete parashikimet e tua “parazgjedhore”.